Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-09-11, 10:58   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

“Ndarja” e sovranitetit


Serbia zyrtare pafytyrėsisht u jep pėrkrahje qėndrimeve raciste nė Veri tė Kosovės, ndėrkohė qė vetė nuk tregon asnjė gatishmėri qė tė drejta tė njėjta etnike t’ua ofrojė pakicave kompakte qė jetojnė nė Serbi


Nga Shkelzen Maliqi mė 19 shtator 2011 nė ora 12:01
Tani qė sėrish kemi tensione nė veri nė Kosovės, njė dėshirė e vjetėr e Serbisė po vjen nė petkun e idesė pėr “ndarjen e sovranitetit”. Po propozohet qė veriu formalisht tė mbetet pjesė e Kosovės, por me njė “autonomi substanciale” dhe marrėdhėnie tė afėrta me Serbinė. Edhe pėr dy pikat doganore thuhet se mund tė shėnojnė kufirin mes Kosovės dhe Serbisė, por ama tė ardhurat nga dogana i duan qė tė mbesin nė veri, nė konton e serbėve. Asgjė serioze. Bllokohen rrugėt pėr tė hapur rrugėn e ndarjes sė Kosovės.

Por, kjo me sovranitetin e ndarė nuk shkon assesi. Thjesht sovraniteti nuk ndahet. Edhe nėse do tė tentohej diēka e tillė, s’mund tė ketė sukses. Diplomatėt kanė shpikur ndonjėherė sovranitet simbolik, si njė godinė qė ėshtė e bukur nga jashtė, por pas fasadės se saj qėndron humbja reale tė sovranitetit. Nė historinė e afėrme tė Ballkanit e kujtojmė njė projekt ndėrkombėtar qė quhej Z-4, i cili serbėve tė Kroacisė u ofronte njė sovranitet tė tillė fasadė: krahina serbe e vetėshpallur pėr republikė me kėtė planė do tė kishte administratėn, flamurin, stemėn, pėrfaqėsi diplomatike nė botė, bankėn e vet etj., por brenda sovranitetit tė pacenuar tė Kroacisė. Serbėt e patėn refuzuar ofertėn dhe u ndėshkuan, ushtria kroate ndėrmori aksionin “Oluja” (Stuhia), qė e asgjėsojė “republikėn” dhe pėr pasojė kishte edhe eksodin masiv tė serbėve qė assesi nuk donin tė jetonin “nėn sovranitetin kroat”. Refuzuan ofertėn gjeneroze dhe i humbėn tė gjitha.

Kėta zėra sot qė flasin pėr ndarjen e sovranitetit nė Veri, sikur provojnė qė ta ringjallin idenė e skenarit tė Z-4. Disa e quajnė projekt “Ahtisaari Plus”, qė mbetet formulim i mjegullt. Tani serbėt mbase kapen edhe pėr simbolikėn e njė autonomie substanciale, qė nė esencė edhe nuk ėshtė pak, por me paramendimin se kėshtu herdokurdo do ta arrijnė shkėputjen, dhe jo qė tė mbetet sovraniteti i pandashėm i Kosovės.

Me Ahtisaarin ata edhe i kanė kėto, tė drejtat dhe sigurinė reale, por ata duan mė shumė. Beogradi zyrtar me kėto ide mbase targeton njė optimum tė momentit. Duke kėrkuar njė plus ose “zgjidhje speciale”, duan qė tė instalohet tė paktėn njė fasadė e “sovranitetit tė ndarė” dhe tė vazhdohet me ndikimin e Beogradit nė veri.

Mirėpo, pasi qė fuqitė perėndimor e thanė qartė se nuk ka ndarje tė Kosovės, e tani edhe zyrtarėt e BE-sė siguruan se Kosova ėshtė njė tėrėsi doganore qė buron nga sovraniteti i pandashėm, nuk besoj se po mbetet vend pėr diplomacitė “pajtuese” qė kėrkojnė zgjidhjet nė shikim tė parė pragmatike, si “njė tė mirė tė mundshme nė situatėn e krijuar”. Kėta pragmatikėt thonė se serbėt nė veri e kanė shumicėn dėrmuese, janė 95 % e popullsisė, andaj duhet t’i lihet kontrolli, njė autonomi reale, dhe qė duhet tė pasqyrohen edhe me njė sovranitet simbolik.

