Mitrovicė
04.08.2010
Edona Peci
Pavarėsisht zėrave qė flasin pėr tensionim eventual tė situatės sė sigurisė nė pjesėn veriore tė Kosovės, autoritetet vendore thonė se nuk do tė zmbrapsen nga pėrpjekjet pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė veri. Pėrkeqėsimi eventual i situatės sė sigurisė nė kėtė pjesė tė vendit, thuhet se do tė menaxhohet edhe nga misioni i NATO-s nė Kosovė.
Autoritetet nė Kosovė shprehin vendosmėrinė qė pavarėsisht situatės aktuale politike, nė tė cilėn gjendet Kosova, tė vazhdojnė veprimet pėr vendosjen e sundimin e ligjit nė veri tė vendit.
Krahas hetimeve tė misionit evropian pėr polici e gjyqėsi qė po i zhvillon lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin nė veri, pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės thonė se do tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė shtrirjen e autoritetit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Bajram Rexhepi
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, thotė se angazhimet e institucioneve kosovare do tė jenė tė kujdesshme, por se nuk duhet ti dėmtojnė obligimet, siē i quajti ai, qė dalin nga Kushtetuta e Kosovės dhe ligjet e vendit.
Ne iu shmangemi tensioneve, por jo nė dėm tė institucioneve qendrore, obligimeve qė dalin edhe nga Kushtetuta edhe nga ligjet e Kosovės. Arsyetime politike mund tė gjesh nė ēdo moment. Pra, ne i shtrijmė funksionet tona nė mėnyrė tė kujdesshme, thotė Rexhepi.
Situata nė veri tė Kosovės u diskutua nė mbledhjen e sė martės tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, nė tė cilėn sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė tha se nuk guxohet tė nėnvlerėsohet mundėsia e destabilizimit tė situatės nė veri.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Rasėl Gik, thekson se duhet tė ketė konsultime ndėrmjet palėve pėrgjegjėse kur bėhet fjalė pėr veprimet qė ndėrmerren nė veri.
Situata nė veri mbetet shqetėsimi kryesor, jo vetėm pėr Bashkėsinė Ndėrkombėtare, por edhe pėr njerėzit qė jetojnė atje...
Situata nė veri mbetet shqetėsimi kryesor, jo vetėm pėr Bashkėsinė Ndėrkombėtare, por edhe pėr njerėzit qė jetojnė atje dhe zyrtarėt e tė gjitha palėve.
Mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė zhvillohen konsultime dhe tė ketė dialog kurdo qė ndėrmerret ndonjė hap, nė mėnyrė qė tė vazhdohet tė ketė siguri e stabilitet, shprehet Gik.
Mekanizmat vendorė e ndėrkombėtarė tė sigurisė qysh para prezantimit tė mendimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ishin zotuar tė jenė gati pėr tė menaxhuar eskalimin e mundshėm tė situatės nė atė pjesė tė vendit.
Ndryshimi i gjendjes nė veri dhe shprehja eventuale e pakėnaqėsive tė banorėve ndaj zhvillimeve tė ndryshme politike duket se ndikojnė dhe nė veprimet e misionit tė NATO-s nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i KFOR-it, Michael Koetting, thotė se veriu do tė mbetet fokusi kryesor i veprimeve tė kėtij misioni nė vend.
Veriu do tė jetė fokusi ynė kryesor nė Kosovė.
KFOR-i gjithmonė i angazhon trupat nė pėrputhje me nevojat rreth situatės sė sigurisė dhe kėshtu po veprojmė momentalisht nė veri, i cili mbetet orvatja jonė kryesore. Veriu do tė jetė fokusi ynė kryesor nė Kosovė, thotė Koetting.
Hapja e Zyrės pėr Regjistrim Civil nė veri tė Kosovės dhe tentimi i autoriteteve kosovare pėr rihapjen e gjykatave nė veri kishin shkaktuar nė javėt e kaluara njė varg incidentesh nė pjesėn veriore tė vendit.
Pėrfaqėsues tė shtetit serb kishin kundėrshtuar ashpėr iniciativat e tilla duke paralajmėruar destabilizimin e situatės atje.
________________________________
http://www.evropaelire.org/content/article/2118614.html