Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-01-08, 01:38   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Kolonizimi Serb I Kosovės

KOSOVA GJATĖ SUNDIMIT OSMAN DHE PLANET SERBE PĖR SERBIZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE


Faqe 3faqe
- 4 -

Faqe 5Pushtimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithėse solli me vete ndryshime tė rėndėsishme nė planin politik, ekonomik, shoqėror e ideologjik, nuk e ndryshoi nė thelb fizionomin e strukturės etno-kulturore tė nacionalitetit shqiptar nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit osman nė Kosovė, shėnoi njė ndryshim rrėnjėsor nė zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqėrore tė kėsaj treve. U asgjėsuan strukturat e pushtetit rasianė-serb dhe bashkė me to edhe pushteti ekonomik i feudalėve serbė dhe atij kishtar. Me vendosjen e sundimit osman nė Kosovė, u shėnuan ndryshime thelbėsore edhe nė jetėn shoqėrore. Kėshtu, gradualisht njė pjesė e popullsisė shqiptare braktisi fenė e krishterė dhe pėrqafoi fenė islame. Njė ndėr faktorėt, qė e lehtėsoi depėrtimin e islamit nė masėn e popullsisė kosovare ishte prirja e saj pėr t’u larguar nga autoriteti fetar i kishės serbe. Ashtu si e gjithė popullsia shqiptare e islamizuar, edhe ajo e Kosovės, ndryshoi vetėm fenė, pa prekur qenien e vet etnike shqiptare.[1]
Nė gjysmėn e dytė shek. XVI njė pjesė e konsideruar e popullsisė arbėrore-shqiptare islamizohet dhe si rrjedhim, antroponimia e saj shndėrrohet nė antroponimi tė sferės fetare islamike. Prania e popullsisė shqiptare nė kėtė kohė pėrbėn nė vetvete njė dėshmi tė pakundėrshtueshme, qė provon se ajo ekzistonte aty edhe nė periudhėn e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisė sė dikurshme ilire, se me sukses i kishte bėrė ballė procesit tė sllavizimit gjatė shekujve XII-XIV. Pėrveē kėsaj, pėr islamizimin e popullsisė shqiptare vepruan edhe faktorė tė tjerė ekonomikė e social-politikė.

Dokumentacioni i periudhės pas pushtimit osman tė Kosovės hedh dritė akoma mė mirė dhe jep tė dhėna mė tė shumta, qė dėshmojnė se ato banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbėt tė ardhur si kolonistė dhe si shtresė sunduese gjatė kohės sė pushtimit rasiano-serb nė kėto troje, pėrbėnin njė pakicė tė parandėsishme, por sunduese politikisht.

Gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane, pėrkundėr shpėrnguljes sė disa famljeve serbe nga Kosova, nė anėn tjetėr nė njėfarė mėnyre kishte vazhduar edhe vendosja e disa banorėve serbė si nga vetė Serbia, apo viset malore tė Malit tė Zi, kryesisht si ēifēinj nė trevat shqiptare. Kėshtu pushteti osman, pėrkatėsisht ēifligarėt, beglerėt i sillnin dhe i vendosnin duke u dhėnė tokė popullatės sllave nė pjesėt mė pjellore tė Kosovės, si p.sh. rreth lumit Sitnica, ku edhe sot ata janė tė vendosur nė disa vendbanime serbe. Ata kėtė e bėnin, sepse ajo popullatė ishte shumė e dėgjueshme dhe i shkonte pėrshtati beglerėve nė ēdo aspekt. Ndėrsa, te popullata shqiptare kėtė nuk ka mundur ta arrinte. Ata nė forma dhe mėnyra tė ndryshme pėrvetėsuan pushtetarėt osmanė dhe u bėnė zotėrues tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejtė tė vendeve dhe tė anėve tė ndryshme me shumicė absolute shqiptare, por edhe tė territoreve, tė cilat deri nė atė kohė nuk ishin tė banuara.

