Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Dashuria
Emri
Fjalėkalimi
Dashuria A janė kėto tema tabu tek ne?! Ejani tė bindeni...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-04-07, 12:03   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Permbledhje Pikepamjesh Per Dashurine

NJE PERMBLEDHJE PIKEPAMJESH PER DASHURINE, TE DALURA NGA DISKUTIMET E SHTRUARA NE NE FORME DILEMASH - NE RUBRIKEN E DISKUTIMEVE PER DASHURINE .


Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lazdrani
Sa BESONI JU NE DASHURI NE SHIKIM TE PARE?!
MENIMI I JUAJ?????

Ky lloj i perceptimit mbi dashurine eshte i kahmotshem , qe daton nga kohrat e antikite greke qe nderlidhen me botekuptimet e tyre per dashurine.
Greket e koherave te lashta - "Lindjen e dashurise ne shikim te pare"- e nderlidhenin me objektin e dashurise- ne te cilen binin ne dashuri sapo e takonin, e gjenin... Ne gjeneralitet, objektet e dashurise tek greket e lashte, nese ju referohemi mitologjise qe nderlidhen me dashurine - do t'i vrejme preferencat e objektit te dashurise, e qe klasifikoheshin nga perkatesia e bazes gjinore .


Per heronjet (mashkujt) e mitologjise greke objekti ishte femra . -Objekti femrore duhej te ishte i bukur (terheqja fizike ) .,


Ndersa ne perzgjedhjen e femres eshte veshtire te cartesohet , specifikohen atributet e objektit te dashurise ... ajo cka vrehet me shume ne mitet greke jane : pushteti, trimeria , konstrukcioni fizik mashkullor ... Tregimet mitike flasin per shume historira te dashurise ne shikim te pare - te heronjeve, perandoreve, ushtareve ... si dashuria ne shikim te pare e - Apollonit dhe Kasandres , Helnes dhe Paridit ... etj .

Po qe se , shpegimit te dashurise ne shikim te pare , do t'i benim nje casje psikoanalitike -frojdiste , mund te perfundojme se dashuria nuk eshte gje tjeter , pos produkt i pavedijes , te cilen ai e quan - lende e pare e shpirtit .. Andaj edhe sugjerimet e Frojdit - per konsideraten ndaj pavedijes , ne dashuri jane ngulmuese , ku thote :
"Ai qe ne cdo vendim nuk merr deshiren e pavedijes ben gabim , pasi qe perjashton elementin kryesor te tensioneve tona te brendshme" .

Sipas kesaj teorie << dashuria ne shikim te pare>>, s'eshte gje tjeter pos nje shperthim instikti , kur instikti stimulohet nga objekti .

Atrakcioni fizik, mundet me qen njera nga elementet qe mundet te nxise ndjenjen e dashurise, mirepo nuk do te thote qe jetegjatesia dhe mirembajtja e saj mund te varen nga ky element ... Kjo varet shume nga sub-koshienca e personalitetit - lidhur me ate se mbi cka i ka ndertuar vlerat e tij per dashurine.


Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ssara
Si mendoni a mund te dashurohesh ne dy persona njekohesisht. A eshte dashuri apo terheqje fizike.Si mendoni?!

Ajo qe i perafron , cfare eshte e perbashket ne mes :
-Terheqjes (atraksionit) fizike
-Dashurise
Eshte fakti – qe nga te dyjat perjetohen , manifestohen –emocionet pozitive .

Cdo mendim(ide), vleresim mbi njeriun dhe ekzistencen e tij ...Duhet t’a kete parasysh perhere faktin e te qenurit te tij , si qenie qe ka prejardhjen nga bota kafsheve . I cili nepermjet aftesive per t’u pershtatur arriti te kapercej natyren e vet shtazore .
Njeriun qenie humane (njerezore) e bene dhuntia e arsyes qe posedon. E cila e bene te ndergjegjeshem per ekzistencen e vetes dhe te tjereve qe e rrethojne ( shoqerise).
Kjo cilesi per njeriun theksohet qe ne antikitet nga Aristoteli – me thenjen e tij se “njeriu eshte qenie politike” (zoon politikon) – nga e cila rrjedhe te kuptuarit dhe ndergjegja e njeriut per jeten shpqerore .
Rendesine dhe domosdoshmerine e te jetuarit te njerit-prane-tjeterit ( pra rendesia e jetes shoqerore), Aristoteli me se miri e shpreh permes thenjes, ku thote : “ Kush nuk mund te jetoj ne bashkesi , se i mjafton vetmia, ai nuk eshte anetar i shtetit, por ose eshte bishe ose perendi”.

