Mikja ime virtuale!
MIKJA IME VIRTUALE
Ke mbathur kėpucė apo sandale
dhe mė ndjek pas nga drita nė terr
Ti Mikja ime virtuale
ē'ėshtė ky nxitim qė ofshama tė nxjerr?
Pse e dihatur frymėn s'e mbanė
nė vrapin e mendjes mendimin harron
i bie trup Forumit anė mė anė
dhe doemos kacafytje kėrkon?
Pse i ndėrron nofkat e shtiresh njė tjetėr
Kur mendimi yt shfaqet krejt lakuriq
Mos po tė ngjaj nė ndoj dashnor tė vjetėr
qė shumė tė kish premtuar, ndėrsa doli hiē?
Apo ndoshta tė janė lagur ēorapat
duke i rėnė baltės me dritė e me terr
dhe nė rrugė e sipėr i harron dhe hapat
pėr t'ecur me duar si njė kaskader!
Pse e shikon botėn nga maja e njė lisi
shpėrthen nė ēoroditje e tė vlon vreri
u thua tė tjerėve mė plasi ky farė pisi
ky horri i horrave, bixhozgji Pokeri?
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|