Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-07-09, 13:01   #1
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri tjetrin

S’KAM FUQI TĖ KTHEHEM NĖ VENDLINDJE”
- “Edhe sot e kėsaj dite nuk e di se sa ditė kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumė u frikėsova, por shpėtova, nuk na ndodhi asgjė. Na i dhanė tre minuta tė dilnim nga shtėpia, dhe dolėm. Kur arritėm nė Pejė, policia na ndali pėrsėri, na kėrkuan nga 50 DM pėr person nėse donim tė vazhdonim pėr nė Shqipėri. Ne kishim vetėm 200 DM, e ishim nėntė veta.
Kush do tė shpėtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim nė heshtje, ndėrkaq babai ua dorėzoi paratė dhe u tregoi se ishim nėntė veta. Na shikuan dhe pasi ia morėn nėnės dhe mua unazat nga duart, na lėshuan. Nė dalje tė Pejės, na ndali grupi tjetėr i policisė. Edhe ata na kėrkuan para dhe nuk do tė na lėshonin sikur njė familje nga Gllogjani tė mos i jepte 200 DM.
U nisėm. Disa metra mė larg, policia kishte ndalur kolonėn qė ishte e gjatė deri nė kufi. Ata ishin banorė nga fshatrat e Ferizajit, Suharekės, Rahovecit, Prizrenit, Malishevės e ndoshta edhe tė Gjakovės. Policia nuk lėshonte askėnd pa e kontrolluar dhe ne duhej tė prisnim nė rrugė. Edhe pse nuk bėnte shumė vapė, ishte vėshtirė tė rrije e tė prisje aty. Nuk kishim as ujė e as bukė. Policia nuk na lejonte as tė ktheheshim, por as tė vazhdonim, madje as tė uleshim. Ashtu nė kėmbė, tė mbėshtetur nė njėri-tjetrin, qėndruam mbi 11 orė. Kishte rėnė errėsira e parė kur kolona filloi tė lėvizė ngadalė. Ishim aq tė lodhur, por megjithatė, shpresonim se do tė arrinim tė gjallė nė Shqipėri. Rruga ishte e gjatė, por ajo u vėshtirėsua edhe mė shumė kur gjatė natės filloi njė shi i madh dhe mėngjesi gdhiu i ftohtė. Fėmijėt tė lodhur filluan tė qanin, e policėt ishin egėrsuar shumė. Si dukej, ata kishin humbur shokėt e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra pėr tė arritur deri te kufiri, dhe nė momentin kur arritėm tek vendi ku bėhej pengesa pėr vazhdimin e rrugės, policėt filluan tė na kontrollonin sėrish. Na preknin trupit, kurse meshkujt i rrihnin dhe i detyronin t’u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herėn e fundit na ndihmuan tė tjerėt. Kur vėllanė tim 12 vjeēar filluan ta rrihnin, unė i ika nga dora e policit qė po mė kontrollonte dhe u hodha mbi vėllanė. Doja qė, sė paku, njė tė rame t’ia marrė unė. Ėshtė vėllau i vetėm pas nėntė motrave. Polici qė po e rrihte, mė tėrhoqi pėr flokėt e gjata dhe mė drejtoi kah kryepolici, i cili nė prani tė kolonės, me majėn e thikės filloi tė m’i zhvishte rrobat. M’i hoqi tė gjitha nė prani tė babės, nėnės, vėllaut, burrit dhe fėmijėve tė mi. Fėmijėt filluan tė qajnė me tė madhe, por aq u bėnte atyre, dhe kryepolici mė tėrhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar qė ishte nė afėrsi tė rrugės.
Mė hodhėn mbi tavolinė, m’i lidhėn duart pėr tė, tė cilėn siē duket e kishin pėrgatitur enkas pėr t’i dhunuar femrat shqiptare. E di qė pasi filloi tė mė ēnderojė, me kokė i rashė tavolinės, kurse ata qeshnin e flisnin sikur tė ishin nė spektakėl. Tėrė kėtė e shihnin edhe tė afėrmit e mi, e shihnin edhe qytetarėt e tjerė dhe tėrė kolona e gjatė qė po lėvizte andej. Si nė ėndėrr mė kujtohet kur i urdhėruan familjarėt e mi tė ecin. Edhe sot mė tingėllon nė kokė zėri i nėnės sime, e cila nuk kishte dashur tė vazhdojė pa mua. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet se ku ėshtė.
