Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-07-06, 19:58   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes

Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes
Nga Ibn Tejmije
HYRJE


I gjithė falėnderimi i takon Allahut. Ne e lavdėrojmė Atė, dhe kėrkojmė ndihmėn dhe faljen e Tij. Kėrkojmė strehim tek Allahu nga e keqja qė ėshtė brenda nesh, dhe nga e keqja e veprave tona. Atė qė e udhėzon Allahu, askush s’mund ta humbė; atė qė Allahu e humb, askush s’mund ta udhėzojė.

Dėshmoj se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, i Cili ėshtė pa ortak, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Allahu e dėrgoi atė me udhėzim dhe rugėn e sė vėrtetės, ashtu qė Ai ta lartėsojė atė mbi tė gjitha mėnyrat tjera tė jetės. Allahu mjafton si dėshmitar. Allahu dėrgoftė bekimet dhe pėrshėndetjet e Tija mbi Muhamedin dhe mbi njerėzit e Muhamedit.

Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes ėshtė ajo me tė cilėn Allahu i dėrgoi librat e shpallura, dhe me kėtė Ai dėrgoi tė Dėrguarit e Tij, dhe kjo ėshtė pjesė integrale e rrugės (fesė). Porosia e Allahut pėrbėhet nga pjesėt informative dhe udhėzuese. Pėrsa u pėrket atyre informative, Allahu na informon pėr veten e Tij, siē ėshtė teuhidi (monoteizmi), apo informimi qė Ai na e bėn nė lidhje me krijimin e Tij, siē janė rrėfimet e njerėzve dhe Pejgamberėve tė mėparshėm, tė cilat pėrmbajnė mėsime, kėrcėnime dhe premtime. Pjesa udhėzuese konsiston nė urdhėrat qė duhet bėrė, urdhėrat qė s‘duhet bėrė, dhe gjėrat tė cilat i mbeten zgjedhjes dhe diskrecionit tonė.

Kėshtu, ėshtė pėrmendur nė hadith se kaptina e Kur’anit e cila fillon me: Thuaj: Ai ėshtė Allahu. I Vetmi..., ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur’anit, pėr shkak se kjo pėrfshin tė tretėn e teuhidit. Kur’ani pėrbėhet nga teuhidi, urdhėrat, dhe ngjarjet historike.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-07-06, 19:59   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

URDHĖRIMI PĖR TĖ MIRĖN: PEJGAMBERI JONĖ DHE ATA PARA TIJ


Allahu ka thėnė duke e pėrshkruar Muhamedin (salallahu alejhi ue selam):

Ai i urdhėron ata nė atė qė ėshtė e mirė dhe ua ndalon atė qė ėshtė e keqe. Dhe Ai ua lejon atyre atė e cila ėshtė e pastėr dhe e mirė, ndėrsa ua ndalon atė e cila ėshtė e papastėr dhe e urryer. (Kur’an 7:157).

Kjo sqaron pėrsosurinė e porosisė sė Pejgamberit Muhamed (salallahu alejhi ue selam). Ai ėshtė nė gjuhėn e tė cilit Allahu e ka urdhėruar tėrė atė qė ėshtė e mirė, e ka ndaluar tėrė atė qė ėshtė e keqe, ka lejuar ēdo gjė tė pastėr dhe ka ndaluar ēdo papastėrti apo send tė dėmshėm. Pėr kėtė arsye, ėshtė transmetuar se Pejgamberi ka thėnė:

“Unė jam dėrguar qė t’i plotėsoj cilėsitė e karakterit tė mirė.”


Dhe ai tha nė hadithin e vėrtetė:

“Shembulli ime nė lidhje me pejgamberėt e tjerė tė Allahut, ėshtė sikurse shembulli i njeriut qė e ka ndėrtuar njė shtėpi. Ai plotėsoi dhe pėrsosi ēdo gjė nė lidhje me shtėpinė, pėrveē vendit tė njė tulle tė vetme. Njerėzit kalonin pranė shtėpisė dhe shprehnin kėnaqėsinė ndaj bukurisė sė saj, por ata thonin: “Vetėm sikur tė mos mungonte edhe kjo tullė.” Unė jam ajo tullė, dhe unė jam vula e Pejgamberėve.”

