Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-09-07, 21:09   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Higjiena e gojes

Higjiena e gojes






Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.
Higjera rutine e gojes
Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
Larja e dhembeve
Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
Filli dentar
Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.
Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-09-07, 04:00   #2
Kavaleri
Aty ku bijn Tupanat..
 
Avatari i Kavaleri
 
Anėtarėsuar: 20-03-05
Vendndodhja: USA
Postime: 1,463
Kavaleri e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

Ju pershendes Linka.
Un dashta pak me shtu rreth gojes, te gjith e kemi nje er ne goj, sidomos ne mengjes.
Por disave ju vjen edhe mbasi e pastrojn gojen, nuk e di ndoshta prej synustve, apo dhembeve te krymbur?
Kam kaluar me nje turke bukuroshe e rral jam nda sun kam mujt me duru eren.
Pasataj kam nje shok edhe shok edhe te afert kshtu familiarisht me ate sun rri as gjysem ore bashk, veq adin shok se po mu nda edhe me at hahah, edhe ky ka ber op te synustve prap mbas 1 muaje njejt sikur me par un kur udhtoj diku me ket duhet mi nejt gati me i bo hyzmet me sakeza se kur e hap gojen me fol kuku me mbyt ne vend.
Un hiq su ni duroj qito erna mama mia, zot runa.
__________________
Faleminderit U Ē K
Kavaleri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-07, 13:12   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

Njė temė mjaftė interesante,higjena e gojės ėshtė e njė rėndėsije te veqantė tė keshė dhėmbė tė shėndoshė ka efekte tė shumta pėr organizmin e njeriut,sidomos pėr sistemin e traktitdigjestiv apo tė tretjes,pastaj ka rolin estetikė dhe komunikativė.
Aromat apo erėrat ēė produktohen nga goja mund tė jenė tė shkaqeve tė ndryshme,nga marrja e ushqimit tė pasura me qepė dhe hudra,nga defektet e dhėmbėve dhe mukozes,nga gastriti i lukthit, dhe sėmundjet e melqisė.
Vertetė higjena e gojės neutralizonė aromat e pa deshiruara dhe ndjejmė njė freskipėr disa orė.
Personat qė kanė problemė me aromen e gojes preferohet mė shpeshė tė pastrojnė dhėmbėt dhe hapsiren e gojės.
Tani veq ka lloje tė shumta tė solucioneve pėr shpėrlarjen e gojės,nė qdo apothekė apo Qendra te mėdha komerciale ushqimore.

Njė Solucion nė formė pikash SALVIATHYMOL ėshtė mjaftė efektivė nė mirėmbajtejen e mukozės sė dhėmbėve dhe neutralizonė pezmatimet e Gingivitit,mastitit dhe formimin e gurėzėve,dhe ka njė efektė tė aromes sė mirė pėr 6 orė.
Nė apothekat e Gjermanisė,Zvicrres,Austrisė dhe vendeve Skandinavike njė Dozė prej 20 ml kushtonė 5 euro dhe nuk nevoitet receptė.

Pregaditja e solucionit:

20 pika salviathymol treten nė 100ml ujė tė vokėt dhe shpėrlajmė gojen duke mbajtur tretjen pėr 20 sekunda nė gojė,

Preferohet 3-5 herė nė ditė tė bėhet higjena e gojės nė njė interval njė javorė.


Duke ju dėshiruar shėndet ju pėrshėndes!

Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-07, 13:57   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kavaleri
Ju pershendes Linka.
Un dashta pak me shtu rreth gojes, te gjith e kemi nje er ne goj, sidomos ne mengjes.
Por disave ju vjen edhe mbasi e pastrojn gojen, nuk e di ndoshta prej synustve, apo dhembeve te krymbur?
Kam kaluar me nje turke bukuroshe e rral jam nda sun kam mujt me duru eren.
Pasataj kam nje shok edhe shok edhe te afert kshtu familiarisht me ate sun rri as gjysem ore bashk, veq adin shok se po mu nda edhe me at hahah, edhe ky ka ber op te synustve prap mbas 1 muaje njejt sikur me par un kur udhtoj diku me ket duhet mi nejt gati me i bo hyzmet me sakeza se kur e hap gojen me fol kuku me mbyt ne vend.
Un hiq su ni duroj qito erna mama mia, zot runa.
Era e keqe e gojės (Halitosis)
Halitosis, ose siē njihet ndryshe era e gojės, ėshtė shumė e pėrhapur. Njerėz tė ēdo moshe mund tė kenė halitosis, duke pėrfshirė: -Individėt me higjenė tė keqe tė gojės.
-Tė moshuarit, fėmijėt dhe invalidėt qė kanė vėshtirėsi pėr tė mbajtur higjenėn e gojės.
-Individėt tė cilėt mbajnė aparate nė gojė duke pėrfshirė braketat si dhe protezat.
-Duhanpirėsit jo vetėm qė janė tė predispozuar pėr halitosis por janė tė predispozuar dhe pėrkundrejt sėmundjeve tė periodosiumit (tė cilat janė shkak i erės sė keqe tė gojės).
-Njerėzit qė kanė gjendje tė veēanta mjekėsore, kavitet nė dhėmb, dhėmb tė thyer, absces tė dhėmbit, sėmundje tė paradonsiumit, alkolistėt, diabetikėt e pakontrolluar, tė sėmurėt me sinuzit, alergji, infektime tė tonsilave dhe mushkėrive (si bronkit), si dhe gojė tė tharė(dry mouth). Goja e tharė ėshtė rezultat i dietės tė pasur me proteina, dietė jo-fibrose, ose ndonjė patologji tjetėr.
-Individėt qė pėrdorin medikamente.
-Ėshtė vėrtetuar qė disa medikamente si; suplemente vitaminė, antihistaminike, medikamente kardiake, droga psikiatrike, etj. bllokojnė pėshtymėn dhe krijojnė gojė tė tharė, duke shkaktuar halitosis. Goja e tharė gjithashtu krijon etje jo tė zakonshme si dhe kavitacione nė dhėmb- njė burim pėr halitosis sėrish.
Njerėzit qė nuk ushqehen mirė mund tė kenė erė tė keqe e cila shkaktohet nga ushqime tė veēanta tė cilat bėhen shkak i dehidrimit tė trupit , duke pėrfshirė: sodėn dietike, qepėn, specat, lakrėn, si dhe kafja. Pjesė tė ushqimeve tė pasura me proteina ngelin midis dhėmbėve duke shkaktuar halitosis.

Origjina bakteriale e erės sė keqe
Kėrkuesit kanė arritur nė pėrfundimin se kontakti i ajrit me bakteriet brenda nė gojė shkaktojnė halitosis.
Njė pėrqindje e vogėl e origjinės sė erės sė gojės vjen nga hunda. Ka njė numėr stimujsh nė gojė tė erės sė keqe nga hunda. Disfunksionimi i hundėve duke pėrfshirė anormalitetet gjenetike nė rrugėt e frymėmarrjes qė ndodhen nė hundė bllokon rrjedhėn e sekrecioneve tė hundės. Bakteriet qė ndodhen nė hapėsirat (sinusėt) mund tė kalojnė nga hunda nė pjesėn e mbrapme tė gjuhės ku mund tė akumulohen nėqoftėse do tė ketė mungesė tė higjenės sė gojės si dhe rrjedhė jonormale tė pėshtymės.
Nė qoftė se pllaka bakteriale nuk hiqet nga dhėmbėt, mishrat e dhėmbėve ose midis dhėmbėve ajo vazhdon tė rritet dhe shkakton halitosis, kavitete nė dhėmbė dhe sėmundje tė mishrave tė dhėmbėve.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-07, 23:33   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

himbja e Dhembit



Ēfarė duhet te dini



Dhimbja e dhėmbit ėshtė zakonisht pasoje e njė kaviteti formuar nga dekompozimi i indit tė dhėmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhėmbit’. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do tė evitonte dhimbjen qė mė shumė mundėsi vjen duke u rritur.





Shkaqet



Kavitetet nisin nga ngjitja e plakės nė sipėrfaqen e dhėmbit duke formuar kėshtu ushqim pėr bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnė nė sipėrfaqen e dhėmbit njė mikrokrater qė ėshtė i predispozuar tė mbushet me material tė dekompozuar e me kalimin e kohės tė depėrtoje brenda dhėmbit. Arsye te tjera qe mund tė shkaktojnė dhimbje dhembi janė; dėmtim i buzės, krisje e dhėmbit, kontakti me temperatura shumė tė larta ose tė ulėta, infeksion i dhėmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndėrhyrjeve tė ndryshme tek ato.



Simptomat (Shenjat)



Dhimbja mund tė jetė e mprehte, termike ose pulsuese. Mund tė shfaqet me seanca, tė pėrfshije gjithė gojėn ose vetėm njė pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose tė nxehta, kafshimet e bluarjet mund tė rrisin dhimbjen. Simptoma tė tjera tė mundshme pėrfshijnė temperaturė dhe fryrje te mishit tė dhėmbėve.