Mė kujtohet se pėrveē dhunimit, mė goditėn disa herė me kondak nė kokė. Nuk mė kujtohet si, dhe kush mė ka dėrguar deri nė Kukės, por e di se aty kam dėgjuar edhe shumė klithma, dhe shumė gjėmė, shumė thirrje pėr ndihmė nga shumė femra tė tjera qė i dhunuan. Nė spitalin e Tiranės qėndrova e shtrirė 19 ditė. Gjashtė ditė me radhė mė kishte qėndruar burri tek koka, e unė nuk e njihja. Nga goditja nė kokė kisha harruar ēdo gjė. Vetėm zėri i bijės sime 5 vjeēare qė mė thėrriste e qante pse nuk i flisja, mė nxori nga ajo komė, qė edhe mjekėt u befasuan. Sot nuk kam fuqi tė shkoj e tė jetoj nė vendin ku kam jetuar mė herėt me burrin dhe fėmijėt. Nuk mund tė kthehem as nė vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Mė vjen turp pėr atė qė mė ka ndodhur. E kanė parė edhe qindra bashkėfshatarė tė mi. Unė kam pasur fatin tė mė kuptojė burri, por jetoj me dy plagė qė nuk do tė mė shėrohen kurrė. Jetoj me plagėn qė ma morėn nėnėn, dhe me plagėn e dhunimit, qė ėshtė mė e rėndė se vdekja”, - theksoi, nė fund tė rrėfimit, D.R. nga njė fshat i Pejės.


__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-07-09, 13:01   #2
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

JETA MA KTHEU SHPINĖN ATĖHERĖ, E TASH VETĖM E SHIKOJ ATĖ”
Bedrija jeton e vetmuar, dhe ēdo ditė heq tė zitė e ullirit pėr tė siguruar kafshatėn e gojės. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte njė banesė e improvizuar mbi kulmin e njė ndėrtese nė lagjen “Dardania” nė Prishtinė. Banesa gjysmė e errėt, me mobile shumė tė vjetra, toka pa mbulojė dhe banje, e parregulluar, ngjanin me shtėpitė e vjetra tė fshatrave rurale nė shumė komuna tė varfra nė Kosovė. Nė njė nga dollapėt e pakėt qė kishte improvizuar nė afėrsi tė shtratit, ajo kishte lėnė rrobat e saja tė pakta, disa libra, dhe pothuajse hapėsirėn mė tė madhe e kishte lėnė pėr disa fotografi qė ishin gjysmė tė grisura dhe tė pėrlyera.
Ajo qė binte nė sy mbi tė gjitha, ishte njė nga fotografitė e saj gjysmė e djegur, tė cilėn ajo e kishte futur nė njė kornizė tė vlefshme. Fytyra e saj ndonėse e bukur, qė larg tė jepte tė kuptosh se ishte e mėrzitur. Edhe gjatė pėrshėndetjes dhe fjalėve tė zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mėnyra se si vėshtronte njerėzit tė jepte tė kuptosh, se ajo ishte e shqetėsuar. Bedrija, derisa po i largonte mbulojat e shtratit dhe bėnte njė vend tė ulej, lėshoi njė ofshamė dhe fshehurazi kafshoi buzėn sikur donte tė fshihte diēka.
U ul nė shtratin e vjetėr qė mezi i ngjante njė shtrati, dhe pa pasur nevojė ta pyesėsh asgjė me sytė e pėrlotur foli:
“E sheh kėtė banesė? Kėtu jetoj tani dy vjet. Do tė pajtohesha pėr skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur tė kisha njė ēmim mė tė lirė pėr qiranė. Unė pėr kėtė qymez detyrohem tė paguaj ēdo muaj nga 100 DM. Kėshtu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tėrheq shtratin nė mes tė dhomės, dhe nė katėr vende nė kėtė dhomė, nėse mund ta quaj dhomė, detyrohem tė vendosi enė qė ta presin shiun. Kėshtu e kisha edhe gjatė gjithė dimrit tė kaluar. Merre me mend si mund tė ngrohet njeriu nė kėtė banesė, kur ka vrima, dhe tė ftohtit depėrton brenda. Zot si po qėndroj..., po ky nuk ėshtė halli im i vetėm. Nuk vuaj pse nuk kam banesė mė tė mirė, pse jetoj me 240 DM, aq i marr nga puna si infermiere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukėn thatė, edhe pa kripė... Halli im ėshtė i madh, shumė i madh, e unė duhet tė bėhem si tė gjithė, tė punoj, tė jetoj dhe aktroj pėr tė mos u dhėnė mundėsinė njerėzve tė kėnaqen me fatkeqėsinė time“.
