Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-07-11, 15:30   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Pavarėsia nga Shqipėria

Shkruan:Albin Kurti

Mė 13 gusht 2009, kryeministri Hashim Thaēi ėshtė ankuar te zėvendėsambasadori amerikan Michael McMurphy qė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha po pėrzihet nė politikėn e Kosovės. Kėshtu thuhet nė njė kabllo diplomatike ende tė pabotuar tė dosjes sė Wikileaks, sipas gazetės Koha Ditore. Nuk do mend qė shumė njerėzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke pasur parasysh kryeministrin Thaēi, etjen e tij pėr pushtet dhe mėnyren e zakonshme tė politikėbėrjes ditore nė Kosovė. Thaēi ėshtė frikėsuar nga ndikimi i Berishės nė Kosovė dhe pėrkrahja qė Berisha mund t’ua bėjė figurave tė tjera politike e partive tė tjera prej asaj tė Thaēit.

Me ndihmėn e zyrtarėve amerikanė ai ka besuar qė do ta mbajė sigurt pushtetin pėr vete duke i zbrapsur ata qė mund ta cenojnė e rrezikojnė. Mirėpo, kryeministri Thaēi nuk ėshtė kufizuar vetėm te sulmi mbi kryeministrin e Shqipėrisė Berisha tė cilin ai e sheh si politikan rival qė mund t’ia prishė llogaritė kėtij. Ai i kishte thėnė zyrtarit amerikan qė pėrzierja nga Shqipėria nė politikėn kosovare paraqiste kėrcėnim pėr Kosovėn dhe kishte kėrkuar ndėrhyrje amerikane te Berisha qė ta kundėrshtojnė njė pėrfshirje tė tillė, duke theksuar se Kosova ėshtė njė shtet i pavarur, dhe jo krahinė e Shqipėrisė.

Thaēi po ashtu ka kėrkuar nga Ambasada e ShBA-ve nė Prishtinė qė pėrmes Ambasadės sė ShBA-ve nė Tiranė tė bėjnė trysni mbi Berishėn dhe tė kėrkojnė nga ai qė tė pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qė ngritin frikė nė rajon nga panshqiptarizmi. Sėkėndejmi del qė Thaēi nuk e ka problem vetėm pėrzierjen e kryeministrit tė Shqipėrisė nė politikėn kosovare pėr shkak se ky kryeministėr rastis tė jetė politikani Sali Berisha.

Thaēi nuk e do pėrzierjen e kryeministrit Berisha edhe pėr shkak se Berisha ėshtė pikėrisht kryeministėr i Shqipėrisė dhe jo i ndonjė vendi tjetėr. Merreni me mend, kryeministri Thaēi nuk ankohet dhe nuk kėrkon ndihmėn e amerikanėve pėr pėrzierjen e Serbisė nė Kosovė por pėr pėrzierjen e Shqipėrisė! Fakti qė Serbia e kontrollon ēerekun e territorit tė Kosovės me strukturat e saj ilegale nuk pėrbėn shqetėsim pėr kryeministrin Thaēi. Aq mė pak deklaratat e pėrsėritura tė Serbisė pėr Kosovėn si krahinė e Serbisė.

Thaēi ka hall veēse deklaratat dhe veprimet e kryeministrit Berisha tė cilat, siē ėshtė shprehur ai, ngritin frikė nė rajon nga panshqiptarizmi. Kėso deklaratash qė jemi mėsuar t’i dėgjojmė nga zyrtarėt e ndryshėm tė Serbisė tė cilėt i karakterizon shovinizmi ndaj kombit shqiptar na qenkan edhe vetė fjalėt e kryeministrit Thaēi drejtuar zyrtarėve amerikanė. Lehtėsia me tė cilėn kryeministri Thaēi i pranoi bisedimet pa parime me Serbinė e pa kushte pėr Serbinė pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, bėhet edhe mė e shpjegueshme pas zbulimit tė kėtij qėndrimi tė tij kundėr Shqipėrisė.

