Malueri nė Chrome qė pasuron keqbėrėsit kibernetikė nėpėrmjet pėlqimeve nė Facebook
Kėrkuesit e sigurisė nė Bitdefender kanė zbuluar njė program tė dėmshėm phishing qė instalohet si extension (funksion shtesė) nė shfletuesin Chrome me qėllim shndėrrimin e pėlqimeve tė Facebook nė para pėr kriminilet kibernetikė.
Gjithēka fillon me njė link qė u dėrgohet pėrdoruesve nėpėrmjet njė email-i tė rremė dhe i nxit ata tė klikojnė mbi tė pasi do munden tė pėrfitojnė njė version business tė Flash Player. Sapo ky i fundit shkarkohet fillon tė monitorojė aktivitetin e shfletuesit tuaj.
Sapo futeni nė Facebook, malueri kontrollon historikun e shfletuesit pėr tė vėrifikuar nėse jeni tė loguar ose jo. Nė qoftė se jeni atėherė ekzekutohet njė pjesė kodi Javascript qė i tregon funksionit tė instaluar se ēfarė duhet tė bėjė me llogarinė tuaj.
Ekzekutimi i kodit mund tė pėrdoret pėr tė mashtruar miqtė tuaj duke postuar linke tė dėmshėm nė profilet e tyre dhe mund tė pėlqejė faqe pa dijeninė tuaj.
Me pak fjalė ata qė e kanė krijuar kėtė kod mund tė bėjnė ēdo gjė me llogarinė tuaj, madje mund tė hapin adresėn tuaj edhe nė kompjutera tė tjerė. Kodi ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė profilet e hack-uar tė pėlqejnė disa faqe specifike nė Facebook.
Comodo Internet Security 2013 mbrojtje cilėsore falas
Sa mė i madh tė jetė ky numer, aq mė shumė para fitohet nga krijuesit e kodit. Fatkeqėsisht ky infeksion nuk mund tė zbulohet nga antivirusėt vetėm nė rast se kėta tė fundit pėrfshijnė filtrat e ueb-it.
Ky kėrcėnim mund tė qėndrojė nė shfletuesin tuaj pėr njė kohė tė gjatė.