Nė bazė tė burimeve arkivore historike e tė tjera, tė cilat fatkeqėsisht janė tė pakta, por megjithatė dėshmojnė se nė trevat e Sanxhakut tė Nishit dhe mė gjerė qė nga antika e deri nė shekullin XIX ekzistonte njė kontinuitet i popullsisė shqiptare.[2] Kėtė e dėshmojnė edhe me faktin, se nė njė dokument arkivor tė datės 30 nėntor 1584, nė mes tjerash thuhet: “Krysheci me pesė fshatra dhe me 1500 frymė shqiptarėsh...”[3] Mirėpo, sikurse edhe nė trevat tė tjera, edhe kėtu kishte lėvizje tė mėdha tė popullsisė, e sidomos tė asaj shqiptare. Kjo lėvizje ishte pasojė e imigrimit dhe emigrimit tė popullsisė, qė ka qenė gjithnjė dukuri historike e kushtėzuar prej lloj-lloj shkaqeve, por qė ka mbizotėruar shkaku ekonomiko-social dhe shoqėror, por shpeshherė edhe ai politik.[4]

Siē dihet, nė vitin 1689, me nxitjen e perandorisė austriake, nė Ballan shpėrtheu njė kryengritje antiosmane e fuqishme. Njė ndėr krerėt e saj ishte arkipeshkopi Pjetėr Bogdani, i cili kishte lidhje tė drejtpėrdrejtė me gjeneral Pikolominin, pėrēuesin e ndikimit austriak pėr kryengritje nė Ballkan. Pas njė rezistence jo aq tė gjatė, disa mujore, Austria u tėrhoq dhe kryegritja dėshtoi. Porta e Lartė, si ndėshkim, e shpalli “zonė nėn ferman” njė pjesė tė mirė tė Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė shkak, popullata e shpallur fermanlie, mė saktė pjesa kryengritėse e saj, e cila nė masė pėrbėhej prej shqiptarėsh, u detyrua tė largohej nga trualli i vet pėr t’iu shmangur diskriminimit. Burimet historike tregojnė se gjatė kėsaj tėrheqjeje popullsie, qė ra nė sy tė historisė, serbėt nuk pėrbėnin shumicė. Edhe serbėt u bashkuan me austro-hungarezėt pėr tė luftuar kundėr Perandorisė Osmane, por, mbasi kryengritja u shtyp, nuk pati shpėrngulje masive tė tyre. Ajo pjesė kryengritėsish serbė qė u detyrua tė largohej, ndoqi drejtimin e veriut dhe u vendos nė Vojvodinė. Shpėrngulje pėr shkak tė pjesėmarrjes nė kryengritje pati kryesisht nga luftėtarėt shqiptarė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-01-08, 01:41   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Pikėrisht kėtij momenti “boshllėku” fiktiv, kur prania shqiptare nė strukturėn demoetnike tė Kosovės pati rėnie relative, i referohet mė sė shumti dija serbe pėr tė provuar se shqiptarėt “u dyndėn” drejt veriut pėr tė zėnė troje tė tė tjerėve, nė fillim tė shekullit tė 18-tė. Ndėrsa e vėrteta ėshtė e thjeshtė: Kur, mė 1710, Porta e Lartė e hoqi regjimin “nėn ferman”, shqiptarėt kryengritės u rikthyen nė trojet e mėhershme. Shkenca serbe pikėrisht nė kėtė moment e fillon historinė: shqiptarėt e ripopulluan Kosovėn nė shekujt 17-tė dhe tė 18-tė, sepse Perandoria Osmane e favorizoi dyndjen e tyre si shpėrblim pėr ndėrrimin e fesė dhe si ndėshkim pėr serbėt fanatikė. Asaj nuk i intereson kronologjia absolute, mjafton njė kronologji relative, qė shqiptarėt t’i gjejė nė mungesė.[5]
Njė pjesė e popullsisė shqiptare qė ishte vendosur pėrkohėsisht nė viset malore tė Shqipėrisė Qendrore, pas pėrfundimit tė luftės austro-osmane qė zgjati gati 20 vite, filloi gradualisht pėrsėri tė kthehet nė vendbanimet e tyre tė mėparshm nė territoret e sotme tė Kosovės dhe mė gjėrė, qė atėherė administrativisht kryesisht jetonin nė Sanxhakun e Vushtrrisė, Prizrenit etj. Por njė pjesė e popullsisė shqiptare e besimit orthodoks si edhe tė asaj katolike qė kishte qenė e inkuadruar nė radhėt e ushtrisė austriake, nga frika e ushtrisė osmane u shtėrnguan tė dynden nė Vojvodinė e vende tė tjera tė asaj ane, e jo popullsia serbe qė numėrohej nė gjishtrinjė e njė fakt ajo ishte me prejardhje vllehe e serbizuar nė mesjetė, siē ishte serbizuar edhe njė pjesė e popullsisė shqiptare tė besimit tė krishterė.[6]

Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar nuk pushuan asnjėherė, por pėrkundrazi ato vazhduan duke gjetur forma tė reja tė rezistencės, me qėllim qė tė ēlirohen nga sundimi i Perandorisė osmane.
Ēlirimi i viseve tė Pashallėkut tė Beogradit[7] dhe 6 nahijet[8] gjatė viteve 1800 e deri nė vitet 1875 ishte e drejtė legjitime serbe. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ajo largoi popullatėn joserbe nga ato treva. Kėshtu sipas njė shėnimi historiografik nga periudha 1800 e deri nė vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartėpėrmendura dhe nga Lugina e Moravės, siē thuhet aty, rreth 150.000 banorė shqiptarė.[9] Regjimet e dinastisė sė Obrenoviqėve (1817-1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptarėve e boshnjakėve e gjatė viteve ‘30 tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik. Nė frymėn e kėsaj politike, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptari dhe boshnjaku, qė kapet nė territorin e Serbisė, t’i mėshohen nga 25 tė rėna me shkop, ndėrsa mė 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr t’iu djegur fshatrat.[10]

Politika e Mbretėrisė serbe pėrherė kishte pėr qėllim dhe synim tė pėrhershėm grabitjen e tokave shqiptare dhe zgjerimin e tyre. Serbia shpresonte qė tė shfrytėzojė rastin nė rrethanat e krijuara, pėr tė gllabėruar nė tėrėsi jo vetėm Kosovėn, por edhe tėrė Shqipėrinė bregdetare, pėr tė dalė nė detin e hapur. Qė nga viti 1844 ajo kishte pėrpiluar shumė programe, me tė vetmin qėllim pėr t’i shfarosė shqiptarėt si popull - pėr njė moment ose nė etapa. Ndėrsa, ato vise tė vendosen tė kolonizohen me elementin sllav. Ata pėr tė shkėputur pjesė nga trojet shqiptare intensifikuan veprimtarinė e tyre diplomatike. Pėr kėtė qėllim monarkia serbe, infensifikoi edhe shtypin, publikimet dhe aktivitetin shkencor, ku synonte t’i vinte njė mbėshtetje gjoja historike shkencore politikės grabitqare pushtuese tė borgjezisė serbomadhe ndaj tokave shqiptare nė Kosovė e gjetiu. Nė kėtė politikė ishte dhe ėshtė angazhuar edhe shkenca serbe, sidomos pėr sa i pėrket trajtimit tė sė kaluarės historike dhe autoktonisė sė popullit shqiptar nė viset e Ballkanit, ku jeton sot, para sė gjithash nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Kjo “shkencė” nuk ka pasur pėr bazė normat dhe moralin shkencor, tė vėrtetėn shkencore, por vetėm interesat e politikės sė ditės, politikės antishqiptare. Shkencėtarėt e tillė pėrpiqen qė me ēdo kusht ta mohojnė prejardhjen ilire tė shqiptarėve. Ata kishin vetėm njė qėllim tė caktuar - mohimin e sė kaluarės historike etnike tė shqiptarėve, falsifikimin e historisė dhe tė autoktonisė sė tyre.[11] Pėr realizimin e kėsaj, ata pėrdorėn tė gjitha format dhe metodat diplomatike e “shkencore”, duke mos kursyer mė vonė edhe metodėn e dhunės e tė terrorit pėr spastrimin etnik tė Kosovės, shkombėtarizimin e saj dhe kolonizimin me elementin sllav.

