Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Medicina alternative
Dr. Endru Stenvej
VĖREJTJET FILLESTARE
Tė shkruash libėr mbi terapitė mjekėsore alternative aspak nuk ėshtė e lehtė. Sė pari, janė shumė. Fakulteti mjekėsor i Universitetit tė Romės, mė 1973, ftoi Kongresin e parė botėror tė mjekėsisė alternative dhe programi i pėrkohshėm i tij pėrmbante jo mė pak se 135 terapi tė ndryshme. Ėshtė evidente se libri i kėsaj madhėsie nuk do tė mund ti pėrmblidhte tė gjitha kėto, prandaj jam pėrqendruar nė ato qė e kanė tė kaluarėn e ndritshme, tė tashmen apo tė ardhshmen e dukshme, apo qė, thjesht, vetvetiu janė fascinuese. Vėrtet nuk shoh shumė dobi nga terapia me uri, e tė vogla janė edhe gjasat qė terapia me gurė tė ēmueshėm tė ketė ndonjėherė rol tė rėndėsishėm nė sistemin perėndimor tė mbrojtjes shėndetėsore! Shpresoj se kur kam bėrė pėrzgjedhjen, nuk kam lėshuar asgjė qė ėshtė me rėndėsi, por kėtė do tė kisha dėshiruar ta dėgjoja nga ndonjė lexues, nėse mendon kėshtu.
Gjithnjė, deri para disa shekujsh, mjekėsia ka qenė njė kombinim arti, shkence, miti, religjioni dhe besėtytnie. Sot ajo, nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė zgjerim shkencor i teknologjisė sė shekullit njėzet, kurse anėt e saj tė dyta ose janė bėrė tė papranueshme, ose janė pėrqeshur aq shumė sa plotėsisht janė devalvuar. Tani nė Perėndim po hapen horizontet dhe po rrėnohen barrierat. Meditimi, mėnyrat e kontrollimit tė unit, religjionet e Lindjes, interesimi i shtuar pėr ushqimin e shėndetshėm, njohja mė e gjithanshme e problemit tė ndotjes, si dhe vetėdijesimi se njeriu ėshtė pjesė e vogėl e botės sė madhe, pėrvetėsojnė gjithnjė e mė tepėr simpatizantė. Pėrkundėr tendencės totale pėr tiu kthyer natyrės, gjė me tė cilėn janė tė infektuara madje edhe familjet qė nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranonin tė kishin kurrfarė lidhjeje me terapitė alternative aktuale, profesioni i mjekut nė Perėndim vijon edhe mė tutje tė ecėn mundimshėm shtegut tė pafundmė dhe gjithnjė e mė tė vėshtirė tė Mbrojtjes Shėndetėsore Ortodoksiste. Mjekėsia ortodoksiste ka pak kohė pėr terapitė nė fjalė. Pėrfaqėsuesit e mjekėsisė ortodoksiste i frikėsohen rrezikut real, qė mund tė kėrcėnojė me gufimin e pseudomjekėve e tė sharlatanėve, tė cilėt u marrin tė holla njerėzve duke u premtuar ēdo gjė. Medicina alternative frikėsohet se mjekėsia ortodoksiste ėshtė sė tepėrmi shpirtngushtė dhe se i mbyllė sytė para faktit se do tė mund tė frenonte dobinė e terapive alternative nė pėrballje me tė dhe se, pėrgjithėsisht, atmosfera ėshtė shumė e papėrshtatshme. Por, kėshtu nuk do tė duhej tė ishte. Mjekėsia ortodoksiste ka vendin e vet dhe asnjė terapi alternative nuk mundet e vetme tu pėrgjigjet tė gjitha problemeve shėndetėsore nė botė. Shumica, e veēanėrisht terapitė si ajo me ngjyra apo Teknikat e Aleksanderit, as vetė nuk pretendojnė tė bėhen sisteme tėrėsore tė mbrojtjes shėndetėsore, por thjesht ti ndihmojnė mbrojtjes ekzistuese medicinale.
Si mjek i diplomuar, kam insistuar qė kėto terapi ti kundroj nė njė dritė krejtėsisht tė re. Mbi terapitė alternative ka tė shkruara shumė libra, por pothuajse qė tė gjitha ato pa pėrjashtim i kanė shkruar vetė terapeutėt. Kjo gjė ka mangėsitė e veta, ku nuk ėshtė mė e vogla as ajo se terapeutėt janė aq tė lidhur me terapinė e tyre, saqė, me pak pėrjashtime pėr respekt, nuk mund tė shkėputen e tė jenė tė paanshėm. Kjo shkakton aq shpesh mbylljen nė rrethet mjekėsore ortodoksiste dhe krijon lloj tė tillė grindjesh tė imta ēfarė i takojmė edhe nė mesin e shkencėtarėve kulminantė tė cilėt mund tė merren vesh vetėm me njė grusht njerėzish tė nivelit tė tyre.
