Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Besa Shqiptare
Etnografi
Q ė nga kohėt mė tė lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar ėshtė mbėshtetur mbi parimin e besės. Mbi parimin e dhėnies sė fjalės, pėrkatėsisht tė besės, janė ndėrtuar edhe legjendat e ndryshme, e nė veēanti legjenda e Suliotėve, ajo e Rozofės, pastaj legjenda pėr ngritjen e Kishės sė Shėn Prenės (Shėngjergj), e Urės sė Artės (tash nė Greqi), e Turės nė Divjakė, kėnga e Hasan Agės, baladat arbėreshe etj.
LEGJENDA E BESES NE MBROJTJE TE MORALIT
Termin dhe nocionin besė shqiptare, nė veēanti e ka sforcuar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu si nocion me rol dhe me funksion tė fuqishėm moral e juridik.
Bile, edhe Lidhja Shqiptare e Lezhės, e mbajtur mė 2 mars tė vitit 1444 (nė Lezhė), nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, u mbėshtet sidomos nė aktin moral tė besės shqiptare, ku prijėsit shqiptarė u betuan nė besa besė pėr bashkim e pėr ēlirim kombėtar.
Edhe sipas Haxhi Gocit (Besa virtyt i lartė i popullit shqiptar Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike, Instituti I Historisė dhe i Gjuhėsisė, Tiranė, 1969, faqe 177), pėrputhet akti i institucionalizimit tė besės shqiptare me atė tė Kuvendit (Lidhjes) tė Lezhės. Ky autor (Haxhi Goci) ndėr tė tjera pėr besėn thotė: Besa, sipas traditės popullore, ėshtė fjala e dhėnė pėr ti ndenjur deri nė fund besnik atdheut, katundit, fisit e shtėpisė.
Ndėrkaq, Lidhja Shqiptare e Pejės apo shoqėria Besa-besė, u themelua nė Pejė (23-29 janar 1899), nė krye tė Komitetit drejtues tė sė cilės ishte Haxhi Zeka, apo organizata kombėtare (u njoh edhe si patriotike) Besa Kombėtare, qė u shndėrrua nė lėvizje mbarėkombėtare, ishte themeluar nė Pejė mė 12 shtator tė vitit 1943, nga Ymer Berisha, Marije Shllaku (ishte shembull i femrės ilire-shqiptare, qė ishte nė gjendje tė bėnte ēdo sakrificė pėr ruajtjen e nderit, tė besės dhe tė trojeve etnike), at Bedrnard Llupi, Kolė Parubi, Zhuk Haxhija, Ukė Sadiku, Mehmet Agė Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Zef Gjidoda, Bislim Bajgora e shumė e shumė tė tjerė (Emin Fazlija Si u formua organizata patriotike Besa Kombėtare, Prishtinė, 19 shtator 2005, faqe 17).
Qė nga kohėt mė tė lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar ėshtė mbėshtetur mbi parimin e besės.
Bie fjala, sipas artikullit Gjurmė tė pashlyeshme tė kulturės sė hershme ilire shqiptare (F.K. Udhėpėrshkrime nga Dalmacia, Bujku 26 gusht 1995, faqe 8) del se nė Delminiumi (Delmini, mė vonė Duvno e tash Tomislavgrad, nė Hercegovinė), qė ishte kryeqyteti i Dalmacisė nė kohėn e Perandorisė Romake, nga hordhitė e egra e barbare tė ushtrisė romake, pėr tė mos u ēnjerėzuar, shumė femra tė fisit dalmat tė ilirėve, u detyruan tė kapeshin pėrdore dhe sė bashku tė kėrcenin nga shkėmbi i bjeshkės, nė fund tė sė cilės gjendet qyteti Delminium.
Edhe sot legjenda flet se kėtė akt moral e bėnė femrat dalmate ilire, pėr tė mos u ēnjerėzuar nga ushtarėt okupatorė. Mbi parimin e dhėnies sė fjalės, pėrkatėsisht tė besės, janė ndėrtuar edhe legjendat e ndryshme, e nė veēanti legjenda e Suliotėve (18 dhjetor 1803, nė malet e Sulit po luftonin pėrkrah burrave edhe 56 gra shqiptare, tė cilat po shtrėngonin nė gji nga njė fėmijė dhe po luftonin kundėr Ali Pashės, ushtria e tė cilit i ēnderonte stėrmbesat e Mbretėreshės Teutė.
Amazonat shqiptare mes jetesės pa nderė dhe asaj me nder, zgjodhėn tė dytėn u sakrifikuan duke u hedhur nga shkėmbi nė mbrojtje tė nderit, pėrkatėsisht ato femra Shqiptare edhe sot njihen si Luaneshat e Sulit epirot), pastaj legjenda pėr ngritjen e Kishės sė Shėn Prenės (Shėngjergj afėr Zymit tė Hasit tė Thatė), Ura e Artės (nė zonat e populluara me shqiptarė nė Greqi), legjenda e Turės nė Divjakė, si dhe kėnga e Hasan Agės (Ēika Patureshė), baladat arbėreshe etj.
Po ashtu, nė kėtė temė janė edhe veprat e zhanreve tė ndryshme, si:
Besa e Madhe I Marsh Markajt,
Kanuni i Lekė Dukagjinit i Shtjefėn Gjeēovit,
Autobiografia e popullit nė vargje e Ismail Kadares,
Besa e Sami Frashėrit,
Besa e gurit e Hasan Shalės e Izet Hotit,
Kėngėt e Milosaos, Kėngėt e Arbėrit dhe Serafina Topia tė Jeronim De Radės,
Kėngėtarja arbėrore Mrika mbi Shengull e Anton Santorit,
Kėnga e Sprasme Balės e Gavril Darės sė Ri,
Nora e Andreja Skanjetit,
Nita e Vladimir Reles,
Mili e Ajsheja e Zef Skiroit,
Halili e Hajria e Kolė Jakovės,
Lulja e kujtimit e Foqion Postolit,
Atdheu dhe Dashuria e Ēajupit,
Gremina e Dashurisė e Mustafa Grebėlleshit,
Sikur tė isha djalė e Haki Stėrmillit, veprat e Ndoc Nikajt Shkodra e rrethueme, Lulja nė thes dhe Burbuqja e shumė e shumė tė tjera.
Apo edhe kėnga e Ilir Shaqirit, ku ndėr tė tjera thuhet: Jemi bijtė e Kastriotit, japim besėn e patriotit, para kombit e para Zotit, qė do tė thotė se mallkimi i nėnės pėr shkeljen e besės pėrshkohet nga motive fetare e sidomos ato krishtere (Zoti, engjėjt). Ndikimi edukativ i besės shqiptare nuk kufizohet vetėm te gjinia mashkullore, por ajo bėri ndikim edhe tė gjinia femėrore.
Iliria Post
|