Njė shqiptar akuzohet se i preu kokėn menaxherit tė lokalit
Njė shqiptar akuzohet se i preu kokėn menaxherit tė lokalit
Publikuar: 04.11.2011 - 21:05
Oxford, 4 nėntor - Njė 32-vjeēar nga Shqipėria ėshtė duke u gjykuar pėr njė krim tė tmerrshėm nė Angli. I riu emigrant nga Shqipėria, Xhonatan Limani (nė foto) akuzohet se ka vrarė menaxherin e lokalit tė golfit, Cristian Varian, gjatė kohės qė punonte si kamerier.
Sipas akuzės, Limani i ka prerė atij kokėn me thikė, duke i therur fytin. Hetuesit qė kanė parė nga afėr vendin e ngjarjes thonė se skena ishte e denjė pėr film horror.
Por nė seancėn e parė Limani ka mohuar akuzėn, raporton korrespondentja e agjencisė NOA.
Nė seancėn gjyqėsore, Limani ka thėnė vetėm njė fjalė: Nuk jam fajtor. I menjėhershėm reagimi i medieve vendase qė vlerėsojnė se Limani nuk ka shfaqur asnjė emocion gjatė kohės qė rrinte ulur nė bankėn e tė akuzuarave, i shoqėruar nga disa policė.
Vrasja ka ndodhur nė klubin luksoz tė golfit nė qytetin Oxfordshire. Gjykata vendosi qė ai tė qėndrojė nė burg deri nė pėrfundimin e hetimeve. Gjykatėsi deklaroi se Limani do tė qėndrojė nė paraburgim deri mė 19 mars 2012.
Vrasja mendohet tė jetė kryer mė 21 gusht tė vitit tė kaluar. Tė pranishėm nė seancėn e parė tė gjyqit ishin edhe tė afėrmit e viktimės.
Limani ka kėrkuar ndihmėn e pėrkthyesve pėr tė ndjekur procedurat, pas shkak tė problemeve me gjuhėn. Ai ka deklaruar se gjyqi i tij duhet tė mbaronte brenda dy javėve. Por, mėsohet se shqyrtimi gjyqėsor do tė pėrfundojė nė mars tė vitit tė ardhshėm.
koha ditore
|