Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-09-11, 19:22   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up At Vinēenc Prendushi

At Vinēenc Prendushi Nė kėrkim tė dritės!



At Vinēenc Prendushi



Me tė drejtat e botuesit “Princi”, qė ėshtė ekskluzive e veprave tė Arshi Pipės, gazeta “Standard” ēdo tė premte zbardh nga libri “Stalinizmi shqiptar”, (aspekte ideopolitike) disa nga ēėshtjet mė kruciale tė politikės diktatoriale, nė njė realitet tė ashpėr, fatkeq pėr mediokritetin fatal qė po pushtonte intelektualėt e partisė, pasi PPSh-ja kishte pushkatuar dhe fshirė nga faqja e dheut, kishte internuar dhe depersonalizuar pjesėn mė tė madhe tė tyre. Mė poshtė ėshtė njė nga kujtimet mė mbresėlėnėse tė Pipės pėr vuajtjet nė ditėt e fundit tė jetės, pėrkujtimore pėr kryepeshkopin At Vinēenc Prendushi nė burgun komunist, i arrestuar pas njė “konsultimi” qė pati me Enver Hoxhėn. Pėr herė tė parė kjo ėshtė botuar nė njė pėrmbledhje pėrkthimesh te “Kujtime mbi Vinēenc Prendushin”, publikuar te “Flamuri”, 1959

Arshi Pipa

Pas mureve tė Burgut tė Durrėsit ndodhet njė ndėrtesė e ulėt qė shėrben si mensė dhe si klasė pėr oficerėt e policisė. Nė nėntor tė vitit 1947, njė numėr tė burgosurish politikė u sollėn para njė gjykate ushtarake tė mbledhur atje. Seancat gjyqėsore nė atė kohė bėheshin sa pėr formė. Me t'u arrestuar, i akuzuari ēohej nė burg pėr tė pritur gjyqin. Duke qenė se vendimi merrej nga Ministria e Brendshme, seancat nė sallat e gjyqit ishin njė formalitet i thjeshtė.
Tė burgosurit, tė gjykuar individualisht apo nė grupe, dėnoheshin nė grupe. Gjykata ushtarake pėrbėhej nga gjykatėsi kryesor, dy anėtarė, prokurori dhe njė rreshter shkrues. Nuk kishte avokat mbrojtės. Prokurori lexonte akuzat pėr ēdo tė burgosur, tė cilit i kėrkohej tė pėrgjigjej. Pas pėrfundimit tė kėtyre formaliteteve, trupi gjykues tėrhiqej dhe rikthehej pas njė farė kohe. Gjykatėsi kryesor shpallte vendimin.
Ditėn e dėnimit tim, mė bashkuan me rreth gjashtėdhjetė tė burgosur tė tjerė nė ndėrtesėn e sipėrpėrmendur. Prokurori Petrit Hakani, pas njė deklarate tė shkurtėr, filloi tė lexonte listėn e tij. Kur pėrmendi emrin e Vinēenc Prendushit, njė burrė flokėbardhė nė moshė tė thyer u ngrit ngadalė nga stoli i tij. Ai akuzohej si armik i popullit, bashkėpunėtor me pushtuesit dhe si fashist. Rangu i tij si Kryepeshkop i Kishės Katolike u nxor nė pah, sė bashku me fraza tė tilla si "klerik reaksionar" dhe "agjent i Vatikanit". Prokurori kėrkoi njėzet vjet burgim me punė tė detyruar. Kur i pandehuri u lejua t'i drejtohej trupit gjykues, ai tha me zė tė kėputur: "Nuk i kam dashur kujt tė keqen. Jam pėrpjekur tė bėj mirė''. Dhe u ul.