Deshi tė vazhdojė tė flas edhe mė Bedrija, por me duar mbuloi fytyrėn e saj tė bukur qė sa vinte e zverdhej edhe mė dhe ashtu nė heshtje qau pėr disa minuta. Qante dhe herė pas here shtrėngonte duart e saj qė i dridheshin dhe ajo pėrpiqej t’i fshihte duke i shtrėnguar nė mes vete, e herė duke i futur nė mes tė gjunjėve qė i dridheshin. Nė dhomėn gjysmė tė errėt dėnesja e saj bėhej edhe mė e rėndė, dhe lotėt qė i bashkoheshin nė mjekėr sikur tėrė botėn e kthenin nė epokėn e rėndė tė luftės, e cila ende nuk ka marrė fund pėr tė gjithė njerėzit.
Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia nė kornizė, e mori atė nė dorė dhe pasi mori frymė thellė tha:
“I sheh kėta njerėz, janė njerėzit e mi mė tė dashur qė kam pasur. Ėshtė babai, nėna, vėllau im i vetėm dhe unė. Janė kėto ditėt kur unė isha fėmijė, kur nuk kuptoja se ēka po ndodhte rreth meje, kur unė me vėllanė merresha me lojėrat fėmijėrore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte tė rėndėsishme t’i dėgjonte lajmet, tė dinte ēka po ndodhte rreth nesh dhe me ne. Ai e dinte se koha qė po vinte, pėr ne ishte e tmerrshme, se lufta ishte e pashmangshme dhe se pėr liri duhej sakrifica qė pėr tė ardhmen duhej punuar.
E unė si ēdo fėmijė pėrpiqesha tė kėnaqesha me ato qė kisha, pa e kuptuar se policėt qė endeshin e plaēkitnin ēdo ditė nė qytetin tonė, njė ditė do tė jenė ata qė do tė ma marrin lumturinė mua, dhe njerėzve tė qytetit tim. Babai nganjėherė si nė mahi na thoshte: Nėse mua mė ndodh diēka apo ndonjėrit nga ne, ata qė mbesin duhet tė vazhdojnė tė jetojnė me lirinė qė vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrėnjėt nė gjak. Unė ato i shihja si fjalė tė urta tė popullit pa e kuptuar se ato ishin udhėrrėfim i vėrtetė dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditė ishin shumė, shumė afėr. Kur serbėt bėnė masakėr mbi Jasharajt, babai na tha: “Kjo ėshtė ajo qė jam pėrpjekur t’ua sqaroj me vite, serbėt janė tė tillė, ata pėr ta mbajtur Kosovėn tė pushtuar, bėjnė ēdo gjė dhe po i njėjti fat do t’i ndjek edhe shumė familje kosovare. Derisa tė mbarojė lufta, Kosovės do t’i bėhen edhe shumė familje dėshmore, do t’i kushtojė shumė shtrenjtė liria, por ajo duhet tė vijė me ēdo ēmim, sepse ėshtė koha e fundit qė ne kosovarėt duhet tė zgjohemi dhe ta marrim pushkėn e lirisė nė dorė”.
Atėherė e kuptova se babai fliste tėrė kohėn pėr njė luftė tė afėrt, por qė edhe unė si tė gjithė fėmijėt, frikėn e mbaja, por nuk guxoja tė besoja se ajo do tė mė ndodhte mua, mua qė isha rritur e pėrkėdhelur nga familja dhe njė ditė do tė mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askėnd nė kėtė botė…“.
Dhe vaji prapė ia ndali fjalėt nė fyt dhe kėtė herė ajo u ngrit nė kėmbė dhe sillej nėpėr dhomė e trishtuar duke i fėrkuar duart mes tyre.
“Pas masakrės sė Prekazit, babai nuk e fshihte mė nga ne fėmijėt se ishte i lidhur me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe se po punonte me komandėn e tyre. Kishte edhe me nga dhjetė ditė qė nuk vinte nė shtėpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehri, edhe pse as unė e as vėllai im nuk ishim mė fėmijė. Nė shtator u vra dhe botėn e shihja si tė rrėnuar, si ferri vetė. Atė kohė mendoja se nuk ka asgjė nė botė qė do tė mė bėnte mė tė mėrzitur. Muaj mė vonė njerėzit e UĒK-sė, na u lutėn qė ta lėshojmė shtėpinė dhe tė shkojmė nė njė vend mė tė sigurt, por nėna tha: “Do tė rrimė tė presim edhe ne, le tė bėhet me ne ēka tė bėhet me gjithė Gjakovėn”, dhe aty mbetėm. Kur filluan bombardimet dhe filluan t’i vrasin njerėzit, nėna nuk fliste asgjė, ndoshta atėherė e kuptoi pse duhej tė vendoseshim nė vend mė tė sigurt.
