Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-09-07, 12:43   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Jeta Katolike Revistė e Komunitetit Katolik Shqiptar pranė Kishės "Zoja e Shkodrės",

Revista “Jeta Katolike” (1966) njė shtyllė e fortė e fesė dhe atdhetarizmit tė kulluar shqiptar


nga Klajd Kapinova

“Shekujt e parė letrarė shqiptarė, apo e thėnė ndryshe, faza pararendėse e kulturės sė shkruar shqipe, dallohet pėr njė prani tė gjithėpushtetėshme tė autorėve klerikė katolikė… Nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar, nga 294 autorė qė botuan tė paktėn njė libėr, 205 prej tyre ishin pjesėtarė rė komunitetit tė krishterė shqiptarė…” (Prof. Dr. Stefan Ēapaliku “Krishtėrimi ndėr shqiptarė”, Tiranė, 1999 f. 440 - 441).


Happy Birthday "Jeta Katolike"

BRONX, New York. Nė restorantin “Maestro’s”, u festua me Darke e Akademi pėrkujtimore 40-vjetori i revistės shqiptaro–amerikane informative, fetare e kulturore “Jeta Katolike”. Darka e ditėlindjes, u pėrgatit prej komisionit tė pėrbėrė nga Z. Gjergj Simolacaj kryetar, Z.Gjon Chota, Z. Palok Rudaj. 150 pjesėmarrėsit duatrokitėn fjalėn hyrėse pėrshėndetėse tė drejtuesit Z.Marjan Cubi Kryetar i Kėshillit tė Kishės “Zoja e Shkodrės” Harsdale New York. Ai bėri hapjen e darkės me akadami festive. Aktivisti i palodhur ish-Kryetari i Kishės Katolike, publicisti veteran, dhe njė ndėr bashkėthemeluesit e buletinit shqiptar “Jeta Katholike Shqiptare” nė New York Z. Tonin Mirakaj, mbajti kumtesėn kryesore tė mbeshtetur nė fakte historike e kujtime tė viteve tė paharruara. Mė pas folėn, famullitari i Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” i pėrndershmi Don Pjetėr Popaj, kryeredaktori prej shumė vitėsh i revistės Z. Mark K. Shkreli, n/Kryetar i Federatės Panshqiptare “VATRA” (1912) Dr. Gjon Buēaj.
Pjesa e muzikės argėtuese me valle tradicionale popullore u dhurua me kėnaqėsi nga grupi muzikor "RINORA4", kėngėtarėt Vjollca Luka e Gjovani. Editori aktual Z. Mark K. Shkreli, falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen, pėrkrahjen e vazhdueshme tė revistės, Don Pjetėr Popajn, pėr punėn e palodhshme, si dhe antarėt e Kėshillit Botues, mėparshėm e tanishėm, tė cilėt, vazhdimisht bashkėpunojnė pa asnjė shpėrblim material. Editori Shkreli, pėrcolli “Njė falėnderim tė posaēėm pėr njė njeri, qė sonte s'ėshtė me ne, tė ndjerin Msgr. Zef Oroshin (1913 –1989), cili, na la para 19 vjetesh. Ai, para 40 vjetėsh, me njė komunitet shumė tė vogėl themeloi shtypin qė kemi sot. Ai falėnderoi bashkėatdhetarėt e vet, duke thenė se revista pa pėrkrahjen tuaj nuk do tė ekzistonte. Kur ai e botonte organin nė fjalė, nuk kishte kompjutera, por ēdo gjė u bėnte me dorė, punė kjo jo e lehtė. Falė Msgr. Zef Oroshit, ne sot, duke shfletuar koleksionin e vjetėr tė “Jetės Katolike”, mėsojmė historinė e mėrgatės katolike e gjithshqiptare nė New York me rrethe. Duke vijuar botimin e saj, ne jemi tė vetėdijshėm, se jemi duke shkruar historinė pėr brezat e ardhshėm.” Nė mbyllje editori Shkreli, kėrkoj si edhe mė pėrpara bashkėpunim e perkrahje me para pėr zėrin e komunitetit tonė, mbasi” “Kur “Jeta Katolike", kur nuk lexohet ėshtė njėsoj sikur tė flasėsh e askush s’tė dėgjon". Vatristi Dr. Gjon Bucaj nė emėr tė Federatės “Vatra”, i pėrshendeti tė pranishmit, e tha, se botimi i njė reviste nė shqip prej komunitetit katolik, ėshtė e vetmja nė Amerikė. Nė faqet e saj, gjejmė shkrime nga persona tė njohur tė mėrgatės si, prozatorit modern Prof. Ernest Koliqi, Prof. Zef Nekaj, Prof. Rexhep Krasniqi, studiuesit Idriz Lamaj, etj. Famullitari Don Pjeter Popaj, foli pėr rendėsinė e Jetės Katolike, duke e quajtur atė, jo revistė, por Jetė, Jetė Katolike, etj.

