Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-09-11, 14:34   #226
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Byhler: Potenciali i dhunės nė veri i lartė

Gjendja nė veri tė Kosovės mbetet ende shpėrthyese ku potenciali i dhunės mbetet i lartė, ka deklaruar tė martėn komandanti nė largim i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Byhler.
Ai ka tėrhequr vėrejtjen se pėrderisa politika po e humb ndikimin e vet te popullata, strukturat kriminale po sundojnė atje, dhe nė mungesė tė funksionimit tė organeve tė rendit dhe ligjit, kėto struktura po i diktojnė rregullat e veta.
Gjatė njė konference qė Byhler mbajti nė pėrmbyllje tė mandatit tė tij, ai ka ftuar tė gjithė qė tė bėjnė njė ndarje tė qartė ndėrmjet popullatės serbe dhe strukturave kriminale, duke thėnė se nuk mund tė bėhet asnjė krahasim, pasi qė atje, sipas tij, strukturat kriminale janė njė pakicė, kurse popullata qė dėshiron tė jetojė nė paqe e qetėsi, pėrbėn shumicėn.
Por, ka nėnvizuar Byhler, kjo popullatė po i nėnshtrohet frikėsimit dhe kėrcėnimit pikėrisht nga strukturat e krimit tė organizuar.
Komandanti nė largim i KFOR-it e ka pėrshkruar gjendjen nė veri aktualisht si tė qetė, por edhe me potencial shpėrthyes.
“Potenciali pėr dhunė mbetet ende i lartė. Kriminelėt dhe strukturat radikale vazhdojnė tė ndikojnė tek popullata nė veri duke kėrkuar mbėshtetje mė tė fuqishme”, tha Byhler.
Ai tha po ashtu se interesi mė i madh i kėtij organizimi kriminal ėshtė ai financiar, ndonėse parashikoi se nė tė ardhmen kėto mundėsi pėr financa po u zvogėlohen.
Zgjidhja e problemeve nė veri, nėnvizoi ai, duhet kėrkuar pėrmes dialogut.
Ai tha se njė rol tė madh kėtu mund tė luaj edhe Serbia. Sipas bindjeve tė tij, edhe Serbia ka interes tė madh qė kriminelėt tė kapen dhe hiqen qafesh.
Byhler ka lavdėruar disa hapa qė Policia e Serbisė i ka ndėrmarrė nė anėn tjetėr tė kufirit pėr reduktimin e kontrabandės, sidomos me derivate tė naftės.
Ne duhet tė vazhdojmė sė bashku me policinė pėr kapjen e strukturave kriminale, tha Byhler, duke tėrhequr vėrejtjen se strukturat kriminale po e lėkundin veriun, pėrderisa politika po e humb kontrollin tek popullata.
“Disa nga kėta radikalė janė tė lidhur me bandat e organizuara tė rrugės dhe huliganėt tė cilėt janė tė pėrgatitur dhe kanė pėrdorur nė fakt armėt e zjarrit, eksplozivėt dhe koktej molotovi”, ka thėnė Byhler.
Pėr shkak tė kėtyre rrethanave nė veri nuk ka pasur njė funksionim tė organeve tė drejtėsisė e sigurisė, prandaj edhe ekstremistėt i pėrcaktojnė rregullat e veta tė cilat ua imponojnė edhe popullatės, tha Byhler.
Ai i ka siguruar kosovarėt se nė pjesėn e parė tė vitit 2012 nuk pritet ndonjė vendim i ri pėr shkurtimin e numrit tė trupave tė KFOR-it nė Kosovė.
Ai tha se shkurtimet e mėtutjeshme tė trupave mund ta sillnin KFOR-in nė situatė qė tė mos mund tė ballafaqohej me sfidat siē ishin ato nė veri tė Kosovės.
Po tė martėn, edhe ambasadori amerikan nė Prishtinė, Kristofer Dell ka folur pėr zhvillimet e fundit nė veri.
Dell tha se javėve tė fundit kemi parė sesi liderėt lokalė dhe institucionet e Kosovės mund tė punojnė sė bashku pėr tė ndėrtuar njė ambient tė sigurt.
“Mendoj se pėrparėsia pas 25 korrikut qėndron pikėrisht nė faktin sesi liderėt politikė tė pėrgjegjshėm, pastaj udhėheqėsit religjiozė tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, vendosėn besimin nė institucione. Dhe si rezultat nuk pamė dhunėn ndėretnike sikurse nė vitin 2004, por pamė njė vend stabil, paqėsor dhe rezistues ndaj atyre qė tentuan tė provokojnė konflikt ndėretnik midis komuniteteve”, ka thėnė Dell.
Ai tha po ashtu se SHBA ėshtė e pėrkushtuar pėr tė parė zbatimin e plotė tė Pakos sė Ahtisarit, pėrfshirė edhe krijimin e komunės sė re tė Mitrovicės sė Veriut.
“Siē e kemi parė nė komunat e reja nė Kosovė, liderėt legjitimė tė zgjedhur janė mė tė pėrgjegjshėm ndaj nevojave tė qytetarėve”, ka deklaruar Dell.
Ai tha po ashtu se ky ėshtė proces i duhur qė pėrmes liderėve tė zgjedhur, strukturat paralele nė prapavijė do tė zhduken, sepse qytetarėt nuk do tė kenė nevojė t’iu drejtohen atyre.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-09-11, 14:45   #227
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ekskluzive: Thaēi e Tadiq u takuan 2 herė






