Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-02-06, 11:24   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim REXHEP QOSJA DHE LEVIZJA E KUFIJVE TE KOSOVES

Nga Rrok Berisha

Qosja keto dite shpalosi edhe nje plan te vetin-propozim, si te Qosicit, Drashkovicit, Tadicit dhe te te gjithe ultranacionalisteve serbe. Permes "keshillave", Qosja ben perpjekje per legjitimimin e ndarjes se Kosoves, aneksimin e ri te tokave shqiptare mundohet ta shprehe e ta arseytoje ne formen e zbutur e te "natyrshme", duke e cilesuar si "levizje te qete te kufijve me marreveshje" dhe me mundesine pastaj te shpernguljes "humane" te popullates, sipas perkatesise nacionale. Keto propozime nga "babai i kombit" vijne ne kohen, kur vec kane filluar bisedimet per status perfundimtar te Kosoves, dhe kur e gjithe bashkesia nderkombetare e perkrah teresine territoriale te Kosoves. Por, ky "mendimtar i vecante" i kombit promovoi "mendimet" e veta si te vetmin "shpetim" per Kosoven, te cilat ne permbajtje nuk ndryshojne shume me ato te ultranacionalisteve serbe, te cilet pas gjithe asaj qe ndodhi ne Kosove dhe rreth saj, edhe ne kete kohe, Kosoven po e perdorin per te maninipuluar popullin e vet dhe ne mbrojtje te interesave te tyre politike.

Si gjithmone, edhe sot me shume se kurre, po manipulohet ne emer te "demokracise" dhe "ne mbrojtjen e te drejtave "te serbeve e te pakicave ne Kosove. E me kete pala serbe po ben perpjekje qe te mbroje krimin dhe kriminelet qe shkaktuan gjenocid e gjakderdhje ndaj shqiptareve, ne pushtim te tokave dhe pervetesim te pasurise se tyre. Mjerisht ketyre mendimeve shkaterrimtare serbe dhe forcave qe hapur bejne fushate per ndarjen e Kosove ne dy entitete, shqiptar e ate serb, ne nje menyre po u bashkengjitet edhe Qosja. Me idene e "levizjes se qete te kufijve". Populli ka thene: "Guri peshon rende ne vend te vet". Kete fjale te urte te popullit, Qosja kahere e ka harruar. Ai ka vite qe eshte shkulur nga trungu-vendi i vet, prej nga ka lene popullin e vet nen trysnite asimiluese malazeze. Andaj, me kete ndjenje te humbur, Qosja lirshem flet per "levizje te kufijve te Kosoves" dhe nuk i ben pershtypje fakti se me kete Qosja tenton te permbyse gjithe ate qe beri populli shqiptar, per te ruajtur gjuhen dhe kombin, per pavaresi, por ai shkel edhe mundin dhe kontributin e tyre, per ta mesuar te flase shqip, per ta shkolluar dhe bere akademik.

Qosja duhet ta dije se nuk ka te drejte te beje "trambe me token e Kosoves", derisa vendlindjen e vet, ne anen tjeter te Alpeve Shqiptare, e ka lene te harruar e te okupuar. Ai duhet te flase per levizje kufijsh apo per autonomi territoriale e politike te viseve shqiptare ne Mal te Zi, te cilen gje e hesht...!

Kosova ka specifikat e saj te vecanta si pjese e etnikumit shqiptar, e cila eshte okupuar dhe gjakosur nder shekuj nga turqit e sllavet. Prandaj as Qosja, as Qosici e Tadici e askush tjeter, nuk mund te luajne me kufijte e saj! P-r lirine e Kosoves eshte luftuar dhe derdhur gjak, jane flijuar qindra mijera shqiptare. Ne kete sakrifice e veteflijim te shqiptareve thirret dhe e mitizon aq shume Qosja, kur eshte fjala per ta marre pushtetin, kur eshte fjala per ta qortuar verdiktin e popullit, i cili, sipas tij, asnjehere nuk "paska ditur" ta zgjedhe ate qe duhet, pra qe ta jape voten ku duhet.