1. Nė burg bashkė me Prendushin

Unė e takova kryepeshkopin Prendushi, pasi na dėnuan tė dy me nga njėzet vjet burg. Na mbyllėn bashkė me njėzet tė burgosur tė tjerė nė dhomėn e izolimit numėr 8 tė Burgut tė Durrėsit, e caktuar pėr tė burgosurit "mė tė rrezikshėm", dikur depo municioni. Muret ishin shumė tė trasha, tavani i lartė dhe kishte vetėm njė dritare tė pėrparme tė vockėl. Ndonėse dhoma prej pesėmbėdhjetė metrash katrorė ishte e tejmbushur, tė burgosurit u ngjeshėn me njėri-tjetrin pėr t'i krijuar mė shumė vend kryepeshkopit. Mė rastisi tė ndodhesha pranė tij.
Brenda njė kohe tė shkurtėr u bėmė miq. Bisedat tona pėr ēėshtje politike bėheshin duke pėshpėritur, qė tė tjerėt tė mos dėgjonin (torturat na kishin mėsuar tė ishim tė kujdesshėm). Por kryepeshkopi nuk ishte i interesuar pėr politikė dhe mė shpesh ne flisnim pėr letėrsi, folklor dhe pėrvojat personale. Herė pas here kryepeshkopi jepte kėshilla pėr tė qetėsuar zemrat e vuajtura tė shokėve tė tij tė burgosur. Sa herė qė fliste, fjalori i tij ishte i thjeshtė, kėshtu qė edhe fshatarėt mund ta kuptonin. Tėrė dhoma e dėgjonte nė heshtje plot respekt.
Nganjėherė, ai vėshtronte qetėsisht pėr orė tė tėra jashtė dritares sė vogėl. Ndoshta, lutej. Bujaria e tij (ai ndante me tė tjerėt atė pak ushqim qė njė plakė e devotshme i sillte nganjėherė), si edhe tė kuptuarit e nevojave dhe dobėsive tė njerėzve, i dhuroi miqėsinė dhe besimin e tė gjithė atyre qė gjendeshin rreth tij.
Pėrfundimisht, ai mė dha leje ta thėrrisja me emrin e tij franēeskan "Atė Vinēenc", emėr, qė tingėllonte mė i pėrshtatshėm nė burg, ku tė gjitha ndryshimet mes rangut tė njerėzve zhduken.

2. Njė jetė e dėlirė

Jetėn, imzot Prendushi, ia kishte kushtuar shėrbimit ndaj Zotit dhe Atdheut. Emri i tij ėshtė veēanėrisht i dashur pėr popullin e Shkodrės. Si frat i ri franēeskan, atė Vinēenci tregoi takt dhe mirėkuptim tė madh, fillimisht pėr qetėsimin, dhe mė pas, pėr ndėrmjetėsimin e grindjeve mes fraksioneve fetare jo tolerante, qė u materializuan me krijimin e kombit shqiptar mė 1912. Kombi shqiptar i detyrohet Urdhrit tė Shėn Franēeskut pėr shėrbimin e tij tė madh nė ēėshtjet fetare, kulturore, sociale dhe kombėtare.
Tė moshuarit shkodranė tė tė tria feve prekeshin nga fjalimet patriotike tė atė Vinēencit tė ri nė festimet e festave kombėtare apo ngjarjeve historike. Ata, gjithashtu, e admironin atė si poet dhe folklorist. Me botimin e njė koleksioni kėngėsh tė Shqipėrisė sė Veriut, atė Viēenci i dha njė drejtim mė shkencor mbledhjes sė folklorit shqiptar. Poemat e tij tė para lirike u botuan nė periodikėt letrarė tė Shkodrės. Pėrmbledhja e poemave "Gjethe e lule" fitoi vlerėsim tė gjerė. Ai pėrktheu, gjithashtu, dhe pėrshtati nė shqip njė sėrė kryeveprash evropiane.
Talenti i tij si njė udhėheqės shpirtėror u njoh nga bashkėvėllezėrit e tij qė e zgjodhėn nė krye. Mė vonė Selia e Shenjtė e emėroi Peshkop tė Sapės (1930). Kur ushtria italiane pushtoi Shqipėrinė nė prill tė vitit 1939, Prendushi mbante postin e Kryepeshkopit tė Durrėsit. Ai kishte rangun mė tė lartė klerikal pas atij tė Primatit tė Kishės Katolike nė Shqipėri.
Si njė personalitet fetar dhe si njė nga pėrfaqėsuesit e figurave letrare tė Shqipėrisė, kryepeshkopi Prendushi nuk mund tė pajtohej me regjimin komunist qė zaptoi kombin dhe sulmoi fenė e tij. Ai mė tregoi se udhėheqėsi komunist Enver Hoxha e kishte ftuar nė njė "konsultim" rreth problemeve tė Kishės Katolike nė Shqipėri. Qėllimi i vetėm i takimit ishte t'i impononte pikėpamjet komuniste pėr fenė dhe Vatikanin. Pas arrestimit tė kryepeshkopit, Hoxha e sulmoi atė egėrsisht nė disa fjalime publike.


vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 19-09-11 nė 19:24
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.