Gadi katėr dekada mė parė, nė Vilajetin e Kosovės bėnte pjesė edhe Sanxhaku i Nishit me kazatė e saj tė Vranjės, tė Pirotit, tė Leskocit ku prania e shqiptarėve ishte e konsiderueshme. Por Kongresi i Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbisė, pėr tė kėnaqur Rusinė, e cila e kishte fituar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Sė bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovės pėrfshinte nė gjirin e vet troje etnike shqiptare. Kėtė e pohojnė, midis tė tjerėve, tre vezhgues tė huaj objektivė, tė cilėt disa dekada pėrpara Kongresit tė Berlinit, i vizituan kėto troje. Qė te tre kėta vėzhgues, njohės tė mirė tė Gadishullit Ballkanik, studimtari erodit freng Ami Boue mė 1810, analisti i mprehtė britanik E. Spenser mė 1847 dhe shkencėtari i njohur austriak J. Hahn mė 1853, kishin dhėnė nė mėnyrė tė pėrafėrt edhe konturet e trojeve ku shqiptarėt ishin tė pranishėm nė kohėn e tyre. Sipas tyre, shqiptarėt ishin tė pranishėm nė Veri deri nė Nish, Leskofc dhe Vranjė, nė Lindje deri nė Kumanovė, Perlep dhe Manastir, nė Jug deri nė Konicė, Janinė dhe Prevezė, pa qenė nevoja tė pėrsėritet se nė periferi tė kėsaj treve kishte pėrzirje etnish, ku shqiptarėt formonin diku pakicėn pėrball etnive tjera.[12]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-08, 01:42   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Sa i pėrket pronave tė patundėshme, ato ishin kryesisht nė pronėsi tė begėlerve dhe agallarėve shqiptarė dhe ndonjė turq, e rrallė tė ndonjė nacionaliteti tjetėr. Shumica e banorėve punonin tė ta si ēipēinjė. Perandoria osmane pronarėve u lėshonte dėshmitė pėr pronat nė formė tė tapive tė regjistruara nė kadastėr e cila mbatej me njėsinė matėse dulum etj. Nuk kishte ndonjė matje kadastrale nga pushteti i atėhershėm osman. Sipas njė dokumenti arkivor i vitit 1874 (1290 H) tė proviniencės osmane qė ruhet nė origjinal nė Arkivin e Kosovės, dėshmohet se valiu i Selanikut, Ymer Fejziu nė te shkruan: “Nga pushtetarėt ushtarakė austriako-hungarezė janė caktuar pėr fotografimin e disa terreneve tė Rumelisė, Kembrug Hambukovic dhe baroni Magdeburg. Kėta dy duhet tė fillojnė fotografimin topografikė, andaj meritojnė tė jenė tė respektuar qė t’i kryejnė punėt e besuara dhe duhet t’iu ndihmohet pėr banim, t’i sigurohen kuaj pėr udhėtim dhe pėr bartjen e mjeteve”.[13]
Shekulli i XIX shėnon pėr shqiptarėt e tė gjitha trevave njė epokė tė re, atė tė Rilindjes Kombėtare, tė lėvizjes pėr emancipimin e tyre tė gjithanshėm ekonomik, politik dhe kulturor, pėr ēlirimin nga sundimi osman dhe pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Nė kėtė periudhė shpėrthyen shumė kryengritje tė fuqishme nė tė gjitha viset shqiptare. Ndėrsa, nė anėn tjetėr politika hegjemoniste dhe nacional-shoveniste e pushtetit serb, ndėr qėllimet kryesore ka pasur shkombėtarizimin dhe sllavizimin e tokave shqiptare qė kur janė dyndur nė Gadishullin Ballkanik e deri nė ditėt e sotme. Ajo ka ndjekur gjithmonė njė linjė tė pandryshueshme, atė tė spastrimit etnik tė tokave shqiptare nga banorėt e saj tė lashtė iliro-shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpėrnguljen e njė numri sa mė tė madh shqiptarėsh nga atdheu i vet dhe shkombėtarizimin e atyre qė mbeteshin deri nė asimilimin e plotė, si dhe nė anėn tjetėr kolonizimin e atyre trojeve me elementin serb. Gjatė gjithė historisė, pushteti serb bėri ēmos pėr t’i serbizuar viset etnike shqiptare.

Programi i politikės sė jashtme tė Serbisė pėr pushtimin dhe kolonizimin e viseve shqiptare u pėrpunua nė “Naēertanie” (1844) tė Ilia Garashaninit - politikan dhe mė vonė kryeministėr i Qeverisė sė Mbretėrisė sė Serbisė. Pėrmbajtja e “Naēertanies” mbėshtetet nė krijimin e tė ashtuquajturės Serbi Jugore me tė cilėn nėnkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare tė saj, por edhe Shqipėria Veriore, pėr tė krijuar kėshtu tė ashtuqujturėn “Perandori tė car Dushanit”. “Naēertania” rrezatoi nė shtetin serb, nė organet dhe nė institucionet e tij, sikurse edhe nė aktivitetet e pushtetarėve tė tij prej vitit tė pėrpilimit tė saj e deri nė ditėt tona. Nė objektivat e “Naēertanies” kanė gjetur mbėshtetje sidomos politika e gjenocidit tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve. Format kryesore tė politikės gjenocidale tė pushtetit serb ishin dhe ngelėn dėbimi dhe deportimi i shqiptarėve nga trojet e veta dhe kolonizimi i kėtyre trojeve me popullsi sllave.