Me pendė dhe gjok kundėr barbarizmave tė huaja dhe servilizmit

Ėshtė thėnė e shkruar gjithnjė, se Shtypi Katolik mbarėshqiptar, ka qenė ndėr shekuj shtyllė e atdhedashurisė dhe jo mė pak kulture kudo. Kėtė e dėshmojnė objektet e panumėrta arkeologjike: skulpturė, pikturė, letrare, vepra tė ndryshme arti tė shpėrndara anekend vendlindjes; dhe kėtė e dėshmon nė veēanti njė histori e larė me gjakun e tij nė shekuj. Ai iu kundėrvu me pendė dhe gjoks barbarizmave tė huaja dhe servilizmave tė opurtunistėve tė brendshėm nė trojet shqiptare. Kjo ka qenė nė shekuj dhe dekadat e porsakaluara arsyeja qė Kleri katolik, u gjet i pari nė shenjestrėn e tė pazotėve, qė poshtėruan vendin tonė dhe e kthyen atė, sikurse benė edhe osmanėt, nga njė kopsht i lulėzuar feje dhe kulture nė njė gėrmadhė rrėnojash fizike e shpėrtėrore, gėrmadhė vuajtesh dhe mjerimi. “Pėr tė ripėrtėrirė lulėzimin e humbur, do tė duhen dekada tė tėra mundi dhe djerse, sepse brenda kėsaj gėrmadhe tragjike e do tė thoja katastrofike, gjendet rinia e jonė e ikur nė vendet e huaja, ndoshta pėr tė mos u kthyer mė.” (Don Ndoc Nogaj, “Shtypi Katolik Shqiptar 1991 nėntor 2001”, Shkodėr, 2001, f. 6) Tė sjellėsh ndėr mend dhe tė rreshtosh figurat e mėdha jo vetėm kulturore fetare, pot edhe morale, jo vetėm klerikale, por thjeshtė katolike, tė kulturės sė njė vendi shumė tė lartė ėshtė imperativi i ēdo njeriu, qė ka pėr zemėr brumosjen e botės shpirtėrore tė fėmijėve e tė rinjve tanė, ku Kisha me shtypin e saj ka qenė njė fanar drite, jo vetėm nė lėmin fetar por edhe atė kulturor e atdhetar. Kjo gjė duket e kjartė sapo tė hapėsh njė antologji letėrsie, qysh prej viteve 1934-1944, 1945-1990, tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme diturie ndėr shekuj, por edhe brymosėn tokėn e shenjtė nė vendlindje me gjakun e tyre martir. Janė pikėrisht Urdhėri i Jezuitėve, ata qė zėnė njė vend nderi nė publicistikėn shqiptare. Qysh nė ditėt e para ata u ndeshėn me Perandorinė e “pathyeshme” Turke, duke ndėrtuar Seminarin dhe Kolegjen Saveriane nė Shkodėr mė 1870, sollėn nė qytet, pa pėrfunduar ende mirė insitutet e mėsipėrme, njė Shtypshkronjė “E Zojės sė papėrlyeme”, duke filluar pas pak edhe botimin e sė pėrkohshmes “Elēija e Zemrės sė Krishtit” (mars, 1891), me shpenzimet e vetė kuvendit. Etėrit Franēeskan, hapėn Shtypshkronjėn “At Gjergj Fishta”, qė filloi botimet (fletore e libra) e veta me 1916, Shtypshkronja “Nikaj” (1910) e klerikut Don Ndoc Nikaj (1864-1951).
