4. Teknikat e terapise njohese
Perdor konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e duhanpiresve.
Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet
se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime
se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.
Per shembull, dikush qe thote Une gjithmone kam deshtuar
shpesh fjala gjithmone eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar me Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!
a. Detyra shtepie
Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan
- rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
- rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
- beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
- prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf
b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
Perdorni nje shkalle nga 1-10
shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron
kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj
krijoni grafike ditore me keto te dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.
c. Prova njohese te riperseritjes
psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme
Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror
Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!
d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
- Do te dhjamosem
Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
- Une do te vdes nga nje gje
askush nuk e meriton te kete nje vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
- Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan
me pak kolle, frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate
sdo tju ndihmonin per ta shijuar jeten me shume
- Do ta le
nese ju mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni
- Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj
e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.
- Kam deshtuar ne te kaluaren
shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre
- Eshte teper vone, tashme jam i semure
ka avantazhe ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.
- Do ta le me vone, nese do te kem simptoma
rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
- Une po demtoj veten time
GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.
5. Metoda te tjera
a. Akupunkture
b. Hipnoza
c. Suplementare famakologjik
- clonidine
Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te duhanit ne disa individe.
- bupropion
Nje antidepresiv i perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.
- Mecamylamine
Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i vetem i patch-it.
6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
Njohja e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne parandalimin e rifillimit
planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!
- stresi dhe nje gjendje negative emocionale
Identifikoni se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj
mendoni menyra se si perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit, irritimit, qendrimeve tuaja e kujt ju be vone, keto jane faktore te rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.
- deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
Deshira per te pire mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera
nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to
, per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te vecante
punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre
- simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
Kjo ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund te fitoni nese e lini
perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!
- partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
Nese arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent
mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.
- perdorim alkoli
Pirja e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes
ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin
7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
- perpjekje te meparshme per ta lene
dicka eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin
sa me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene te suksesshem heres tjeter!!!
- vetbesimi ne aftesine per ta lene
kjo reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit
vetem pak me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!
- nje sistem te mire suportues
ndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje
nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne, ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se kaluares.
Burimi:
Gazeta Standard