Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-04-07, 22:06   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Djali i Ahtisarit u fejua me spikeren e TV-MITROVICA

Djali i Presidentit Ahtisari u fejua me spikeren e TV Mitrovicės

Spikerja e Radio Televizionit tė Mitrovicės do tė jetė e reja e ish-Presidentit Findlandez Martti Ahtisaari.
Sot nė restaurantin “ Krapi” pranė Stadiumit Kombėtar e Olimpik tė Kosovės nė Mitrovicė u zhvillua ceromonia e fejesės mes Eric Ahtisaarit djalit tė Presidentit Martti Ahtisaari dhe spikerės sė njohur tė Radio Televizionit tė Mitrovicės, Linda Rexhepi.
Pėr shkaqe tė njohura politike lidhja mes spikeres kosovare dhe djalit tė kryendermjetėsit ndėrkombėtar nė bisedimet mes Beogradit e Prishtinės ishte mbajtur nėn sekret tė plotė. Tek pas dorėzimit tė dokumentit nė Kėshillin e Sigurimit te OKB-sė nga ana e Presidentit Ahtisaari, lidhja pothuaj dyvjecare mes Lindes dhe Erikut u bė publike me njė ceremoni madhėshtore
pranishėm nė ceremoni ishte vetė presidenti Ahtisari, zėvendėsi i tij Albert Rohan, kryeadministratori Ryker dhe i gjithe Ekipi Negociator i Prishtinės pėrshi kėtu Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Ēeku si dhe opozitarėt Hashim Thaēi e Veton Surroi. Nė dollinė e tij me zonjėn Serije, tė ėmės sė posafejuares, Presidenti Sejdiu i tha se duke iu falenderuar bijės suaj vendi ynė do ta gėzojė pavarėsinė. Kryeministri Ēeku ishte mė i pėrmbajtur. Ai megjithatė e pranoi se e posafejuara Linda Rexhepi ėshtė shumė mė e bukur se zėdhėnsja e Qeverisė Kosovare Ulpiana Lama e cila nė vend se ta joshte Ahtisaarin shpesh e bėnte nervoz me deklarimet e saja prepotente.
Lideri faktik i Ekipit tė Unitetit, Hashim Thaci tha se atė ēfarė ne nuk e arritėm me pushkė e arritėm me diplomaci, kurse Veton Surroi shprehu kėnaqėsinė e vet se kjo ngjarje po ndodhė pikėrisht nė ditėn e dhjetvjetorit tė daljes sė numrit tė parė tė “Kohės Ditore”.
Duket se mė i pakėnaquri ishte dhėndrri i ri Eriku, jo per shkak se nuk po i pelqente e fejuara e tij, por mėqė ishte hera e parė qė ndodhej nė Mitrovicė e kishin bėrė nervoz gropat e shumėta nėpėr rrugėt e Mitrovicės. Kur tė gjithė tė pranishmit hodhėn sytė nga kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi ai pa njė pa dy e pati pėrgjigjen e gatshme: Ishalla dhandrri i ri nuk e ka taksiratė me ra nė ndonjė prej kėtyre gropave se Sadri Ferati nuk e ka njet me i mshelė se asfalti po kushton koxha shtrenjtė.
I ndodhur nė pozitė tė palakmuar pėr shkak tė shakasė pa kryp tė kryetarit tė Komunės, kryetari i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame pėr Mitrovicė, Mulla Asllan Fazliu nderhyri nga ana fetare duke thėnė se feja Islame ėshtė njė fe tolerante dhe mirėpret lidhjet martesore edhe me komunitetet tjera fetare siē ėshtė rasti tani mes Linditės qė ėshtė njė muslimane e mirė dhe Erik Ahtisarit qė ėshtė njė i krishter protestant. Mulla Asllan Fazliu sugjeroi qė kur tė vije vakti i marteses mes Erikut e Lindės, tė zhvillohet ceremonia fetare nė Xhaminė e Ibrit e cila sic tha Mulla Asllani do tė rindertohet se shpejti me emer tė Allahut.
Sapo u pėrmend Xhamia e Ibrit, buzėqeshja u vėrejtė vetėm nė buzėt e sapofejuarės. Tė gjithė tė tjerėt u vėrenjtėn nė fėtyrė. I pari u hodh nė zjarrė Hashim Thaēi, i cili brofi se ai dhe ushtria e tij ēlirimtare ka luftuar pėr komb dhe jo pėr fe. Madje ai jo vetėm qė u distacua vetė por nga kjo mesele e distancoi gjithė Ekipin e Unitetit. Thaēi pohoi pėr presidentin Sejdiu, se ka qenė njė komunist i thektė, ndersa pėr Agim Ēekun garantoi se gruaja e tij nuk ėshtė muslimane fare e madje as shqip nuk flet.
Nė momentin kur drejtori i Radio Televizionit tė Mitrovicės u afrua pėr tė uruar punonjėsen e vet tė sapofejuar, Veton Surroi mėrmeriti, ėhė ėhė, tani po e shoh pėrse Ahtisari e paska futur nė dokumentin e tij termin “komb kosovar”. Ne tė gjithė u pajtuam qė Nexhmedin Spahiu tė mos jetė kurrsesei nė ekipin negociator, por ai paska qenė mu nė krye tė vendit. Po pra, kėshtu funksionojnė gjėrat- tha Anita Haradinaj: Nexhi i ka treguar Lindes, Linda Erikut e Eriku babit te vet Marti Ahtisaarit dhe ky i fundit e ka futur nė dokumentin e vet termin “Kombi Kosovar”.
Krejt nė fund u prononcua spikerja Linda Rexhepi e cila e caktoi datėn e saj tė marteses me Erik Ahtisarin me 1 Prill tė vitit 2008.


legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.