Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-03-08, 10:38   #28
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Diaspora uronė nga Zemra, Ngado qė jemi, Ne jemi me Zemėr aty

Festė shqiptare buzė Nilit...
Njė mbrėmje shkurti, nė ambientet e anijes turistike "Saraya" buzė Nilit, u mblodhėn mbi njėqind festues tė veēantė: ishin shqiptarė me banim e qėndrim nė Kajro si dhe tė personalitete vendas e tė huaj nga bota.

Tė ftuar nga Qendra e Kosovės, pėr tė festuar njė ngjarje tė madhe e tė shėnuar: shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.


Njė ēast solemn feste:nga e djathta nė tė majtė Vedat Sahiti, Zeno Salahi,nė qendėr Prof,Dr Beqir Ismaili, Amr Bektash.



Nuk kishte rastisur ta shihja nga afėr anijen turistike "Saraya" (pallat) tė ankoruar buzė Nilit. Por atė mbrėmje shkurti, anija dukej vėrtet njė pallat, ku shqiptarėt, me origjinė prej tė gjitha trevave, do tė festonin realizimin e njė ėndrre tė madhe tė Kosovės dhe tė popullit tė saj martir: shpalljen e pavarėsisė .

Edhe ndriēimi nė pasarelėn qė tė ēonte nė ambientet e brendshme tė anijes, dukej i veēantė, si njė vezullim yjesh qė ishin shkėputur nga qielli mbrėmėsor kairot, posaēėrisht pėr festėn.

Tė ftuarit, tė njohur e tė panjohur midis tyre, pėrcillnin pothuaj unanimisht, njė atmosferė hareje dhe emocionesh. Tė gjithė, dukeshin se i gėzoheshin sinqerisht-nė ēdo fjalė, urim e gjest, nė ēdo takim e shtrėngim duarsh a pėrqafim me tė "zotėt" e festės apo me tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė- ngjarjes sė madhe kaq tė pritur e tė dėshiruar dhe kaq tė uruar nė kėtė prag fund dimri.

Atmosfera ishte elektrizuese: qė nga flamurėt: shqiptarė, egjiptas dhe tani, edhe ai, i kaltri, i mrekullueshmi kosovar, tė vendosur hijshėm nė krye tė sallės; tek blicat, telekamerat, aparatet fotografikė, celularėt, qė shkrepėtinin hareshėm, duke u ndezur e shuar nė ēdo ēast, si yje;deri tek bisedat, takimet, pėrshėndetjet, urimet e rastit. Flitej shqip, gėzohej nė shqip, lotohej, urohej, ngazėllehej nė shqip. E them pa e tepruar: " Saraya" atė mbrėmje, si asnjėherė tjetėr, ishte ambjenti i shqiptarėve. Duke filluar nga familjet shqiptare -egjiptiane( ėshtė njė kontingjent i tėrė vajzash tė mrekullueshme kosovare qė kanė krijuar familje tė reja kėndej Mesdheut, me qytetarė egjiptianė), tek studentė e specializantė pasuniversitarė, gazetarė, biznesmen, pėrfaqėsues nga diaspora shqiptare e Kajros. E deri tek fėmijėt e tyre, qė atė mbrėmje cicėrinin mė bukur se asnjėherė, nė shqip..

Pėr tė nderuar ngjarjen e madhe dhe festuesit, kishin ardhur dhe pėrfaqėsues diplomatė si Konsulli i Ambasadės amerikane nė Kajro, Kėshilltari politik e Ambasadės turke, ambasadori i Maqedonisė, kėshilltari i Ambasadės shqiptare, kurse nga vendasit, tė ftuarit ishin nga tė gjitha fushat: zv ministri i Kulturės, Kryetari i Qendrės egjiptiane pėr bashkėpunim kulturor ndėrkombėtar, intelektualė, drejtues tė sektorėve tė ndryshėm tė artit, kulturės, biznesit, tė mediave dhe tė qendrave tė ndryshme universitare.

Tė pranishėm dhe aktivė ishin edhe trupa tė stacioneve televizivė vendas, arabė si dhe reporterė nga dy agjensi turke informacioni: Iha dhe Trt.

Tepėr domethėnėse ishte dhe prania e njė grupi shkrimtarėsh tė njohur nė botėn arabe dhe mė tej, tė cilėt, siē mėsuam- kanė qenė aktivė, tė vėmendshėm dhe solidarė me zhvillimet e Kosovės.