Ngjashėm, tash kemi fituar shpjegime shtesė pėr njė sėrė prapėsish tė kryeministrit Thaēi prej imponimit tė flamurit shkombėtarizues pėr shtetin e pavarur tė Kosovės e deri te mosimponomi i reciprocitetit me Serbinė nė tė drejta dhe ekonomi. Thjesht, kryeministri Thaēi pavarėsinė e shpallur tė Kosovės e sheh shumė mė tepėr si pavarėsi ndaj Shqipėrisė sesa si pavarėsi ndaj Serbisė. Gjersa presidenti i ndjerė i Kosovės, Ibrahim Rugova, thoshte qė Republika e pavarur e Kosovės duhet tė jetė e hapur ndaj Shqipėrisė e Serbisė, kryeministri aktual i Kosovės, Hashim Thaēi, disi po aspiron qė ta mbyllė Kosovėn ndaj Shqipėrisė e ta lė atė tė hapur ndaj Serbisė. Duket qė kryministri Thaēi dėshiron tė harrohet fakti qė pavarėsia e Kosovės, edhe kėshtu siē ėshtė, nuk do tė mund tė arrihej duke qenė Kosova e pavarur nga Shqipėria e duke vepruar pavarėsisht asaj. Vetėm duke iu falėnderuar ‘pėrzierjes’ sė Shqipėrisė nė Kosovė, si frymėzim e ndihmė nė tė gjitha fushat, prej arsimit e deri te armatimi pėr UĒK-nė, ne jemi kėtu ku jemi sot.

Pa ‘pėrzierjen’ e Shqipėrisė nė Kosovė, shqiptarėt do ta kishin fatin shumėfish mė tė keq edhe se tė boshnjakėve. Pavarėsia e Kosovės do tė mund tė quhej me tė drejtė se ėshtė pavarėsi nga Shqipėria vetėm nė kuptimin qė ajo na ka ardhur edhe prej kontributit nga Shqipėria. Nė kėtė takim me z.McMurphy, kryeministri Thaēi gjithashtu qenka zotuar se nuk do tė marrė asnjė vendim tė rėndėsishėm politik pa konsultime paraprake me Ambasadėn e ShBA-ve. Kėtu nuk do tė ndalemi te dukuria qė kryeministri Thaēi me nėnshtrimin e vet paraprak iu bėn trysni ndėrkombėtarėve qė ta nėnshtrojnė. Pra, nuk ėshtė interesimi i kėtij shkrimi tė trajtojė nėnshtrimin e kėtillė qė para se tė jetė trysni mbi tė nėnshtruarin e mėpastajmė ėshtė trysni mbi nėnshtruesin potencial nė kuadėr tė njė loje perverse ku mazohisti e prodhon sadistin.

Mirėpo, teksa kryeministri Thaēi u thotė zyrtarėve amerikanė qė nuk do ta marrė asnjė vendim tė rėndėsishėm politik pa konsultime paraprake me Ambasadėn e ShBA-ve, atij duhet t’i pėrgjigjemi me pyetjen se ku ka vendim mė tė rėndėsishėm sesa ta mbash kėtė qėndrim kundėr Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės?! Qėndrimi i kėtillė i kryeministrit Thaēi tashmė paraqet vendimin e tij mė tė rėndėsishėm, saktėsisht mė tė rėndėsishmin, para zyrtarėve amerikanė. Kryeministri Thaēi, njė vendim mė tė rėndėsishėm se ky, as qė mund tė imagjinojė se lėre mė ta marrė.

Wikileaks e dėshmoi qė para se ndonjė politikan a diplomat ndėrkombėtar tė deklarohet kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė e kundėr bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė emėr tė frikės qė mund tė gjenerohet nė rajon, kėtė gjė e bėjnė vetė politikanėt shqiptarė si puna e Hashim Thaēit nė takime me ndėrkombėtarėt. Para se Thaēi tė flasė si ndėrkombėtarėt pėr ēėshtjen shqiptare, janė vetė ndėrkombėtarėt ata qė po (mėsojnė tė) flasin si Thaēi (prej vetė Thaēit). Askush nuk mund tė na respektojė dhe tė na i mbrojė interesat tona mė shumė e mė parė sesa qė kėtė ta bėjmė ne pėr veten tonė.

Thaēi flet me zyrtarėt amerikanė nė emėr tė tė gjithė neve por ai mbron veēse interesat e tij personale nė llogari tė tė gjithė neve. Dhe, le tė mos harrojmė qė mu kėta politikanė qė e kanė pranuar ndarjen e Kosovės nga Shqipėria dhe qė duan ta pėrforcojnė kėtė ndarje, janė po ata tė cilėt – njėherė pasi qė e kanė pėrvetėsuar zanatin e ndarjes sipas mendėsisė sė tyre krahinore – tash po na e pėrēajnė edhe Kosovėn pėrbrenda duke na e ndarė atė nė Llap, Drenicė e Dukagjin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.