Dy shqiptarė tė Kosovės i shpėtojnė jetėn njė gjermani
E premte 2 Shtator 2011 10:30
Dy shqiptarė nga Kosova, tė rinjtė Denis Xhaferi dhe Shqipėrim Olluri, bashkė me shokun e tyre zviceran, Ramon Amrhein (bashkėrisht nė foto) janė bėrė heronj tė shpėtimit tė njė qytetari gjerman, raporton albinfo.
Nė njė plazh nė kufi me Gjermaninė, njė person i moshės 46 vjeēare, edhe pse notues profesionist, hasi nė probleme pėr shkak se e kishte kapur ngėrēi dhe ishte nė rrezik tė mbytej. Tre tė rinjtė i qėlluan afėr dhe i shkuan menjėherė nė ndihmė duke ia shpėtuar jetėn.
Denisi ishte i pari qė kėrceu nė ujė pėr ti shkuar nė ndihmė, e pas tij edhe Ramoni, ndėrsa Shqipėrimi i udhėzoi nga lart dhe njoftoi doganierėt qė ishin afėr. Nuk ishte e lehtė tė shpėtoje njė burrė tė tillė tė rėndė, ai lidhej pas nesh, thanė tė rinjtė, duke shpjeguar se kishin problem edhe me rrymat e forta nė ujė.
Gjermani i falėnderoi dhe ua dhuroi nga njė biletė kinemaje, kurse kryetari i Komunės Sommer organizoi njė pritje pėr ta. Organizata rinore propozoi tiu jepet ēmimi Kalorėsit e rrugės.
Shqiptarėt shprehėn shqetėsimin e tyre se nė mediet zvicerane populli i tyre po paraqitet vetėm negativisht.