Preportr: Qeveria shpėrbleu mė shuma tė majme donatorėt e PDK-sė
URIME PDK-E
DJALLI VET"
Tmetshin en fyt" Ardht ni dite, Qe BOTA perkesht me Ty
Ja dhe nga pamjet qe flasin vet...Dhe,sa bukur populli po e feston "Korrupcionin"
http://images.botasot.info/uploads/l...1350498270.jpg
Tė mėrkurėn Parlamenti i Kosovės ka debatuar mbi raportimet hulumtuese tė Qendrės Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese, pėrkatėsisht gazetės Preportr. Niveli i pėrgjigjeve qė kanė dhėnė deputetėt e partive nė pushtet ka qenė banal dhe eluziv. Deputetė tė PDK-sė u munduan me fyerje ta shmangin pėrballjen me faktet e raportuara nga Preportr, kurse nė njė moment deputeti Shaip Muja akuzoi se Preportr i paska kėrkuar para njė ish-ministri, thuhet nė reagimin e Qendrės Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese.
Gjatė seancės, ish-ministri i ambientit, nga radhėt e AAK-sė, Ardian Gjini, nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė kėsaj partie pėr tu afruar me PDK-nė, tha se gazetarė dhe pjesėtarė tė shoqėrisė civile i paskan kėrkuar para atij kur ka qenė ministėr. Gjini e solli kėtė informacion tė paverifikuar tani kur debatoheshin gjetjet e Preportr se mbi 100 milionė euro u janė shpėrndarė financueseve tė PDK-sė nėpėrmjet tenderėve publikė.
Ka qenė shumė e qartė qė Gjini nė llogari tė PDK-sė ka provuar tė diskreditojė raportimet e Preportr, kurse Shaip Muja, duke iu pėrgjigjur gjetjeve tė raporteve hulumtuese rreth pėrfitimeve tė tij dhe tė familjes sė tij, akuzoi direkt Preportr, duke keqinterpretuar Gjinin, se i paskėsh kėrkuar para kėtij tė fundit.
Gjini duhet qė publikisht tė tregoj, me emėr e mbiemėr, se kush janė ata gazetarė dhe pjesėtarė tė shoqėrisė civile tė cilėt i kanė kėrkuar para, thuhet nė reagimin e Preportr, sipas sė cilės pėrpjekjet e deputetėve pėr tė njollosur gazetarėt janė njė pėrpjekje primitive pėr tė ikur nga llogaridhėnia pėr mėnyrėn ė shpenzimit tė parasė publike.
Nuk mund tė hedhen poshtė me fyerje gjetjet e raporteve hulumtuese tė bazuara nė dokumente zyrtare dhe nė shikimin e dokumentacioneve tė mbi 500 tenderėve, thuhet nė reagim, duke e quajtur njėkohėsisht absurd votimin nė Kuvendin e Kosovės kundėr rekomandimeve nga parashtruesi i kėrkesės pėr debat.
Kėto rekomandime kanė qenė thjesht njė thirrje institucioneve tė Kosovės, Auditorit tė Pėrgjithshėm, Policisė dhe Prokurorisė pėr ta kryer punėn e vet. Parlamenti tė mėrkurėn votoi kundėr hetimit tė manipulimit tė parave publike, duke u kthyer kėshtu nė njė Parlament qė mbron korrupsionin, thuhet nė fund tė reagimit tė Preportr. Sipas drejtuesve tė organizatė ĒohuĒ dhe Qendrės Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese, 43 subjekte tė ndryshme, kryesisht kompani ndėrtimore, biznese dhe persona fizikė, qė kanė financuar Partinė Demokratike tė Kosovės, nė dy fushatat e fundit elektorale, kanė pėrfituar mbi 100 milionė euro nga tenderėt publikė.
Pėr 11 nga kėto 43 kompani qė kanė fituar tenderė tė ndryshėm, kryesisht nga Ministria e Arsimit dhe e Infrastrukturės, thuhet se kanė shkelur ligjin me ērast ėshtė dėmtuar edhe buxheti i vendit.
Lorik Bajrami nga organizata Ēohu, shpjegon mė shumė:
Kjo ėshtė vetėm njė gjetje, tė cilėn ne e kemi bėrė. Ne kemi shikuar mbi 400 tenderė tė ndryshėm, ka dalė ky numėr dhe kemi ardhur nė njė pėrfundim qė vlera totale qė 43 kompani tė ndryshme kanė pėrfituar, ėshtė diku mbi 100 milionė euro. Vėrejmė po ashtu qė njė pjesė dėrmuese e tyre p.sh nė 11 kompani tė ndryshme, ėshtė thyer Ligji sipas dokumenteve zyrtare tė auditorit, ėshtė thyer ligji vetėm qė kėto kompani tė jenė pėrfituese tė kėtyre parave publike.