Ēfarė duhet tė bėni



Derisa tė mund tė konsultoni njė dentist, pėrdorni mjekime qetėsuese si acetaminophen apo ibuprofen pėr tė qetėsuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund tė jetė efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me njė kruajtėse dhėmbėsh. Lyeni njė copė pambuk me tė e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes tė mos prekni gjuhen. Mund tė vendosni kompresa me akull mbi nofull e tė eviton tė nxehtat sepse mund tė shtojnė dhimbjen. Pėr te evituar njė tjetėr atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj ēdo 6 muaj, lajini 2 here nė dite e pėrdorni fill dentar njė herė nė ditė. Por kujdes, mos pėrdorni alkool ose aspirinė direkt mbi dhembin qė ju dhemb sepse shkakton acarim tė mishrave tė dhėmbėve.
Kontaktoni dentistin tuaj nėse keni rritje temperature apo keni rritje tė dhimbjes. Kėrkoni ndihme te menjėhershme nėse keni fryrje nė fytyrė, nofulla, faqe, sy ose qafe.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-07, 23:37   #6
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

Zbardhimi i Dhembeve


Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.
Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:
  1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
  2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)
Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.


Ēfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem

Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.


Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve

Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :
  • Kafja
  • Ēaji
  • Kola Kola
  • Cigarja
  • Mosha
  • Perplasje dhe trauma
  • Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
  • Perdorim i tepert i floridid
  • Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
  • Degjenerimi i nervave
  • Mbushjet me amalgam
Kush mund t’i zbardhe dhembet


Pervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.



Si funksionon ky sistem

Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.





A ka ndonje efekt anesor

Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.






Sa kohe zgjat kjo terapi


Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.



Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim

Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta rinovoj terapine per 1-2 net.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 19:41   #7
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes

Stomatitet




Stomatitet janė inflamacione tė mukozės sė gojės ndersa gjingjiviti ėshte inflamacion vetėm i mishrave tė dhėmbeve.
Stomatitet shkatohen nga mikrobė virulentė qė hyjnė nė gojė nga jashtė ose me anėn e gjakut, ose mikrobe saprofitė qė gjenden zakonisht nė kavitetin e gojes dhe qė virulentohen si pasoje e dobėsimit tė mekanizmave mbrojtės tė organizmit. Kėto mikrobė janė zakonisht streptokoket. Kėto infeksione favorizohen nga disa faktorė lokalė dhe te pergjithshem si;
-dėmtimi mekanik i mukozės (tartar, trauma gjatė pėrtypjes, proteza, etj.),
-lėndė antiseptike irituese,
-ndryshimi tė flores bakteriale nga pėrdorimi i antibiotikeve,
-ērregullime te daljes sė dhėmbėve tė syrit,
-sėmundje infektive,
-avitaminoza B, PP, C, ērregullime endokrine,
-sėmundje tė gjakut, tė metabolizmit, sėmundje kronike dobėsuese dhe intoksikime ekzogjene, medikamentoze, profesionale, aksidentale (ar, zhivė, etj.).
Diagnoza shpesh ėshtė e vėshtirė pėr arėsye tė ndryshme. Sė pari duhet tė kėrkohen lezionet mukoze karakteristike pėr semundjet e ndryshme: eritemė e thjeshtė ; eritema me erozione; eritemė me hemoragji difuze; ulēerime; vezikula; afta; gangrenė.
Stomatiti vezikular
Herpesi viral qė lokalizohet kryesisht nė buzė, disa herė edhe nė gjingjivat shoqėrohet nga shenjat e pėrgjithshme tė infeksionit akut (pneumonia, menengiti, gripi, semundjet e tė ftohurit, etj.).
Ne mukoze formohen fshikėza tė vogla me lėng seroz qė ēahen dhe bashkohen nė formė ulēerimi tė mbuluar me kore.
Mjekohet me antibiotikė dhe shpėlarje, gjithashtu rekomandohet marrja e vitaminės B1.
Stomatiti aftoz
Afta ėshtė njė vezikulė e mbushur me njė lėng tė bardhė qė, pas ēarjes, ulēerohet me njė fund ngjyre gri.
Simptomat janė: dhėmbje djegėse, shumė tė bezdisshme; zakonisht formohen 1-2 afte, qė lokalizohen nė fornikset gjingjivale. Vazhdojne 5-6 dite. Dalin prapė nė tė njejtin vend pas disa muajsh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.