Ditėn e katėrt kur ushtarėt serbė na erdhėn nė shtėpi, pushkatuan nėnėn dhe vėllanė. Mua mė morėn me vete, mė dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, pėr sė gjalli, e dogjėn me cigare sa mė nuk kam forcė ta kujtoj. Sa herė e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmėt e dhunimit sikur vdes diēka nė mua dhe tani jeta ime ėshtė shkatėrruar pėrgjithmonė.
Tani, jetoj pa asnjė ndihmė edh pse do tė duhej dikush tė mendonte pėr mua.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 13:02   #3
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

JU LUTEM, MĖ LINI TE VDES!”
Kur ushtarėt e sollėn H.N. nė spitalin ushtarak, ajo ishte nė mes jetės dhe vdekjes. Ndonėse mjekėt ushtarakė nuk dinin si ta ndihmonin, pasi qė ajo ishte e dhunuar, ata ftuan njė mjeke femėr qė ishte nė zonėn tjetėr. E tėra ē’po bėnin ata ishte se po i jepnin gjak, ndonėse gjaku nga plagėt vazhdonte t’i rridhte. Mjekėt donin ta shpėtonin me ēdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonėse gjinekologe e padiplomuar, vendosi qė, edhe nė ato kushte ēfarė ishin, ta bėnte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetėr ndėrkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagėt e vajzės, i tha: “Mos e mundo, lėre tė vdes. E sheh se kanė filluar t'i dalin organet jashtė, unė nuk do t’i hyja njė pune tė tillė”.
Mjekja e re, e shqetėsuar, fshiu djersėt dhe iu drejtua koleges:
“Do tė mė ndihmosh apo jo?”.
“Unė mendoj se ėshtė rrezik, ajo mund tė vdesė”, foli prapė mjekja. Por, megjithatė, filloi tė pėrgatitet.
“Ajo edhe ashtu do tė vdesė, nėse nuk qepet shumė shpejtė, prandaj, tė lutem mė ndihmo, mos tė humbim kohė”, - foli mjekja e re, e cila kėrkoi ndihmėn nga infermieret.
Tė gjithė nė atė zonė tani ishin tė informuar pėr atė qė po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me tė gjithė, por ajo qė e bėnte tė ēmohej mė tepėr nga tė gjithė ishte kėmbėngulėsia e saj. Minutat ishin tė gjata, jo vetėm pėr H.N., por edhe pėr mjeken, edhe pėr ndihmėsit. Mė e rėnda ishte se kur po mbushej njė orė punė nė atė sallė operacioni, mbi atė zonė filluan granatimet. Tani mund tė vinte ndonjė i plagosur! Salla e vetme, ndėrkaq ishte e zėnė. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarėt filluan mbrojtjen. Dy granata ranė nė afėrsi tė spitalit. Mjekja e re pėr njė moment u tremb, por prapė vazhdoi punėn. Ēdo sekondė ishte luftė nė shumė fronte pėr tė dhe pėr tė tjerėt. Ajo pa se mitra e vajzės ishte e shqyer dhe se nė organet gjenitale i kishin futur rėrė, andaj vėshtirė e kishte ta qepte, pa e pastruar mirė ēdo pjesė tė plagės. Kur e pėrfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna pėrfundoi, por po aq u shqetėsua kur pa se edhe nė stomak kishte njė plagė tjetėr. Ndonėse e shqetėsuar, mjekja pėrfundoi punėn me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qėndronte te koka. Pasi e vėshtroi disa minuta, mjekja e re prapė e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagėt e tjera. Ajo filloi nga kėmbėt e gėrvishtura, pastaj u ndal nė gjoks, ku nė mes tė dy gjinjve kishte tė vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vėrejti njė copė xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirė dhe i vuri sipėr njė fashė. Pastaj prapė ia mbuloi trupin. Dhe, kur nė ditarin e saj filloi tė shkruante diēka, H.N., me gjithė zėrin e humbur, filloi tė gjėmonte.
“Mos lėviz, tė lutem, je e operuar!”, - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytė e saj tė zverdhur. “Pse?”, - pyeti ajo dhe dy lot i ranė nga sytė. “Ke qenė nė rrezik, por tani gjithēka ka pėrfunduar. Tė duhet forca, ndaj tė lutem, mos u mundo t’i kujtosh gjėrat qė tė kanė lėnduar, tani vetėm mbylli sytė dhe pėrpiqu tė pushosh”, - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte qė ishte operuar.
“Pse ma bėre kėtė, pse mė shpėtove? Tė lutėm mė le tė vdes! Tė lutem, ma bėj kėtė shėrbim! Te lutem…”, - i tha ajo dhe lotėt vazhdonin t'i binin nė flokė, e buza i dridhej pandėrprerė.
