Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-11-10, 09:52   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Hamdi Nuhiju



(Reagim ndaj shkrimit “Passepartout, ose si Islami i bėn shqiptarėt e Maqedonisė tė mos kenė dinjitet nacional shqiptar” te autorit Kastriot Myftaraj, shkrim i botuar nė Gazetėn Sot dhe i publikuar edhe nė zemrashqiptare.net)

Urrejtja e kėtij njeriu ndaj Islamit dhe myslimanėve tashmė ėshtė njė urrejtje e njohur nė mesin e shqiptarėve mysliman. Ajo nuk ėshtė njė urrejtje e zakontė e njė njeriu tė ēmendur, por njė ēmenduri e zakontė e njė njeriu tė paguar. Megjithatė ėshtė mirė qė ekziston ai dhe njerėz si ai. Njeri qė mban ujin gjithmonė tė turbullt nė skenėn publicistike shqiptare dhe qė nxitė nė luftėra tė pabaza ndėrmjet vet shqiptarėve. Nuk ka dyshim se luftėn e ka humbur ai sė bashku me paguesit e tij.

E shoh qė orientimi i bosėve tė tij ėshtė i drejtuar kah shqiptarėt mysliman tė Maqedonisė, ngaqė nė Shqipėri mė askush nuk ia vė veshin.

Kur lexoj Kastriot Myftaraj mė kthehet kujtesa historike nė kohėn e kryqėzatave.

Pas qė natyra e shkrimeve tė tij pėrputhet tėrėsisht me natyrėn e pabazė tė kryqtarėve evropian qė nisėn luftėra tė pėrgjakshme kundėr myslimanėve, kėtu po ceki vetėm disa elemente tė shkėputura nga kėto histori.

“ Njė ditė, rrėfen ai,guvernatori frėng i Munajtras, nė malėsitė libaneze, i shkroi njė letėr ungjit tim, sulltanit, emirit tė Shejzerit, ku i kėrkonte tė dėrgonte njė mjek pėr tė kuruar disa raste urgjente. Ungji pėrzgjodhi njė nga doktorėt tanė tė krishterė, njė burrė tė quajtur Thabit. Nuk kaluan as disa ditė kur ai u kthye nė shtėpi. Ne tė gjithė ishim shumė kureshtarė tė mėsonim se si ia kish dalė tė kuronte kaq shpejt pacientėt, dhe kėshtu e mbuluam me pyetje. Thabiti tha:” Para meje sollėn njė kavalier me njė gungė nė kėmbė dhe njė grua qė vuante nga dobėsia. Kavalierit ia mbėshtolla kėmbėn me allēi dhe gunga iu hap e iu pėrmirėsua. Gruas i kėshillova njė dietė qė ajo tė fillonte e ta merrte veten.”- Por, mandej ia bėhu njė doktor frėng dhe kundėrshtoi:” Ky burrė nuk di t`i kurojė ata.”- Dhe duke iu drejtuar kavalierit, e pyeti:” Ēfarė parapėlqen, tė jetosh me njė kėmbė tė vetme apo tė vdesėsh me tė dyja?”- Kur pacienti u pėrgjigj se parapėlqente tė jetonte me njė kėmbė tė vetme, mjeku urdhėroi -:” Mė sillni njė kavalier tė fuqishėm me njė sėpatė tė mprehtė lufte.” Kavalieri me sėpatė mbėrriti menjėherė. Doktori frėng vendosi kėmbėn e tė sėmurit nė njė bllok prerjeje, duke i thėnė tė sapombėrriturit:-“ Jepi njė goditje tė mprehtė qė ta presėsh pastėr.”- Mu para syve tė mi, ai i dha njė goditje tė parė, por mandej, meqenėse kėmba ishte ende e ngjitur, e goditi pėr sė dyti. Palca e kėmbės shpėrtheu nė ajėr dhe i plagosuri vdiq nė vend. Sa i takon gruas, doktori frėng e ekzaminoi dhe tha:-“ Ajo ka njė djall nė kokė qė ka rėnė nė dashuri me tė. Pritjani flokėt.”- Ata ia prenė flokėt. Mandej gruaja filloi tė hante sėrish ushqimin e tyre me hurdha dhe mustardė, gjė e cila ia pėrkeqėsoi gjendjen. Doktori i tyre konfirmoi :-“ Nė kokėn e saj duhet tė ketė hyrė vet djalli.”- Pastaj, me njė brisk nė dorė, ai hoqi njė prerje nė formė kryqi, nxori sheshit kockėn e kafkės dhe e fėrkoi me kripė. Gruaja vdiq nė vend. Mandej unė i pyeta:-“ Keni mė nevojė pėr mua?”- Ata thanė jo dhe unė u ktheva nė shtėpi, duke mėsuar shumė ngaqė nuk e dija nga mjekėsia e frėngut.” ( Kryqėzatat nė syrin e arabėve, Amin Maaluf, Shkup, 2010, f.207-208).