T(ia perkujtojme Qoses dhe gjithe te tjereve se rezistenca ne dekada dhe lufta e armatosur qe beri populli i Kosove dhe gjithe gjaku i derdhur, u be per lirine e pavaresine, per mbrojtjen e Kosoves ne kufijte ekzistues, e jo qe t(ua plotesoje deshirat e Qosjes e as orekset shoviniste te serbeve, te cilet jane zgjuar e deshirojne te bejne "trambe", duke realizuar endrren e kahershme jo vetem te levizjes se kufijve, por edhe te fshirjes se kufijve dhe te kombit shqiptar nga trojet e veta etnike. Pra, as Qosja e as Qosicet nuk kane mandate e te drejte te caktojne kufij te rinj, e as te bejne shperngulje "humane" te popullates shqiptare nga toka e vet etnike ne brendi te Kosoves. Nje gje te ketille dhe spastrimin etnik te Kosoves e pati bere edhe makineria vrastare e Milloshevicit. Qosjes duhet t(i jete i fresket viti 1999, kur me vrap iku drejt Maqedonise, duke mos bere asgje, as nje te vetmen perpjekje qe te mbetet ne Kosove, prej nga do t`u jepte shprese shqiptareve te mbetur (zene) peng qe te mos shperngulen, e te shperngulurve per kthim te shpejte. Ai la ushtaret e lirse ne emer te te cileve thirret, por nga jashte nuk munguan "keshillat" per te degjueshmit e tij, per realizimin e skenarit te "Revolucionit te vonuar". Ne kete rast, nuk te mos e perkujtoj edhe skenen tronditese tragjike-komike te Qoses me rastin e kalimit te kufirit Kosove-Maqedoni ne Bllace, me mjeker te rruar, i mbeshtjelle si grua e i bere tebdil, "nga frika" e identifikimit nga forcat serbe. Kjo frike nuk ishte reale, sepse Qosja kishte mjaft miq qe ta futnin ne Maqedoni pa ferre ne kembe. Qosen e kompromisit te madh e pati ndihmuar policia maqedonase...

Edhe nje gabim i pafalshem i Rexhep Qoses, kur Kosoven dhe zgjedhjen e problemit te saj tenton ta krahasoje me turqit e greket, me pjese te tjera te botes! Kosoves ia ngarkon peshen e se kalures komuniste, duke i mohuar levizjet e para antikomuniste ne kete pjese te Evropes Juglindore, duke thene se: "150 mije anetare te LK ne Kosove pas vitit 1990, vetem nderruan emrin dhe u bene anetare te LDK-se. E Qosja, ku u orientua ne ate kohe. Me siguri se atij dhe bashkemendimtareve te tij u ka munguar guximi qytetar e intelektual, apo iu ka dhimbsur sistemi prej te cilit Qosja ishte nder njerezit me te privilegjuar, e i cili ne esence mbeti gjithmone komunist. Qosja me mjeshtri hapur, edhe nje here therret te pakenaqurit qe t(i kundervihen votes se lire. Duke i qendruar besnik thenies: "Pushteti duhet marre me gjak". Kjo eshte shkelje e cdo rregulli dhe rendi demokratik e te votes se lire.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-02-06, 15:47   #2
arben-ks
 
Anėtarėsuar: 20-12-05
Vendndodhja: Ne dardh
Postime: 344
arben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashur
Gabim

Revulicioni i vonuar demokratik i isht ldk esht ky qosja e dikur thojke kur kena pas na shtet sllavet u hulatshin neper kanopa si majmun e sod na sjel plane te shkive me disa udbasha shqiptar kapuqkuqa :shock:
arben-ks Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-07, 18:41   #3
E_Zjarrta
 
Avatari i E_Zjarrta
 
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
E_Zjarrta e ka pezulluar reputacionin
Thumbs down

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arben-ks
Revulicioni i vonuar demokratik i isht ldk esht ky qosja e dikur thojke kur kena pas na shtet sllavet u hulatshin neper kanopa si majmun e sod na sjel plane te shkive me disa udbasha shqiptar kapuqkuqa :shock:


Tė merresh me njė njėri psikopat siq ėshtė Qosja mė duket kohė e humbur kot andaj vetė njė dua ta them kėtė Sllavist duhet Anashkaluar

ai deri mė tani kombit i solli vetėm pėrqarje

__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
E_Zjarrta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-07, 18:57   #4
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim

E zjarrta

Asht mundu me i sjell perqarje popullit, veq po me duket se vtetit e ka ba dam ma se shumti,... po edhe kriz psiqike i ka sjell vetit.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-07, 10:58   #5
Symbyllur
 
Avatari i Symbyllur
 
Anėtarėsuar: 27-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 60
Symbyllur i dashurSymbyllur i dashurSymbyllur i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Symbyllur
Gabim Mendimi im...

Pavarėsisht nga shijet vetjake, askush nuk mund tė mėtojė se Kodi i Njėsuar nuk e ka kryer funksionin e tij. Me njė pėrllogaritje tė shpejtė mund tė thuhet se literatura artistike dhe shkencore e sendėrtuar me kėtė Kod nė gjashtėdhjetė vjetėt e fundit, pėr nga pikėpamja sasiore, e kalon disa herė lėndėn shqipe tė shkruar qė nga Formula e Pagėzimit deri nė sanksionimin e tij. Natyrisht, duke sendėrtuar mendimin shqip nė format e tij shkencore, artistike e pėrkthimore, ky Kod ėshtė rritur si nė fuqi shprehėse, ashtu edhe nė terminologji, por rritja e tij i takon njė periudhe tejet tė kontrolluar, asaj tė Socializmit, gjatė sė cilės ai nuk pati rast ta kalonte sprovėn e dinamizmit social, politik e kulturor. Nė kushtet aktuale kjo sprovė ka nxjerrė nė pah edhe tė mirat edhe tė metat e tij. Tė metat e Kodit nuk duhen konsideruar si argument kundėr Kodit, por si nevojė e shoqėrisė pėr tė demokratizuar edhe gjuhėn.
Duke analizuar prirjet vetėstrukturuese tė Shqipes sė Sotme (aktuale), mbėrrihet nė mendimin se njė pjesė e mirė e kėtyre prirjeve shkaktohen nga probleme tė vetė Kodit standard. Nė procedurat qė u patėn ndjekur pėr pėrcaktimin e kėtij Kodi, vihen re mjaft inkoherenca metodologjike dhe shpėrnjohje tė praktikave qė rezultuan tė suksesshme nė Europė. Por falė mundėsive qė ofron sot pėrvoja ndėrkombėtare, mendojmė se efektet e kėtyre inkoherencave janė tė riparueshme. Njė punė e tillė riparuese mund tė nisė me njė vėshtrim retrospektiv tė ecurisė sė Gjuhės Shqipe tė Njėsuar. Le tė marrim nė analizė ecurinė e entiteteve "Kod Standard" dhe "Gjuhė Letrare", qysh nė zanafillėn e dokumentuar tė tyre. Pėrcaktimet qė jep FGjSSh (1980) pėr kėto entitete tė shqipes, por qė mbetėn vetėn nė rrafshin pėrkufizimor, janė si mė poshtė:
- Gjuha letrare: Forma mė e pėrpunuar e gjuhės sė njė populli, e cila ka norma tė caktuara, tė ngulitura nė tė shkruar e nė tė folur dhe arrin njėsimin mė tė lartė nė kohėn e krijimit tė kombeve e tė shteteve kombėtare.
- Normė: Tėrėsia e mjeteve qė pėrcaktojnė pėrdorimin e mjeteve tė gjuhės letrare nė mėnyrė tė njėllojtė pėr tė gjithė pjesėtarėt e njė kombi.