Hashim Thaēi, kryeministėr i Kosovės i ka shtrirė dorėn dy herė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq. Zbulimin e bėjnė kabllogramet e WikiLeaks, tė cilat ka arritur t’i identifikojė ekskluzivisht portali Indeksonline.

E para qė e konfirmon takimin ėshtė njė dokument i dėrguar nga Misioni i SHBA-sė nė OKB, nė janar 2008.

Aty ambasadori i atėhershėm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiq, qė i kishte treguar pėr takimin me kryeministrin Thaēi.

“Presidenti Tadiq tha se Serbia kishte ofruar njė “model shumė tė qartė tė autonomisė substanciale”, gjatė negociatave tė Treshes pėr statusin final. Ai bėri thirrje pėr mė shumė bisedime sepse ‘ne nuk do tė heqim dorė nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar nė New York kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi dhe se do tė takohej me tė pėrsėri nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė kompromis final pėr statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovės dhe premtimet pėr pavarėsinė po i bėjnė shqiptarėt jobashkėpunes. Ai tha se ‘ne kemi njė tė kaluar tė keqe nga e cila po provojmė tė dalim’, por insistoi se ‘Unė nuk jam Slobodan Milosevic’.

Tjetri kabllogram ėshtė dėrguar nga ambasada nė Athinė pėr nė Washington dhe konfirmon takim tė Tadiqit me Thaēin edhe sa ky i fundit ishte nė opozitė.

Dokumenti ėshtė dėrguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte pėr vizitėn nė Greqi tė presidentin serb Tadiq dhe atij malazes Marovic.

Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiq refuzonte ēdo formė tė pavarėsisė pėr Kosovėn dhe bėnte thirrje pėr vazhdimin e dialogut ndėrmjet palėve.

“Nė njė zhvillim pozitiv, Tadiq tha se ai kishte pasur njė diskutim tė shkurtėt me liderin e shqiptarėve tė Kosovės Hashim Thaēi nė margjinat e takimi tė Internacionales Socialiste, dhe tė dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndėrmjet Beogradit dhe shqiptarėve tė Kosovės do tė ishin tė dobishme”, shkruante ambasadori Reis.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 16:44   #228
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

NATO do tė ndihmojė ngritjen e kapaciteteve tė FSK-sė






Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga ėshtė takuar me sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili theksoi se NATO do tė vazhdojė qė tė ndihmojė nė ngritjen e kapaciteteve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe do ta pėrcjellė me kujdes tė ardhmen e kėsaj force.
Sekretari i NATO-s, Rasmussen u shpreh se NATO-ja ishte e shqetėsuar me situatėn e krijuar nė veriun e Kosovės, por mirėpriti shtendosjen e saj nė javėt e fundit. Sipas tij, NATO i jep mbėshtetje tė fuqishme komandantit tė KFOR-it dhe vlerėsoi se marrėveshja e mirėkuptimit e arritur me palėt e ka qetėsuar situatėn.

Sipas tij, ėshtė me rėndėsi gjetja e njė zgjidhjeje tė qėndrueshme, ndėrsa shprehu qėndrimin se ndarja e Kosovės nuk ėshtė zgjidhje.

Ndėrkaq, presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, tha se forca paqeruajtėse e NATO-s nė Kosovė ėshtė institucioni mė i vlerėsuar dhe mė i respektuar, qė kontribuon nė ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Presidentja Jahjaga tha se aksioni i Policisė sė Kosovės, nė pikat kufitare 1 dhe 31 ishte sipas vendimit tė Qeverisė pėr zbatimin e masave tė reciprocitetit dhe ishte nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn dhe ligjet e vendit. Ajo tha se kontrolli nė gjithė kufirin ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, me qėllim tė parandalimit tė kalimit ilegal dhe kontrabandės, dėshmon pėrkushtimin e shtetit tė Kosovės pėr tė kontrolluar tėrėsinė territoriale dhe sovranitetin e saj.

Jahjaga tha se ndarja e Kosovės nuk ėshtė zgjidhje dhe theksoi se Republika e Kosovės dhe Republika e Serbisė duhet qė ta formėsojnė tė ardhmen e tyre nė BE, si dy shtete tė pavarura.

