Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-03-12, 13:00   #1
arti69
Banned
 
Anėtarėsuar: 08-07-09
Postime: 272
arti69 shumė i dashurarti69 shumė i dashurarti69 shumė i dashurarti69 shumė i dashurarti69 shumė i dashur
Gabim Disa gabime tek shqiptarėt nė kundėrshtim me besimin, adhurimin dhe moralin Islam

Disa gabime tek shqiptarėt nė kundėrshtim me besimin, adhurimin dhe moralin Islam



1 - Kėrkimi i mbrojtjes, i faljes sė mėkateve, i shėrimit, i martesės nga tė vdekurit ose therja e kurbaneve pėr ta, bėrja tavaf rreth varreve tė tyre,bėrja sexhde nė drejtim tė tyre, tė zotuarit nė emėr tė tyre... janė gjėra qė kundėrshtojnė besimin dhe nuk lejohet t'ia drejtojmė askujt tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėmadhėruar.

2 - Komentimi i deklaratės islame-shehadetit "La Ilahe il-lAllah" me "nuk ka krijues tjetėr pos Allahut". Ky komentim bie ndesh me parimet e pastra Kur'anore dhe profetike, pasi kuptimi i vėrtetė i saj ėshtė "nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut".

3 - Bėrja e bidateve dhe shumė shirkeve me nijetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjet afrimi tek Allahu.

4 - Tė folurit pėr fenė e Allahut pa dije dhe argument. Duhet ditur se ēdo mendim i shprehur ose fjalė e thėnė pa dije dhe argument konsiderohet shpifje ndaj Allahut dhe fesė sė Tij.

5 - Tė tepruarit nė dashurinė pėr Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjėra pėr tė cilat ai nuk na ka porositur.

6 - Tė shkuarit te magjistarėt dhe falltorėt dhe tė kėrkuarit ndihmė prej tyre. Tė besuarit nė fjalėt dhe veprat e tyre ėshtė mosbesim.

7 - Dashuria pėr jobesimtarėt, fasikėt-tė prishurit, bidatēinjtė dhe shoqėrimi apo pėrkrahja e tyre dhe urrejtja e besimtarėve, tė devotshmėve, pasuesve tė Sunnetit dhe mosshoqėrimi apo mospėrkrahja e tyre.

8 - Praktikimi i ibadeteve dhe i ēdo pune tjetėr me syefaqėsi, me qėllim tė arritjes sė lėvdatave tė njerėzve dhe dashurisė sė tyre, duke harruar se pėrfitimi i dashurisė sė Allahut ėshtė kusht pėr pranimin e njė vepre, kurse ai njerėzve shkak i asgjėsimit tė veprave.

9 - Mosmbėshtetja nė Allahun (tevekkul) nė tė tė gjitha ēėshtjet, me bindje se fuqia dhe potencialet e njeriut janė tė mjaftueshme.

10 - Ndėrtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret e njerėzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve nė to me bindje se janė vende tė bekuara dhe tė paprekshme ose lidhja apo varja e penjve nėpėr muret e tyre me qėllim tė realizimit tė dėshirave.

11 - Parashikimi i fatit tė mirė apo tė keq nėpėrmjet shtazėve apo simboleve. I ngjashėm ėshtė edhe parashikimi i fatit tė keq nėse na pret rrugėn njė mace e zezė etj..

12 - Tė zotuarit apo tė betuarit me emrat, simbolet dhe famėn e njerėzve tė ndryshėm konsiderohet shirk, politeizėm.

13 - Tė besuarit se ligji i Allahut -Kur'ani dhe Sunneti- nuk ėshtė i nevojshėm pėr kėtė kohė ose zėvendėsimi i ligjit tė Allahut me ligjet e tjera tė mangėta tė pjella nga logjika e prishura tė jobesimtarėve.

14 - Mosfalja e namazit, refuzimi i tij, neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk ėshtė gjynah i madh.

15 - Akuzimi i njerėzve me mosbesim pa argumente dhe kushtet e parapara tė vendosura nga dijetarėt islamė.