“Dėgjo, mos mendo, por vetėm pusho tani!” i tha mjekja, ndėrsa ajo, duke kafshuar buzėn, tundi kokėn nė shenjė mohimi.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 13:03   #4
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

“E VETMJA GJĖ QĖ MĖ KA MBETUR JANĖ FĖMIJĖT”
“Disa ditė, pasi filluan bombardimet, burri im mė tha: “Grua, njerėzit po vijnė nga tė gjitha pjesėt e Kosovės dhe po shkojnė nė Maqedoni e ne po rrimė kėtu. Po, sikur tė na zėnė tė gjallė policėt?” E shikoja dhe sikur e parandieja fatkeqėsinė qė do vinte. Jeta me dukej si diēka e pėrfunduar dhe e shkuar. I tėrė trupi filloi tė mė dridhej. I pėrgatita fėmijėt, mora ca ushqime me vete, dhe kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova edhe njė herė nga shtėpia dhe i thashė burrit: “Diēka mė tė vėshtirė nuk kam pėrjetuar, a do tė mund tė kthehemi prapė nė kėtė shtėpi, t’i kthehemi jetės sonė?” Ai mė shikoi, por nuk m’u pėrgjigj, ndėrsa unė qaja nė heshtje qė tė mos i shqetėsoja fėmijėt. Pak metra para se t’i bashkohemi kolonės qė vinte nga mesi i Kosovės, na ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorėn burrin nga vetura, duke e goditur me kondak tė pushkės. Fėmijėt filluan tė qajnė, qaja edhe unė. Por, kur m’u afruan mua e mė nxorėn nga vetura, fėmijėt filluan tė qajnė edhe mė shumė. Mua nuk mė goditnin, por mė vėshtronin dhe silleshin vėrdallė rreth meje. Pas pak e thirrėn dikė nga larg qė tė vinte. “E ke njė peshk”, - i thanė. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi njė me mjekėr tė gjatė dhe me sy tė skuqur, tė cilit, qė nga larg, i vinte era raki. Ai, duke e folur njė shqipe tė bastarduar, mė tha: “Ti je shqiptarja mė e bukur qė kam pare, dhe do tė jesh shqiptarja mė e bukur qė do ta kem nė shtrat”. Unė fillova t’i lutėm, qaja dhe nuk i ndaja sytė nga burri, ai ishte para meje. Aty i kisha edhe fėmijėt.
“I dua ditėt kur mė luten e mė pėrulen shqiptarėt, mė vjen ēdo gjė si ėmbėlsirė. Ti mė je ėmbėlsira mė e ėmbėl qė kam pasur nga shqiptarėt” - tha.
“Kjo ėshtė mėsuese, ndaj ta shohim ēka i mėson shqiptarėt”, - i foli njė tjetėr. “Aq mė mirė. Merre kamerėn se mė nuk mund tė pres. Dua ta kem menjėherė”, - foli ai me mjekėr dhe filloi t’i zhveshė pantallonat. Dy nga ata m’i mbanin duart, kurse ai filloi tė mė zhveshė. ‘Do t’ju jap para dhe ari, vetėm kėtė mos e bėni’, - u thashė unė dhe njėri ma lėshoi dorėn. “Shko dhe sillmi”, - tha, e unė shkova t'i sjell nga vetura. I mora dhe ua dhashė, por qėndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma lėshuan burrin e as mua. Ai qė e mori kamerėn u tha tė startonin. Burri dridhej i tėri. Njėri prej tyre filloi tė mė zhveshė e tė tjerėt qeshnin rreth meje. Kur ai filloi tė mė ēnderojė, burri provoi t’u ikė e tė mė ndihmojė, por njė tjetėr, qė kishte qenė pas shpine, me automatik shkrepi nė trupin e tij tėrė karikatorin e automatikut. Aq shumė klitha, klithėn edhe fėmijėt, provoja t'u iki, tė bėj diēka, por ata vetėm argėtoheshin me pėrpjekjen time. Nga vetura dolėn edhe fėmijėt. Ata u hodhėn mbi trupin e pėrgjakur tė babait tė tyre, e mua mė ēnderonin vetėm disa metra mė tej. Nuk ka fjalė, e as shprehje ta pėrshkruaj atė dhimbje e atė nėnēmim qė ndjeja unė nė ato ēaste. Disa minuta mė vonė, ai qė mbante kamerėn, e drejtoi kah fėmijėt mbi babanė e vrarė, pėr t'i regjistruar lotėt e vajin e tyre aty. “Edhe kjo na duhet, do tė jetė skenė e mrekullueshme pėr stimulim tė tė rinjėve”, - fliste njėri. Mė vonė, fėmijėt i futėn nė veturėn e dikujt, kurse veturėn tonė e morėn nė oborrin ku ishin strehuar. Me mua lozėn edhe disa tė tjerė dhe sė fundi mė mbyllėn nė bodrumin e