Pacolli po ban lobime ?!
Sao Tome dhe Principe tėrheq njohjen pėr Kosovėn!
PRISHTINĖ- Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe, Manuel Punto Da Kosota e ka pezulluar rezolutėn e kryeministrit tė kaluar tė kėtij shteti pėr tė njohur Kosovė shtet tė pavarur dhe sovran. 10 muaj pas njohjes zyrtare, Da Kosta ka vendosur veto nė rezolutėn e cila njeh Kosovėn dhe Gjeorgjinė, raporton KTV.
Mė 17 mars, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės kishte pranuar notėn verbale tė njohjes sė Kosovės.
Sao Tome bėhet njohja e tretė e jo e sigurt qė nga Qeveria e Kosovės. Pėrpos Sao Tomes, edhe njohjet nga Uganda dhe Nigeria tė siguruara nga zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli nuk janė konfirmuar plotėsisht asnjėherė. Megjithatė, nė rastin e kėtyre dy vendeve, pas insistimit tė Pacollit, Ministria e Punėve tė Jashtme i ka futur ato nė listėn e shteteve qė kanė njohur Kosovėn.