Ky model ėshtė thjesht kashta e fundit pėr tė cilėn kapet Beogradi. Kinse afirmon njė politikė “realiste”, “pajtueshmėri”, gatishmėri pėr “kompromis” etj. Por, nė tė vėrtetė ėshtė qasje mashtruese, problemi shtrohet ngushtė nga njė kėndvėshtrim serb qė ėshtė ai i pikės sė verbėr e syrit, ku anashkalohet tėrėsia dhe ravijėzohet vetėm e vetėm interesi serb.

Sepse, kur pikėnisja ėshtė tėrėsia, kėto zgjidhje alkimike tė sovranitetit tė ndarė, nuk dalin aspak pragmatike e as tė lehta. Pėrkundrazi.

Nėse politika e Serbisė dhe serbėve do tė ishte parimore, - gjė qė nuk ka qenė assesi nė 25 vitet e fundit, e edhe shumė mė gjatė, - ajo edhe do tė mund tė insistonte nė njė model parimor tė tė drejtave tė veēanta etnike pėr pakicat kombėtare qė jetojnė nė mėnyrė kompakte dhe tė koncentruar nė territoret e kombeve mė tė mėdha. Por qė kjo tė vlej pėr tė gjithė, jo vetėm pėr serbėt.

Qėndrimi i serbėve nė veri, qė janė pakicė e tillė kompakte, ėshtė se nuk duan tė jetojnė nė Kosovėn demokratike dhe nėn kornizat e tė drejtave qė ua ofron Plani i Ahtissarit dhe Kushtetuta e Kosovės. Diplomatėt e huaj ndonjėherė trullosėn nga aneksat dhe zhurma qė prodhohet nė veri dhe nė Beograd, dhe nuk e shohin, ose bėhen ashtu, faktin se ky qėndrim i tyre ėshtė padyshim racist!

Pse serbėt nuk po mund tė jetuakan nė shtetin ku shqiptarėt janė shumicė?! A nuk buron ky qėndrim nga paragjykimi se shumica nė Kosovė, shqiptarėt, nuk mund tė ndėrtojnė shtet demokratik dhe nuk qenkan tė aftė pėr bashkėjetės me tė tjerėt!? Serbia zyrtare pafytyrėsisht ua jep pėrkrahje qėndrimeve raciste nė Veri tė Kosovės, ndėrkohė qė vetė nuk tregon asnjė gatishmėri qė tė drejta tė njėjta etnike t’ua ofrojė pakicave kompakte qė jetojnė nė Serbi, konkretisht shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, myslimanėve nė Sanxhak dhe hungarezėve nė veri tė Banatit?!

Beogradi zyrtar dhe opozita radikale nacionaliste nė Beograd i trimėron sot serbėt nė veri tė Kosovės qė tė bllokojnė rrugėt, i jep pėrkrahje refuzimit tė tyre qė integrohen nė institucionet e Kosovės qė janė dizajnuara edhe pėr ta. Beogradi me kėtė sfidon edhe faktorin ndėrkombėtar qė po ndėrmjetėson pėr tejkalimin e krizės. Por Tadiqi me bashkėpunėtorėt nuk ėshtė aq i marrė sa Milosheviqi dikur, i cili vendosi qė tė konfrontohet me NATO-n.

Por, sa i pėrket “ndarjes sė sovranitetit”, besoj se lidershipi i sotėm i Serbisė do ta ketė parasysh se edhe Milosheviqi ka qenė i vetėdijshėm qė “ndarje tė sovranitetit” nuk ka. Nė rastin e katrahurės sė serbėve nė Kroaci, kur i pėrmblodhi “Stuhia”, ai i patė lėnė nė lloē serbėt qė refuzonin sovranitetin e Kroacisė. Kjo sė shpejti do tė ndodh edhe nė Kosovė, Tadiqi dhe cilido qė do ta zė vendin e tij, do t’i lė nė lloē serbėt radikalė qė assesi nuk duan tė jetojnė nė Kosovėn sovrane. Bllokimi i rrugėve pėr ta ėshtė vetėm humbje kohe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.