Pėrmes Muhamedit, Allahu e plotėsoi rrugėn (fenė) e cila pėrfshin urdhėrimin e tė gjitha tė mirave, ndalimin e tė gjitha tė kėqijave, lejimin e ēdo gjėje tė pastėr, dhe ndalimin e ēdo gjėje tė papastėr. Pėrsa u pėrket Pejgamberėve qė erdhėn para tij, porosia e tyre nganjėherė pėrmbante ndalimin e disa gjėrave tė pastra dhe tė mira, siē ka thėnė Allahu:

Pėr shkak tė disa krimeve tė bėra nga Ēifutėt, Ne ua ndaluam atyre disa gjėra tė pastra, tė cilat u qenė lejuar atyre. (Kur’an 4:160)

Po ashtu, porosia e tyre nganjėherė nuk i ndalonte tė gjitha gjėrat e papastra siē ka thėnė Allahu:

Tėrė ushqimi u qe lejuar bijėve tė Israilit, pėrveē atij tė cilin ata e zgjodhėn qė t’ia ndalojnė vetes para se ta zbritnim Teuratin. (Kur’an 3:93)

Ndalimi i gjėrave tė papastra ėshtė i pėrfshirė nė domethėnien e ndalimit prej tė keqes, mu ashtu siē lejimi i tė gjitha gjėrave tė pastra ėshtė i pėrfshirė nė domethėnien e urdhėrimit pėr tė mirėn. Kjo sepse ndalimi i gjėrave tė mira dhe tė pastra ėshtė pjesė e asaj ēka Allahu ka ndaluar. Kėshtu, urdhėrimi pėr tė gjitha tė mirat dhe ndalimi i tė gjitha tė kėqijave nuk ėshtė plotėsuar, pėrveē nė Pejgamberllėkun e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) me anė tė cilit Allahu plotėsoi cilėsitė e karakterit tė mirė, gjė qė pėrfshin tėrė atė qė ėshtė e mirė. Allahu thotė:

Nė kėtė ditė Unė e kam pėrsosur pėr ju fenė tuaj, dhe e kam plotėsuar dhuntinė Time ndaj jush, dhe e kam pranuar pėr ju Islamin si fe.

Allahu e ka pėrsosur rrugėn pėr ne, e ka plotėsuar dhuntinė e Tij ndaj nesh, dhe e ka pranuar pėr ne Islamin (nėnshtrimin) si mėnyrė tonėn tė jetesės.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:01   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KY POPULL ĖSHTĖ POPULLI MĖ I MIRĖ PĖR NJERĖZIT


Allahu i ka atribuar popullit tė Muhamedit karakteristikat e njėjta, tė cilat Ai ia ka atribuar vetė Pejgamberit nė ajetin paraprak kur Ai tha:

Ju jeni populli mė i mirė i ngritur pėr njerėzimin: ju jeni qė urdhėroni pėr tė mirėn dhe ndaloni prej tė keqes, dhe ju besoni nė Allahun. (Kur’an 3:110).

Dhe Ai tha:

Besimtari dhe besimtarja janė mbrojtės tė njėri-tjetrit: ata urdhėrojnė pėr tė mirėn dhe ndalojnė prej tė keqes. (Kur’an 9:71)

Me domethėnie tė njėjtė, Ebu Hurejre, njė shoqėrues i Pejgamberit dhe transmetues i shumė haditheve thoshte:

“Ju jeni njerėzit mė tė mirė pėr njerėzit. Ju i lidhni ata me zinxhirė e pranga dhe i tėrhiqni drejt Parajsės.”

Allahu shpjegon nė ajetin e lartpėrmendur atė se ky popull ėshtė populli mė i mirė pėr njerėzit d.m.th. mė i dobishmi pėr ta, ai i cili ua bėn tė mirėn mė tė madhe atyre. Kjo sepse ata pėrbėjnė tė mirėn dhe dobinė totale pėrmes urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes nga ana e tyre, nė cilėsi dhe sasi, meqė ata urdhėrojnė tėrė atė qė ėshtė e mirė dhe ndalojnė tėrė atė qė ėshtė e keqe, dhe porosia e tyre i ėshtė adresuar tė gjithė njerėzve tė botės. Pėr mė tepėr, ata e mbėshtesin kėtė institucion me xhihad (pėrpjekje) nė rrugėn e Allahut me jetėt dhe pronat e tyre, dhe kjo pėrbėn dobinė e plotė pėr botėn.