Festėn e pavarėsisė sė Kosovės, e nderonte edhe prania e njė shkrimtari dhe poeti me famė ndėrkombėtare, Faruk Shusha, nė cilėsinė e drejtuesit tė Institutit Ndėrkombėtar tė gjuhės arabe.

"Sonte do tė doja tė isha nė Kosovė, tė thurja vargje pėr atė vend, pėr atė popull, tashmė tė lirė si zog shqiponje"- shprehej papushim poeti 70 vjeēar.

Prof.Dr. Beqir Ismaili, nė emėr tė Kosovės dhe tė popullit tė saj, mbajti njė fjalė pėrshėndetje, ku theksoi rėndėsinė e madhe historike tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, si njė moment realizimi i aspiratave pėr liri e demokraci, tė shumė brezave tė popullit martir kosovar nga njėra anė dhe e mbėshtetjes e solidaritetit ndėrkombėtar tė vendeve dhe kombeve tė qytetėruara nė botė,nga ana tjetėr.

Nė emėr tė tė ftuarve tė huaj mbajti njė fjalė pėrshėndetje Prof.Dr. Gemal Hassan, antar i parlamentit te Egjiptit.


Prof.Dr. Beqir Ismaili, gjatė fjalės pėrshėndetėse

Njė ekran i madh pėrcillte pamje nga ngjarjet mė tė reja nė Kosovė.

"Nuk arritėm t'i ftojmė tė gjithė miqtė e dashamirėt tanė"- tha me njė ton pothuaj "shfajsues" Zeno Salahi, biznesmen i njohur kosovar, qė tashmė prej disa vjetėsh, pret e pėrcjell nė Egjipt, edhe turistė e afaristė nga trevat e vendlindjes. Duket tepėr i emocionuar dhe i vėmendshėm qė festa tė shkojė sa mė mirė e bukur, nė sintoni me gjendjen shpirtėrore tė festuesve tė pranishėm.

"Mbrėmja e Kosovės duhet tė shkojė siē i ka hije njė feste tė tillė"- e mbėshtet nė "shqetėsimin" dhe gatishmėrinė e rastit, edhe Amr Bektash, biznesmen i njohur me origjinė shqiptare nga nėna."Kishim vėrtet pak kohė pėr tė organizuar gjithēka- vazhdon ai- por ai dolėm mbanė, Zoti na ndihmoi tė nderojmė shqiptarēe, festėn e pavarėsisė sė Kosovės".

Ishin kėta dy biznesmenė qė sponsorizuan festėn atė mbrėmje nė "Saraya", nė bashkėpunim me Zyrėn Informative tė Kosovės.


" Tani, po, jemi zotėr nė shtėpinė tonė"- thoshte pėrmes lotėve Suzi, njė zonjė nga Gjilani." I them tim shoqi: edhe njeri tjetrin, do ta duam mė shumė, edhe ju, edhe bota mbarė, do tė na njohė, e do tė na nderojė mė shumė".

Ēasti kulmor arriti kur " burrat" e festės u ftuan tė presin tortėn e bukur: tė kaltėr, me yje tė praruar dhe me hartėn e Kosovės nė mes.

Entuziazmit tė shqiptarėve iu shtua nė kor, ai i tė gjithė tė pranishmėve dhe i personelit tė anijes.

Vonė nė mbrėmje, tė ftuarit nisėn tė largohen, Nė dalje, pothuaj tė gjithė, ndjenin nevojėn e dėshirėn tė shkruanin njė frazė, tė linin njė "shenjė" nga mbresat e ngjarjes qė i mblodhi kėtė mbrėmje nė "Saraya", nėn njė qiell yjesh tė praruara.

"Ah, Kosovė, mė kujton njė lule dashurie, manushaqen, qė bėn tė lumtur gjithkėnd dhe vetė rri mėnjanė. Por tashmė jo mė, tashmė tė erdhi dita."- shkroi poeti Faruk Shusha dhe mua nuk e di pse, pas kaq shumė vjetėsh, m'u kujtuan vargjet e Naimit tonė tė madh pėr manushaqen e burgosur nėn hithra e ferra.

Nė librin e pėrshtypjeve, dikush kishte mundur tė ndjente nė pak rreshta njė frymėzim, qė, mendoj, shprehte shpirtin dhe ndjesinė e tė gjithėve atė mbrėmje: "Nėnė Kosovė, sot ulem, tė puth dorėn e tė puth sytė, si Ti, fisnike, nuk ka tė dytė.Bijtė e tu tė gjithė i pėrqafoj, me ta martirėt lotoj, me ta lirinė gėzoj".





Vjollca Lisi
Kajro,shkurt,2008


www.presheva.com
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.