Tė shohim se cilat janė pasaktėsitė apo dhe kundėrthėniet e kėtyre formulimeve, qoftė nė vetvete, qoftė nė lidhje me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit mbi gjuhėn e pėrbashkėt. Pikėsėpari ėshtė pranuar pa kurrfarė mėdyshje se Shqipja Mesjetare, ndryshe nga sa thonė historianėt qė nuk njohin gjuhėn dhe letėrsinė, ka prodhuar edhe letėrsi artistike, pėrpos shkresave a relacioneve katekezimale. Me fjalė tė tjera shqipja mesjetare ka shėrbyer mirfilli edhe si mjet gjuhėsor artistik dhe sipas Ēabejt kjo gjuhė ka qenė relativisht e normuar. Tė po kėtij mendimi janė edhe shumica e albanogėve tė huaj si Jokl, Meyer, Lambertz, Desnickaja, Nachtigall e deri te Lanksch, poedhe studiues bashkėkohorė si Beci e Ismajli. Ēabej pajtohet me pėrfundimet e Lambertzit, kur dėfton pėr njė "qark letrar me qendėr nė Shkodėr". Mbėrrihet kėshtu nė njė pohim ende mė tė gjerė se shqipja mesjetare ka shėrbyer si mjet artistik dhe ajo ka qenė relativisht e njėsuar, pra shqipja e lavruar mesjetare ka shėrbyer mirėfilli si Gjuhė letrare. Ajo nuk kish si tė ishte edhe Kod Zyrtar, pasi ndryshe nga vise tė tjera europiane, Arbėnia nuk kish formuar ende njė Shtet tė sajin. Pra deri kėtu koineja "shqipe e lavruar mesjetare" pėrmbush tė gjitha kriteret qė vendos pėrkufizimi i FGjSSh (1980) lidhur me tiparet qė duhet tė ketė njė gjuhė letrare. Nga ana e tij ky pėrkufizim ngėrthen nė vetvete njė pavėrtetėsi jo tė vogėl. Ai parashkruan se "gjuha letrare arrin njėsimin mė tė lartė nė kohėn e krijimit tė kombeve e tė shteteve kombėtare". Kjo maksimė tejet universale pranėvė si realitete tė afėrta nė kohė "formimin e kombit" dhe "formimin e shtetit kombėtar". Kėshtu ajo nuk pėrputhet me gjendjen faktike tė Shqipėrisė, ku si e dimė kaluan disa shekuj nga koha e formimit tė kombit deri nė kohėn e formimit tė shtetit kombėtar. Kjo pavėrtetėsi e pėrkufizimit tė FGjSSh, nė rastin mė tė mirė mund tė interpretohet si lapsus, por nuk po ndalemi kėtu pasiqė s'ėshtė objekt i kėtij shkrimi.
Duke vijuar mė tej, formimi i shtetit kombėtar shqiptar nė fillim tė shek. XX, pra afro katėrqind vjet pas Budit, e gjeti hartologjinė e idiomave tė shqipes shumė tė copėzuar, krejt ndryshe nga sa dėshmohet tė ketė qenė nė epokėn e Humanizmit Arbėnor. Pushtimi turk e kish rindarė administravisht vendin, kish prishur njėsinė fetare kohezive tė gjuhės publike dhe ndalonte qė shqipja tė shkruhej e tė mėsohej nė shkolla. Gjithė kjo e pat kthyer sėrish gjuhėn nė gjendje tė lirė, "sauvage", dhe sikundėr pohon Saussure "tė lėna nė punė tė vet, idiomat vetėm largohen". Kėshtu pra, pas kėtij largimi, vėshtirė se mund t'i hreferohej mirėfilli shqipes mesjetare si gjuhė e njėsuar, sidomos po tė mbahet parasysh se nė kėtė hark kohor kishin nisur tė lavroheshin edhe idiomat toske si mjete letrare. Mbas Pavarėrsisė, shteti kėrkonte natyrisht njė gjuhė administrate dhe shkolle. Ndaj Komisija Letrare e themeluar pranė Drejtorisė sė Arsimit, ndėrmori pėrditėsimin e Koinesė sė kahershme (shqipes mesjetare) nė pėrputhje me kushtet e reja dhe me synimin fillestar pėr tė krijuar thjesht Gjuhėn Zyrtare tė Shtetit. Kėshtu nė vitin 1917 Komisia hartoi Rregullat mbi orthografķn e gjuhės sė shkrueme dhe mė 1923-shin nė administratėn shtetėrore nisi tė shkruhej me njė ortografi pak a shumė tė njėsuar, e cila pėr nga pėrkatėsia e bazės dialektore mbeti gegė, posikur pararendėsja mesjetare, por qė zbriti deri nė Elbasan. Sakaq puna pėr ta pėrcaktuar sa mė objektivisht kėtė gjuhė tė njėsuar administrate vijoi pa prerė dhe Kodi Zyrtar modifikohej dora-dorės. Kėtu duhet ndalur nė objektivin qė pati ky normim. Siē shihet qartė nga dokumentat e kohės, Akademia Letrare (themeluar mė 1927-ėn po nga Ministria e Arsimit) punoi pėr unifikimin e kodit zyrtar, duke qenė e kujdesshme tė mos e shtrinte zbatimin detyrues tė kėtij kodi mbi tė gjitha fushat e tjera ku pėrdorej shqipja e shkruar publikisht. Pra nė vitin 1944, Shqipja e shkruar publikisht nuk mbėrriti aq e ndarė dhe kaotike sikundėr u trumbetua mė pas. Nė pėrputhje me moshėn e saj tė re dhe me praktikat ndėrkombėtare, ajo kishte njė sferė relativisht tė njėsuar: Kodin Zyrtar, por edhe njė sferė mė liberale, Gjuhėn Letrare, qė vijonte tė prodhonte natyrshėm nė dy Koiné (mjaft tė pėrafruara krahasuar me fundshek. XIX).
