Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-01-08, 17:47   #24
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Thumbs up Titulli: Qeveria e re!!!

Thaēi: Kosova e pavarur do tė jetė vendi i tė gjithė qytetarėve tė sajLaura Konda
Zėri i Amerikės
10-01-2008


Cilat do tė jenė disa nga sfidat kryesore me tė cilat do tė pėrballet qeveria e re e Kosovės, nė kushtet kur vendi pritet tė shpallė pavarėsinė dhe si do tė pėrpiqet ajo t'i realizojė ato? Pėr tė biseduar pėr disa nga kėto ēėshtje, Zėri i Amerikės kishte tė ftuar pėr njė bisedė telefonike nė programin televiziv “Ditari” kryeministrin e ri tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi mirėmbrėma. Ju uroj pėr zgjedhjen tuaj nė postin e Kryeministrit.
Hashim Thaēi: Ju faleminderit.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi ju jeni shprehur se pavarėsia e Kosovės do tė jetė pėrparėsia e qeverisė suaj dhe keni thėnė gjithashtu se do ta shpallni pavarėsinė nė bashkėrendim me SHBA-nė dhe BE-nė. Kur pritet tė ndodhė kjo?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm qė do tė jetė pėrparėsia dhe fokusimi kryesor i qeverisė sė Kosovės, por ajo do tė jetė vetė jeta e qytetarėve tė Kosovės, e ardhmja e tyre, pėrkushtimi i tė gjitha institucioneve tona, pėrkushtimi i tė gjithė spektrit politik e i gjithė qytetarėve tė Kosovės, nė periudha tė ndryshme historike. Tani Kosovėn e kemi pėrgatitur edhe pėr zyrtarizim tė kėtij realiteti tė ndėrtuar nė qershor tė vitit 1999, institucionet e Kosovės janė tė pėrgatitura dhe unike pėr kėtė; Kosova do tė jetė njė vend me mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj, me tė drejta tė barabarta, dhe tė afirmuara pėr komunitetet jo-shqiptare, njė vend i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės; tė gjitha pėrkushtimet e Kosovės do tė jenė tė koordinuara ngushtė me partnerėt dhe miqtė tanė SHBA, BE dhe NATO-n. Jemi nė njė rrugė tė mbarė, bota perėndimore na beson ne pėrkushtimet tona; edhe ne kemi besim tė plotė se ky proces do tė pėrmbyllet shumė shpejt dhe Kosova po e finalizon procesin e shtetndėrtimit, sovranitetit dhe ndėrtimit nė njė rendi demokratik. Shumė shpejt presim vendimin ndėrkombėtar, fillimin e njohjes ndėrkombėtare, njė njohje kualitative dhe tė fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, SHBA-sė BE-sė dhe tė vendeve pėrreth, por nė tė njėjtėn kohė, edhe njė njohje sa mė tė madhe numerike.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, njė pyetje lidhur me kohėn kur do tė ndodhė pavarėsia. A do te prisni ju pėr pėrfundimin e zgjedhjeve ne Serbi pėr ta shpallur pavarėsinė e Kosovės?
Hashim Thaēi: Zgjedhjet nė Serbi nuk do tė ndikojnė asesi nė Kosovė; ne duam tė kemi njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, natyrisht nė njė rajon demokratik; do tė funksionojmė si shtete tė veēanta, edhe Kosova, edhe Serbia, si dy fqinjė me tė kaluar tė hidhur, por me shpresė pėr tė ardhme tė relacioneve demokratike; Prishtina do tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyera me tė gjitha vendet fqinje, edhe me Maqedoninė, me Shqipėrinė dhe me Malin e Zi, por pavarėsia e Kosovės, patjetėr do tė instalojė, paqe, stabilitet dhe hapje tė procesit integrues tė rajonit nė strukurat e BE-sė dhe ato euroatlantike. Ėshtė me interes edhe pėr Kosovėn qė tė ketė demokraci nė Serbi, qė Serbia t’i kthehet vetevetes dhe asesi tė mos mbetet peng e sė kaluarės, e mentalitetit tė shekullit tė sė kaluarės; prandaj ēdo zhvillim demokratik atje, ėshtė njė zhvillim i mirė edhe pėr Prishtinėn, edhe pėr komunitetin e serbėve nė Kosovė, sepse ne e respektojmė interesimin legjitim tė autoriteteve tė Beogradit, pėrmes institucioneve tė Kosovės, edhe pėr komunitetin serb nė Kosovė, por ėshtė me rėndėsi sot, qė autoritetet serbe, lokale tė Kosovės, kanė marrė pjesė disa prej tyre nė zgjedhjet e lira dhe demokratike tė 17 nėntorit, janė pjesė e Parlamentit tė Kosovės, janė pjesė e qeverisė sime, janė dy ministra, tė cilėt do tė udhėheqin dikastere tė rėndėsishme, dhe Kosova ka ndėrtuar, lirisht mund tė themi, insitucione stabile, respektive dhe shumėetnike, me perspektivė tė sigurtė.
Zėri i Amerikės: Pikėrisht, le tė qėndrojmė pak tek ēėshtja e komuniteteve. Ju, por edhe udhėheqės tė tjerė tė Kosovės, keni premtuar pėr mbrojtjen e pakicave serbe nė Kosovė, pas shpalljes sė pavarėsisė. Njė pjesė e banorėve serbė kanė thėnė se nėse Kosova shpall pavarėsinė, ata do tė largohen prej andej. Ēfarė masash konkrete do tė marrė qeveria juaj pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė intersin dhe tė mirėn e vetėm shqiptarėve, pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interesin e tė gjithė qytetarėve tė saj, pa dallime etnike; tė drejtat e serbėve janė tė respektuara dhe tė garantuara prej institucioneve tė Kosovės, nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm dhe mund tė them se ne kemi marrė pėrgjegjėsi pėr respektimin e minoriteteve, mė tepėr se ēdo vend, mund them, lirisht, edhe nė Evropė, tė drejta kėto tė garantuara edhe me kushtetutėn e re tė Kosovės; mund tė ketė opinone tė ndryshe, opinione, tė cilat duhen shikuar edhe me sy kritik, por edhe duhen vlerėsuar. Insitucionet e Kosovės, qeveria e Kosovės, do tė bėjnė punėn mė tė mirė tė mundshme dhe do tė instalojnė kulturėn e komunikimit, tė dėgjimit, tė vizitave, pėr t’i dėgjuar hallet, shqetėsimet dhe problemet e komunitetit serb dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ... qė tė investojmė nė pėrmirėsimin e relacioneve ndėretnike; ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ka dy vite, kur nuk ka incident ndėretnik, apo tė motivuar mbi baza etnike, prandaj baza ėshtė e mirė, vullneti ekziston, pėrkushtimi po, dhe vizioni ėshtė shumė i qartė, pėr ndėrtimin e Kosovės sė pavarur dhe demokratike.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.