Momentin spektakolar tė formimit tė hershėm tė yllit mė tė ri nė gjithėsi kanė arritur ta kapin shkencėtarėt e universiteteve nė Yale dhe Harward me ndihmėn e teleskopit special tė NASA-s, transmetoi gazeta britanike Telegrapf.
Astronomėt amerikanė e kanė zbuluar yllin mė tė ri tė njohur nė galaktikėn Persey, rreth 800 vit drite larg galaktikės sonė Rruga e qumėshtit.
Shkencėtarė besojnė se e kanė zėnė momentin e saktė kur ylli i vogėl, i emėrtuar L1448-IRS2E, ka lindur.
Ėshtė shumė e vėshtirė tė detektohen objektet nė fazėn e formimit tė hershėm tė yllit, sepse janė shumė afatshkurtėr dhe emetojnė pak dritė, ka thėnė udhėheqėsi i studimit Xupeng Chen nga Yale.