Presidentja theksoi se me gjithė faktin qė shtetin e Kosovės ende nuk e kanė njohur katėr vende tė NATO-s duhet tė gjendet modaliteti qė Kosova tė marrė pjesė nė Partneritetin pėr Paqe tė NATO-s. Ajo po ashtu thekso se FSK do tė duhej tė merrte pjesė nė nismat dhe misionet e NATO-s nė rajon dhe botė.

Nė takim, i cili ishte i mbyllur pėr media, thuhet se janė diskutuar edhe njė varg ēėshtjesh tė tjera.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 17:06   #229
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

VV kundėr projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit

Lėvizja Vetėvendosje ėshtė shprehur kundėr Projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit, pasi sipas tyre ky projektligj zgjeron dhe forcon pushtetin e autoriteteve kishtare ortodokse tė Beogradit nė brendi tė qytetit tė Prizrenit.

Sipas kėsaj lėvizje, ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisė qė tė gjitha monumentet dhe kishat ortodokse nė Kosovė janė “serbe”, duke mohuar kėshtu kulturėn e pėrbashkėt fetare dhe historike tė Kosovės e cila ėshtė karakteristikė e qytetit tė Prizrenit, si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat ndėrkombėtare pėr praktikimin e fesė, duke e definuar kėtė tė fundit nė baza etnike.

“Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe, me seli nė Beograd, tė ushtrojė tė drejtėn e vetos karshi cilitdo vendim tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili e prek zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet nė njoftim.

Pėr mė tepėr thuhet se ky projektligj do ta shndėrrojė qendrėn e qytetit nė zonė qė i nėnshtrohet vullnetit tė Kishės Ortodokse Serbe me seli nė Beograd.

“Tė gjitha aktivitetet komerciale dhe ndėrtimore brenda kėsaj zone do t’i nėnshtrohen miratimit tė Kishės Ortodokse Serbe.

Ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe tė ushtrojė tė drejtėn e vetos pėrballė cilitdo vendimi tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili zhvillohet nė zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet mė tej.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 20:03   #230
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Presidentja nuk mbron qėndrimin pėr aksionin nė Veri


Atifete Jahjaga hezitoi ta mbrojė aksionin nė Veri para zyrtarėve nė Bruksel. Ajo kėtė u mundua ta bėjė gjatė njė paraqitjeje mediale disa orė pasi Presidenca e bėri publik qėndrimin e Baroneshės Ashton se veprimet unilaterale nuk duhet tė pėrsėriten mė. E ambasadori Dell nuk ka asnjė dilemė pėr aksionin nė pjesėn veriore. Ai tha se 25 korriku ka prodhuar efekte pozitive.








Presidentja Atifete Jahjaga ose ka harruar ose i ka rėnė pishman pėr qėndrimet qė i ka mbajtur rreth aksionit tė Policisė sė Kosovės pėr vendosjen e embargos nė pikat doganore nė kufirin verior, shkruan sot gazeta Express. .

Kreu i shtetit fillimisht ishte rreshtuar pėrkrah institucioneve dhe partive politike nė vend duke mbėshtetur aksionin e 25 korrikut me arsyetimin se njė veprim i tillė ėshtė shprehje e pėrkushtimit pėr mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Tash e disa javė zyrtarėt mė tė lartė tė vendit nė pothuaj ēdo eveniment pėrfshirė edhe sesionin e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit vazhdimisht janė deklaruar se ndėrhyrja nė Veri ishte ndėrmarrė me qėllim tė vendosjes sė sundimit tė ligjit.

Por Jahjaga duket se kėtė nuk e parė tė arsyeshme ta bėjė gjatė qėndrimit nė Bruksel kur zyrtarė tė BE’sė kanė hapur kėtė temė.

Sipas njė komunikate tė Presidencės sė Kosovės e cila ėshtė lėshuar pas takimit tė Jahjagės me Pėrfaqėsuesen e Lartė tė BE’sė, Catherine Ashton, Prishtinės i ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr aksionin e fundit nė pjesėn veriore.

Zyra pėr Informim e Presidencės ka cituar fjalė pėr fjalė njė qėndrim tė Baroneshės Ashton rreth ndėrhyrjes sė njėsive speciale nė pjesėn veriore tė vendit duke e quajtur atė njė veprim “unilateral qė nuk duhet tė pėrsėritet mė”

“Sa i pėrket aksionit nė veri tė Kosovės, zonja Ashton tha se “jemi tė pakėnaqur me aksionin unilateral nė kėtė pjesė dhe theksoi se kjo nuk duhet tė pėrsėritet mė” thuhet nė njoftimin e Presidencės.

Por nė njoftimin qė ka dėrguar Presidenca e Kosovės nuk ka ndonjė qėndrim tė Jahjagės rreth kėsaj ēėshtjeje.

