Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-01-08, 16:10   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Wall Street, fundi i nje miti

Wall Street, Fundi i nje miti

Bursa amerikane ka marre te tatepjeten dhe me ritme mjaft te shpejta.

Humbjet rekord ne sektorin bankar kane ulur edhe me tej kurset e burses. Tashme shprehja “A ke nje miliard borxh te lutem?” eshte shnderruar ne nje fraze tallese ne mediat njujorkeze per ate sektor te ekonomise, qe dikur donte te qeveriste boten me para.

Natyrisht renia drastike e monedhes se gjelbert ka ndikur shume negativisht ne “Wall Street”.

Ndikimi amerikan ne ekonomine globale tashme i perket se shkuares. As e ashtuquajtura "teori bacilesh" nuk ecen me, thote Floyd Norris, shef i sektorit te ekonomise ne te perditshmen "Harald Tribune". "Dikur thuhej se kur SHBA-te ftohen, bota merr infeksion ne mushkri. Ndersa sot ne kemi te bejme me nje Azi shume te forte", thote ai.

Keshtu qe koherat kane ndryshuar. “Amerika per t'u shitur", shkruan tabloidi Daily Nees. Miti "Wall Street" po thermohet ndersa demi i famshem prej bronxi ne Downtown ka ne shpine nje tabele te madhe me mbishkrimin: Oferte speciale.

Krenaria amerikane eshte plasaritur per shkak te serumit financiar prej gjithsej 59 miliarde dollaresh, per ata paciente, qe i kishin bere llogarite teresisht gabim.

Per profesorin e ekonomise Nouriel Roubini nga Universtiteti i Nju Jorkut ky zhvillim nuk vjen papritur, pasi vendi ka jetuar mbi kapacitetet e tij dhe i ka hedhur dollaret pa u kujdesur se ku bien ato.

“Petrodollari po riqarkullon. Deri para pak kohesh keto vende (Kina, Arabia Saudite) mbanin edhe bono thesari te SHBA-ve me te ardhura te uleta, 3 - 5 perqind. Tani qe ato shohin se SHBA-te kane nevoje per financim, preferojne t'i blejne aksionet direkt nga ne dhe kapitali yne." –thote Roubini.

Te gjitha keto jane biznese, te cilat investuesit nga Pekini ose Riadi (Arabia Saudite) i kane pare edhe tek kryespekulluesi Gordon Gekko (personazhi qe luhet nga Majkell Daglas) ne film dhe tek pasardhesit e tij ne realitet. Por perqindjet e miliardave nuk jane aq te larta saqe ata te kene te drejten e fjales ne katet e shefave ne Wall Street, thote Roubini.

E megjithate opinioni publik po qan me te madhe per peruljen dhe humbjen e pushtetit te Wall Street. Kandidatet e zgjedhjeve presidenciale po therrasin per te shpetuar pushtetin monetar te Amerikes nga fondet dhe fuqite e huaja: “Une jam shume e shqetesuar sepse jane shuma te medha parash dhe se keto fonde kontrollohen ne menyre te drejtperdrejte nga shtetet ose nga persona qe kane raporte te ngushta me qeverite e ketyre shteteve." –shprehej Hilari Klinton gjate fushates se saj.

Ajo eshte nje prej atyre qe kerkojne transparence, kontroll, rregulla dhe kufij pikerisht ne vendin e kapitalisteve te pakufijshem, te cilet shpesh e anashkalojne bursen per t'iu shmangur kontrollit.



19/01/2008, Korrieri


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.