Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
GRUAJA E NJĖ ĖNDRRE TĖ BARDHĖ (*)
Ajo grua qė kalon nė bulevard
Mė duket se e kam parė prej vitesh.
Ndoshta ėshtė thjeshtė njė imazh
Ndoshta zjarri i kujtimeve qė digjen!
Por unė ve bast me tė gjithė botėn,
Se kėtė grua, dikur, e kam takuar
Me buzėn e nxehtė ia kam pirė lotėt
Kur etja pėr puthje na kishte robėruar.
Kjo grua mė ka dashuruar, dikur
Dhe ajri, pėr mua, kish aromėn e saj
Mė dukej si lodėr kėshtjella me mur
Mė dukej si gjethe njė mal me zjarr.
Kėtė grua unė e kam takuar vėrtet
Ėshtė gruaja e ėndrrės sė bardhė
Sja mėsova as emrin, i flisja Jetė
Gruaja qė tani shkon nė bulevard.
Nė kėtė qytet ka plotė gra tė tjera,
Nė sytė e burrave si mjelma liqeni
Por kjo grua me fustanin si era
Nga letargjia e viteve mė pėrmendi!
Nė flokėt e saj shndrit akoma vjeshta
Ajo stinė qė mė marrosi dikur
Pa tualet, me ato faqe tė zbehta
Dhe me diellin e gazit nė sy e nė buzė.
***
Ajo grua qė kaloi nė bulevard,
Mė duket se e kam parė prej vitesh.
Ndoshta ishte thjeshtė njė imazh
Ndoshta zjarri i kujtimeve qė digjen!
M.M
__________________
Faleminderit qe ekziston !
|