Pushteti serb mė 1856, me Marrėveshjen e Paqės sė Parisit kishte fituar njėfarė tė drejte qė t’i largojė tė gjithė shqiptarėt nga qytetet e Shumadisė, si dhe nga Hercegovina. Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX qenė tė vendosur nė shumicėn e qyteteve dhe qytezave, fshatrave tė Sanxhakut tė Nishit e mė gjėrė. Pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare ishin pėrqėndruar nė qarkun e Toplicės (Rrethi i Prokuplės, Dobriqit, Kosanicės dhe pjesė tė Jabllanicės e tė Pustarekės me Kurshumli), Qarkun e Vranjės (pjesė tė Rrethit tė Pustarekės dhe Jabllanicės, rrethi i Leskocit, Polanica, Gėrdelica, Masurica, Pqinja, Inogoshtė etj.), si edhe nė Qarkun e Nishit, e ndoshta disa edhe nė atė tė Pirotit. Banorė shqiptarė kishte edhe nė vende tjera, e sidomos nė qytete, si psh. nė Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevė) e deri te Beogradi. [14]
Disa vendbanime, pėrbėheshin vetėm prej popullatės shqiptare, kurse te disa tė tjera, ajo ishte e pėrzier me popullatėn serbe (diē pak me atė ēerkeze, etj.).

Rrjedha e historisė sė Kosovės shqiptare, ndryshoi me pėrmasa tė tjera, pas Kongresit tė Berlinit mė 1878 me shkėputjen e Sanxhakut tė Nishit nga trugu i Vilajetit tė Kosovės. Nga ai Vilajet gjatė dimrit tė vitit 1877/78 u bė spastrimi etnik i shqiptarėve me masat mė radikale gjatė marshimit tė ushtrive serbe nė kėtė Sanxhak. U bė pastrimi i mė se 700 vendbanimeve shqiptare dhe tė pėrzira me popullatė tjera serbe, ēerkeze etj. me mė se 200.000 tė dėbuar dhe vendosja e tyre kryesisht nė trevat e sotme tė Kosovės por edhe shpėrngulja e tyre nė masė tė madhe nė trevat e sotme tė Turqisė.[15] Po ashtu gjatė viteve 1877/78 ushtria serbe kishte dėbuar nga shtėpitė e veta stėrgjyshore 350.000 shqiptarė tė Saxhakut tė Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit, Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės si dhe nga njė pjesė e Kosovės Veriore deri te periferia e Prishtinės.

Ushtarakėt serbė pėr tė realizuar qėllimin e dėbimit dhe tė kolonizimit kishin pėrdorur mjetet mė brutale tė likuidimit fizik tė shqiptarėve, duke mos i kursyer as fėmijėt, gratė e pleqtė. Mbi 35.000 shqiptarė tė moshave tė ndryshme gjetėn vdekjen nga zjarri i armėve, i bajonetave, nga djegiet pėr sė gjalli, nga ngrirjet nė dėborė e akulli. Pati edhe shumė nėna tė ngrira me foshnje nė gji. Pastaj ata plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan shumė fshatra shqiptare. Djegiet e shkatėrrimet e shtėpive tė shqiptarėve qenė tė pallogaritshme, gati tė gjitha fshatrat shqiptare u bėnė shkrum e hi nė kulm tė dimrit tė ashpėr. Vetėm nė njėrėn nga lagjet e qytetit tė Nishit qenė bėrė shkrum e hi 300 shtėpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur qė nga stolitė dhe deri te mobiljet, shtrojė-mbulojė, veshjet, paratė, drithėrat, bulmetrat, bagėtitė etj.[16]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-08, 01:45   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Dėbimi i shqiptarėve me dhunė nga Sanxhaku i Nishit u bė gjatė dimrit tė vitit 1878/78, nė kushte shumė tė vėshtira. Popullata e dėbuar gjatė rrugės kishte pėsuar mjaft. Shumė fėmijė, pleq e tė tjerė kishin vdekur nėpėr dėborėn e madhe, ndėrsa bagėtia kishte ngordhur. Kėtė e dėshmojnė shumė dokumente tė kohės. Shfarosja e shqiptarėve bėhej nė mėnyrat dhe me metodat mė mizore dhe mė barbare, pėr ēka dėshmojnė edhe vetė serbėt. “Disa familje shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e lumit tė Moravės Jugore, nėpėr tė ftohtit e madh, pranė rrugės, nėpėr grykėn e Gėrdelicės deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fėmijėt tė hedhur dhe tė vdekur dhe pleq tė ngrirė. Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajt dhe qetė tėrhiqnin ngadalė qerret nėpėr borė, sepse qerre kishte pak. Disa fėmijė tė hedhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė qenė tė enjtur dhe tė fryrė si daullja, disa i linte shpirti atėherė kur tanėt i ushqenin, ose pas ngrėnies”.[17] Mbreti serb Millan Obrenoviq, pėr tė arritur kėtė qėllim, ushtarėve tė vet serbė u kishte shpėrndarė proklamata, nė tė cilėn thuhej: “... sa mė pak shqiptarė qė tė mbetėn nė territoret e ēliruara nga Turqia, aq mė shumė do tė kontriboni pėr shtetin. Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulur, aq mė tė mėdha meritat pėr atdhe.”[18] Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qėllimet e qeverisė serbe pėr pushtimin e territoreve nė jug. Ai shkruan se dėbimi i shqiptarėve u bė me qėllim “qė Serbia tė bėhej shtet i pastėr nacional” dhe tė krijohet mundėsia “qė aksioni serb nė tė ardhmen tė drejtohej kah pjesėt e Kosovės”... “Me ndjekjen e arnautėve, disa fshatra nė ato anė mbetėn plotėsisht tė shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra tė shkreta tė Sanxhakut tė Nishit - Prokuple, Leskofc, Vranje duhet tė popullėzoheshin”.[19] Popullata e dėbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos nė territorin e Kosovės sė sotme, disa u vendosėn nė territorin e Maqedonisė, e shumė prej tyre tė mjerė pėrfunduan jashtė Kosovės, tej Bosforit, nė shkretirat e Anadollit e mė gjerė.

