Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-11-09, 21:54   #1
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim KUMTESĖ E KRYESISĖ sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės

KUMTESĖ E KRYESISĖ sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės

Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 6 nėntor 2009, nė Prishtinė, shqyrtoi gjendjen nė institucionet tona shkencore, nė mėnyrė tė veēantė nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.

Meqenėse nė diskutim u paraqitėn mjaft tė dhėna qė dėshmojnė se kėto institucione janė tė politizuara nė shkallė tė palejueshme, Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės e quan tė nevojshme qė opinionit tė Kosovės t’i drejtohet me kėtė Kumtesė.

1. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė e shqetėsuar dhe e brengosur pėr shkak tė pasojave qė njė politizim i tillė ka prodhuar dhe vazhdon tė prodhojė nė shkencėn tonė, nė planifikimin, nė vlerėsimet dhe nė afirmimin e saj si nė Kosovė, ashtu edhe nė gjithė hapėsirėn kombėtare.

2. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės konstaton se pėrkatėsia partiake ėshtė bėrė kriter pėr pranimin dhe pėr dhėnien e titujve shkencorė nė institucionet shkencore, gjė qė ka sjellė dhe vazhdon tė sjellė deformime tė tjera nė veprimtarinė e tyre shkencore, kulturore dhe shoqėrore.>>>

3. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės konstaton se pasojat mė tė mėdha tė njė politizimi tė tillė janė shprehur nė veprimtarinė e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Institucion njėpartiak nė kohėn e komunizmit, kjo Akademi vazhdon tė jetė institucion njėpartiak edhe sot, madje partiakisht mė i anshėm sot se atėherė. Opinionit tonė nuk i ėshtė bėrė e mundshme tė informohet se gati tė gjithė funksionarėt mė tė lartė tė LDK-sė janė bėrė anėtarė tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve, kurse prej 9 anėtarėve tė sotėm tė Seksionit tė Gjuhės e tė Letėrsisė 7 janė anėtarė tė LDK-sė, ndėrsa 5 prej tyre anėtarė tė djeshėm apo edhe tė sotėm tė Kryesisė ose tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie!

4. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės ėshtė e drejtuar vetėm prej anėtarėve, shpesh, madje, vetėm prej funksionarėve tė njė partie – tė LDK-sė! Pėr tė qenė edhe mė tragjikomike, mė e papranueshme dhe mė e palejueshme udhėheqja e saj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės drejtohet prej njė grupi partiako–lokal! Kėshtu, fjala vjen, qe 17 vjet nė krye tė Akademisė e ndėrrojnė njėri–tjetrin njė kimist e tre gjuhėtarė, kurse nė Kryesi u asistojnė fqinjė tė vendlindjes e tė partisė!
Kjo udhėheqje ka shkelur dhe vazhdon tė shkelė procedurat elementare demokratike gjatė zgjedhjes sė anėtarėve tė rinj tė Akademisė; e shkurton afatin e zgjedhjes nė dy vjet kur do tė shtojė numrin e bashkėpartiakėve tė vet dhe e zgjat nė katėr vjet kur do tė shtyjė pranimin e tė tjerėve. Pėr tė siguruar qė tė pranohen vetėm bashkėpartiakėt e saj dhe tė pengohet pranimi i tė tjerėve, kjo udhėheqje e ka bėrė Seksionin organ i cili, nė vend se Kuvendi i Akademisė, vendos kush do tė pranohet nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, ēka nuk ndodh nė asnjė akademi nė Evropė!

5. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės thekson se uzurpimi i tillė njėpartiak i Akademisė dhe i Kryesisė sė saj ka bėrė: qė nė Akademi tė sillen edhe disa shkrimtarė – kritikė, prozatorė e poetė tė cilėt, po tė mos ishte ajo ashtu e uzurpuar, nuk do tė bėheshin anėtarė tė saj; qė nė vazhdimėsi tė refuzohen studiues, shkrimtarė dhe krijues tė tjerė me vepėr tė ēmuar shkencore, letrare, artistike dhe me merita tė mėdha pėr arsimin dhe pėr kulturėn e Kosovės.

6. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės, pėr shkak tė uzurpimit tė tillė tė skajshėm partiak, nuk ka sot nė pėrbėrje tė saj asnjė historian, asnjė arkeolog, asnjė leksikolog e leksikograf, asnjė historian tė krijimtarisė popullore, asnjė mjek. Deri sivjet, nė pėrbėrje tė saj kjo Akademi nuk e kishte asnjė ekonomist sado Kosova ka njė varg ekonomistėsh tė njohur e tė ēmuar edhe jashtė Kosovės. Po sivjet nė Akademinė tonė u pranua njė ekonomist dhe ky ėshtė njė funksionar i LDK-sė, njėkohėsisht kryetar i Prishtinės!

7. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė e bindur se si pasojė e kėtyre deformimeve, e kėsaj papėrgjegjėsie shkencore, intelektuale dhe morale tė uzurpuesve tė Akademisė, Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės, nė mėnyrė tė veēantė dy seksionet e saj themelore - Seksioni i Gjuhės dhe i Letėrsisė dhe Seksioni i Shkencave Shoqėrore, nuk kanė realizuar deri sot dhe nuk do tė jenė nė gjendje tė realizojnė as sot e tutje me pėrbėrjen qė kanė asnjė projekt kėrkimor-shkencor me rėndėsi historike pėr Kosovėn e aq mė pak pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės sot vepron si njė shtėpi modeste botuese, e cila boton ēka ėshtė botuar shumė kohė pėrpara dhe riboton veprat e disa anėtarėve tė saj, ndonjėherė pavarėsisht prej vlerės sė tyre!

8. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės shpreh indinjatė pse mediet tona nuk janė marrė deri sot dhe nuk merren as sot me politizimin e institucioneve tona shkencore dhe me deformimet e sipėrshėnuara nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė e vetėdijshme se heshtja e tillė e medieve ėshtė pasojė, nė njėrėn anė, e mungesės sė transparencės nė Akademi, kurse, nė anėn tjetėr, e trysnive qė iu bėhen prej strukturave partiake tė cilave iu takojnė pėrdoruesit dhe shpėrdoruesit e Akademisė sonė!

9. Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės fton opinionin e Kosovės, krijuesit shkencorė dhe artistikė, sidomos institucionet politike dhe shtetėrore qė tė bėjnė ēka varet prej tyre pėr reformimin e institucioneve tona shkencore, pėr ndėrprerjen e politizimit tė tyre, pėr ndėrrimin e gjendjes sė pėrkeqėsuar nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, e cila cenon, nė afat tė gjatė historik, interesat shkencore, kulturore dhe, nė pėrgjithėsi, shoqėrore tė Kosovės.

Kryesia e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės i bėn me dije opinionin kosovar dhe institucionet politike e shtetėrore se do t’i vazhdojė pėrpjekjet pėr ndryshimin e gjendjes sė politizuar nė institucionet shkencore dhe kulturore, sidomos pėr ndryshimin e gjendjes sė uzurpuar nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.

Prishtinė Kryesia e LSHK-sė
mė 6.11.2009 Kryetari

ADEM DEMAĒI
09/11/2009


Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.