njė shtėpie aty afėr. Aty mė mbajtėn disa ditė, e kisha humbur edhe drejtpeshimin, edhe fuqinė. Nuk ngjasoja nė njė njeri normal, mė ēnderuan prapė, nuk mė kujtohet sa, por njė gjė qė e di, ėshtė se kur mė kanė hedhur nė rrugė, mė mori njė familje, e cila mė ndihmoi shumė. Kurrė nuk ia harroj gruas qė m'i lante plagėt, kur unė flisja pėr dhunimin, ajo mė ngushėllonte. Ajo mė ngushėllonte edhe pėr fėmijėt, mė premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fėmijėt e gjallė. Ajo familje nga Ferizaj mė ka pėrkrahur e mė ka ndihmuar shumė. Ata mė ndihmuan edhe kur i gjeta fėmijėt, edhe kur u nisėm pėr nė Kosovė. Nė oborr gjeta vetėm rrėnojat, dhe tani jam edhe pa burrė, edhe pa shtėpi, edhe e ēnderuar. Nė jetė mė mbajnė vetėm fėmijėt”, - tha me lot nė sy mėsuesja nga rrethi i Kaēanikut.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 13:03   #5
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

JETA E SAJ PĖRFUNDOI NĖ VALĖT E ADRIATIKUT
Ditėn qė ishin dėbuar nga shtėpia, ajo kishte qarė aq shumė, sa tė gjithė tė pranishmit kishin thėnė se do t'i pėlciste zemra.
“A do t'i takoj mė vėllezėrit, a do bėhemi bashkė ndonjėherė mė nė tokėn e Kosovės”, - kishte pyetur ajo dhjetėra herė. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturėn dhe iu kishte bashkangjitur kolonės. Edhe kur tė gjithė po flinin nė veturė, ajo rrinte zgjuar dhe herė pas here dilte tė tymoste cigare. Tė nesėrmen e ėma e kishte qortuar pse dilte jashtė e vetmuar dhe ajo vetėm e kishte shikuar, pastaj me zėrin e qetė i kishte thėnė: “Moj nėnė, kjo ikje po mė duket si vdekje, andaj s'ėshtė gjė edhe po tė mė marrė ndonjė plumb”.
I ati, qė ishte i plagosur, i thoshte: “Bija ime, unė nuk do tė qėndroj edhe gjatė. Ti duhet tė kujdesesh pėr familjen. Mos rri jashtė shumė, se po tė panė shkijet, vaj halli. Do tė tė marrin. Je aq e bukur dhe u bie nė sy”.
Edhe ditėn e dytė prapė H.S. nuk futi gjė nė gojė. Ishte buzėmbrėmje. Policėt serbė filluan t'ua grabisin veturat shqiptarėve. H.S., nuk brengosej pėr veturėn, por pėr babanė e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerėzit jashtė, sikur u trimėrua. “Nuk e jap veturėn, kam njeriun e sėmurė brenda”, - tha ajo. Kurse njėri nga policėt urdhėroi: “Merreni bashkė me veturė”. E kotė ishte tani pėrpjekja e saj qė tė dilte jashtė. Aty hynė dy policė qė ia nxorėn familjarėt jashtė. Derisa familjarėt mbetėn jashtė, atė e dėrguan nė njė shtėpi nė Kaēanik, dhe ia lidhėn duart e kėmbėt. Tė nesėrmen nė mėngjes ajo pa si i vranė dy tė rinj mu nė atė oborr. “Sė paku nuk do tė pėrfundoj nė duart e tyre”, - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumė dhe i erdhėn po ata tė dy qė e morėn me veturė. “Do tė lindėsh fėmijė serbi, moj shqiptare”, - i kishte thėnė njėri nga policėt. Ndėrsa, tjetri filloi t’ia prekė flokėt qė iu kishin shprishur nė atė dhomė tė ftohtė. Ajo deshi t'i ikė, por dora e tij e fortė e tėrhoqi pėr flokė afėr vetes, dhe si gjarpėr i ftohtė, filloi t'ia prekė trupin e njomė. Kot u pėrpoq t'i bėjė rezistencė. Ata ishin dy, ndėrsa kjo duart i kishte tė lidhura me pranga. Ata e ēnderuan derisa u ngopėn, kurse ajo fytyrėn e kishte tė pėrgjakur, sepse e kishin grushtuar disa herė nė kokė dhe nga hundėt i rridhte gjak. Kur policėt po dilnin nga dhoma, ajo i pėshtyu, por njėri nga ata e tėrhoqi zvarrė dhe i tha: “Kėshtu do ta kesh ēdo natė, derisa tė ma lindėsh fėmijėn. Mos provo tė bėsh diēka, se familjen tėnde e kam nė dorė, a e ke harruar kėtė”. Ishte dita e pestė qė ajo s'kishte futur asgjė nė gojė dhe shpresonte tė vdiste sa mė shpejt. Kur po errėsohej, barbarėt i erdhėn prapė. Ajo