Sipas statistikave turke okupatori serb nė sanxhaqet e Nishit dhe tė Pirotit do t’i pėrvetėsoj pėr koloėt sllavė 48.000 shtėpi tė shqiptarėve, 42.000 shtalla bagėtish, 18.000 hambarė drithėrash, 48.000 maxhe buke. Nga ēdo shtėpi serbėt kishn rrėmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri nė 4000 dele, 3 deri 50 lopė, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete tė tjera shtėpiake tė shqiptarėve.

Duke u mbėshtetur nė Ligjin mbi kolonizimin e tė huajve, nga 2 marsi 1865, pushteti serb tė gjitha pronat e shqiptarėve do t’i kolonizojė me banorė serbė e malazezė, keryesisht nga viset e Malit tė Zi dhe nga pjesė e paokupuar e Kosovės. Pushteti serb me 3 janar 1880 nxjerr Ligjin pėr viset e reja tė kolonizuara. Me kėtė ligj regjimi serb e pėrligji plaēkitjen e cila ėshtė bėrė nė popullatėn shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfarė kompenzimi u morrėn nga pushteti serb. Nė to u vendosėn shumė familje nga viset e ndryshme tė Serbisė dhe njė numėr vogėl edhe nga treva e sotme e Kosovės. Mė 1879 ishte themeluar komisioni pėr kolonizim. Secili sllav kishte tė drejtė tė shkruaj lutje pėr tė marrė tokė tė braktisur nė tė ashtuquajturin “Arnautllėk”. Lidhur me kėtė Franc Kanic, thekson se 7500 persona nė valėn e parė janė lajmėruar pėr kolonizim nė Toplicė deri tė Molla e Kuqe afėr Nishit.[20] Kolonizimi i kėtyre trevave shqiptare ishte bėrė kryesisht nga malazeztė nga Mali i Zi dhe nga disa banorė serbė tė ikur nė kėtė kohė nga Kosova. Sipas urdhėresės sė qeverisė serbe nga Kosova nė Sanxhakun e Nishit gjatė vitit 1979 janė vendosur rreth 5600 serb.[21] Kolonizimi vazhdoi edhe nė vitet e mėtutejshme. Nė fushatėn serbe pėr kolonizimin e Toplicės 1880-1899, pronat e shqiptarėve do t’i pėrfitojnė 5600 serbė nga Kosova dhe 9200 malazezė nga Mali i Zi.[22]