Pėrsa u pėrket popujve tė mėhershėm, asnjė prej tyre nuk i ndalonte tė gjithė njerėzit me tėrė atė qė ėshtė e mirė, e as qė i ndalonin tė gjithė njerėzit nė tėrė atė qė ėshtė e keqe. Pėr mė tepėr, ata nuk bėnin xhihad (pėrpjekje) nė kėtė kauzė. Disa prej tyre fare nuk janė angazhuar nė luftė tė armatosur, dhe ata qė e bėn kėtė, siē janė Ēifutėt, lufta e tyre pėrgjithėsisht ishte me qėllim qė t’i dėbojnė armiqtė e tyre nga toka e tyre, apo siē lufton ēdo popull i shtypur kundėr shtypėsit tė tyre, e jo me qėllim pėr tė thirrur njerėzit nė udhėzim dhe drejtėsi, e as qė t’i urdhėrojnė ata pėr tė mirėn dhe t’i ndalojnė prej tė keqes. Allahu rrėfen diskutimin vijues nė mes Musait dhe pasuesve tė tij:

O njerėz, hyni nė tokėn e shenjtė, tė cilėn Allahu e ka caktuar pėr ju, dhe mos ikni e qė mė pas tė gjindeni nė njė humbje tė mjerė. Ata thanė: “O Musa, aty janė njė popull i ashpėr (luftarak), dhe ne s’do tė hyjmė nė tė derisa ata tė dalin – nėse ata dalin, atėherė ne do tė hyjmė nė tė.” ...Ata thanė: “O Musa, ne s’do tė hyjmė nė tė derisa ata tė jenė aty, pra shko ti, ti dhe Zoti yt, dhe luftoni. Ne do tė ulemi mu kėtu. (Kur’an 5:21-24)

Allahu thotė nė njė tjetėr ajet:

A nuk e keni parė tubimin e bijėve tė Israilit pas kohės sė Musait kur ata i thanė Pejgamberit tė tyre: “Caktoje pėr ne njė mbret qė tė luftojmė nė rrugėn e Allahut.” Ai tha: “Ndoshta ju s’do tė luftoni atėherė, nėse lufta do t’ju urdhėrohej?” Ata thanė: “Pse tė mos luftojmė nė rrugėn e Allahut, kurse ne jemi dėbuar nga shtėpitė dhe fėmijėt tanė?” Pastaj, kur lufta u qe urdhėruar atyre, ata e kthyen shpinėn, tė gjithė pėrveē disave, dhe Allahu ka njohuri tė plotė pėr keqbėrėsit. (Kur’an 2:246)

Kėtu ne shohim se ata qė flasin me kėtė Pejgamber, e cekėn arsyen pėr tė luftuarit e tyre, atė se ata kishin qenė dėbuar nga shtėpitė e tyre dhe fėmijėt e tyre. Pėrkundėr kėsaj, shumica e tyre dėshtuan qė ta pėrmbushin fjalėn e tyre, kur atyre u qe urdhėruar tė luftojnė. Pėr kėtė arsye, ata s’qenė lejuar qė tė mbajnė ēfarėdo plaēke tė luftės, dhe s’qenė lejuar t’i zėnė robėr femrat.

Ėshtė mirė e njohur se populli mė i madh i besimtarėve para nesh ishin tė bijtė e Israilit. Kjo ėshtė transmetuar nė hadithin e vėrtetė tė rrėfyer nga Ibn Abas, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Popujt e mėhershėm dhe pejgamberėt e tyre mė janė treguar mbrėmė. Njė pejgamber kalonte me njė njeri, tjetri me dy njerėz, njė tjetėr mė njė grup tė vogėl, dhe njė tjetėr qė s’kishte asnjė me vete. Pastaj, unė pashė njė grumbull tė madh, kodra tė vogla tė mbushura me njerėz, dhe unė thashė: “Ky ėshtė Umeti im!” M'u tha: “Kėta janė bijtė e Israilit, por shiko atje.” Pastaj unė pashė njė grumbull tė madh, i cili zinte horizontet. M'u tha: “Ky ėshtė Umeti yt, dhe nė mesin e tyre janė shtatėdhjetėmijė qė do tė hyjnė nė parajsė pa u marrė nė llogari.” Dėgjuesit e Pejgamberit u shpėrndanė pa u dhėnė ndonjė shpjegim i mėtutjeshėm. Pastaj, shoqėruesit (sahabėt) diskutuan pėr kėtė ēėshtje duke thėnė: “Pėrsa na pėrket neve, ne qemė lindur nė idhujtari, por kemi besuar nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij...por kėta janė bijtė tanė. Kur spekulimi i tyre pėr atė se kush janė shtatėdhjetėmijė njerėzit i mbėrriu Pejgamberit, ai tha: “Ata janė qė nuk e praktikojnė shėrimin me zjarr, apo qė s’pėrdorin fjalė magjike (tė besuarit nė aftėsi magjike pėr shėrimin apo parandalimin e sėmundjeve), qė nuk besojnė nė ogur, dhe tė cilėt plotėsisht i mbėshteten Zotit tė tyre.” Ukashe ibn Mihsan u ngrit dhe tha: “A jam unė njėri prej tyre, O i Dėrguar i Allahut.?” Pejgamberi tha: “Po”. Kur njė tjetėr u ngrit dhe tha tė njėjtėn gjė, Pejgamberi tha: “Ukashe erdhi para teje.”