Nė hulumtimin e kėtyre organizatave, thuhet se nga raportet e auditivit pėr financimin e partive pėr fushatėn e vitit 2009 dhe atij pėr fushatėn e vitit 2010, shuma e donacioneve qė kėto 43 ndėrmarrje dhanė pėr Partinė Demokratike tė Kosovės, ėshtė pak mė shumė se 280 mijė euro.
Drejtuesit e organizatės Ēohu thanė se pas gjetjes sė kėtyre tė dhėnave kanė pritur pėr mė shumė se dy javė pėr njė koment nga PDK-ja dhe nga Zyra e kryeministrit, por as njėra dhe as tjetra nuk janė prononcuar nė lidhje me kėtė.
Kurse, Avni Zogiani, drejtor i Ēohu pėrmendi disa nga kompanitė, tė cilat, sipas tij, janė tė afėrta me kryeministrin Thaēi.
Pėr njė periudhė rreth tre vjeēare Eko Trade, gjegjėsisht kompania e familjes Zhugolli nga Buroja, fshati i kryeministrit, kanė pėrfituar njė shumė prej mbi 70 milionė eurosh - shumė qė kryesisht ėshtė marrė nga KEK-u pėr tenderė tė ndryshėm. Devolli prapė dihet qė janė shumė tė afėrt me zyrtarė e financues tė PDK-sė. Vėllai i deputetit Shaip Muja nė vazhdimėsi ka pėrfituar nga sektori publik, konkretisht ka pėrfituar edhe nga RTK-ja. Ekzistojnė edhe tė tjera kompani, tė cilat janė tė afėrta me pushtetin, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr. Ne jemi duke hulumtuar edhe kompani tė tjera, sqaron Zogiani.
Nė njė hulumtim tjetėr tė kėtyre organizatave, thuhet se sė paku 25 zyrtarė tė lartė, ndėr tė cilėt njė zėvendėskryeministėr, dy ministra, katėr zėvendėsministra, pesė kryetarė tė Komunave, njė sekretar i pėrgjithshėm, katėr drejtorė tė prokurimit, si dhe tetė anėtarė/drejtorė tė bordeve tė kompanive publike, nuk i kanė deklaruar tė gjitha bizneset apo aktivitetet nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit.
Gjetjet e publikuara nga Organizata "Ēohu" dhe Qendra Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese.
Kjo e bėn numrin e zyrtarėve nė gjithsej 32 zyrtarė, duke marrė parasysh edhe 7 deputetė, bizneset e tė cilėve i kemi publikuar, shton Bajrami.
Pėr kėtė ēėshtje, thuhet nė hulumtim, zyrtarėt qė nuk e kanė deklaruar njė pjesė tė pasurisė, nuk janė hetuar fare nga AKK-ja dhe nuk figurojnė nė raportin vjetor tė vitit 2011, i cili ėshtė bėrė publik mė 28 mars tė kėtij viti.
Nė njė hulumtim tjetėr tė kėtyre organizatave thuhet se gjatė zgjedhjeve tė vitit 2010, partitė nė pushtet, PDK dhe AKR kanė pranuar mė sė shumti donacione nga persona fizikė dhe juridikė, pėr dallim nga partitė e tjera konkurruese nė zgjedhje.
Nė raportin e auditorit, tė cilin e ka porositur KQZ-ja rreth pasqyrave financiare tė partive politike pėr vitin 2010, i cili ėshtė publikuar nė qershor tė vitit tė kaluar, shihet se shkelėsit mė tė mėdhenj tė kėtij ligji janė dy subjekte politike PDK dhe AKR, thuhet nė hulumtimin e publikuar.
Kėto dy subjekte kanė numrin mė tė madh tė donatorėve dhe, si rrjedhojė, edhe shkeljet janė tė mėdha. Duke mos respektuar ligjin, donatorėt, qoftė si persona fizikė apo juridikė, kanė dhėnė shuma mė tė mėdha parash se sa qė lejohet.
Drejtuesit e organizatave presin qė organet e drejtėsisė, nė bazė tė publikimeve dhe raporteve tė auditimit, tė marrin masa pėr shkelėsit e ligjit.
....!