Titulli: Windows 8
Windows 8 nuk ėshtė i vetmi fajtor i uljes sė shitjeve tė PC-ve
Faji pėr rėnien e shitjeve tė PC-ve nuk bie vetėm mbi Windows 8.
Njė analist i shitjeve ka vėnė nė dukje pėr CIO.com se njė nga arsyet kryesore ishin ēmimet.
Njerėzit duan pajisje tė lira me prekje.
Ky ėshtė njė aspekt ku Windows 8 nuk ėshtė nė gjendje tė konkurrojė pėr momentin, u shpreh Stephen Baker, bazuar nė tė dhėnat qė firma e tij ka mbledhur lidhur me shitjet me pakicė tė kompjuterėve.
Nė ndryshim nga IDC, tė cilėt ia hodhėn fajin Windows 8 pėr rėnien e shitjeve tė PC-ve, Baker tha se mungesa e pajisjeve me prekje dhe ēmimet e larta pėr to, janė dy arsyet kryesore pse konsumatorėt nuk dėshirojnė tė shpenzojnė pėr PC-tė.
Deri tani, PC-tė me prekje, kanė pasur ēmime relativisht tė larta.
Pėr shembull, mesatarisht njė kompjuter me prekje kushton 750 $. Pėr mė tepėr, vetėm 10% e notebook-ve me Windows 8 dhe me ekran me prekje, raportohet se janė shitur gjatė njė periudhe tre mujore.
Sipas Baker, pėr sa kohė ēmimet vazhdojnė tė jenė tė larta, Windows 8 do tė vazhdojė tė luftojė.
Idealja do tė ishte sikur pjesa mė e madhe e PC-ve me prekje tė kushtonin rreth 400 500 $.
Konsumatorėt e kuptojnė vlerėn e pajisjeve me prekje dhe janė tė gatshėm tė paguajnė mė tepėr pėr tė, por jo aq shumė sa etiketat e sotme tė ēmimeve.
Nėse mesatarja do tė ishte rreth 600 $, atėherė do tė kishte mė tepėr interes, u shpreh ai.
Pėrveē Windows 8 dhe Microsoft-it, edhe Apple ėshtė prekur nga ngadalėsimi i shitjeve tė Mac-ve tė tij.
Madje nė kėtė konstatim pėrfshihen edhe iPad dhe iPad Mini.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|