Pėr kėtė takim ka njoftuar edhe Zyra e Baroneshės Ashton po aty nuk pėrmendet vėrejtja pėr autoritetet kosovare.

Vėrejtje tė tillė nuk kanė bėrė as Presidenti i Kėshillit Europian, Herman Van Rompuy, i cili ėshtė paraqitur nė njė konferencė pėr media me Jahjagėn, e as Komisioneri pėr Zgjerim, Stefan Fule.

Sido qė tė jetė, Jahjaga “gafin” e saj e ka pėrmirėsuar gjatė njė paraqitjeje televizive nė mbrėmje ku i ėshtė kthyer qėndrimit tė vjetėr se aksioni nė Veri ka qenė i drejtė. legjitim dhe kushtetues.

Ndėrhyrja nė Veri nuk ėshtė ishte cilėsuar e njėanshme as nė reagimin e parė zyrtar tė Baroneshės Ashton rreth ngjarjeve nė pjesėn veriore tė vendit. Ashton ndėr tė tjera kishte kėrkuar pėrmbajtje nga tė dyja palėt dhe njė zgjidhje paqėsore pa vonesa.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ndėrkaq nė reagimin e tyre kishin deklaruar se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ka tė drejtė tė shtrijė autoritetin nė tėrė territorin e saj.
Por mesazhi nė kumtesėn e Presidencės nuk ua ka ndėrruar mendjen diplomatėve nė Prishtinė.

Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė martėn ka folur rreth impaktit qė ka pasur intervenimi nė Veri.

Ndėrhyrjen atje, ai e sheh si njė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė ambient tė sigurt.

“Mendoj se pėrparėsia pas 25 korrikut qėndron pikėrisht nė faktin sesi liderėt politikė tė pėrgjegjshėm, pastaj udhėheqėsit religjiozė tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, vendosėn besimin nė institucione. Dhe si rezultat, nuk pamė dhunėn ndėretnike sikurse nė vitin 2004, por pamė njė vend stabil, paqėsor dhe rezistues ndaj atyre qė tentuan tė provokojnė konflikt ndėretnik midis komuniteteve”, ka thėnė Dell.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tė pėrkushtuara pėr tė parė zbatimin e plotė tė Pakos sė Ahtisaarit, duke pėrfshirė edhe krijimin e Komunės sė re tė Mitrovicės sė Veriut.

“Siē e kemi parė nė komunat e reja nė Kosovė, liderėt legjitimė tė zgjedhur janė mė tė pėrgjegjshėm ndaj nevojave tė qytetarėve”, ka thėnė Dell.

Sipas tij, kjo ėshtė edhe mėnyra mė e mirė qė strukturat paralele nė prapavijė tė zhduken, pasi qytetarėt nuk do tė kenė nevojė t’iu drejtohen atyre.

Ndryshe, Jahjaga gjatė qėndrimit nė Bruksel Jahjagės i ėshtė konfirmuar edhe njė herė perspektiva europiane e Kosovės.

Derisa Herman Van Rompuy e ka pėrmendur edhe ēėshtjen e liberalizimit tė vizave.
“Shpresoj se sė shpejti do tė arrihet hapja e dialogut pėr liberalizimin e vizave pėr Kosovėn”, ka thėnė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 20:19   #231
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Nga 27 Nėntori, stema tė reja tė njėsive tė FSK-sė

Me Dekret tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, sot, u bė promovimi i stemave tė reja tė njėsive tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, si edhe promovimi i Kolonel Gezim Hazrollit nė gradėn Gjeneral brigade dhe emėrimi i tij nė detyrėn e Zėvendės Komandanti tė Forcave Tokėsore tė FSK-sė.







Dekreti i nėnshkruar nga Presidentja Jahjaga, sipas sė cilit u promovuan stemat e reja tė njėsive tė FSK-sė ėshtė i bazuar nė nenin 84 pika 12 e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės dhe i bazuar nė kėrkesėn e Ministrit tė FSK-sė Agim Ēeku. Po sot u komunikua vendimi qė 27 Nėntori, tė jetė “Dita e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės”, ditė prej sė cilės do tė fillojnė tė pėrdoren stemat e reja tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Po ashtu nė kėtė ceremoni me dekret tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga, Kolonel Gėzim Hazrolli u promovua nė gradėn Gjeneral brigade dhe u emėrua nė detyrėn e Zėvendės Komandantit tė Komandės sė Forcave Tokėsore, me kėtė emėrim nė strukturėn e FSK-sė u plotėsua vendi vakant i zėvendės komandantit tė KFT-sė. Gjeneral brigade Gėzim Hazrolli qė nga themelimi i FSK-sė e deri ditėn e promovimit gjeneral brigade, ishte nė detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Komandės sė Forcave Tokėsore. Po ashtu, Gjeneral brigade Hazrolli, ka qenė oficer i lartė nė Trupat Mbrojtėse tė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 20:40   #232
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Me 16 shtator fillon implementimi i marrėveshjes pėr vulat