Nga kjo ne kuptojmė pėrse konsensusi i kėtij Umeti ėshtė dėshmi, d.m.th. sepse Allahu na ka informuar se ata urdhėrojnė tėrė atė qė ėshtė e mirė, dhe ndalojnė prej tėrė asaj qė ėshtė e keqe. Nėse ata (Umeti Musliman) do tė pajtoheshin tė gjithė qė tė lejojnė diēka tė ndaluar, ta lėnė njė detyrė, tė ndalojnė diēka tė lejuar, apo tė thonė ndonjė tė pavėrtetė pėr Allahun apo krijimin e Tij, ata do tė ishin urdhėrues nė atė qė ėshtė e gabuar, ndalues tė asaj qė ėshtė e mirė, dhe kjo sigurisht se nuk ėshtė nga tė folurit e pastėr dhe punėt e mira. Krahas kėsaj, nga ajeti nėnkuptohet se ēfarėdoqoftė qė Umeti nuk ka urdhėruar s’ėshtė e mirė, dhe ēfarėdoqoftė qė nuk ka ndaluar s’ėshtė e keqe. Meqė ky ėshtė Umet qė urdhėron tė gjitha tė mirat, dhe ndalon tė gjitha tė kėqijat. S’ėshtė e mundur pėr tėrė Umetin qė tė urdhėrojė diēka qė ėshtė e keqe, e as tė ndalojė diēka qė ėshtė e mirė.

Mu ashtu siē na ka informuar Allahu se ky Umet do tė pėrmbushė kėtė detyrė, Ai po ashtu e ka bėrė kėtė detyrė kolektive (fard kifaje) pėr Umetin Musliman duke thėnė:

Le tė jetė njė grup nga mesi juaj qė thėrret nė atė qė ėshtė e mirė, urdhėron pėr tė mirėn dhe ndalon prej tė keqes. Kėta janė tė suksesshmit. (Kur’an 3:104)

Nuk ėshtė detyrė e praktikuesit tė urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes qė tė shpėrndajė porosinė ndaj ēdokujt nė botė. Njė gjė e tillė nuk ėshtė kėrkuar as nga Pejgamberėt (paqja qoftė mbi ta), dhe kjo ėshtė njė ndihmesė ndaj porosisė Pejgamberike. Mė saktė, ajo qė kėrkohet ėshtė qė kjo tė bėhet e arritshme pėr ata qė e kėrkojnė atė. Nėse ata tregohen neglizhentė nė kėrkimin e saj, ndonėse ajo u ėshtė bėrė e arritshme, atėherė pėrgjegjėsia bie mbi ta, jo nė atė. Meqė urdhėrimi pėr tė mirėn ėshtė detyrė kolektive, ashtu siē Kur’ani qartė tregon. Ajo s’ėshtė detyrė pėr secilin individ Musliman, por pėr ta si grup.

Meqenėse xhihadi ėshtė pjesė e pėrsosjes nėse urdhėrohet pėr tė mirėn dhe ndalohet prej tė keqes, kjo, po ashtu, ėshtė detyrė kolektive. Pėrsa i pėrket detyrimit kolektiv, kjo do tė thotė se nėse ata qė janė tė ngarkuar me detyrėn nuk e zbatojnė atė, atėherė ēdonjėri qė ka mundėsi pėr tė nė ēfarėdo shtrirje ėshtė nė mėkat aq sa ėshtė shtrirja e mundėsive tė tija nė atė zonė. Kjo sepse detyrimi i tij (xhihadit) kur ka nevojė pėr tė, i takon ēdo Muslimanit aq sa ėshtė shtrirja e mundėsive tė tija/saj, siē ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nė hadithin qė gjindet nė Muslim:

“Kushdo prej jush qė sheh duke u bėrė ndonjė e keqe, le ta ndėrrojė atė me doren e tij (me forcė). Nėse ai s’ka mundėsi ta bėjė kėtė, atėherė me gjuhėn e tij, dhe nėse s’ka mundėsi ta bėjė kėtė, atėherė me zemrėn e tij.”

