E verteta Historike: Serbet kunder Europes
Miti i rrime kunder Krishtenizmit: "Medalja e Bronzit per Mashtrim" u jepet "patrioteve" Serbe
E verteta Historike: Serbet me Otomanet, kunder Europes
Ralph Peters, New York Post
R. Peters imagjinon ne nje artikull te botuar ne gazeten "New York Post," nje renditje te udheheqesve dhe politikaneve me mashtrues te botes. Per ta ilustruar idene e tij, ai "ndan" medalje per mashtruesit me te medhenj te javes se fundit te Qershorit.
Medaljen e Bronzit ua jep, sic shprehet ai, "patrioteve Serbe, te cilet deshen te marshonin neper Kosove, per ti kujtuar botes perendimore pretendimet historike te Beogradit, per ate toke te vuajtur, bazuar ne mundjen e Serbeve nga Turqit Otomane, me 1389.
Ja cfare shkruan me tej ai: "Kete lajm duhet ta ruani ne dosjen me titull: 'Cfare po iu fshehin.'"
Po eshte e vertete se Serbet pesuan nje humbje te tmerrshme ne Fushe-Kosove, ku Turqit, shume me te disiplinuar, i thyen lehte. Ne mitin kombetar serb, Princ Lazari dhe luftetaret e tij ishin "Mburoja e Krishtenizmit," duke misheruar nje tradite te madhe serbe, qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.
Ajo cfare nacionalistet serbe (qe i sollen botes Srebrenicen dhe ende mbrojne kriminelet e luftes) lene jashte historise, eshte se vetem shtate vite me vone, me 1396, sulltani Turk, Bajazit Jallderemi, shpartalloi nje ushtri te madhe te Krishteresh, ne Nikopolis. Dhe kete e beri me ndihmen e Serbeve.
Kaloresit e Krishtere nga Franca, Burgundia, Holanda, Anglia, Bohemia e Hungaria, ishin bashkuar ne nje kryqezate per te debuar Turqit nga Europa. Turqit fituan, ndersa aleatet e tyre te rinj, Serbet, i dhuruan goditjen e fundit "miqve te tyre te Krishtere," dhe pastaj entuziazmoheshin, ndersa mijera veteve, te kapur rober, u pritej koka.
Nikopolis siguroi pranine ushtarake muslimane ne Europe per pese shekuj me rradhe. Faleminderit Serbe!
Pergaditi: Rugen Avxhiu, Illyria
|