Nė valėn e kryengritjeve tė pėrgjithshme shqiptare (1908-1912), qeveria e Serbisė e ka shpallur Programin e ri serbomadh me titull: ”Direktiva pėr punė me shqiptarėt” (Direktiva za rad sa Arnautima), duke dėshiruar qė tė shkatėrrojė tėrė njė popull. Nė atė program nė mes tjerash dedikuar opinionit evropian me titull “Arnauti i velike sile”, tė autorit Vlladan Gjorgjeviqit. Ai pamflet prej 188 faqesh, pushteti serb qė tė arrijė lejėn pėr likudimin e shqiptarėve, tė publikuar nė disa gjuhė, qė mė atė tė “dėshmon” se “shqiptarėt nuk e kanė gjuhėn, nuk i kanė librate veta (letėrsinė), nuk e kanė historinė e vetė, me ate sipas orientimeve (programeve) serbomadhe nuk kanė tė drejtė nė jetė, nuk kanė tė drejtė tė ekzistojnė, nuk kanė tė drejtė tė formojnė kurrfarė shteti”. Jo vetėm kjo, ministri i punėve tė jashtme tė Mbretėrisė sė Serbisė qartatas do tė kėrkojė nė Vjenė qė shqiptarėt “tė likuidohen sikurse janė likuiduar popujtė e Afrikės Veriore”.[23]

Sukseset e mėdha qė dolėn nga kryengritjet shqiptare nė fillim tė shek. XX i shqetėsuan pa masė shtetet ballkanike Serbinė, Malin e Zi, Greqinė dhe Bullgarinė. Prandaj ata nė mars-maj 1912 lidhėn Aleancėn Ballkanike me qėllim tė pushtimit tė trojeve shqiptare dhe qėllime tė tjera. Nikolla Pashiqi kishte hartuar projektin nė vitin 1912 –Ēka don Serbia?.. “Serbia don qė tė zbatohen ato urdhėra nga Kongresi i Berlinit, tė cilat po presin qė tė realizohen qė 34 vjet. Serbia don tė punojė nė frymė e Evropės. Ajo don qė tė realizohet dėshira dhe qėllimi i Fuqive evropiane. Ajo don qė edhe gjakun ta derdhė vetėm qė tė realizohet ėndėra e vėllezėrve tė saj. Ajo don qė nė rrezik dhe nė harxhime e saj tė realizohen vendimet e Fuqive evropiane..”[24] Trupat serbe shfrytėzuan dobėsimin e forcave osmane nga kryengritjet e shumta shqiptare, dhe duke lidhur aleancėn me shtetet ballkanike, ato hynė nė Kosovė.

Mė vonė, pėrkitazi me kėtė pushteti serbė pėrherė pėrgatitej pėr pushtim tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera shqiptare. Nė vitin 1911 e kishte urdhėruar konsullatėn e vet nė Prishtinė dhe doganat nė Rashkė dhe nė Javor qė tė bėnin regjistrimin e popullatės serbe, aty kėtu edhe tė ndonjė vendbanimi shqiptar. Nė regjistrimin e popullsisė nė terren ishin angazhuar mėsuesit dhe priftėrinjt. Aksioni i regjistrimit ishte kryer nė 230 fshatra. Pėrveē tjerash, kėto shėnime pėr numrin e banorėve serbė dhe tė tjerė, shėrbente nė shfrytėzimin e tyre nė luftėn e ardhshme.[25]
Referencat
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-08, 01:48   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

