NAME
"Leshoma rejo diellin
Ta zafte therra shpirtin"
(Popullore)
E humbe kalterine e qiellit,
mbi koken time o re sterre,
Leshomi rrezet e ngrohta te diellit
- O t'u zente dera me therre!
Qiellit ia more fare qilterine,
Zogut ne qerdhe zeri i eshte shterre,
hiqu nga qielli im, dua kalterine
- O t'u zente dera me therre!
Syve te mi ua rrembeve driten,
o re e zeze, kohen kot e bjerr,
Hiqu tutje leshoma driten
- O t'u zente dera me therre!
Kemishen e kam te leckosur fare
O re e mallkuar qe t'mirat i herre
Hiqu tutje, te ftohte kane zemrat mitare
- O t'u zente dera me therre!
Humbi blerimi, nuk kendon kanarina
O re e mallkuar, ti sjell vetem terr,
Hiqu tutje, t'i hap petalet trendelina
- O t'u zente dera me therre!
Kurre s'dihet qka leshon o re mbi ne,
duke mbajtur qdo te mire vjerre,
Hiqu nga erdhe o e mallkuara re
- O t'u zente dera me therre!
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|