Pas Ēlirimit, forca e re politike qė erdhi nė pushtet, vendosi tė ndėrrojė Gjuhėn Zyrtare, duke e ndėrruar bazėn historike mbi tė cilėn mbėshtetej ajo. Ky ndėrrim u krye fillimisht de facto. Kėshtu nė 1952-shin u mbajt nė Tiranė nje sesion me temė "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave". Ky vit nė fakt do tė shėnonte haptaz fillimin e ndėrrimit tė bazės sė kodit zyrtar nė Shqipėri, ku baza historiko-gjuhėsore e Shqipes do zėvendėsohej nga njė formė e toskėrishtes, apo sikundėr vėren edhe J. Byron "toskėrishtja erdh drejtpėrdrejt e menjėherė nė pushtet me njė lėvizje horizontale". Duke arsyetuar mbi ecurinė e njėsimit ndėrveprues tė shqipes deri para 1944-ės, ky rotacion mund tė konsiderohet si mėkat i rėndė, a mė saktė si bjerrje e asaj qė Gumperz quan "besnikėri gjuhėsore" kur arsyeton se: "njė varietet shkrimor mund tė fitojė prestigj si simbol i njė grupi tė veēantė kombėtar apo i njė lėvizje tė veēantė shoqėrore - dhe se - flitet pėr 'besnikėri gjuhėsore' vetėm kur idioma letrare qė pėrftohet mė pas ngėrthen nė vetvete gjithė traditėn e vijuar kulturore tė kombit dhe i shėrben pa dallim krejt shoqėrisė dhe ndėrveprimit tė gjithanshėm tė saj".
Sikundėr u shpreh asokohe edhe Xhuvani, kjo thyerje "asht nji eksplozion" pėr gjuhėn shqipe, e cila si ēdo gjuhė tjetėr, mund tė dėmtohet nga ndėrmarrje me natyrė revolutive. "Rrethanat – thotė Saussure, - e bėjnė gjuhėn tė ndryshojė pėr hir tė vazhdimėsisė. Porse ajo qė mbizotėron nė ēdo ndryshim ėshtė ruajtja e lėndės sė hershme; mungesa e besnikėrisė ndaj sė kaluarės ėshtė diēka fare relative. Ja pse parimi i ndryshimit mbėshtetet mbi parimin e vazhdimėsisė. Ky fakt kryesor mjafton pėr tė dėshmuar pamundėsinė e njė revolucioni nė gjuhė".
Gjithsesi, pa i hyrė kėtu analizave tė trishtuara se ē'fitoi dhe se ē'humbi gjuha shqipe nga ky revolucion, dėmi nuk u kufizua me kaq, pasi po ngjizej ndėrkohė Mėkati i Dytė ndaj Shqipes: barazimi i Kodit Zyrtar me Gjuhėn Letrare.
Normalisht, edhe pse u ndryshua Kodi Zyrtar, entiteti i dytė i shqipes, Gjuha Letrare, duhej tė trajtohej si njė ēėshtje mė vete. Por krijimi i Njeriut tė Ri nuk mund tė ishte integral pa krijimin e Gjuhės sė Re dhe asnjė gjuhė nuk mund tė bėhej vėrtet e re, nėse nuk kontrolloheshin tė gjitha aspektet e shprehjes sė saj. Ky ėshtė motivi qė teoricienėt e gjuhėsisė nė Shqipėri, tė ndodhur nėn njė presion tė paparė politik e nė njė mjedis skajmėnisht tė ideologjizuar, rrėshqitėn nė mėnyrė tė paevitueshme drejt njėsimit tė Kodit Zyrtar me Gjuhėn Letrare. Kėshtu njėra syresh u quajt Normė Standarde e tjetra Gjuhė Letrare Kombėtare, porse qė tė dyja kėto entitete do tė pėrfaqėsonin nė realitet tė njėjtėn gjė.
Symbyllur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 17:38   #6
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: REXHEP QOSJA DHE LEVIZJA E KUFIJVE TE KOSOVES