Duke shkruar kėtė libėr kam kėmbėngulur shumė qė para sysh tė kem ose personin qė ka zbuluar terapinė, ose bashkėpunėtorėt dhe simpatizantėt e tij. Shpresoj tė kem arritur qė ti paraqes sa mė besnikėrisht. Me kohė, siē dihet, tė gjitha hulumtimet dhe ndėrmarrjet e suksesshme zhvillohen, por zhvillimi shpeshherė sjell si pasojė tjetėrsimin dhe shtrembėrimin e premisave fillestare. Shpresoj se, duke iu pėrmbajtur fuqishėm punės sė themeluesit tė terapisė, nė masė tė duhur i kam ikur kėtij problemi.
Ėshtė e kuptueshme se si mjek nuk mund tju rekomandoj tė gjitha terapitė qė pėrmenden kėtu. Para sė gjithash, thjesht nuk kam mjaft pėrvojė nė shumicėn prej tyre pėr tė qenė krejt i sigurt, dhe tjetra nuk do tė doja tė isha aq i pamatur sa ti rekomandoja pacientit (apo lexuesit) diēka pa e njohur kurrė personalisht dhe pa e sprovuar. Megjithatė, duke njohur mjekė, tė cilėt gjithnjė apo herė-herė merren me kėto terapi, jam bindur se ēdonjėra prej tyre ndikon pozitivisht nė gjendje tė caktuara. Pėr asnjėrėn nga kėto terapi nuk thuhet se i shėron tė gjitha sėmundjet dhe mendoj se, pėrgjithėsisht, personat qė merren me terapitė nė fjalė janė shumė mė tė pėrgatitur ta pranojnė kėtė fakt sesa mjekėt ortodoksistė.
Pėr fund, nuk dua tė arsyetohem pse pacientėve u qasem si krijesa jashtėzakonisht tė ndėrlikuara fizike e shpirtėrore. Mekanika e mjekėsisė moderne nuk mė tėrheqė dhe nga pėrvoja e di se nė kėtė drejtim nuk jam i vetėm. Pėrgjimi pesėmbėdhjetėvjeēar i zėrit tė popullit dhe shkrimi i librave e artikujve pėr popull mė kanė mėsuar se njerėzit duan sistem tė mbrojtjes shėndetėsore i cili do tua mundėsonte qė tė pėrmirėsohen me sa mė pak intervenime, qofshin ato ekzaminime, barna apo operacione. Vetė natyra e sistemit mbrojtės shėndetėsor, i cili ndaj tė gjithė pacientėve me tė njėjtėn sėmundje vepron si tė ishin njė person i vetėm, pamundėson qasje individuale shėrimi, ēfarė njerėzit presin nga mbrojtja shėndetėsore, tė cilės aq shumė i gėzohen. Shiriti lėvizės i mjekėsisė bashkėkohore shpeshherė nuk i sheh njerėzit si individė pėr keqardhjen e dyanshme tė pacientit dhe tė mjekut.
Terapitė mjekėsore alternative tė pėrfshira nė kėtė libėr meritojnė qė bashkėsitė shkencore e medicinale seriozisht ti shqyrtojnė. Por vetė natyra e tyre kėtė e vėshtirėson dhe, meqė kjo ėshtė mjaft vėshtirė, shumė njerėz janė tė gatshėm qė teoritė nė fjalė shumė lehtė ti hedhin si diēka tė papėrdorshme. Hulumtimi im tregon se shumica e kėtyre terapive ka anė shumė mė tė mira sesa qė shumė njerėz janė tė vetėdijshėm, se kėtyre duhet kushtuar mė tepėr vėmendje dhe se sa mė urgjentisht duhet bėrė numėr sa mė tė madh hulumtimesh nė kėtė drejtim. Ėshtė pak e besueshme se kėtė hap do ta bėjnė pėrfaqėsuesit e profesionit mjekėsor prandaj mbetet qė ju diēka tė ndėrmerrni!
ENDRU STENVEJ
HYRJE
Para se tė fillojmė ti shqyrtojmė llojet e ndryshme tė mjekėsisė alternative dhe atė qė ēdonjėra prej tyre ofron, ėshtė e dobishme tė shqyrtohet modeli ekzistues i mbrojtjes mjekėsore nė Perėndim. Nė tė vėrtetė, mjekėsia alternative, sipas vetė definicionit, ėshtė alternativė e diēkahi tjetėr. Kjo diēka tjetėr ėshtė mjekėsia moderne, perėndimore. Por, para se tė nisemi tej, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se nė kėtė libėr nuk flitet pėr ndonjė alternativė tė caktuar tė mjekėsisė ortodoksiste thjesht pėr njė, apo, mė saktė, pėr shumė alternativa. Kuptimi i alternativės ėshtė relativ, kurse opinioni publik dhe ai mjekėsor pėr ēdo ditė ndėrron. Ajo qė dje ka qenė alternativė, sot ndoshta ėshtė pjesė e mjekėsisė ortodoksiste. Sė kėndejmi, terapitė e pėrfshira nė kėtė libėr ėshtė mirė ti kuptoni si shtesė tė mjekėsisė ortodoksiste, meqė unė siē do tė shihni askund nuk pohoj se ato do tė duhej pranuar nė vend tė mjekėsisė perėndimore.