Meqė kėshtu qėndron puna, ėshtė e qartė se urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes ėshtė njėra prej tė mirave me tė mėdha tė cilėn jemi urdhėruar ta bėjmė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:02   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ē’ĖSHTĖ MA’RUF (E MIRA) DHE MUNKER (E KEQJA)?


Zbatimi i dėnimeve tė urdhėruara nga Allahu ndaj kujtdoqoftė qė shkel kufijtė e sheriatit, ėshtė pjesė e ndalimit prej tė keqes. Ėshtė detyrė pėr ata nė pushtet (Ulu-ul-amr) d.m.th. dijetarėt nga secili grup apo popull, udhėheqėsit e tyre, dhe tė vjetrit e tyre, qė tė qėndrojnė mbi popullatėn e pėrgjithshme duke i urdhėruar ata pėr tė mirėn dhe duke i ndaluar prej tė keqes; kėshtu duke i urdhėruar ata nė tėrė atė qė ka urdhėruar Allahu dhe i Pejgamberi i Tij. Pėr shembull, vendimi i Ligjit Islamik (Sheriatit) - kjo ėshtė pesė namazet ditore nė kohėn e duhur tė tyre, lėmosha e detyrueshme, agjėrimi i detyrueshėm, dhe pelegrinazhi nė Meke. Po ashtu, besimi nė Allahun, engjėjt e Tij, Librat e shpallura tė Tij, Pejgamberėt e Tij, Ditėn e Gjykimit, besimi nė paracaktimin e tė gjitha gjėrave - tė mirėn dhe tė keqen, dhe koncepti i Ihsanit (niveli mė i lartė i imanit apo besimit) qė do tė thotė tė adhurohet Allahu sikur tė shihej Ai, sepse vėrtet, edhe nėse ju nuk e shihni Atė, Ai gjithmonė ju sheh. Pėr mė tepėr, e mira (ma’ruf) pėrfshin ēdo gjė, sė jashtmi dhe sė mbrendshmi, e cila qe urdhėruar nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij. Kėtu pėrfshihen: sinqeriteti absolut (ikhlas) ndaj Allahut, mbėshtetja nė Allahun (teuekul), qė Allahu dhe Pejgamberi i Tij tė jenė mė tė dashur pėr besimtarin se gjithkush tjetėr, shpresa pėr mėshirėn e Allahut dhe frika ndaj denimit tė tij, durimi me caktimin e Allahut dhe dorėzimi i plotė ndaj urdhėrit tė Tij, tė qenit i vėrtetė nė tė folur, pėrmbushja e detyrave, kthimin e amaneteve pronarėve tė tyre, mirėsjellja ndaj prindėrve, mbajtja e lidhjeve familjare, bashkėpunimi nė tė gjitha aktet e mira, bamirėsia dhe bujaria ndaj fqinjėve, jetimėve, njerėzve tė varfėr, udhėtarėve tė mbetur keq, shokėve, bashkėshortėve, shėrbėtorėve, drejtėsi dhe paanėsi nė tė folur dhe vepra, duke i thirrur njerėzit nė karakter tė mirė, si dhe aktet e vetėpėrmbajtjes siē janė vendosja e marėdhėnieve me ata tė cilėt janė ndarė, tė dhėnit atyre qė tė refuzojnė, dhe falja e atyre qė ju bėjnė keq. Urdhėrimi i njerėzve qė tė jenė sė bashku dhe kooperativė, dhe tė ndalurit ata nga mospajtimet dhe ndarja nė mes tyre po ashtu ėshtė pjesė e urdhėrimit nė atė qė ėshtė e mirė.