16 - Komentimi i emrave dhe cilėsive tė Allahut me komentime ēoroditėse apo pėrngjasimi i tyre me cilėsitė e krijesave, mohimi i kuptimeve tė vėrteta tė tyre apo krahasimi dhe shembėllimi i tyre me gjėra qė nuk i pėrkasin Lartmadhėrisė sė Allahut.


17 - Bindja se nuk llogaritet mėkat, bidat-risi ose mosbesim fjala apo vepra e dikujt qė bie ndesh me Kur'anin dhe Sunnetin, nėse nijeti i tij ėshtė i pastėr.


18 - Sharja e shokėve tė Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (sahabėve) duke thėnė gjėra qė kundėrshtojnė drejtėsinė e tyre apo pėrshkrimi i tyre me cilėsi qė njollosin besimin, moralin, edukatėn dhe karakterin e tyre.


19 - Sharja e prijėsve muslimanė, pėrhapja e dobėsive, tė metave tė tyre, dalja kundėr tyre, akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argumente dhe kushtet e parapara nga Kur'ani dhe Sunneti pėr kėtė gjė.


20 - Mallkimi dhe sharja e dijetarėve, e hoxhallarėve tė njohur pėr qėndrueshmėri nė rrugėn edrejtė dhe tė pastėr nė pajtueshmėri me metodologjinė e Muhamedit alejhissalatu vesselam dhe shokėve tė tij.

21 - Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nėse ai nuk i pėrmbahet fesė sė Allahut apo pėr shkak tė urrejtjes ndaj kryetarėve tė shtetit.

22 - Ekstremiteti dhe fanatizmi nė mendime, njerėz, medhhebe, dijetarė e hoxhallarė, pa marrė parasysh faktin se ēdokush e qėllon tė vėrtetėn apo gabon. I pagabueshėm ėshtė vetėm Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokėt e tij si bashkėsi

23 - Kėndimi i Kur'anit pėr tė vdekurit me para ose jo, talkini, qelimet, ilahitė etj.

24 - Bindja se thirrja e njerėzve nė Ditėn e Gjykimit do tė bėhet me emrat e ēdo njeriu dhe nėnave tė tyre dhe jo me emrat e baballarėve pėr shkak se nėna e ēdo njeriu dihet me siguri, kurse babai mund tė mos jetė babai i vėrtetė i tij. Kjo nėnkuptohet si dyshim ose shpifje nė nderin e nėnave muslimane dhe kjo bindje bazohet nė njė hadith tė shpikur nga njė jehudi.

25 - Tė besuarit se krishterėt dhe ēifutėt nuk janė jobesimtarė apo nuk do tė hyjnė nė zjarr apo tė besuarit se edhe kishat janė shtėpi tė Allahut ose manifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditave tė tyre.

26 - Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanė pėsuar ndryshime dhe deformime.

27 - Kremtimi dhe manifestimi nė emėr tė Islamit i ēdo feste apo date me rėndėsi pėr tė cilėn nuk ka argument nga Kur'ani dhe Sunneti i vėrtetė.

28 - Shkrirja plumb njerėzve, sidomos fėmijėve nė raste tronditjesh psiqike pėr shkak tė frikės sė madhe etj.

29- Tė besuarit se syri i kaltėr, patkoi, gėrshėrėt, hudhra apo ndonjė gjė tjetėr dhe varja e tyre nė shtėpi, automobila dhe njerėz largon syrin e keq apo shpirtrat e kėqij.

30 - Tė besuarit se prerja e thonjve natėn apo nė ditė tė caktuara nuk lejohet apo sjell fat tė keq.

31 - Besimi dhe bindja se shėndeti, udhėzimi, lumturia arrihen me para, por nė realitet paraja ėshtė mjet qė ndihmon arritjen e tyre e kurrsesi nuk ėshtė bazė e tyre.


32 - Mosbesimi nė pėrcaktimin e sė mirės dhe sė keqes nga Allahu.

33 - Mosbesimi nė Ditėn e Gjykimit, dėnimit dhe shpėrblimit nė varr, jetėn nė tė, ringjalljen, peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetin dhe xhehennemin…etj.