Shumė nga kėto terapi kaherė cilėsohen si komplementare. Nė fjalor, termi komplement shpjegohet si diēka qė shėrben pėr tu ndėrtuar tėrėsia dhe pėr shumė teori tė cilat pėrmenden kėtu do tė mund tė mendohej nė kėtė mėnyrė. Ka njerėz qė mendojnė se pėr tė gjitha duhet tė ekzistojė fjala e caktuar, dhe meqė sipas mendimit tė tyre kėto teori ia mundėsojnė individit tė ndėrtojė tėrėsinė, meritojnė edhe tė quhen komplementare. Shumica, megjithatė, mendojnė se termi komplementar do tė thotė se tė dy llojet e terapive duhet tė shfrytėzohen paralelisht, ashtu qė pacienti do tė mund ti shfrytėzojė anėt mė tė mira tė njėrit dhe tė llojit tjetėr. Kjo parimisht ėshtė nė rregull, por nė praktikė nuk ėshtė lehtė tė arrihet, meqė shumica e mjekėve ortodoksistė assesi nuk mund ta paramendojnė se terapitė e pėrshkruara nė kėtė libėr mund tė jenė plotėsim i pėrvojės sė tyre. Dhe meqė terapitė e ashtuquajtura komplementare shėndetin, sėmundjen dhe shėrimin nuk i marrin njėsoj si ato ortodoksiste, mjekėt shpesh nuk pajtohen pikėrisht me premisat themelore tė kėtyre terapive. Sė kėndejmi, mund tė ndodhė qė ndonjė mjek tė mendojė se ėshtė nė gjendje tė mėsojė shėrimin me bimė pėr dy apo tri ditė, apo se mund tė bėhet akupunkturolog pas njė kursi tė shkurtėr. As njėra, as tjetra, natyrisht, nuk janė tė mundura, pėr arsye se edhe njėra, edhe tjetra kėrkojnė ndryshim pėrmbajtėsor nė tė kuptuarit e shėndetit dhe tė sėmundjes, meqė pikėpamjet themelore tė terapive natyrore dallojnė shumė nga ato ortodoksiste. Njė shumėsi mjekėsh mendojnė se mund tė shfrytėzohen anėt mė tė mira tė terapive alternative dhe tia shtojnė praktikės sė tyre tė trasuar, si kur sigurohet ndonjė aparat i ri mjekėsor, ndėrkaq terapeuti natyror kėtė e kupton si edhe njė mashtrim tė shkathėt tė mjekėve ortodoksistė, tė cilėt pėrpiqen ti bashkėngjiten drejtimit bashkėkohor nė modė tė natyrshmėrisė.
Pėr shkak tė kėtyre dhe arsyeve tjera tė shumta mendoj se terapitė natyrore edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė jenė alternativė. Mendimit tė tanishėm mjekėsor, nė pajtim edhe me pikėpamjet karteziane, i janė nevojitur shumė shekuj pėr tu zhvilluar dhe ska kurrfarė shenjash reale se mjekėt sė frikti do ti ndryshojnė seriozisht pikėpamjet e veta, por do tė vazhdojnė edhe mė tej vetėm ti pėrzgjedhin, ti pranojnė dhe nė mėnyrėn mė tė pėrciptė ti praktikojnė disa nga terapitė alternative pak mė shumė tė njohura. Nuk ka dėshmi se nė filozofinė e mjekėsisė ortodoksiste po ndodhin ndryshimesh tė rėndėsishme nė harmoni me terapitė natyrore e kėto ndryshime janė mė se tė nevojshme.
Sipas mendimit tim, pėr zgjidhjen e kėsaj dileme do tė duhej qė terapitė e paraqitura nė kėtė libėr tė quhen terapi natyrore. Kjo nuk do tė thotė se mjekėsia perėndimore ėshtė jonatyrore, por se shumė nėse jo shumica nga terapitė qė quhen alternative bazohen nė pikėpamjen se natyra sjell shėrimin e se njeriu nė kėtė vetėm i ndihmon. Ajo qė ėshtė natyrore, natyrisht se nuk ėshtė vetvetiu edhe mė e mira, por kur fjala ėshtė pėr terapitė natyrore konsiderohet se kjo mė sė shpeshti ėshtė pikėrisht ashtu. Meqė mendohet, siē do tė shohim, se njė numėr i madh gjendjesh kalojnė vetvetiu, andaj ka nevojė qė trupit ti jepet vetėm materiali i njomė qė vetė tė shėrohet. Duket se mjekėsia perėndimore shpesh vepron pikėrisht nė tė kundėrtėn e kėsaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|