Kėto janė disa sekuenca tė shkurtra interesante nga koha e kryqėzatave. Kastrioti do tė thonte, prapė myslimanėt kanė qenė tė dobėt ngaqė kanė dėrguar njė mjek krishterė nė mesin e kryqtarėve. Parimisht ai do tė duket se ka tė drejtė. Por, duke pasur parasysh rrethanat historike dhe pabesitė e kryqtarėve, myslimanėt dėrguan mė mirė njė mjek krishterė qė ka mėsuar tė myslimanėt dhe qė ishte njeri besnik ndaj shtetit islam, sesa njė mysliman e tė pėrballej me pabesitė dhe ēmenduritė e kryqtarėve.

Mirė, kjo sekuencė historike ēka ka tė bėj me temėn nė fjalė? Lexuesi i pėrgjithshėm do tė thonte se asgjė, ndėrsa ai qė lexon edhe ndėrmjet shkronjave do ta kuptoj thelbin e kėsaj sekuence historike.

Iu kthehemi tash fjalėve tė Kastriotit. Ai tha:” Emisioni "Passepartout" i datės 19 tetor 2010 nė Tv Alb, njė emetues shqiptar nė Shkup, ėshtė njė nga ato ngjarje qė vėrtetojnė se feja islame i ka bėrė shqiptarėt e Maqedonisė qė t' u mungojė dinjiteti nacional shqiptar. Se ėshtė njė gjė tė thuash jam shqiptar, dhe njė gjė tjetėr tė kesh dinjitet nacional shqiptar.”

Ekzistojnė me miliona fakte historike se shqiptarėt e Maqedonisė feja islame i ka ruajtur nga asimilimi sllav. Ekzistojnė shumė ortodoks qė janė me rrėnjė shqiptarė, ndėrsa flasin shumė bukur gjuhėn maqedonase dhe nuk dinė asnjė fjalė tė gjuhės shqipe. Ato janė shqiptarė, por ngaqė ishin ortodoks humbėn identitetin e tyre nacional shqiptarė dhe tash nuk kanė asnjė ndjenjė nacionale. Janė tė martuar me femra sllave dhe normal qė janė sllavizuar. Kemi edhe rastin e kundėrt, kur shqiptarėt mysliman tė Maqedonisė janė tė martuar me femra ortodokse sllavo-maqedonase dhe ata ende gjenden nė identitetin e tyre nacional, bile edhe kėto maqedonase sot flasin shumė bukur shqip dhe kanė pranuar tė gjitha traditat dhe doket e shqiptarėve.

Kėto dy krahasime tė thjeshta e kėndellin kokėn e Kastriotit nėse ėshtė nė gjendje ai tė kėndellet. Por, e kuptoj unė atė, ngaqė asnjėherė nuk ka qenė i martuar dhe nuk ėshtė, prandaj edhe nuk mund tė kuptoj kėto raporte midis shqiptarėve mysliman me ortodokset sllavo-maqedonase.

Sa i pėrket identitetit nacional tė shqiptarėve tė Maqedonisė, me plot bindje them se ai identitet ekziston dhe ėshtė mė i theksuar nė Maqedoni sesa nė Shqipėri e Kosovė. Mund tė kthehemi te zgjedhjet e fundit pėr kryetar shteti nė Republikėn e Maqedonisė. Nė njė kohė kur kryetari aktual i Maqedonisė Gjorgje Ivanov u bė kryetar shteti pa legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm, Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare ishin tė parat qė njohėn pėr legjitim kėtė kryetar shteti. Tash nuk di mbi ēfarė barometra nacional kanė vepruar kėto dy qendra shqiptare, por se po bėjnė dėm nė mesin e shqiptarėve tė Maqedonisė, kjo gjė po shihet sheshit.