  1. <LI id=_note-0> Kosova nė vėshtrim enciklopedik, Tiranė, 1999, fq. 81. <LI id=_note-1> Jovan Trifunovski, Vranjska Kotlina I, Skopje, 1969, fq. 34; Dr. Sabit Uka, Dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, libri I. Prishtinė, 1994, fq. 220-21; Dr. M.Gj. Miliēeviq, nė librin “Kralevina Srbije”, Beograd, 1987, fq. 334, cek se banorėt e fshatit Ivan Kullė ishin shqiptarė dhe aty ishin qė nga Beteja e Kosovės 1389; Nė veprėn e Adem Hanxhiqit, Oblast Brankovica, Opsirni katastarski popis iz 1455 godine, Sarajevo, 1972, fq. 229, nė mes tjerash pėrmendet edhe fshati Arbanashka etj. <LI id=_note-2> Dokumente tė shekullit XVI-XVII pėr historinė e Shqipėrisė, I. Tiranė, 1989, fq. 373. <LI id=_note-3> Dr. S. Uka, Dėbimi i shqiptarėve ..........., v. e c., fq. 23. <LI id=_note-4> Shaban Sinani, Statusi i Kosovės: Burimi i krizave dhe baza e kompromiseve, Arkivi shqiptarė, 1-2/2000, Tiranė, fq. 70. <LI id=_note-5> Po aty, fq. 88-89. <LI id=_note-6> R. Djordjevic, Srbija pre 100 godina, Beograd, 1946, 1-36; Dr. Sabit Uka, Planet antishqiptare tė shteteve fqinje nė shekullin XIX, Shqiptarėt nė rrjedhat ballkanike, Prishtinė, 1996, fq. 162. <LI id=_note-7> Dr. Vladimir Stojanēeviq, Iz istorije Leskovackog kraja u drugoj polovine XIX veka, “Leskovacki Zbornik”, IV, 1966, fq. 89-93; Dr. S. Uka, Planet........., p. i c., fq. 162. <LI id=_note-8> Shaban Braha, Idriz Seferi nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, Tiranė, 1982, fq. 23. <LI id=_note-9> Mr. Fatmir Fehmiu, Gjenocidi i regjimeve serbe nė hapėsirat Shqiptare. Referat nė tribunėn shkencore tė AMVL “Dardania”, p. i c.; “Bot Sot”, 22.06.2000. <LI id=_note-10> Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovės gjatė shekujve XV-XVI, Tiranė, 1984, fq. 4. <LI id=_note-11> Prof. dr. Kristo Frashėri, Kosova historike dhe Kosova e sotme, Konfrenenca e Bujanit, ASH e RSH dhe IH nė Tiranė, Sesion Shkencor kushtuar 55 vjetorit tė Konferencės sė Bujanit, mbajtur nė Tiranė, mė 20 janar 1999. <LI id=_note-12> Ismail Rexhepi, Dokumentet osmane nė Arkivin e Kosovės, Vėllimi I, Prishtinė, 2004, fq. 11. <LI id=_note-13> Dr. Sabit Uka, Dėbimi ............, v. e c., fq. 24-25. <LI id=_note-14> Pėr dėbimin dhe shpėrnguljen e shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78, me gjėrėsisht shih: Dr. Sabit Uka, Dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit, 1877/78, Preishtinė, I, 1994; Dr. Sabit Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarėve muhaxhirė nė Kosovė 1878-1912, Pjesa e Parė II, Prishtinė, 1994. <LI id=_note-15> Shaban Braha, Vėshtrim mbi gjenocidin serb nė Kosovė, botim nga Seksioni shkencor i Institutit shqiptar i mendimit dhe qytetėrimit islam, Tiranė, 29 qershor 1999, fq. 38. <LI id=_note-16> Stefan L. Popoviq, Putovanje po Novoj Srbiji, Beograd, 1950, fq. 345. <LI id=_note-17> Dr. Jovan Haxhivasiljeviq, Albanska kongra, Beograd, 1909, fq. 14-15; Dr. S. Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarėve nė Kosovė 1878-1912, lib. II, Prishtinė, 1994, fq. 45. <LI id=_note-18> E njėjtė. <LI id=_note-19> Prof. dr. Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovėn mė 1912, 1, Prishtinė, 2003, fq. 11. <LI id=_note-20> B. Cani - C. Milivojeci, KOSMET ili KOSOVA, Referati i dr. H. Bajramit, p. i c., fq. 163. <LI id=_note-21> Prof. dr. Hakif Bajrami, Naēertanija, program politik serb qė shpie nė shfarosjen e shqiptarėve 1844-1999, Prishtinė, 2004, fq. 306. <LI id=_note-22> AVII, P.2, K.13-1/2, pov 1141/13 – Izoliranje Albaskih prvaka u Kaljemegad 1913. Shih: Vladan Djordjevic, “Arnauti i Velike sile”, Beograd, 1913, fq. 1-188. ėshtė njė prej programeve mė tė turpshme tė politikės serbomadhe pėr shkatėrrimin e shqiptae nėpėrmjet tė forces. <LI id=_note-23> Arhiv Srbije, Fond: Hartije Nikolla Pasica; Dr. Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovėn .., fq. 32.
  2. Djordje Mikic, Drustvene i ekonomske prilike kosovskih srba u XIX i pocetkom XX vek, Beograd, 1989; Dokumentet: Arhiv Srbije, Ministarstvo Inostranih Dela, PPO, raporte tė ndryshme nga konsullata e Prishtinės, mėsuesit, priftėrinjt etj.
Faqe 3faqe
- 4 -
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-09, 23:53   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Mrrveshja mes Ahmet Zogut dhe Pashiqit

Kjo marrėveshja theksonte:
“1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve. 9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.) ( Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 )….


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.