Mė pas do tė dalin organet e njohura, si: “Laimtari i Shcypenies” (Roma, 1904, L’Araldo d’Albania), “Shcyptari” (Napoli, 1904-1906), “Kalendari i Soknise “Dija” (Ėien, 1907, 1908, 1910), “Dasamiri”(Trieste, 1908), “Koha” (Shkodėr, 1910), “Bashkimi” (Shkodėr, 1910), “Kalendari i Pjesėshem” (Shkodėr, 1910), “Kalendari i Vjetės-Vepra Pijore” (Shkodėr, 1912-1927), “Fjala e T’in’ Zoti”, Hora e t’Arbareshavet (1912), “Zani i Shna Ndout” (Shkodėr, 1912), “Besa Shqyptare” (Shkodėr, 1913), “Shqypnia e Re” (Shkodėr, 1913), “Hylli i Dritės” (Shkodėr, 1913- 1944-1993), “Taraboshi” (Shkodėr, 1913), “Lajmtari i Zemers T’J. Krishtit” (Shkodėr, 1914), “Perparimi” (Shkodėr, 1914), “Greethi” (Shkodėr, 1914), Kalendari “Shqypja” (1915), “Zani i Shkoders” (1915), “Posta e Shqypniės” (Shkodėr, 1916), “Zoja e Shkoders Drita e Shqypniės” (Shkodėr, 1917), “Grueja Shqyptare” (Shkodėr, 1920), “Shkolla e Re” (Shkodėr, 1921), “”Vjeti Shkolluer” (Shkodėr, 1921-1925), “Fletorja Zyrtare e Klerit katolik tė Shqypnis” (Shkodėr, 1923), “Ora e Maleve” (Shkodėr, 1923), “Brezi i Ri” (Shkodėr, 1925) “Zani i Popullit” (Shkodėr, 1925), “Gazeta e Sportit” (Shkodėr, 1925), “Jehu i Sh’Luigjit” (Shkodėr, 1926), “Fjala e Zotit” (Shkodėr, 1928), “Ora e Shqypnisė” (Ėien, 1928), “Shqypnija e Ilustrueme” (Shkodėr, 1928), “L.E.K.A.” (Shkodėr, 1929-1944), “Kalendari per tė gjith” (Shkodėr, 1932-1933), “Bija Katolike” (Shkodėr, 1934), “Zgjimi Djelmnis” (Shkodėr, 1934), “Aurora Consurgens” (Shkodėr, 1936), “Cirka” (Shkodėr, 1936), “Drita” (Tiranė, 1936), “Zani i Shkodres” (Shkodėr, 1937), “Kalendar” (Shkodėr, 1937), “Kumbona e sė Diellės” (Shkodėr, 1938, 1992), “Fjala e Shenjtė” (Durrės, 1938), “Nėn Hije tė Shėn Pjetrit” (Tiranė, 1939), “”Hylli” (Prizrend, 1939), “Rrezja e Rrethit” (Shkodėr, 1939), “Kalendari Meterologjik Mujuer pėr vjetin perishtup 1940” (Shkodėr, 1940), “Shkėndija” (Tiranė, 1940), “Ascendere” (Tiranė, 1940), “Avdiuvante Ipso” (Shkodėr, 1941), “Kalendari Dioēezan i Sapės” (Shkodėr, 1944), “Shejzat” (Roma, 1957), “Jeta Katholike Shqiptare” (New York, 1966), “Albanian Catholic Bulletin” (Santa Clara, Califonia USA, 1980-1994), “Drita” (Ferizaj, Kosovė) “Lidhja” (Cosenza, Itali, 1980), “”Mbas Teje” (Shkodėr, 1991), “Rrezja e Jonė” (Shkodėr, 1991), “Informailalbania” (Bari, 1998), “Jehona e sė Diellės” (Shkodėr, 1991), “E Ardhmja” (Tiranė, 1992), “Drejt Jetės” (Shkodėr, 1993), “Familja e Krishterė” (Shkodėr, 1993), “Shpresa” (Prishtinė, 1993), “Rrezja” (Bishtazhin, Kosovė, 1994), “Acta Provinci/e S. Annuntiationis B.V.M. in Albania” (Shkodėr, 1995), “Konopi” (Itali, 1996), “Kisha dhe Jeta” (Tiranė, 1996), “Zani i Katundeve” (Sheldi, Shkodėr, 1997), “Phoenix” (Shkodėr, 1997), “Fjala e Paqes” (Shkodėr, 1999), “Lajmėtari i Paqes” (Shkodėr, 1999), “Edhe njė hap pėr Paqe” (Shkodėr, 2000), “Zani i Shna Ndout” (Tuz, 2000), “Shpresa” (Shkodėr, 2001), “Rrezja e Dritės” (Shkodėr, 1996).


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.