Pėrfaqėsues i klanit apo i Kosovės: Njeriu i padėshiruar
13 Mars 2009
Qazim Doda, New York
Njeriu i padėshiruar
Njė dekadė pas ēlirimit tė Kosovės, dikujt akoma nuk po largohet nostalgjia pėr Jugosllavine e Titos. Kjo po shprehet haptazi me veprimet e politikės se jashtme tė Kosovės..(foto me dimensione me te mdha eshte ne linkun FOTO, linku:
http://www.kosovapress.com/ks/reposi.../rilindja2.jpg dhe
http://www.kosovapress.com/ks/reposi...rilindja1.jpg).
Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kosova pėrfaqėsohet nga njė ish shėrbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton nė pa-aftėsinė e politikės sė jashtme tė Kosovės.
Tash duhet tė kuptohet realiteti i ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė, pra njė liri e plotė dhe njė gjysėm-pavarėsi, por e drejta e vetėqeverisjes ėshtė e garantuar edhe me kushtetutė.
Me popullin e Kosovės mund tė luhet shumė lehtė, sepse mungesa e transparencės i bėn diplomatėt qė tė luajnė ēfarėdo loje dhe tė mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi njė dekadė nga ēlirimi i vendit, populli akoma ėshtė nėn mjegullėn e politikės sė dirigjuar nga jashtė, pėrzgjedhja e diplomatėve deri tani u bė ne bazė te interesave tė klaneve politike.
Parashtrohet pyetja se si ka mundėsi qė njė njeri i cili ka punuar kundėr interesave tė atij populli pėr disa dekada, tani tė pėrfaqėsoj po atė popull tė cilin e urrente aq shumė.
Shqiptarėt e Amerikės janė tė indinjuar thellė me pėrzgjedhjen qė e bėnė institucionet e kosovės ku pėrfaqėsues zgjodhėn z.Avni Spahiu.
Z. Spahiu kishte harruar se pikėrisht kundėr shqiptarėve tė amerikės kishte hargjuar shumė energji duke raportuar pėr veprimtarinė e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqėsore. Kur dikujt i thua armik atėhere vet karakteri njerėzor nuk duhet tė lejoj qė tė insistosh pėr tė pėrfaqėsuar interesat e tij, por ėshtė shumė interesante se dikush e zgjodhi kėtė njeri pėr ti pėrfaqėsuar pikėrisht kėta njerėz qė i kishte pasur armiq pėr dekada me radhė.
Artikulli qė la plagė nė komunitetin shqiptarė tė amerikės
Nė njė raport tė tij i cili ishte botuar nė tė pėrditshmen RILINDJA e datės 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar pėr njė demonstratė tė komunitetit shqiptaro-amerikan qė ishte organizuar pėr tė ngritur zėrin kundėr robėrisė sė Kosovės i cili nė titull shkruante: Armiku-me parulla tė njohura, duke vazhduar me nėntitull- Ekstremistė nga mėrgata armiqėsore shqiptare sulmuan dy reporterė tė TV Beogradid.
Autori i kėtij shkrimi atėhere shėrbente pėrpos punėve tė fshehta edhe si njė korrespondent i pėrhershėm i gazetės RILINDJA e cila shpėrndahej mė mijera ekzemplarė anembanė botės. Pėr pa-aftėsinė e kėtij reporteri nuk duhet tė komentohet shumė sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij qė nuk ka pasur tė bėjė asgjė me gazetarinė dhe ka shėrbyer ndoshta vetėm pse ka pasur dhunti pėr gazetari, mirėpo nuk lejohet nė asnjė mėnyrė qė tė etiketohet dikush si armik vetėm pse kėrkohet liri pėr njė popull tė robėruar.
Nė atė raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta nė 150-200 pjesmarrės duke vijuar mė poshtė: Demonstruesit brohoritėn parullat e njohura armiqėsore- Kosova republikė-, -Kosova e lirė-, e tė tjera.
Organizatorėt e asaj demonstrate reagojnė pas njė ēerek shekulli
Ndue Palok Camaj, njėri nga pėrgjegjėsit pėr sigurinė e asaj demonstrate
Me 17 Janar 1984 nė demonstratėn e organizuar nga klubi Jusuf Gėrvalla kemi qenė mbi 2500 pjesmarrės nė shenjė solidarizimi me kėrkesat e drejta tė popullit shqiptarė nėn Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, poashtu atė javė heroikisht kishin rėnė nė luftė me hordhitė serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotė me kėrkesat legjitime tė popullit shqiptarė nė Kosovė.
Gjatė demonstratės vėrejtėm njė grup prej tre vetash tė cilėt na filmonin pa lejen tonė. Sė bashku me disa bashkėatdhetarė tė tjerė ishim caktuar qė tė merreshim me sigurimin dhe mbarėvajtjen e demonstrates. Ne siguronim qė nė radhėt e demonstruesve tė mos infiltroheshin elemente tė UDB-sė. Unė dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerėzve tė pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kėrkuam nga ata qė tė mos filmojnė, ata na khyen pėrgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punėn e tyre dhe kėrkuan ndihmė nga policia amerikane qė e vėzhgonte demonstratėn, edhe nga policia amerikane morrėn pėrgjigje negative se nuk do tė kenė ndonjė pėrkrahje. Me tė kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitėn tek policia ne ua konfiskuam kasetėn qė kishin filmuar dhe dhe si kundėrpėrgjigje ndaj rezistencės sė tyre ne ua thyem kameren . Njėri prej tyre shkoi prapė tek policia dhe kėrkoi ndihmė por prapė u injorua sepse unė ua bėra me dije policėve se ne nuk lejojmė filmime pasiqė UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarėve qė ngrehnin zėrin kundėr pushtimit tė Kosovės.
