Komentimi i kaptinės El-Ihlas
1. Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!
2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.
3. As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.
Kaptina El-Ihlas ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures En-Nas dhe ka gjithsej 4 ajete. Nė radhitjen e Mushafit mban numrin 112.
Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kjo kaptinė njihet me shumė emra, por mė i njohuri ndėr ta ėshtė emėrtimi El-Ihlas, sepse kjo kaptinė kryesisht flet pėr Tevhidin e pastėr (Njėshmėrinė) e Allahut xh.sh. dhe zhveshjen e Tij nga cilėsitė qė nuk pėrkojnė me Qenien e Tij hyjnore, tė cilat ia mveshin njerėzit nga injoranca. Kjo sure ėshtė distancim i hapur nga shirku (politeizmi) dhe thėrret nė besimin monoteist e tė pastėr nė njė Zot tė vetėm, Sunduesi i Universit.
Emėrtimet e tjera tė kėsaj kaptine janė: Et-Tefrid, Et-Texhrid, Et-Tevhid, En-Nexhat, El-Vilajetu, El-Marifetu. Pastaj njihet edhe me emėrtimin po ashtu shumė tė njohur El-Esas, sepse kjo sure nė vete pėrmban bazamentet themelore tė besimit islam. Fahru Rraziu ka numėruar deri njėzet emėrtime tė kėsaj sureje fisnike. Pėrveē emėrtimeve qė cekėm, ai pėrmend edhe kėto: En-Nisbetu, El-Marifetu, El-Xhemal, El-Mukashkashetu, El-Meudhetu, Es-Samed, El-Maniatu, El-Muhdar, El-Munfiretu, El-Beraetu, El-Mudhekkiretu, En-Nur dhe El-Eman.[1]
Vlera e kėsaj kaptine
Vetė emėrtimet e shumta tė kėsaj kaptine tregojnė pėr vlerėn e madhe tė saj, mirėpo pėr vlerėn e mirėfilltė tė saj ka treguar edhe vetė i Dėrguari i Allahut nė shumė hadithe, tė cilat gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.
- Transmetojnė Muslimi, Darimiu dhe Nesaiu nga Ebu Derdaja tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: (Kul huvallahu ehad), ėshtė e barabartė me 1/3 e Kuranit[2]
- Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a. tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: Tubohuni (afrohuni), sepse do tjua lexoj 1/3 e Kuranit. Kur njerėzit u tubuan, i Dėrguari a.s. doli para masės dhe lexoi: (Kul huvallahu ehad
), pastaj hyri brenda, kurse ne shikuam njėri-tjetrin me habi dhe thamė: I Dėrguari i Allahut na tha se do tė na lexonte 1/3 e Kuranit dhe tha se ky njoftim i kishte ardhur nga qielli?! thotė Ebu Hurejra. Pas pak kohe, vazhdon ai, i Dėrguari i Allahut doli prapė dhe na tha: Unė ju thashė se do tjua lexojė 1/3 e Kuranit, pra dijeni se kjo (kaptina El-Ihlas) ėshtė sa 1/3 e Kuranit.
