Davutoglu ndėrpret ministrin gjerman: "Ministėr, nuk ekziston "terrorizėm islamik"
"Unė asnjėherė nuk kam pėrdorur termin terrorist i krishterė edhe pse vrasėsit neo-nazistė qė akuzohen pėr vrasjen e tetė turqve dhe njė greku janė tė krishterė".
E marte 6 Dhjetor 2011 20:58
Ministri i jashtėm turk Ahmed Davutoglu, i cili ndodhet nė Gjermani pėr njė vizitė pesė ditore, e ndėrpreu fjalėn e ministrit tė brendshėm gjerman Hans Peter Friedrich, pėr shkak se ai pėrdori termin terrorizėm islamik gjatė njė takimi nė mbrėmje.
Davutoglu e ndėrpreu fjalimin e ministrit kur ai pėrmendi togfjalėshin terrorizėm islamist, duke thėnė: Njė minutė, unė asnjėherė nuk kam pėrdorur termin terrorist i krishterė edhe pse vrasėsit neo-nazistė (qė akuzohen pėr vrasjen e tetė turqve dhe njė greku) janė tė krishterė. Ju nuk mund tė thoni terroristė islamistė. A mos kam pėrdorur unė togfjalėshin racistė gjermanė pas incidenteve (vrasjes sė emigranteve), dhe shtoi se ai mund ti pėrkufizonte vrasjet si akte raciste dhe akte tė njė organizate neo-naziste, por nuk i quan vrasėsit terroristė tė krishterė.
Kur ministri gjerman u shpreh se ata pėrdornin frazėn "terrorizėm islamik" pėr tiu referuar grupeve si al-Kaeda, Davutoglu u pėrgjigj: Po, ne mund ti quajme al-Kaeden apo Baader Menihof organizata bandite terroriste, por nuk mund tė pėrdorim termat terroristė islamistė apo tė krishterė.
Para takimit me Friedrich, ministri turk u takua m e familjet e viktimave turke tė vrarė nga grupe kriminele neo-naziste.
Deri sa ky njeri i madhe Ministri i jashtem i Turqis ja ka terhjek vrejtjen Ministrit Gjerman gjat vizites ne Gjermani per frazen Terrorizem islamik ...
A duhet edhe ju te keni pak respekt....