34 - Mosbesimi nė melaike apo tė besuarit se melaiket janė vajzat e Zotit.

35 - Mosbesimi nė ekzistimin e xhinėve dhe veprave tė tyre, si fuqia, shpejtėsia, ngacmimet etj.

36 - Mosbesimi nė ekzistimin e Dexhallit apo tė besuarit se Dexhalli ėshtė televizori.

37 - Tė besuarit se shehlerėt, dervishėt, nuk janė tė devijuar ose ata dinė tė fshihen apo ata janė mė tė udhėzuar se Pejgamberėt, sahabėt, dijetarėt a hoxhallarėt e zakonshėm qė janė pjesėtarė tė katėr medhhebeve tė njohura.

38 - Ndezja e qirinjve apo e dritės deri nė mėngjesin e 15 ditėve tė para menjėherė pas vdekjes sė dikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtėpinė e tij gjatė kėtyre 15 ditėve.

39 - Besimi se Hidri (alejhisselam) ėshtė gjallė dhe ka mundėsi tė paraqitet nė fizionominė e njerėzve tė ndryshėm.

40 - Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerėzve transferohen nė trupat e njerėzve tė tjerė, shtazėve apo bimėve.

41 - Tė thėnėt mos tė kish qenė Allahu dhe filani mė kishte ndodhur kjo apo ajo. Me kėtė fjalė njeriu i pėrshkruan rival Allahut, por duhet tė thuhet Allahu pastaj filani.

42 - Tė besuarit se Kur'ani i sotėm ėshtė i falsifikuar dhe jo i kompletuar.

43 - Tallja se agjėrimi i Ramazanit ka qenė tri ditė, por njerėzit apo shtypi i keq i asaj kohe i Kur'anit kanė shkruar 30 ditė.

44 - Besimi se haxhi mund tė realizohet edhe nė vende tė tjera pos Mekės apo shpenzimi i parave tė pėrgatitura pėr haxh pėr ndonjė gjė tjetėr ka shpėrblimin e haxhit.

45 - Besimi se alkooli apo vera dhe gjėrat e tjera dehėse janė tė lejuara.

46 - Besimi se muzika ėshtė e lejuar dhe se ajo ėshtė ushqim pėr shpirtin.

47 - Besimi se Iblisi ka qenė melek, por pastaj ėshtė shndėrruar nė djall (shejtan).

48 - Besimi se tė marrėt udhė me qėllim tė vizitės sė varrit tė Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem ėshtė ibadet i veēantė apo porositja e haxhinjve pėr pėrcjelljen e selamit tė dikujt tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

49 - Prerja e kurbanit nė themelin e shtėpisė, xhamisė etj., gjatė ndėrtimit tė tyre me bindjen se prerja e kurbanit sjell nė kėto gjėra bereqet.

50 - Vizita e varreve nė ditė dhe vende tė caktuara, si vizita e varreve qė bėhet tek ne nė mėnyrė familjare apo tė organizuar vetėm pėr Bajrame.


51 - Pėrcjellja e xhenazeve nga gratė dhe burrat sė bashku, gratė pėrpara me kurora me bindjen se gratė zėvendėsojnė melekėt e Zotit, besim ky i disa fraksioneve tė krishtera, Zoti na ruajtė.

52 - Besimi se nuk ka martesė pa unaza tė fejesės dhe ndryshimit tė tyre nga dy palėt dhe nėse burri nė ditėn e martesės nuk ia vė unazėn nė gishtin e gruas sė tij, kjo argumenton se martesa do tė ketė probleme, qė ėshtė pjesė e besimit tė krishterė.


53 - Tė vajtuarit me zė para kufomės sė tė vdekurit, tė mbajturit zi, veshja e rrobave tė zeza, distancimi nga jeta normale dhe kėnaqėsitė e saj, mosprerja e thonjve, shkulja e flokėve etj.


54 - Vendosja e fotografive nėpėr varre dhe bindja se ndėrtimi i varreve ndihmon
jetesėn e tė vdekurit nė varr, por traditė e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel lem ėshtė qė tė vendoset njė gur i thjeshtė nė drejtim tė kokės sė tė vdekurit.


arti69 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.