Qeveria e Kosovės ka marrė vendim qė mė 16 shtator tė fillojė tė implementohet marrėveshja e arritur me Serbinė pėr vulat doganore. Kryeministri Thaēi tha se me kėtė marrėveshje Serbia de jure e ka njohur pavarėsinė e Kosovės







Qeveria e Kosovės ėshtė zotuar sot se do ta implementojė nė tėrėsi marrėveshjen e arritur nė bisedime me Serbinė pėr vulat doganore, raporton RTK. Kryeministri Thaēi tha se ky ėshtė edhe fillimi i njohjes de jure nga Serbia pėr Kosovėn. Kryeministri i vendit ka njoftuar kabinetin e tij qeveritar se nga 16 shtatori do tė fillojė tė zbatohet marrėveshja dhe sipas tij tė gjithė do t’i nėnshtrohen rregullave tė reja qė do tė aplikohen.
Kreu i qeverisė Thaēi po ashtu tha se tė gjithė qytetarėt nė veri do tė jenė tė informuar se nga data 16 do tė ketė rregulla tė reja tė lėvizjes sė njerėzve dhe mallrave, qė janė tė obliguar tė gjithė t’i respektojnė si kufij ndėrshtetėror mes Kosovės dhe Serbisė. Thaēi theksoi se qeveria po bėnė pėrpjekje pėr rehabilitimin e tė gjitha pikė kalimeve nė veri si pika 1 dhe 31.
Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin pėr azilin, projektligjin pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror, atė pėr segmentin e 5 pėr zonat kadastrale Bllacė, Temeqinė dhe Bellanicė dhe propozim-vendimit pėr themelimin e kėshillit nacional pėr persona me aftėsi tė kufizuara.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 08:28   #233
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Pėrforcohen me ekspertė






Njėri nga ekspertėt mė tė njohur tė marrėdhėnieve me publikun dhe kėshilltari i dikurshėm i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell ėshtė angazhuar pėr tė kėshilluar zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės nė fushėn e komunikimit strategjik.


Ministria e Jashtme njofton se Campbell ėshtė vetėm njėri prej shumė kėshilltarėve qė janė angazhuar muajt e fundit nga Qeveria.

Shumėkush nė Angli beson se fuqia e vėrtetė prapa ish-kryeministrit Tony Blair ishte pikėrisht drejtori i tij i komunikimeve, Alastair Campbell.

Campbell ishte autori i porosive dhe taktikės mediale tė laburistėve pas kthimit tė tyre nė pushtet nė Angli, e mė vonė edhe njeriu kryesor nė mbrojtjen mediale tė politikave tė Blairit si lufta nė Kosovė dhe Irak.

Pas rėnies sė Tony Blairit nga pushteti, Campbell ėshtė tėrhequr nga politika derisa vazhdon tė mbetet nė “treg” me librat e tij tė popullarizuar dhe angazhimet si kėshilltar pėr komunikim i kompanive tė mėdha botėrore.

Campbell pritet qė sė shpejti nė listėn e “studentėve” tė tij ta pėrfshijė edhe Qeverinė e Kosovės, njofton gazeta Express.

Eksperti i famshėm i marrėdhėnieve me publik do tė mbajė njė kurs intensiv pėr zyrtarė tė lartė tė Qeverisė rreth ēėshtjeve tė komunikimit strategjik. Ardhja e tij ėshtė organizuar nga Kėshilli Britanik dhe Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės.

Ky trajnim ėshtė vetėm njė pjesė e programit njėvjeēar tė pėrgatitur nga MPJ-ja dhe Kėshilli Britanik nga fondet e pėrbashkėta tė Prishtinės dhe Londrės.

Arjeta Emra, drejtoreshė e Kėshillit Britanik pėr Kosovėn ka konfirmuar ardhjen e Campbellit nė Prishtinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 08:30   #234
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Shqiponja - simboli kryesor i FSK-sė





Me dekret tė presidentes sė Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, u bė tė mėrkurėn promovimi i stemave tė reja tė njėsive tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK).


Kėshtu, shqiponja bėhet simboli kryesor i Forca e Sigurisė sė Kosovės duke u zėvendėsuar me luanin qė ka qenė simbol i forcės tash e dy vjet. Me dekret tė presidentes, FSK ka ndėrruar tė gjitha simbolet e batalioneve dhe njėsive tė saj.

Dekreti i nėnshkruar nga Presidentja ėshtė i bazuar nė nenin 84 pika 12 e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės dhe i bazuar nė kėrkesėn e Ministrit tė FSK-sė, Agim Ēeku.

