Nga t’ia fillosh
Para sė gjithash duhet gjetur njė e mesme e artė mes asaj qė ti imagjinon dhe asaj qė atelietet dhe sallonet e nusėrisė tė ofrojnė. Sa pėr tė filluar, mund t’u hedhėsh njė sy modeleve mė tė fundit tė fustaneve tė nusėrisė qė tė krijosh njė ide mbi tendencat e reja. Pastaj seleksiono dy ose tre butike dhe atelie, qė i pėrgjigjen mė mirė kėrkesave tė tua, duke kėrkuar pėr fustanin qė nxjerr nė pah personalitetin tėnd, qė thekson karakteristikat fizike, nė ndėrthurje me stinėn, orarin e ceremonisė dhe llojin e kishės. Zakonisht nevojiten nga dy deri nė katėr prova, pėrfshirė dhe atė finalen, pėr tė zgjedhur fustanin e duhur dhe pėr tė kombinuar tė gjithė aksesorėt. Mos harro qė tė shkrepėsh njė foto qė t’ia tregosh parukierit, nė mėnyrė qė flokėt dhe grimi tė jenė nė harmoni me fustanin.
Materialet dhe modelet
Nėse do tė arrish nė atelie e pėrgatitur, paraprakisht lexo njė guidė mbi materialet dhe modelet, zbulo njė botė tė re dhe tė panjohur, nė tė cilėn do tė mėsosh tė orientohesh me thjeshtėsi dhe kompetencė. Sigurisht qė fustani i nusėrisė duhet tė jetė i bardhė, po cilėn prej tė bardhave duhet tė zgjedhėsh, pasi ekziston njė gamė e pafundme nuancash mes toneve mė tė ftohta si: e akullt dhe mermer, dhe mė tė nxehtave si: kremi dhe fildishi.
Ngjyrat duhen zgjedhur nė varėsi tė materialit dhe modelit, por edhe nė varėsi tė ngjyrės sė lėkurės dhe tė flokėve. Por pa harruar edhe nuancat romantike pastel: roze pudėr dhe e kaltėr re, tė ndjekura nga e gjelbra sherebele dhe kajsia e ėmbėl, e verdha kashte dhe lajthi e deri nė tonet delikate dhe tė pjekura qė kanė pasur aq shumė sukses kėto vitet e fundit. Por nėse do vėrtet tė rrezikosh, provo grinė perle, bronzin dhe floririn, tonalite tė rėnda qė ngėrthejnė edhe njė theks solemn dhe aristokrat. Sa pėr nuset guximtare, ekziston edhe rafti i fustaneve rozė karamele, violė lulevile, dhe pse jo mund tė guxosh qė nga e kuqja rubin e deri tek ajo bordeaux, tė konsideruara tashmė si moda e ngjyrave tė nusėrisė.
Ēfarė aksesori tė zgjedhėsh
Kėshilla e parė: mos i zgjidhni aksesorėt para fustanit tė nusėrisė dhe para se tė shkoni tek parukerieri juaj. Nė fakt, gabimet e gustos janė tė pafalshme nė kėtė rast. Gabimet e ngjyrave dhe tė stilit do tė sillnin kritika tė fshehta ndaj jush. Tradicionalisht tė vetmet fantazi tė fustanit tė nusėrisė ishin buqetat e luleve dhe dantellat klasike. Por dhjetėvjeēarin e fundit janė shfaqur shumė bizhu, ēanta, kėpucė dhe shumė aksesorė tė tjerė pėr nuset.
Velloja
Velloja duhet tė jetė e tyltė, e bardhė ose e fildishtė. Dorashkat duhet tė jenė prej dantelle, mėndafshi ose lėkure, tė gjata ose tė shkurtra sipas fustanit (ato janė tė gjata ose gjysmė tė gjata me njė fustan tė shkurtėr ose njė fustan bustier dhe tė shkurtra me njė fustan me mėngė). Ato nuk janė tė detyrueshme, por mbeten njė aksesor me zgjedhje. Sidoqoftė duhet tė kenė ngjyrėn e fustanit. Kurora ėshtė shumė e pėrshtatshme pėr fustanet e nusėrisė. Duhet tė pėrshtatet me dekoltenė dhe tė jetė jo e rėnduar. Nusja mban rrallė vathė, por edhe nė rast se i mban ato duhet tė jenė diskretė. Ėshtė e kotė tė ngarkoheni me bizhuteri, se mund tė bėheni qesharake.
Ēanta
Ēanta mbahet nė tė njėjtėn dorė me buqetėn. Ajo duhet tė jetė e vogėl dhe diskrete nė tonet e fustanit. Pėrsa i pėrket kapelės moda varion, po kėshtu edhe gustot. Por zakonisht ėshtė fizionomia ajo qė ka rėndėsi nė kėtė rast. Nuk duhet tė mbani kapele qė thyejnė siluetėn. Nėse vendosni tė mbani kapele, duhet tė kėrkoni kėshillė nga njė specialist nė fushėn e modės.
Shalli
Nėse bėn ftohtė ėshtė mirė tė zgjidhni njė shall. Por njė tė tillė mund ta mbani edhe nė verė nėse doni, sidomos nėse fustani ka dekolte tepėr tė thellė.