Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-05-09, 18:27   #1
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Si tė kemi njė Familje tė lumtur?

Si t`i pėrgatitim adoleshentėt pėr moshėn e rritur

Do t`u lutesha t`i kushtoni pak kohė kėtij postimi...!

"Sa kėnaqesha kur flisja pėr djemtė e mi! Mė dėgjonin me kujdes dhe vepronin menjėherė. Por tani qė janė adoleshentė, debatojmė pėr cdo gjė. Madje atyre nuk u pėlqejnė aktivitetet qė lidhen me adhurimin tonė. `A duhet tė flasim patjetėr pėr Besimin...?`- mė thonė. Para se djemtė tė bėheshin adoleshentė, kurrė nuk e imagjinoja qė do tė ndodhte kjo nė familjen time, edhe pse shihja tė ndodhte te tė tjerat"

A po rritni njė adoleshent? Nėse po, jeni dėshmitarė tė njė prej fazave mė interesante tė fėmijės suaj.
  • Kur djali i juaj ishte mė i vogėl, ishte si njė varkė e lidhur nė liman, domethėnė te ju. Tani qė ėshtė adoleshent, po e tėrheq litarin ku ėshtė lidhur e mezi pret tė lundrojė, dhe keni pėrshtypjen se nuk jeni tė ftuar tė ngiteni nė varkė.
  • Kur vajza e juaj ishte fėmijė, ju thoshte gjithcka. Tani qė ėshtė adoleshente, ka formuar >grup< me shoqet dhe ju ndiheni sikur nuk jeni tė ftuar tė bėni pjesė.
Nėse nė shtėpinė tuaj po ndodh dicka e ngjashme, mos nxirrni me nxitim pėrfundimin se fėmija e juaj po bėhet njė rebel i pandreqshėm!

Qė kur lind e mė pas, jeta e njė fėmije ėshtė njė periudhė ku cdo gjė bėhet pėr herė tė parė: hiden hapat e parė, thuhet fjala e parė, dita e parė e shkollės, etj. Prindėrit gėzohen kur fėmija arrin pika tė tilla tė rėndėsishme nė zhvillimin e tij. Arritjet tregojnė dicka qė prindėrit dėshirojnė kaq shumė ta shohin rritjen e fėmijės.

Edhe adoleshenca ėshtė njė fazė e rėndėsishme, megjithėse disa prindėr mund tė mos e presin me aq kėnaqėsi. Shqetėsimi i tyre ėshtė i kuptueshėm. Nė fund tė fundit, cili baba ose cila nėnė ėshtė e lumtur kur sheh qė fėmija i bindur shndėrrohet nė njė adoleshent plot luhatje humori? Andaj pyetje tė ndryshme ia bėni vetes:
  • Kur djali im nuk ėshtė aq i pėrgjegjshėm sa tė mbaj pastėr dhomėn e vet, si mund tė kujdeset pėr njė shtėpi tė tėrė?
  • Nėse vajza ime nuk respekton orarin e kthimit nė shtėpi, si mund tė respektoj orarin e punės ku do tė punojė?
Fėmija juaj adoleshent bėn njė kėrkesė, ndoshta qė tė qėndrojė jashtė mė shumė nė mbrėmje. Menjėherė e hidhni poshtė kėtė kėrkesė. Ai ankohet: "Mė trajton si fėmijė"! Para se t`ia ktheni "e po ashtu po sillesh", kini parasysh kėtė: adoleshentėt priren tė kėrkojnė mė shumė liri se sa mund tė mbajnė, por prindėrit ndoshta priren t`u japin mė pak liri se sa mund t`u jepnin. Mos ndoshta duhet tė bėni ndonjė lėshim herė pas here? Pse tė mos medoni tė paktėn pėr pikėpamjen e adoleshentit?

Sugjerim: Kur tė flitni me adoleshentin tuaj pėr njė problem, ndihmojeni tė arsyetojė se si zgjedhjet e tij ndikojnė tek emri i tij. Pėr shembull, nė vend qė tė kritikoni shokėt e tij, thoni: "Po sikur (emri) tė arrestohet spese ka shkelur ligjin? C`do tė mendonin tė tjerėt pėr ty?" Ndihmojeni adoleshentin tė kuptojė se zgjedhjet qė bėn, ndikojnė te reputacioni i tij pėr mirė ose pėr keq.




e nxorra nga njė revistė dhe e shkrova me gishtat e mi. :)


__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Idila : 28-05-09 nė 18:28
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.