- Transmeton Buhariu nga Ebu Seid el Huderiu r.a. tė ketė thėnė: U tha Resulullahu s.a.v.s shokėve tė vet: A mund ta lexojė dikush prej jush 1/3 e Kuranit pėr njė natė. Ishte kjo njė gjė e vėshtirė pėr ashabėt, tė cilėt i thanė: O i Dėrguar i Allahut, cili prej nesh mund ta pėrballojė kėtė, pėr se i Dėrguari a.s. u tha: Kul huvallahu ehad
ėshtė 1/3 e Kuranit
- Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi me sened tė saktė nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut dėrgoi njėrin prej shokėve tė vet si kryesues tė njė ekspedite vėzhguese, i cili gjatė qėndrimit nė terren, shokėve tė vet nė ēdo namaz ua kėndonte kaptinėn El-Ihlas, me tė cilėn po ashtu edhe pėrfundonte namazin. Kur u kthyen nė Medinė, ata ia pėrmendėn kėtė veprim tė tij Pejgamberit a.s., pėr se ai u tha: Pyeteni shokun tuaj pėrse ka vepruar kėshtu?. Kur e pyetėn shokun e vet pėrse kishte vepruar kėshtu, ai u pėrgjigj: E dua kėtė sure, meqenėse nė tė pėrmenden cilėsitė e Mėshiruesit, dhe pėr kėtė arsye e fal namazin me tė. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha atyre: Shkoni e thuani shokut tuaj se edhe Allahu xh.sh. e do atė.[3]
- Transmeton Buhariu nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte pėr tė fjetur, mblidhte shuplakat e tij, u frynte atyre dhe lexonte: (Kul huvallahu ehad
), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas), pastaj me shuplaka prekte trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.[4]
- Dijetari i madh, Shejhul Islam-Ibn Tejmije ka thėnė: Njė grup dijetarėsh kanė thėnė se Kurani famėlartė pėrmban tri dimensione tematike: 1/3 ka zbritur pėr Tevhidin-Njėshmėrinė e Allahut, 1/3 tjetėr pėrmban tregime-rrėfime pėr popujt dhe pėr pejgamberėt e kaluar, kurse 1/3 e fundit pėrmban urdhra dhe ndalesa. Duke u nisur nga fakti se kaptina El-Ihlas pėrmban nė vete konotacionet e dimensionit tė Njėshmėrisė sė pastėr tė Allahut, d. m. th. Tevhidit, atėherė mund tė thuhet me plot tė drejtė se kjo sure simbolizon vėrtet 1/3 e Kuranit, ashtu siē ka pohuar edhe vetė i Dėrguari a.s.[5]
Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
Transmetojnė Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri nga Ubejj bin Kabi tė ketė thėnė: Idhujtarėt i thanė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s: O Muhamed, tregona prejardhjen (gjenealogjinė) e Zotit tėnd? pėr se Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad
)
- Katadeja, Dahaku dhe Mukatili transmetojnė e thonė: Erdhėn njė grup ēifutėsh tek i Dėrguari i Allahut dhe i thanė: Na e pėrshkruaj Zotin tėnd, sepse Zoti ynė e ka pėrshkruar Veten nė Tevrat, prandaj na trego se prej ēkaje ėshtė Ai? Prej cilit lloj ėshtė? A ėshtė nga ari, nga bakri apo nga argjendi? A ha dhe a pi Ai? Prej kujt e ka trashėguar kėtė botė dhe kush do ta trashėgojė atė prej Tij?, dhe Allahu xh.sh., si kundėrpėrgjigje pėr kėto pyetje, zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad
)[6]
Lidhmėria e kėsaj kaptine me disa nga kaptinat paraprake, sidomos me atė El-Kafirun, ėshtė shumė e fuqishme, mu pėr faktin se surja El-Kafirun, ėshtė kaptinė nė tė cilėn kishte njė distancim tė hapur nga pabesimtarėt (idhujtarėt) dhe besimi i tyre i gabuar, kurse nė suren El-Ihlas shohim vėrtetėsimin e Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh., i Cili dallohet pėr cilėsi tė pėrkryera e tė pėrhershme, tė cilat tregojnė pėr pafillimėsinė dhe pambarimėsinė e Krijuesit, tregojnė se Allahu ėshtė i zhveshur nga ēdo e metė dhe ėshtė larg ēdo pėrgjasimi me krijesat.
Mu pėr kėtė arsye, shpeshherė, kėto dy kaptina kėndohen sė bashku nė namaz .
- Ėshtė pėrcjellė me transmetime tė sakta se i Dėrguari i Allahut kėto dy sure i kėndonte nė namazin e sabahut, nė namazin pas tavafit rreth Qabesė, nė namazin e Duhasė, nė synetin e akshamit dhe nė namazin e udhėtarit.[7]