Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-07-09, 13:01   #1
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri tjetrin

S’KAM FUQI TĖ KTHEHEM NĖ VENDLINDJE”
- “Edhe sot e kėsaj dite nuk e di se sa ditė kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumė u frikėsova, por shpėtova, nuk na ndodhi asgjė. Na i dhanė tre minuta tė dilnim nga shtėpia, dhe dolėm. Kur arritėm nė Pejė, policia na ndali pėrsėri, na kėrkuan nga 50 DM pėr person nėse donim tė vazhdonim pėr nė Shqipėri. Ne kishim vetėm 200 DM, e ishim nėntė veta.
Kush do tė shpėtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim nė heshtje, ndėrkaq babai ua dorėzoi paratė dhe u tregoi se ishim nėntė veta. Na shikuan dhe pasi ia morėn nėnės dhe mua unazat nga duart, na lėshuan. Nė dalje tė Pejės, na ndali grupi tjetėr i policisė. Edhe ata na kėrkuan para dhe nuk do tė na lėshonin sikur njė familje nga Gllogjani tė mos i jepte 200 DM.
U nisėm. Disa metra mė larg, policia kishte ndalur kolonėn qė ishte e gjatė deri nė kufi. Ata ishin banorė nga fshatrat e Ferizajit, Suharekės, Rahovecit, Prizrenit, Malishevės e ndoshta edhe tė Gjakovės. Policia nuk lėshonte askėnd pa e kontrolluar dhe ne duhej tė prisnim nė rrugė. Edhe pse nuk bėnte shumė vapė, ishte vėshtirė tė rrije e tė prisje aty. Nuk kishim as ujė e as bukė. Policia nuk na lejonte as tė ktheheshim, por as tė vazhdonim, madje as tė uleshim. Ashtu nė kėmbė, tė mbėshtetur nė njėri-tjetrin, qėndruam mbi 11 orė. Kishte rėnė errėsira e parė kur kolona filloi tė lėvizė ngadalė. Ishim aq tė lodhur, por megjithatė, shpresonim se do tė arrinim tė gjallė nė Shqipėri. Rruga ishte e gjatė, por ajo u vėshtirėsua edhe mė shumė kur gjatė natės filloi njė shi i madh dhe mėngjesi gdhiu i ftohtė. Fėmijėt tė lodhur filluan tė qanin, e policėt ishin egėrsuar shumė. Si dukej, ata kishin humbur shokėt e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra pėr tė arritur deri te kufiri, dhe nė momentin kur arritėm tek vendi ku bėhej pengesa pėr vazhdimin e rrugės, policėt filluan tė na kontrollonin sėrish. Na preknin trupit, kurse meshkujt i rrihnin dhe i detyronin t’u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herėn e fundit na ndihmuan tė tjerėt. Kur vėllanė tim 12 vjeēar filluan ta rrihnin, unė i ika nga dora e policit qė po mė kontrollonte dhe u hodha mbi vėllanė. Doja qė, sė paku, njė tė rame t’ia marrė unė. Ėshtė vėllau i vetėm pas nėntė motrave. Polici qė po e rrihte, mė tėrhoqi pėr flokėt e gjata dhe mė drejtoi kah kryepolici, i cili nė prani tė kolonės, me majėn e thikės filloi tė m’i zhvishte rrobat. M’i hoqi tė gjitha nė prani tė babės, nėnės, vėllaut, burrit dhe fėmijėve tė mi. Fėmijėt filluan tė qajnė me tė madhe, por aq u bėnte atyre, dhe kryepolici mė tėrhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar qė ishte nė afėrsi tė rrugės.
Mė hodhėn mbi tavolinė, m’i lidhėn duart pėr tė, tė cilėn siē duket e kishin pėrgatitur enkas pėr t’i dhunuar femrat shqiptare. E di qė pasi filloi tė mė ēnderojė, me kokė i rashė tavolinės, kurse ata qeshnin e flisnin sikur tė ishin nė spektakėl. Tėrė kėtė e shihnin edhe tė afėrmit e mi, e shihnin edhe qytetarėt e tjerė dhe tėrė kolona e gjatė qė po lėvizte andej. Si nė ėndėrr mė kujtohet kur i urdhėruan familjarėt e mi tė ecin. Edhe sot mė tingėllon nė kokė zėri i nėnės sime, e cila nuk kishte dashur tė vazhdojė pa mua. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet se ku ėshtė.
Mė kujtohet se pėrveē dhunimit, mė goditėn disa herė me kondak nė kokė. Nuk mė kujtohet si, dhe kush mė ka dėrguar deri nė Kukės, por e di se aty kam dėgjuar edhe shumė klithma, dhe shumė gjėmė, shumė thirrje pėr ndihmė nga shumė femra tė tjera qė i dhunuan. Nė spitalin e Tiranės qėndrova e shtrirė 19 ditė. Gjashtė ditė me radhė mė kishte qėndruar burri tek koka, e unė nuk e njihja. Nga goditja nė kokė kisha harruar ēdo gjė. Vetėm zėri i bijės sime 5 vjeēare qė mė thėrriste e qante pse nuk i flisja, mė nxori nga ajo komė, qė edhe mjekėt u befasuan. Sot nuk kam fuqi tė shkoj e tė jetoj nė vendin ku kam jetuar mė herėt me burrin dhe fėmijėt. Nuk mund tė kthehem as nė vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Mė vjen turp pėr atė qė mė ka ndodhur. E kanė parė edhe qindra bashkėfshatarė tė mi. Unė kam pasur fatin tė mė kuptojė burri, por jetoj me dy plagė qė nuk do tė mė shėrohen kurrė. Jetoj me plagėn qė ma morėn nėnėn, dhe me plagėn e dhunimit, qė ėshtė mė e rėndė se vdekja”, - theksoi, nė fund tė rrėfimit, D.R. nga njė fshat i Pejės.


__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.