Po sot u komunikua vendimi qė 27 Nėntori, tė jetė “Dita e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės”, ditė prej sė cilės do tė fillojnė tė pėrdoren stemat e reja tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 10:04   #235
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Arrestohen tre aktivistė tė Vetėvendosjes


Aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje, janė tubuar sot para hyrjes kryesore tė Kuvendit Komunal tė Prizrenit, nė mėnyrė qė tė shprehin pakėnaqėsinė e tyre rreth projektligjit pėr qendrėn e Prizrenit, i cili sot po debatohet nga kėshilltarėt komunalė tė Prizrenit. Nė njė njoftim tė Vetėvendosjes thuhet se Policia tentoi qė t’i shpėrndante aktivistėt dhe nė tentim e sipėr arrestoi tre prej tyre. Ata janė: Kushtrim Dakaj, Edi Kabashi dhe Jaser Ymeri. “Me gjithė pėrpjekjen e policisė protesta po vazhdon dhe asaj po i bashkėngjiten edhe qytetarėt e Prizrenit. Mbledhja e Kuvendit Komunal po vazhdon, ndėrkaq pėrballė protestuesve qėndron njėsia speciale e policisė, i cila e ka bllokuar hyrjen”, thuhet nė reagimin e Lėvizjes Vetėvendosje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 10:34   #236
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Limaj: PDK-sė i duhen reforma tė thella






Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kėrkesėn tė cilėn qeveria e Kosovės ia bėri Gjykatės Kushtetuese pėr tė zgjidhur ēėshtjen e imunitetit tė deputetėve.


Nė njė intervistė pėr Top Channel, deputeti i Kosovės nuk dėshiron tė flas pėr proceset gjyqėsore, por pėr Gjykatėn Kushtetuese e cila, sipas tij, do tė duhej ta shqyrtonte kushtetutshmėrinė e kėrkesės sė qeverisė.

“Imunitetin asnjė kushtetutė nė rajon nuk e ka mė tė qartė se sa Republika e Kosovės dhe aty s’ka ēfarė tė interpretohet. Kjo kėrkesė ėshtė thjesht njė kamuflim”, deklaron Limaj.

Por kjo nuk ėshtė ēėshtja e vetme pėr tė cilėn Limaj mendon se nuk po respektohet Kushtetuta e Kosovės. Ai i bashkohet opozitės nė deklarimet e tij se marrėveshjet e fundit me Serbinė janė hapa prapa dhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit.

Njė temė e cila ėshtė shumė aktuale e pėr tė cilėn Limaj duket se ka ēfarė tė thotė janė publikimet qė dalin nga Wikileaks. Kabllogramet tė cilat lakojnė emrin e kryeministrit Hashim Thaēi i cili sipas Wikileaks frikėsohej qė nė zgjedhjet e fundit tė shkonte me lista tė hapura, bėjnė qė Limaj t’i quajė hipokritė, siē thotė ai, ata tė cilėt kanė diskutuar ēėshtje me ndėrkombėtarėt para se t’i shtrojnė ato nė parti.

Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės nuk nguron tė thotė se Partisė Demokratike i duhen reforma tė thella.

“Partia nuk reformohet duke ruajtur mentalitetin e vjetėr e duke prurė individė, partia reformohet me ide, e metoda”, ka thėnė Limaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 15:24   #237
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Deputetėt shpėrfillin Kushtetuesėn


Deputet e Kuvendit tė Kosovės kanė injoruar kėrkesėn e Gjykatės Kushtetuese pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se ēfarė imuniteti kanė.







08 shtator 2011
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk po e shohin tė udhės t’i kthejnė pėrgjigje Gjykatės Kushtetuese nė kėrkesėn pėr tė sqaruar se ēfarė imuniteti kanė,pasi Qeveria ka dėrguar nė Gjykatė ēėshtjen e sqarimit tė imunitetit tė deputetėve, raportojnė mediat.

Anėtarėt e legjislativit tė vendit konsiderojnė se kėrkesa ka qenė mė mirė t’i drejtohet njėrit nga komisionet atij pėr legjislacion apo atij pėr imunitete dhe mandate.

Arsim Bajrami, kryetar i Nėnkomsionit pėr mandate dhe imunitete thotė se Gjykata ėshtė dashur tė kėrkojė sqarime nga ky segment.

“Do tė ishte mirė qė Gjykata tė kėrkonte sqarim nga Komisioni pėr legjislacion apo Nėnkomsioni pėr mandate dhe imunitete dhe ka mundur ta ketė opinionin e krejt Kuvendit e jo, siē ka bėrė, nga deputet, duke i parė si palė tė interesuara nė ēėshtje”, ka thėnė Bajrami.

Ndėr tė vetmit qė i ka kthyer njė pėrgjigje Gjykatės Kushtetuese ėshtė deputeti i Partisė Demokratike Nait Hasani.

