Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-08-11, 12:53   #1
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Njė rrėfim mbi dashurinė mė tė bukur ndėrmjet dy njerėzve

ME EMRIN E ALLAHUT, MĖSHIRUESIT, MĖSHIRĖBĖRĖSIT!

- Nuk ėshtė rrėfimi mbi Romeon dhe Zhulietėn apo Kajsin dhe Lejlėn, ajo ēfarė sot dua tė tregoj ėshtė rrėfimi mė i mrekullueshėm mbi dashurinė qė ka ekzistuar prej krijimit tė njeriut tė parė deri nė ditėt e sotme.

Ndoshta ti mendon se ēfarė ka tė bėjė ky rrėfim dashurie me Islamin. Mos u mėrzit, se ky rrėfim ėshtė plotėsisht hallall dhe kur do ta tregoj Inshaallah do tė mė japėsh tė drejtė.

- Me kėtė rrėfim pėrkufizohet koncepti i "dashurisė" e jo si duan tė na tregojnė neve personalitetet e ndryshėm, si Romeo dhe Zhulieta etj. Dhe unė nuk dyshoj nė besnikėrinė e tyre. Ha-ha-ha, por diēka mungon nė kėto ngjarje.
Interpretuesit kryesorė tė kėtij rrėfimi janė Ademi dhe Hava, alejhimas-selam. Pėr ta kuptuar kėtė mė mirė, tė vėshtrojmė njėherė prapa, shumė e shumė vjet nė tė kaluarėn (Allahu e di mė sė miri!), kur Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi njeriun e parė nga balta, ashtu siē na tregon Kur’ani i shenjtė:
"Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (si enė balte) e pjekur." (55:14) Ai, subhanehu ue te’ala, e krijoi atė, e ngriti dhe ia dha formėn mė tė mirė, e pajisi me arsye dhe e ngriti mbi tė gjitha qeniet.

Ademi, alejhis-selam, ka jetuar nė Xhenet dhe kishte gjithēka nė dispozicion. Ai ndihej i vetmuar dhe i mėrzitur. Kjo duket si njė pėrrallė pėr fėmijė, por nė tė vėrtetė ėshtė nė hadith "sahih" me transmetim autentik. Diēka i mungonte atij, nuk mund tė jetonte i vetėm nė Xhenet. Ai ndihej jo i plotė, i nevojitej shoqėri, qetėsi, dashuri, mėshirė, zemėrbutėsi, etj., dhe kėrkoi nga Allahu subhanehu ve teala, qė tė krijonte dikė me kėto cilėsi, qė ai tė ndihej i plotė dhe tė ishte vėrtet i qetėsuar dhe i lumtur. Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Havėn, alejhas-selam, nga brinja e majtė e Ademit alejhis-selam.

"Ai (Allahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė njeriu tė vetėm, e prej tė cilit krijoi bashkėshorten e tij pėr t’u qetėsuar pranė saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atė (gruan), ajo u ngarkua me njė barrė tė lehtė dhe ashtu vazhdoi me tė, e kur u bė e rėndė, ata tė dy lutėn Allahun, Zotin e tyre: "Nėse na jep njė (fėmijė) tė mirė (pa tė meta), ne do tė jemi falėnderues ndaj Teje". (7:189)

- Kėtu dua tė bėj njė pushim tė shkurtėr, para se tė vazhdoj tė tregoj mė tej, pasi qė rrėfimet nė Kur`an dhe nė Sunetin e tė dėrguarit Muhamed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk janė pėr t`u zbavitur, por pėr tė menduar pėr to dhe pėr t`i zbatuar nė jetėn e pėrditshme.

- Ēfarė mendoni, pėrse Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi sė pari Ademin e pastaj Havėn?
- Pėrse Allahu, subhanehu ve teala, nuk i krijoi qė tė dy pėrnjėherė, gjė e cila pėr tė Gjithėfuqishmin do tė ishte diēka e lehtė? Ndoshta me qėllim qė Ademi alejhis-selam, tė ndjente se ēfarė ėshtė vetmia dhe me kėtė ta dinte se jeta pa tė s’do tė ishte e mundur, madje as nė Xhenet (Allahu e di mė sė miri!). Ndoshta me kėtė Allahu, subhanehu ve teala, do tė na thotė se burri s`mund tė jetoj pa grua dhe as gruaja s`mund tė jetojė pa burrė (Allahu e di mė sė miri!). Asnjėri nga tė dytė nuk ėshtė i plotė, por qė tė dy nga lloji dhe mėnyra e tyre e krijojnė njė plotėsi, janė dy blloqe tė sė njėjtės ndėrtesė.

- Nga kėtu e marrim konceptin e "burrit" dhe "gruas" nė Islam. Burri dhe gruaja janė dy njerėz me rrėnjė tė njėjta, tė njėjtė nė tė drejta dhe detyra, me detyra dhe dallime plotėsuese. Qė tė dy i ngjajnė njeri-tjetrit dhe secili e sjell atė qė i mungon tjetrit. Gruaja ėshtė ēelėsi i lumturisė nė dynja dhe qetėsim pėr burrin dhe anasjellas.

- A e kupton tash hadithin: "Martesa ėshtė gjysma e dinit (fesė)"? Ti mund tė falesh, tė japėsh zekat, tė agjėrosh Ramazanin, tė lexosh Kur`an, etj., e kur tė martohesh do ta gjesh pjesėn tjetėr tė imanit (besimit).

- A mendon se sikur ēdokush tė ishte i vetėdijshėm pėr kėtė dhe tjetrin ta konsideronte si njė pjesė fondamentale tė vetes sė tij, do tė kishte kaq shumė martesa tė dėshtuara si sot? Sikur ēdokush ta kuptonte kėtė, se ai/ajo ėshtė "jo i/e plotė" a do tė hiqte dorė nga pjesa tjetėr e vetes sė tij? Unė nuk besoj! Kėshtu lidhja e tyre do tė bazohej nė dashuri dhe mėshirė pėr tė cilat, Allahu subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:
"Dhe nga faktet e madhėrisė sė Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30: 21)


vazhdon


__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.