Personi qė kėrkoi ndihmė nga policia qė tė shpėtohen kolegėt e tij Goran Musiē dhe Goran Miliē kishte qenė njė shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.
Pas pak ditėsh na erdhi njė gazetė RILINDJA qė botohej nė Prishtinė dhe e pamė artikullin e shkruar pėr atė demonstrate, autori ishte njėri nga ata tre gazetarėt apo oficierėt e UDB-sė e qė quhej Avni Spahiu.
Pas 25 viteve, ky denoncues qė na akuzoi si armiq e antijugosllav sot pėrfaqėson shtetin e Kosovės nė Washington DC.
E ndiejmė veten tepėr tė irrituar si unė ashtu edhe mbarė bashkėkombasit e mi tė cilėt qė nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanė Amerikės, ndihmuam materialisht dhe me nė fund edhe me ushtarė dhe me mjete tė nevojshme pėr luftėn ēlirimtare. E tash po ai vend tė cilin e deshėm dhe vazhdojmė ta duam aq shumė tė na dėrgojė njė pėrfaqėsues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumė kundėr nesh nuk mund tė quhet ndryshe pėrpos nėnēmim i mėrgatės shqiptare nė amerikė.
Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovės do tė korrigjojnė kėtė lajthitje sepse ai vend nuk e meriton qė tė pėrfaqėsohet nga njeriu qė ka hedhur baltė mbi gjakun e dėshmorėve tanė.
Ahmet Zherka, njėri ndėr udhėheqėsit e demonstratės
Demostrata ishte e organizuar nga klubi Jusuf Gėrvalla dhe promotor i saj ishte Radio Zėri i Malcisė, me pleq e tė rinjė iu pėgjigjėn kushtrimit sepse ishte pėr lirinė e Kosovės. Nė shenjė proteste pėr vrasjen e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės qė kishte ndodhur ato ditė dhe dhunės qė ushtrohej mbi popullin e pushtuar tė Kosovės ne filluam tė jemi edhe mė agresiv ndaj Jugosllavėve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarėve tė tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave tė konsullatės Jugosllave, pra ēfarėdo qė na vinte pėr dore e bėnim kundėr tyre ndaj tė cilėve edhe sot e mbaj akoma tė gjallė urrejtjen e madhe.
Njė njeri qė e ka ndėrgjegjen e pastėrt nuk mundet ti ketė dy bindje pėr njė tė vėrtetė, pėrderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet tė mbesim armiq pėr tė. Ai njeri do tė ishte dashur tu kėrkonte tė falur shqiptarėve tė amerikės sepse ky komunitet ka dhėnė njė kontribut tė pa shembullt nė sensibilizimin e Ēėshtjes sė Kosovės nė tė gjitha instancat e qeverisė amerikane dhe fitoi pėrkrahje tė pa-rezervė nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės.
Mirėnjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me tė kaluarėn
Pikėrisht me 17 shkurt 2009 nė City Hall (bashkinė) nė New York, nga njė grup njerėzish qė nu kishin aftėsi tė kuptonin se cfarė janė duke bėrė, z.Avni Spahiut iu dha njė mirėnjohje pėr kontributin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės, ēfarė falsifikimi i historisė qė na e bėn tė ndjehemi tė turpėruar para tė tjerėve.
Z. Spahiu u pyet nėse ka mundėsi tė jepte ndonjė koment rreth veprimtarisė se tij kundėr mėrgatės shqiptare tė amerikės e si argument iu dhurua njė kopje e artikullit tė cilin e kishte shkruar vetė ai, por pėrgjigja e tij tregon se ai nuk ka tė ndalur duke e sharė kėtė komunitet edhe njėhere me fjalėt mė tė ndyera qė nuk i takon njė diplomati ti pėrdorė nė fjalorin e vet.
Atij iu ofrua poashtu njė mundėsi qė tė kėrkonte falje publike pėr veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenė i detyruar tė bėjė veprime tė tilla, por ai nė asnjė mėnyrė nuk pranoi tė kėrkonte falje duke vazhduar me nėnēmim te papėrshkruar.
Shqiptarėt e amerikės kanė dhėnė njė kontribut tė ēmueshėm nė sensibilizimin e faktorit ndėrkombėtar pėr situatėn nė Kosovė, ata po ashtu e kanė ndihmuar ekonomikisht dhe gjatė luftės edhe me armatim dhe ushtarė.
I bie prap pėrgjegjėsia atij klani qė e ka emėruar kėtė njeri dhe nuk e ka marrė parasyshė tė kalaurėn e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumė influencė derisa edhe Kryesia e KK tė LSPP tė Kosovės njė javė mė vonė kishte mbajtur mbledhje enkas pėr ta dėnuar veprimtarinė armiqėsore tė emigracionit shqiptarė nė SHBA.
Zgjidhje e turpit
Nėse merret parasyshė se Kosova duhet tė pėrfaqėsohet nga njė intelektual, atėhere duhet parė realiteti dhe tė dergohet ndonjė intelektual i mirėfilltė, poashtu nėse merret parasysh atdhedashuria atėhere nuk mund tė dikutohet pėr njė njeri tė tillė i cili tėrė dashurinė e tij e kishte harxhuar pėr ata qė e mbanin Kosovėn tė robėruar, pra pėrgjegjėsia e klanit qė e ka emėruar ėshtė shumė e madhe dhe duhet tė pėrdoret ēdo mundėsi pėr tė pėrmirėsuar kėtė gabim.