“Unė i kam shkruar gjykatės Kushtetuese dhe kam thėnė se politikanėt e mirėfilltė e dinė se sipas Kushtetutės deputetėt kanė imunitet. Ndėrsa politikanėt naivė kėrkojnė sqarime. Qeveria nuk ka pasė tė drejtė ta dėrgojė kėtė ēėshtje nė Gjykatė”, ka thėnė Hasani.

Muaj mė parė, misioni i BE-sė pėr sundim tė ligjit kishte kėrkuar nga qeveria qė tė dėrgojė pėr sqarim nė Gjykatėn Kushtetuese ēėshtjen e imunitetit tė deputetėve kosovarė. Kjo vinte pas situatės sė krijuar me hetimet pėr krime lufte ndaj deputetit Fatmir Limaj, megjithėse Prokuroria e shtetit kishte sqaruar se nuk ka imunitet pėr natyrėn e veprave pėr tė cilat ai dyshohet.

Megjithatė, Gjykata Kushtetuese vazhdon tė kėrkojė informata dhe materiale nga Kuvendi dhe nga deputetėt, nė mėnyrė qė ta formėsojė verdiktin e saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 15:59   #238
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Deputetėt shpėrfillin Kushtetuesėn


Deputet e Kuvendit tė Kosovės kanė injoruar kėrkesėn e Gjykatės Kushtetuese pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se ēfarė imuniteti kanė.






08 shtator 2011
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk po e shohin tė udhės t’i kthejnė pėrgjigje Gjykatės Kushtetuese nė kėrkesėn pėr tė sqaruar se ēfarė imuniteti kanė,pasi Qeveria ka dėrguar nė Gjykatė ēėshtjen e sqarimit tė imunitetit tė deputetėve, raportojnė mediat.

Anėtarėt e legjislativit tė vendit konsiderojnė se kėrkesa ka qenė mė mirė t’i drejtohet njėrit nga komisionet atij pėr legjislacion apo atij pėr imunitete dhe mandate.

Arsim Bajrami, kryetar i Nėnkomsionit pėr mandate dhe imunitete thotė se Gjykata ėshtė dashur tė kėrkojė sqarime nga ky segment.

“Do tė ishte mirė qė Gjykata tė kėrkonte sqarim nga Komisioni pėr legjislacion apo Nėnkomsioni pėr mandate dhe imunitete dhe ka mundur ta ketė opinionin e krejt Kuvendit e jo, siē ka bėrė, nga deputet, duke i parė si palė tė interesuara nė ēėshtje”, ka thėnė Bajrami.

Ndėr tė vetmit qė i ka kthyer njė pėrgjigje Gjykatės Kushtetuese ėshtė deputeti i Partisė Demokratike Nait Hasani.

“Unė i kam shkruar gjykatės Kushtetuese dhe kam thėnė se politikanėt e mirėfilltė e dinė se sipas Kushtetutės deputetėt kanė imunitet. Ndėrsa politikanėt naivė kėrkojnė sqarime. Qeveria nuk ka pasė tė drejtė ta dėrgojė kėtė ēėshtje nė Gjykatė”, ka thėnė Hasani.

Muaj mė parė, misioni i BE-sė pėr sundim tė ligjit kishte kėrkuar nga qeveria qė tė dėrgojė pėr sqarim nė Gjykatėn Kushtetuese ēėshtjen e imunitetit tė deputetėve kosovarė. Kjo vinte pas situatės sė krijuar me hetimet pėr krime lufte ndaj deputetit Fatmir Limaj, megjithėse Prokuroria e shtetit kishte sqaruar se nuk ka imunitet pėr natyrėn e veprave pėr tė cilat ai dyshohet.

Megjithatė, Gjykata Kushtetuese vazhdon tė kėrkojė informata dhe materiale nga Kuvendi dhe nga deputetėt, nė mėnyrė qė ta formėsojė verdiktin e saj.
Vite me pare, Gjykata nderkombetare e drejtesise ne Hage, e ka gjykue dhe e ka lirue si te pafajshem deputetin e parlamentit te Kosoves, F.Limajn.
Si duket misioni i beeeeeeeee-se e injoron OKB (gjykata e Hages eshte juridikcion i kesaj organizate). Nuk ka asnje aresye qe i njejti person te pergjigjet per te njejtat vepra dy here me radhe. Kjo nuk eshte ne rregull.
Deputetet e Kosoves kane plotesisht te drejte te injorojne plotesisht dhe absolutisht pyetjen absurde te kushtetutes me nje heshtje te madhe mu ashtu siē kane vepruar. Kjo nuk do te perfundoje me kaq: neser do te shohim euleshin serbo-franko-rumun qe do t'ia beje nje pyetje edhe Kryetares se Republikes, psh pse ju Quajne Altifete perderisa ky emer nuk figuron ne Kushtetuten e Kosoves. Ose pse lopet e fshatarit nuk po qesin shume qumsht tani ne vjeshte, e absurditete tjera qe vetem kretenat evropjan te drejtuar nga nje gjeneral francez mund t'i bejne. Kaq e ka kjo pune.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 17:53   #239
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Dogana zbulon para dhe telefona tė kontrabanduar





