SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe
Preteni: Ministri merr para dorė mas dore
Prishtinė, 18 dhjetor - Kreu i Agjencisė Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni, nė njė fjalim tė tij drejtuar studentėve nė institutin Pjetėr Budi, ka shpjeguar se si po kryhen veprat korruptuese nė vend. Ai iu ka treguar atyre se ēka ėshtė haraēi, kur ia nisėn politikanėt ti mbushin xhepat me para, si dhe pėr mėnyrėn se si ministrat marrin para kesh nga ata tė cilėve u kryejnė favore. Sipas Pretenit, politikanėt e vendit janė duke u pasuruar nė mėnyrė enorme dhe kėtė pasuri po kanė komoditet edhe ta deklarojnė nė formularėt e deklarimit tė pasurisė.
Nuk kemi mekanizma institucionalė qė tė korruptuarve tua bėjmė jetėn mė tė vėshtirė. Pasi nuk frikohen nga Zoti, bile nė tokė tua vėshtirėsojmė jetėn, ka thėnė Preteni, i cili ėshtė ankuar nė sistemin gjyqėsor, i cili, sipas tij, qė dhjetė vjet nuk ka shqiptuar asnjė dėnim pėr raste tė mėdha korruptuese.
Do raste tė vogla po kryhen, por rastet e mėdha tė korrupsionit nuk preken, ka thėnė Preteni. Ai iu ka shpjeguar studentėve edhe mėnyrėn sesi po korruptohen zyrtarėt e lartė publikė.
Nė momentin e lidhjes sė kontratės po jepet haraēi pėr zyrtarė tė lartė. Kjo shkon dorė mas dore. Ministri as qė e sheh personin i cili ka dhėnė paratė, por me ndėrmjetės po kryhen kėto punė, ka deklaruar Preteni. Sipas tij, paratė udhėheqėsve tė shtetit po u jepen kesh, pasi po tė ndodhte qė tė derdheshin nėpėr xhirollogari do tė ziheshin lehtė, pasi Qendra e Inteligjencės Financiare merr raporte ditore nga bankat.
Me ato para qė i marrin dorė mas dore politikanėt po blejnė shtėpi luksoze e vetura. Nėse do ta kishin hapur ndonjė fabrikė private me to, bile ua kish pa hairin dikush, ka deklaruar Preteni, i cili ka vendosur ta citojė kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili kishte deklaruar se U tregoj tė gjithėve sesi i kam bėrė tė gjithė milionat, por mos mė pyesni vetėm si e kam bėrė milionin e parė. Kreu i Agjencisė Kundėr Korrupsionit ka deklaruar se fokusi i tij do tė jetė nė dhėnien e kritikave pėr sistemin gjyqėsor, pasi ky dikaster ka ēuar deri te ajo qė zyrtarėt e lartė tė deklarojnė vila e vetura luksoze edhe nė Kundėrkorrupsion pa u mėrzitur se dikush do tė merrej me ta.
Deklarojnė vila e vetura luksoze. Zyrtari i lartė me rrogė 1 mijė euro jep dhurata vetura luksoze, e kėto as qė i fshehin, pasi nuk ka kush ti dėnojė, ka thėnė Preteni. Ai ka kėrkuar ndarje mė tė madhe tė buxhetit pėr organizata hetuese, siē janė Kundėrkorrupsioni e Prokuroria.
Kryeprokurori i Kosovės nė zyre tė tij nuk ka mundėsi tė ofrojė diēka mė shumė sesa njė lėng qė e mban nė frigorifer, pasi nuk ka mjete as pėr kafe. Ky ndoshta ėshtė shembull banal, por e tregon mė sė miri mungesėn e stimulimit, ka theksuar ai. Preteni iu ka thėnė studentėve se politikanėt kanė nisur ti mbushin xhepat qė nga koha e fondit tė 3-pėrqindėshit e fondit Vendlindja Thėrret. Sipas tij, ka zyrtarė publikė qė shkruan nė formular se ka shtėpi tė madhe, tė cilėn e ka bėrė gjatė punės nė Zvicėr, ndėrsa kur verifikohet se ku ka punuar, del se ka qenė pjesė e kėtyre fondeve. Ai ka marrė shembull vendet si Kroacia e Sllovenia ku janė nė burg apo hetohen pėr korrupsion ministra e kryeministra. Kjo, sipas tij, duhet tė ndodhė edhe nė Kosovė.
Janez Jansha ka qenė njeri qė ka bėrė shumė pėr Slloveninė, por nė momentin kur ėshtė implikuar nė shpėrdorimin e fondeve kanė nisur hetimet ndaj tij. Askush nuk duhet tė amnistohet nga kryerja e veprės korruptuese, ka thėnė Preteni.
|