Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-06-11, 19:10   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Petro Nini Luarasi




"Edhe Krishti ne na thėnte
Unė jam grek, eni pas meje,
Do t'i themi pa mblidh mente,
Se shqiptari s'vjen pas teje..."




Petro Nini Luarasi lindi nė vitin 1865. Studimet i kreu nė shkollėn greke tė Qestoratit e Hotovės ne Lunxheri te Gjitrokstres. Nė Qestorat, nė shtėpinė e mikut tė babait, patriotit tė shquar Koto Hoxhi, ai mėsoi shkrim e kėndim, nė shqip dhe u edukua me kulturė e atdhedashuri.
Mė 1883 filloi punė si mėsues i greqishtes nė shkollėn e Bezhanit. Atje ai filloi t'u mėsonte nxėnėsve shqip. Veprimtarinė e tij tė gjerė e zhvilloi nė Kolonjė e Korēė, ku krahas lidhjeve miqėsore patriotike, shkaktoi armiqėsi tė madhe me zyrtarėt turq, klerin shovinist e bashkėpunėtorėt e tyre.

Pėr kėtė arėsye u mallkua dhe u shkishėrua familjarisht nga dy dhespotėt e Kosturit : mė 1887 nga Qirilli dhe mė 1892 nga Fillareti.

"....I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi , nė bashkėpunim me propagandėn protestante e masone, ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston...Ata pėrhapin Dhiatėn e Re, emisarė dhe libra tė tjerė qė janė kundėr fesė sonė tė shenjtė dhe qė nėna e jonė, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohė qė i ka shkishėruar dhe djegur nė turrėn e druve... Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot, do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės, do ta zerė lebra e Gehazit dhe trupi i tij do tė mbetet i patretur dhe do tė pėrdhoset pas vdekjes..."

Kėto ishin fjalėt e Fillaret, dhespotit tė Kosturit, mė 20 shtator 1892, nė mallkimin e tij pėr Petro Nini Luarasin.

Kėsaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu pėrgjegj nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit", nė tė cilėn pasqyroheshin dokumenta konkretė mbi abuzimet qė bėheshin nė emėr tė fesė.
"E vėrteta bėn fenė, dhe jo feja tė vėrtetėn...Ta dashurojmė dhe ta pėrparojmė gjuhėn dhe kombin tonė, si tė vetmet tallanta qė na besoi Perėndia pėr provė tė vlerės sonė midis kombeve tė tjerė......Kush ėshtė frikacak kundrejt sė drejtės, bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij" (P.N.Luarasi:Mallkimi i shkronjave shqipe...).

Kjo vepėr bėri qė fundi i tij tė ishte tragjik. Ai u helmuar nga qarqet fetare shoviniste. Kjo vdekje bėri njė jehonė tė madhe nė botė. Disa gazeta shqiptare, angleze e amerikane shkruan pėr tė.
Me futjen e psallmeve shqip nė kishėn e Luarasit nė bashkėpunim me papa Stefan Luarasin ai debatoi edhe me Dhespotin e Korēės,Grigori. Nė lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformės kombėtare , P.N.Luarasi bashkėpunoi me parinė bektashiane -moderatorė tė myslimanizmit dhe me protestantėt anglo-amerikanė, pėrfaqėsuesi shqiptar i tė cilėve qe Gjerasim Qiriazi. Mbi bazėn e kėtyre idealeve kombėtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhėn nė njė miqėsi shekullore ,duke iu gjendur njėri-tjetrit nė momente tė vėshtira.

Nė prill 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku ishte mbyllur nga qeveria turke dhe u strehua nė Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik. Nė Sh.B.A. Petro Nini Luarasi zhvillon njė aktivitet tė gjėrė. Krijoi shoqėritė e para patriotike shqiptaro-amerikane : "Pellazgu" dhe "Malli i Mėmėdheut", ndihmoi Sotir Pecin pėr botimin e gazetės "Kombi" dhe Fan Nolin qė tė kurorėzohej prift e tė hidhte themelet pėr krijimin e kishės autoqefale shqiptare nė Sh.B.A., themeloi librarinė e parė me libra shqip e anglisht, bashkėpunoi ngushtė me Kristo Dakon , lider i protestantėve shqiptarė nė Sh.B.A., pėr tė futur frymėn kombėtare midis emigrantėve ekonomikė, tė cilėt ishin tė tėrhequr e tė frikėsuar nga reaksioni shovinist mbi familjet nė atdhe. Petro Nini Luarasi pėrēoi kudo tezėn: "Kombi mbi tė gjitha".

Mė 1908 u kthye nė Shqipėri sė bashku me disa miq e farefis, pėr tė luftuar si komitė pėr ēlirim. Nė atė kohė u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinė patriotike legale duke u lidhur ngushtė me misionarėt protestantė amerikanė, ēiftin Kenedi.

Vdes i helmuar nė vitin 1911 nga armiqtė e kombit. Por fjala e tij u pėrjetėsua nė vepėr: "Ruamani gjakun, se do tė duhet pėr shkrimin e gjuhės shqipe...Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi !"


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.