Te shkruani ju per mendimet e R.Qosjes eshte nonsens.
Niveli i juaj eshte shuuuuuuuuuuume i ulet, i ulet deri ne humnere. Ju t'i "perkujtoni" zotit Qosja diēka per ēka Ai ka folur? Ju nuk dini ē'ka thene Ai. Jeni shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume i(e) vockel. S'kam kohe me shume te merrem me ju.Nderprejeni se po dukeni qesharak(e).Ha-ha-ha-ha-ha-ha-ha.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 18:53   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje...... arben-ks edhe ANESTEZIA po me duket se syte e juve nuk po lexojshin mir ......hapni pak me shum syte e shiqqoni se kush e ka shkrue ket skrim nuk eshe e shkrume nga une .....ky artikull eshte marre nga personi qe eshte i shkolluar per ket lamie e nuk eshte sikur ju qobana te lopve te Qosjes.
Ma thuni vetem nje gje qka nuk eshte e vertet ne ket artikull ju dy me jepni deshmi oreee me falni se gishtat e mi nuk po mundem me shkreu se qfar ju kisha then por kam pak ndergjegje e nuk po mundem ......
Ne fakt ne keto gjana nuk ka role e madhe apo e vockel por intelegjenca
dhe shkolla ....me duket se me keni kuptue qobanat e Qosjes.