Nė Pikė kalimin kufitar nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, te kontrolli i pasaportave nė dalje ėshtė pėrzgjedhur pėr kontroll njė udhėtar. Pala e ndaluar ėshtė pyetur nga oficerėt Doganore nėse ka pėr tė deklaruar mjete monetare, pala ėshtė pėrgjigjur qė ka tė holla nė vlerė prej 9.700 euro.
Pas kontrollit detal tė bagazhit dhe kontrollit trupor, oficerėt doganor kanė zbuluar tė fshehura nė ēorape tė udhėtarit, mjete monetare nė shumė prej 9,500 euro, ku nė total udhėtari kishte me vete shumėn prej 19.200 euro.

“Me ketė rast pala ka dėshtuar nė deklarim pasi qė ka kaluar tė gjitha mundėsitė dhe vendet zyrtare pėr deklarimin e mjeteve monetare konform ligjit (ligjit 03-L/196) pėr deklarimin e mjeteve monetare mbi vlerėn 10 mijė euro dhe sipas kėsaj rregulloreje i konfiskohen 25 pėr qind e sasisė totale tė mjeteve monetare tė padeklaruara, nė ketė rast 4.800 euro. Pas pėrfundimit tė procedurave nga Dogana e Kosovės rasti ėshtė pėrcjell te Policia e Kosovės, sektorit tė krimeve financiare, sė bashku me mjetet monetare, si dhe rasti dėrgohet nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje pėr procedure tė mėtutjeshme”, thuhet nė komunikatėn e doganave.

Po tė njėjtėn ditė oficerėt doganor kanė parandaluar edhe njė rast tjetėr tė kontrabandės. Njė udhėtar pas arritjes nga Zvicra ėshtė futur nė kanalin e gjelbėr,kanal i cili tregon qė nuk ka asgjė pėr deklarim, ku nga oficerėt doganor ėshtė pėrzgjedhur pėr kontroll.

Pas ndaljes sė personit nė fjalė, i ėshtė hapur valixhja pėr kontroll detal nga oficerėt Doganor, nė tė cilėn janė zbuluar telefona celular tė rinj dhe disa tė pėrdorur. Sasia e telefonave tė zbuluar ėshtė 33 copė, tė markave dhe modele tė ndryshme si Nokia, Samsung, Sagem, Alcatel.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 18:34   #240
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Greqia fton Kosovėn nė Samitin e ri tė Selanikut


Shefi i diplomacisė greke, Stavros Lambrinidis, ka bėrė thirrje pėr vazhdimin e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė tė ndėrmjetėsuara nga Bashkimi Evropian. Ai i bėri kėto komente gjatė qėndrimit nė Prishtinė, pėr tė promovuar agjendėn 2014 pėr anėtarėsimin e vendeve tė Ballkanit perėndimor nė Bashkimin Evropian.





Pas takimit me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ai tha se dialogu ėshtė e vetmja rrugė evropiane pėr zgjidhjen e ēėshtjeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe jo dhuna dhe pėrdorimi i armėve.

Greqia ėshtė njė nga pesė vendet e Bashkimit Evropian qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Lambrinidis tha se Athina nuk ka ndryshuar qėndrimin e saj kundruall pavarėsisė sė Kosovės, por Greqia do tė mbėshtesė Kosovėn nė proceset pėr afrimin me Bashkimin Evropian.

Ministri grek tha se vendi i tij ėshtė i pėrkushtuar pėr ardhmėrinė evropiane tė rajonit dhe pėr kėtė arsye, javėn qė vjen ai sė bashku me ministrin e jashtėm italian Franco Frattini do tė shkojnė nė Tiranė, nė njė mision tė pėrbashkėt pėr t’i dhėnė njė shtysė procesit tė integrimit evropian tė Shqipėrisė.

Nga ana e tij, kryeministri Thaēi ka vlerėsuar lartė angazhimin aktiv dhe dinamik tė Greqisė pėr zhvillimet, pėr paqen, stabilitetin dhe bashkėpunimin fqinjėsor nė rajon. Kjo ėshtė shfaqur, ka theksuar kryeministri Thaēi, pėrmes vizionit tė kryeministrit grek
Papandreu pėr perspektivėn evropiane pėr tė gjithė rajonin dhe nė kėtė kontekst edhe pėr perspektivėn evropiane te Kosovės.

“Qeveria e Republikės sė Kosovės mbėshtet idenė dhe vizionin pėr takimin Selaniku 2, nė vitin 2014, pėr perspektivėn e gjithanshme evropiane tė rajonit”, ka thėnė kryeministri pas takimit me ministrin grek Lambrinidis. Ky i fundit ėshtė pritur edhe me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.