Shoqerimi (Afiliteti) i njeriut eshte nje faktore i rendesishem per shendetin mendore dhe fizik te njeriut ... Nepermjet shoqerimit , njeriu permbushe motivet e tij emocionale dhe biologjike ... Nepermjet shoqerimit njeriu redukton, i shmanget ankthit , depresionit, panikut , gjendjes se merzitur , frikes...

Pervoja ndarjes , distancimit nga te tjeret , eshte burim i gjithe ankthit dhe i te gjitha situatava jo te lakmueshme qe ngjallin emocione, ndjenja negative brenda nesh .

Te distancohesh , vecohesh –nenkupton te jesh i ndare nga te tjeret . Te jesh i vetem – ne raport me te tjeret - do te thote te jesh i pafuqishem , i pa perkrahur per t’ju kundervene problemeve , apo te tjereve ne raport me veten...Pos tjerash , vetmija dhe gjendja e saj , shfaqe ndjenjene e pasigurise, dyshimit ne vete, fajesise dhe turpit .

Eshte pikerisht kjo gjendje qe shtyen njeriun , sipas Erich From,i cili e thekson ne vepren e tij “Arratisje nga Liria” ą Qe individi per t’ju shmangu ndarjes, distancimit,vecimit nga grupi; per t’ju shmangur frikes nga te qenit i ndryshem ... i nenshtrohet rruges se konformizmit (pershtatjes) te personalitetit prej automati . Me c’rast alienohet (tjetersohet) nga UNI – i vete...dhe konformohet (pershtatet) ne situata te ndryshme sociale qe ballafacohet .
Unanimiteti, uniformiteti, konzensusi i opinionit, mendimit ne grup, eshte nje argument per te justifikuar arsyeshmerine, drejtesine e mendimeve (ideve), bindjeve , qendrimeve te tyre.
Kjo lloj fryme qe imponon sistemi kapitalist, nese mund t’a quaj eshte nje fare lloj imperializmi i llojit te vet, qe impnon standarde qe shpiejn drejte uniformitetit, ne te gjitha fushat e jetes te shoqerise se organizuar ... Si ne norma, ne prodhim , ne arsimim . Imponojne konstrukcione te standardizuara – per njeriun bashkekohore .
Ky lloj imponimi , per te mos devijuar nga konformizmi ; Nga vlerat qe imponen sistema kapitalist… ka bere qe individi te tjetersohet nga vetja UNI i tij … T’i anashkaloj te gjitha veset, deshirat dhe idealet personale … Nje nga format per ti shtypur,kontrolluar ndjenjat qe burojne nga UNI – brendesia e individit .. Pra , per t’ju shmangur ketij vecimi, vetmise, ankthit – per t’i shtypur keto impulese qe vine nga brendia e EGO-se individi shpesh praktikon edhe forma te orgjive te ndryshme.


E ne kete rast, shmangia ankthit , vetmise, tensionve behet me – ndihmen e zgjidhjes seksuale orgjiastike ...Mirepo, kjo forme e kapercimit te vetmise , ankthit eshte e perkoheshme (qe bene qe njeriu te mos ndjeje vetmine per nje kohe te shkurter).

Kerkesa e cfryrjeve te epsheve, lirimit te orgazmave seksuale ne kete menyre , nuk e bene shume te ndryshme ate nga menyra e lirimit te njerezve nga hallet dhe problemet e ndryshme qe i ballafacon jeta – permes perdorimit te alkoolit dhe droges .

Dhe keshtu kjo kthehet ne nje perpjekje te deshpruar per t’i shpetuar ankthit te vetmise dhe perfundon me nje ndjenje vetmie gjithnje e me te madhe ... Duke pasur parasysh faktin, se akti seksual pa dashuri nuk mund te kapercej hendekun qe ndane dy qenie njerezore ... pos per disa caste ... cofshin ato disa minuta, ore , apo dite ... E JO ME SHUME.

Ndersa, sa i perket pyetjes se :
A mund te dashuroj , apo jo , ne te njejten kohe dy persona njeriu ?!
A mund te quhet dashuri, apo jo, ne nje mardhenie ne te cilen terhiqen vetem fizikish du qenie njerezore ?!

vazhdon me posht..





__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.