Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-02-06, 21:40   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Poema kushtuar Kosoves!

Mitrush Kuteli


POEM KOSOVAR

Qėndrimi
(Kėnga e parė)


Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi kėtė Dhe,
qė e kam fe
e pėrmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stėrgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonė!
Ti shkja thrret
ti shkja bėrtet,
gjer lart nė retė:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinė e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shkja tė zi.
Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish Ilirģ:
kur nga njė det nė tjatrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.
Unė jam kėtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ


Durimi
(Kėnga e dytė)


Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Jam si mė sheh
e si mė njeh:
kėsulė-bardh e krye-lith,
kryelith me njė shami,
me tri shami:
pėr trimėri!
Jam eshtėr-math
i vrazhdėt jam
e bojalli-
dhe sytė e mi:
janė plot shkėndģ,
si baterdģ.
Dhe kam urģ
si s'ka njerģ
pėr Drejtėsģ
e pėr Lirģ
si gjithė Asimėt
e gjithė Qerimėt
e Vendit tim.
Ma thonė emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Se babėn tim ma vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt.
Ma vranė,
se urdhėr dha Vojvoda
e Krali- vetė:
Tė vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi kėtė Dhč!
Dhe tokėn qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnje
prej qindra vjet,
prej mijėra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
qė desha
si xhanin!
Ma muar
me armė nė duar
me gjak nėpėr duar
Agrarėt!
Xhandarėt
Tuxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė shok:
si sorrat!
pėr kėrme.
Oborrin ma muar
gjer nė shtepi
dhe ngrehe pėr vete shtėpi
nė sytė e mi.
Dhe unė,
ja, unė!
qė isha zot
qė qemot:
mbeta pa dhč,
bujk pa dhč
bari pa kope
kėtu,
nė dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............
(kėnga e dytė vazhdon dhe mė

por unė nuk e kam tė plotė)


S U L M I
(kėnga e tretė)


Ta shemba shkja kufinė
qė ngrite ti
nė vendin tim
e pėrmbi varr
tė babės tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
tė vojtjes
dhe tė urrejtjes.
Me zemėrim,
me vrull tė math
e bubullimė
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me ēave
mė ndave
mė vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bėre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
qė ndanin,
e ēanin
vėllazėri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjyrma t'u duk
si nė ujė.
---------------
Ta shemba armik kufinė
--derė burgu--
dhč ėshtė tani
si ish!
--si do tė jetė--
pėrjetė:
Lėndinė!

Ndėrtimi

(Kėnga e katėrt)

I bie arės mespermes
e gjer nė bres
e pėrmbi bres
humbas
me gas
nė grurin tim,
tė Dheut tim,
te babės tim,
tė birit tim:
sot e pėrjetė,
jetė pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zė tė qetė
im-Atė vetė
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenė
ku eshtrat kam
ku hi e tokė
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenė
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Tė derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrė lot,
as sot, as mot!...
Se loti ėshtė robėrģ,
Gjaku: Liri!
Jam ėshtėr-math
e bojalli
e me japģ,
si mė sheh ti,
si mė njeh ti.
Po kam njė zemėr
nė gjoksin tim
qė pa pushim
mė rreh
si Drim.
Dhe Babėn tim kur e kujtoj
lotoj...
Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin si pėr hata,
rreth e pėrqark me xhandėrma,
desha tė qaj e s'qava dot,
e tė bėrtas, s' bėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.
--------------------------
Dhe prita sot tė derth njė lot


QĖNDRIMI

(Kėnga e pestė)

Tani!
Tani!
Unė jam gati
te vdes qė sot
se rroj pėrmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
pėr kėtė Dhč
qė e kam si fč
e pėrmbi fč.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buēas me zė kabą
sa tė dėgjohet nė qiell lą
sa tė dėgjojė funt e krej
kush gjak shqiptari ka nė dej.
Shaban- vėlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalėri- ti pleqėrģ
bėju gati!
Bėju gati
pėr vrull tė rģ;
ta djegėsh botėn
ta bėsh hģ:
pėr Lirģ'
Pėr Shqipėri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unė
ja ti!
Po unė- jo ti,
se jam kėtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėrģ...
Unė jam kėtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherģ
ish ILIRI!
Kur nga njė det nė tjatrin det
isha Zot vetė.
Se jam kėtu nga moti
kur vetė zoti
e bėri fushėn- fushė
e malin mal!
Unė jam kėtu
e do tė jem
denbabaden
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ.

f u n d-


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.