e luste zotin tė vdiste. Ata prapė e dhunuan. Dhe sėrish, para se tė dilnin, i thanė se do tė lindė fėmijėn e serbit. “Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do tė mė ngjajė mua, e do t'iu vrasė juve”, - u kishte thėnė ajo. Njėri nga ata ishte kthyer me rrėmbim dhe thikėn e tij ia kishte futur nė bark. Asaj i kishte humbur vetėdija, por nuk kishte vdekur. Mė vonė e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbėshtjellė me njė batanije. Vetėm pasi i hapi sytė disa herė, dikush i tha se ishin nė autobus dhe se udhėtonin pėr nė Shqipėri. Kur kishin hyrė nė Shqipėri, me helikopter e kishin dėrguar nė spitalin e Tiranės. Pasi qė e kishte tė lėnduar shumė pjesėn e barkut, ku ia kishin ngulur thikėn, ajo duhej tė dėrgohej pėr shėrim nė Itali. Atė natė, kur e dėrguan nė Durrės prej nga duhej tė nisej pėr nė Itali, ajo nuk fjeti. Tė nesėrmen e gjetėn tė vdekur nė valėt e Adriatikut.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-09, 13:04   #6
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

TRAGJEDI NĖ NJĖ FAMILJE
Dhe, derisa unė po mendoja njė polic qė na rrinte pas shpine, tri herė me revole shkrepi nė trupin e djalit tim tė vetėm. Klitha aq shumė, sa s'di si nuk u shembėn malet, si nuk e dėgjoi Zoti klithjen dhe dhembjen time. Djali ra pėrtokė dhe vdiq duke mė shikuar, sikur kėrkonte ndihmė nga nėna, e unė isha aq e pafuqishme.
“Ato ditė kur nisi lufta, aq shumė isha e shqetėsuar, sa kishte ditė tė tėra qė i kaloja me lot e vajė. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkohej radhėve tė ushtrisė sonė, as nuk na nxirrte nga fshati. Fėmijėt si fėmijėt, kur dėgjoheshin tė shtėna nga armėt e rėnda frikėsoheshin, se shkrepjet automatike mė nuk u bėnin pėrshtypje, luanin si tė mos ndodhte asgjė. Unė, si nėnė qė isha, pėrveē frikės nga ajo qė dihej e shihej, frikėsohesha pėr fėmijėt. Kishte net qė kur fillonin luftimet dhe dėgjoheshin tė shtėnat, detyroheshim t’i merrnin fėmijėt ashtu fjetur siē ishin ata, e tė iknim nė malin mė tė afėrt. Nuk mė hiqeshin lotėt nga fytyra. O Zot, sa lot qė derdha dhe lutja ime e vetme ishte qė tė mos shoh kurrė tė m’u ndodhė ndonjė e keqe fėmijėve tė mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndėrsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzėn trembėdhjetė vjeēe dhe mė mirė njė plumb se tė ta dhunojnė serbėt, prandaj ki mendjen, kujdesu qė pėr tė gjallė kurrė tė mos bie nė dorė tė armikut. Madje, ia pata parė pėr tė madhe nėnės sime, kur mė tha: “Unė e dėshiroj vdekjen e fėmijėve tė mi, e jo tė mė bien nė dorė tė shkaut, se unė e di ēka bėn shkau”. Dhe, derisa unė po ballafaqohesha me problemet e vajzės, ditėt iknin e burri im, si grua e ligė, kishte ditė qė nuk dilte as pėr dru. Kisha katėrmbėdhjetė vjet martesė me tė dhe kurrė nuk mė ishte dukur mė i marrė. Kur e nxorėn vajzėn e plagosur nga Kosova, qeshė liruar dhe djalit nėntėvjeēar i thashė, para burrit: “Biri im, sikur tė ishe pak mė i madh e tė rreshtoheshim nė radhėt e UĒK-sė, atje do tė ishim mė tė sigurt dhe vetėm atje do tė mund t’i shėrbenim atdheut”. Djali ia kishte thėnė tė atit, ndėrsa ai mė tha: “Ti mund tė shkosh, unė dua tė vdes kėtu, unė s’jam i pushkės, do tė rri tė vritem si qyqar, e ti nėse shkon, nuk je mė gruaja ime”. Qė nga ajo ditė, aq shumė mė kanė munduar fjalėt e tij, por llogaritja se Zoti s'do tė ma kthente shpinėn. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tės, filloi me luftime tė rrepta. Ne mbetėm nė fshat me dy tri familje tjera edhe kur policėt na u afruan disa kilometra, e luta tė tėrhiqeshim, por ai tha: „Unė e djali do tė mbesim kėtu. Nuk ta lėshoj djalin tė ma marrėsh, pėr shkak tėndin qė po lėvizje tė merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. “Po kush do tė duhej t’i sillte drutė, ēka do tė haje ti dhe fėmijėt“, e pyeta ashpėr dhe u shkreha nė vaj. Mendova disa orė se ndoshta ėshtė mė mirė qė mos t’i kundėrshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Nė mbrėmje, plumbat na vinin nga tė gjitha anėt, nuk mbeti asnjė mur pa u shpuar, por Zoti ndoshta deshi tė mos vdisnim aty. Kur u qetėsuan pak gjuajtjet, mendova se po shpėtojmė, por ata na kishin rrethuar. Burri im, kur i vėrejti shkoi dhe hyri nė kotec tė pulave, ndėrsa unė e djali vetėm po rrinim tė heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derės me kėmbė, e kapa djalin pėr dore dhe i thashė: “Bir, ēka do qė tė ndodhė, pėrpiqu qė tė shpėtosh, unė mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lėshonte dorėn, policia na nxori tė dyve nė mes tė oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjėra tė vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nėse nuk na jep para dhe ar, do tė ta vrasim djalin. U pėrpoqa ta gjej pak ar, qė e kisha, pėr ta shpėtuar djalin, por burri i kishte marrė tė gjitha me vete, edhe paratė edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, mė kėrcėnoheshin policėt. Ai (burri), nė kotec, nuk bėnte zė, e donte shpirtin e vet mė shumė se djalin. Unė mbeta nė mes tė oborrit, tė shkoja te ai frikėsohesha se do tė ma vrasin djalin, tė mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unė po mendoja njė polic qė na rrinte pas shpine, tri herė me revole shkrepi nė trupin e djalit tim tė vetėm. Klitha aq shumė sa s'di si nuk u shembėn malet, si nuk e dėgjoi Zoti dhembjen time. Djali ra pėrtokė dhe vdiq, duke mė shikuar, sikur kėrkonte ndihmė nga nėna, e unė isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do tė shkojnė, njėri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashė burrin tim tek po shikonte dhe ende qėndronte pa lėvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici qė nuk po kuptonte ēka thashė mė ra me kėmbė, e unė u rrokullisa disa metra mė poshtė. Ata folėn diēka, qė unė nuk e kuptova dhe njėri nga ata u vėrsul mbi mua. M’i shqeu tė gjitha rrobat qė tė mė ēnderonte. Burri im ende vazhdonte tė shikonte herė pas here, e unė nga dhembjet s'kisha mė zė as tė qaja. Mė kujtohet qė kur m’i zgjidhėn duart, me njė copė druri i rashė njėrit nga policėt, por nga aty munda tė ikė, vetėm disa metra mė tutje, ngase aty kishte pasur edhe shumė policė tė tjerė. Edhe disa nga ata, me radhė, kanė luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetėdijen. Disa ditė mė vonė, mė kishin marrė disa banorė tė njė fshati tė afėrm pėr tė m’i mjekuar plagėt qė m’i kishin shkaktuar me thika nė trupin tim. Gjatė gjithė kohės sė bombardimeve vėllai dhe nusja e vėllait mė bartėn nga mali nė mal pėr tė mė shpėtuar tė gjallė. Katėr ditė pasi pėrfundoi lufta, vėllai tjetėr, i cili kishte dėgjuar se mė kanė vrarė, erdhi bashkė me burrin tim dhe pasi mė shikoi, mė tha: “Mė mirė tė kishe vdekur, tani je pa fėmijė dhe pa burrė, ėshtė dashur ta vrasėsh veten, je fajtore qė tė dhunuan serbėt”. “Unė fajtore! Ngase ti i more paratė dhe nuk ua dhe barbarėve ta shpėtosh djalin tėnd, unė fajtore qė ti nuk na le tė dalim nga fshati edhe atėherė kur tė gjithė e shihnim rrezikun”, -pyesja dhe qaja.
-“Motrėn tėnde e dhunuan ushtarėt serbė dhe unė s'mund ta kem mė grua”, -i tha ai vėllait tim dhe eci, pėr tė mos u kthyer kurrė mė, - pėrfundon rrėfimin e vet R.R., nga njė fshat i Therandės.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.