Nė arkivat britanike zbulohet vula e Lidhjės se Prizrenit
Publikuar: E shtune, mė 27 shkurt 2010
Zbulohet nė arkivat britanike njė dokument i rėndėsishėm pėr historinė e Shqipėrisė, i cili tregon vulėn e parė tė pėrdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Dokumenti me referencė FO-195/1382, qė mban daten 2 Maj 1881, ėshtė gjetur disa ditė mė parė nga studjuesi Bejtullah Destani nė arkiven qendrore tė Londrės, raporton Top Channel.
I shkruajtur nė osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll, i cili mė pas ja ka kaluar kėtė letėr ministrit tė Jashtėm.
Nėpėrmjet kėsaj letre Lidhja e Prizrenit i kėrkon ambasadorit britanik nė Stamboll tė mbėshteste duke ndėrhyrė, nė qeverinė Otomane pėr njohjen e katėr vilajeteve me emrin Arnautlik.
I nderuar zoti minister. E dėrgoj kėtė letėr nė vemendjen tuaj pasi mė duket shumė interesante, thotė ambasadori George Goschen, nė letrėn e tij shoqėruese dėrguar ministrit tė Jashtėm, Earl Granville.
Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e kėtij dokumenti si me njė rėndėsi tė madhe historike pasi pėr herė tė parė nėpėrmjet tij, shihet vula e parė e pėrdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Sipas tij, kjo vulė nuk ėshtė pėrmendur apo botuar mė parė.
I pyetur si mundi ta zbulojė kėtė dokument Destani tha:Gjetja ndodhi tejet rastėsisht nė momentin kur po shikoja njė dosje qė kishte tė bėnte me Vaso Pashen .