P.S kam edhe ca artikulla te tjer ...do i sjelli ma vone

Ju pershendet Zana e vockel...hehehehehehe
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 20:42   #8
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne te vertete shkrimi i Rrokut eshte edhe mendimi i juaj.Pra ju e perkrahni ate.

Une ndoshta jam ēoban i lopeve te z.Qosja.Po ju ēfare jeni? Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 20:52   #9
Portokalli
 
Anėtarėsuar: 06-01-06
Postime: 120
Portokalli e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ANESTEZIA
Ne te vertete shkrimi i Rrokut eshte edhe mendimi i juaj.Pra ju e perkrahni ate.

Une ndoshta jam ēoban i lopeve te z.Qosja.Po ju ēfare jeni? Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.
ka asht anestezia qe kur ta rrok narkoza ne koke sdi as cka flet :lol: :lol: :lol:
Portokalli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:02   #10
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ANESTEZIA

Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.

hahahaha qka mshtine me qesh pasha at zot u kanqa me ty ......a po vjen e mem ndimue pak se jam e re e jam lodhe nuk po muj me pastrue rruget .......hahaha ti po e njifshe ate Rrokun kishe vauuuuu sa mir une nuk e njof fare as qe e di se kush eshte .....
....mos mu krecno se me ki frigue ....mi marrsh tligat ha
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:15   #11
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Anestezia a per "NJERKUN e KOMBIT" po flet a?????!!!!
Qosja si politikan eshte i cofte moti!
Si letrar o pasha kryt e nanes sa shume e kam lexue perpara dhe me endje, por jo ma!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:19   #12
E_Zjarrta
 
Avatari i E_Zjarrta
 
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
E_Zjarrta e ka pezulluar reputacionin
Gabim

po sa e Pashe emrin e Qosiqit ketu mu duk se e tere dhoma ku e kam PC filloi te kundermoj ai per mua eshte nje Bastard dhe nga ata nuk mundesh me prite asgje me shume se sa fjale budallesh

revolucioni i vonuar Qosiqian ka vdekur dhe as qe ka per tu realizuar
__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
E_Zjarrta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:24   #13
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

..Kush eshte ky rrokkkee rrenci e shpifsi ore

...mos te harrone se Rexhep Qosja ka qene mesuesi i Peresidentit te tyre te ndjer I. Rugova e qe ky nxenes ju pate lazdrue shume e bojke marrevehje me milloshin, Rexhep Qosja ka te shkruar ne rrafshine e Historis Kombtare dhe Politiken e Strategjine e Bashkimit Kombetare mbi 5000 faqe Histori Shqipetare dhe nje rroke shpifci qe pernime i lane WC e Zvicrres nashta si e ka marue rrenen e mire ja kane marre ata te Borbes asi te botes sot se u habita e mule ta njollosin, po kone e lane te mire kta rroke rrenca perpos mretin e tyre te ndjer...


...nejse nejse edhe rrenat shiten sot qa spo ndodhe...



tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:40   #14
fesatiiiiii
 
Anėtarėsuar: 21-05-05
Postime: 19
fesatiiiiii i vlerėsuar jo keq
Gabim

krijuesiii, ēdo gje qe folet kunder asaj qe ti e perkrahe e quan rrene."Mesuesi" yt qe u vesh ne dimija e shamije e leshoi Kosoven, e la "nxenesit" i tij ne flake .Te gjitha te gjitha po qysh nuk i erdhi turp ta qethte mjekrren si te cjapit qe e mban.
fesatiiiiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:49   #15
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
..Kush eshte ky rrokkkee rrenci e shpifsi ore

...mos te harrone se Rexhep Qosja ka qene mesuesi i Peresidentit te tyre te ndjer I. Rugova e qe ky nxenes ju pate lazdrue shume e bojke marrevehje me milloshin, Rexhep Qosja ka te shkruar ne rrafshine e Historis Kombtare dhe Politiken e Strategjine e Bashkimit Kombetare mbi 5000 faqe Histori Shqipetare dhe nje rroke shpifci qe pernime i lane WC e Zvicrres nashta si e ka marue rrenen e mire ja kane marre ata te Borbes asi te botes sot se u habita e mule ta njollosin, po kone e lane te mire kta rroke rrenca perpos mretin e tyre te ndjer...


...nejse nejse edhe rrenat shiten sot qa spo ndodhe...



tungiii
Shum po u ngutshe Krijuesiii le te vie marre per karakterin qe e paske ....nese je aq o zoti ne shkrime bane edhe ti shkrimin si aj shoku qe e ka ba dhe boto ne gazet dhe ne faqe te internetin e mos e hap gojen bla bla si ne *** po e din ti tash .....te kam then ca her mos me fjal ofenduse ....se ai as qe jeton ne zvicer dhe nuk eshte pastrues por eshte kritik dhe del me fakte e jo si ty qe ban bla bla bla bla neper forume.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.