Nuk di ēfarė dinjiteti nacional kanė Tirana dhe Prishtina zyrtare kur shkelin mbi dinjitetin nacional tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe e njohin pėr legjitim kryetarin Gjorgje Ivanov.

Ai pėrsėri vazhdon nė tekstin e tij tė kamufloj idetė e tij pėrēarėse:” Pėrgjigjia e Gollēovskės tregon se edhe ata sllavo-maqedonė tė cilėt shtiren si mė tė afruar ndaj shqiptarėve, nė fakt i shohin shqiptarėt e Maqedonisė thjesht si islamikė. Gollēovska u tha shqiptarėve tė pranishėm nė emision, si dhe tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė: Pėr ne sllavo-maqedonėt ju jeni arabė! Prandaj e kemi ngritur nė Shkup kryqin mė tė lartė nė botė, qė t' i themi Perėndimit tė krishterė se kėtu ėshtė njė nga fushėbetejat e Perėndimit me Islamin.”

Kastrioti ka problem serioz me tė kuptuarit e termit mysliman dhe arab. Nuk ia zė pėr tė madhe, ngaqė bazohet tek kryqtarėt tė cilėt shėronin tė sėmurėt e tyre nė mėnyrėn mė tė ‘pėrkryer’.

Shqiptarėt e Maqedonisė si pėr shqiptarėt, si pėr maqedonasit janė shqiptarė. Dhe jo pse do Kastrioti tė jemi kėshtu, por ngaqė periudha pesė shekullore osmane ruajti me dinjitet nacionalitetin shqiptar nė kėto troje. Nėse Kastrioti nuk e kupton termin arab dhe mysliman, faji gjendet tek ai. Por tė thuash pėr shqiptarėt e Maqedonisė se janė arab vetėm pse praktikojnė Islamin, kjo ėshtė njė logjikė e vdekur e periudhės sė Enver Hoxhės. Kėtė logjikė me ėndje po mundohet ta ngjall Kastrioti ynė.

Nė pasusin tjetėr ai vazhdon:” Gollēovska fliste me njė buzėqeshje tė kėndshme, por nesėr tipa tė tillė bėhen si Biljana Plavsiē lidere tė fushatave tė genocidit, amazona qė bekojnė flamujt e ushtrisė qė bėn spastrim etnik. Nesėr Gollēovska e kėndshme do tė kqyrė me tė njėjtėn buzėqeshje se si masakrohen tė tre tė rinjtė shqiptarė me tė cilėt gjendej nė emision.”

Kastrioti me ēdo kusht do qė tė nxisė urrejtje nacionale midis shqiptarėve dhe etniteteve tjera nė Ballkan. Dhe tash e kuptuam orientimin e tij tė saktė. E shoh edhe nėpėr shkrimet e tij nė raportet midis shqiptarėve dhe grekėve, ai mundohet qė tė nxitė urrejtje midis dy palėve deri nė nivelin e luftės. Dhe si fajtor kryesor pėr urrejtjen e popujve tjerė ndash nesh e sheh Islamin. Dhe kur kemi parasysh se Islami nė periudha tė rėndėsishme historike e mbrojti nacionalitetin shqiptarė nga asimilimi, Kastriot Myftaraj indirekt dhe direkt si pengesė e sheh ekzistencėn e kombit shqiptarė nė Ballkan. Ai do tė na shoh me ēdo kusht tė pėrēarė dhe nė luftė me tė gjithė popujt tjerė. Njė njeri qė urren kaq shumė identitetin e vet nacional edhe atė duke u thirrur nė kėtė identitet nuk mund tė jetė ndryshe pėrveēse njeri i shitur.

Thirrja e tij maskuese ėshtė Perėndimi. Me siguri se tradhtia e tij ka lindur nga Perėndimi.

Kur lexojmė termin Perėndimi, e kemi parasysh periudhėn e kryqėzatave prej tė cilės periudhė Kastrioti ka frymėzimin kryesor. Na kujtohen vrasjet, masakrat dhe pėrbuzja e perėndimorėve ndaj gjithēkaje qė njihet si vlerė. Ata edhe ndėrmjet veti ishin njerėz tė krisur dhe tė ēmendur. Ndėrsa maska e Kastriotit ėshtė e lyer mu nė kėto tė ashtuquajtura vlera.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.