Pėrsa i pėrket tė keqes (munker) tė cilėn Allahu dhe Pejgamberi i Tij e kanė ndaluar, forma mė e rėndė dhe e fundit e saj ėshtė tė shoqėruarit ortak me Allahun. Shoqėrim do tė thotė qė t’i lutemi ndokujt apo diēkaje tjetėr krahas Allahut. Ky ortak mund tė jetė dielli, hėna, yjet apo planetet, ndonjė engjėll, njėri nga Pejgamberėt, ndonjė njeri i drejtė apo shenjtor, ndonjė prej xhinėve, fotografitė apo varret e ndonjėrit prej kėtyre, apo ēdo gjė tjetėr nė tė cilėn thirret pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Shoqėrim (shirku) po ashtu ėshtė kėrkimi i ndihmės nga ndonjė nga kėto qė u pėrmenden mė lart, apo tė bėrit sexhde atyre. E tėrė kjo dhe ēfarėdo e ngjashme me kėtė ėshtė shoqėrim (shirk) i ndaluar nga Allahu nė gjuhėt e tė gjithė Pejgamberėve tė Tij.

Ēdo gjė tė cilėn Allahu e ka ndaluar po ashtu ėshtė pjesė e sė keqes, siē ėshtė mbytja e paarsyeshme, uzurpimi i pronės sė njerėzve nė mėnyra tė ndaluara, uzurpimi i pronės me dhunė apo frikėsim, kamata, bixhozi, tė gjitha llojet e shitjeve apo kontratave tė cilat Pejgamberi i ka ndaluar, ndėrprerja e lidhjeve familjare, ashpėrsia ndaj prindėrve, mashtrimi nė peshim dhe matje, dhe ēfarėdo forme e shkeljes nė tė drejtat e tė tjerėve. Po ashtu, nė kėtė kategori janė tė gjitha aktet e shpikura tė “adhurimit” tė cilat Allahu dhe Pejgamberi i Tij s’i kanė urdhėruar apo lejuar.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:03   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

LE TĖ JETĖ URDHĖRIMI JUAJ PĖR TĖ MIRĖN NJĖ E MIRĖ NĖ VETVETE


Mirėdashėsia dhe simpatia janė mėnyra korrekte pėr urdhėrimin e tė mirės dhe ndalimit prej tė keqes. Pėr kėtė arsye, ėshtė thėnė:

“Le tė jetė urdhėrimi juaj pėr tė mirėn njė e mirė nė vetvete, dhe le tė mos jetė i keq ndalimi juaj prej tė keqes.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:15   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DOBITĖ DUHET TĖ JENĖ MĖ TĖ MĖDHA SE PASOJAT NEGATIVE


Duke qenė urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes njėra prej detyrave mė tė mėdha apo akteve mė tė lavdėrueshme nė Islam, ėshtė e domosdoshme qė dobia kėtu tė jetė mė e madhe se pasojat e saj negative. Ky ėshtė shpirti i pėrgjithshėm i porosive tė Pejgamberėve dhe librave tė shpallur, dhe Allahu nuk e pėlqen kaosin dhe ēoroditjen. Tėrė ajo ēka Allahu ka urdhėruar ėshtė e dobishme dhe mėshirė e dobisė. Allahu e ka lavdėruar namazin (tė kundėrtėn e ēoroditjes) dhe “muslihin” (reformuesit, apo ata tė cilėt nxisin nė namaz). Dhe Ai i ka lavdėruar ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira (salihat), kurse e ka dėnuar ērregullimin (fesad) dhe ata qė e shkaktojnė atė nė shumė vende nė Kur’an. Kėshtu, kurdo qė efektet e kundėrta (mafsada) tė ndonjė akti tė urdhėrimit apo ndalimit janė mė tė mėdha se dobia e tij (maslaha), kjo s’ėshtė mė pjesė e asaj qė Allahu nė ka urdhėruar neve, edhe nėse ėshtė rasti qė tė lihen detyrat apo tė bėrit e tė ndaluarės. Kjo sepse besimtarit i takon qė t’i frikėsohet Allahut nė lidhje me robėrit e Tij, dhe udhėzimi i tyre s’ėshtė pėrgjegjėsi e tij. Kjo ėshtė pjesė e domethėnies sė ajetit nė tė cilin Allahu thotė:

O ju qė besoni, ruajeni veten tuaj! Ai qė shmanget s’do t’ju dėmtojė kur jeni nė rrugė tė drejtė. (Kur’an 5:105)

“Mbajtja me udhėzim” arrihet vetėm duke pėrmbushur dhe zbatuar tė gjitha detyrat. Kėshtu, kur njė Musliman e bėn atė qė ėshtė e detyrueshme pėr tė duke urdhėruar pėr tė mirėn dhe ndaluar prej tė keqes, mu ashtu siē i ka pėrmbushur tė gjitha detyrat tjera, shmangia e atyre qė shmangen nuk do t’i bėjė atij ndonjė dėm.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.