10 vite kohė pėr tė shpėtuar planetin
25.09.2013
Numėrimi mbrapsht ka nisur. Kemi 10 vite kohė pėr tė shpėtuar planetin tonė dhe shtatė vitet e para do ti kalojmė pa bėrė asgjė; vetėm nė 2020 pritet tė hyjė nė fuqi njė marrėveshje globale pėr reduktimin e emėtim serrė nė atmosferė.
Tė premten e ardhshme Paneli Ndėrqeveritar pėr Ndryshimet Klimaterike, i ngritur pranė OKB-sė dhe i pėrbėrė nga qindra specialistė tė fushave tė ndryshme do tė publikojnė rezultatet e njė studimi 6-vjeēar pėr ndryshimet klimaterike.
Njė koncentrat i raportit prej 2200 faqesh ėshtė publikuar fillimisht nė mediat amerikane dhe mė pas ėshtė shpėrndarė edhe nė mediat e tjera globale.
Studiuesit kanė parashikuar katėr skenarėt e mundshėm pėr gjendjen e tokės nė fund tė kėtij shekulli dhe secili skenar varet nga politikat qė do tė ndjekin ndotėsit e mėdhenj brenda kėtij 10-vjeēari.
Skenari mė i keq ėshtė ngritja e nivelit tė detit me 62 centimetra dhe rritja e temperaturės mesatare globale me 3.7 gradė celcius krahasuar me periudhėn 1986-2005, ndėrsa skenari mė i mirė ėshtė rritja e nivelit tė detit me 24 centimetra dhe ajo e temperaturave mesatare me 1.7 gradė celcius krahasuar me periudhėn 1986-2005.
Mes skenarit mė tė mirė dhe skenarit mė tė keq, grupet e shkencėtarėve tė kėtij Paneli kanė radhitur edhe dy skenarė tė tjerė nė mes qė gjithsesi parashikojnė tejkalimin e asaj qė studiuesit e quajnė tejkalim tė vijės sė kuqe mbi sasinė e emėtuar tė dioksidit tė karbonit.
Nė fund raporti bėn thirrje pėr gjetjen alternativave miqėsore me mjedisin pėr sigurimin e energjisė si dhe nėse ėshtė e mundur, ndryshimi i stilit tė jetesės sidomos nė vendet pėrgjegjėse pėr ndotjen mė tė madhe, ku futet Kina, India, SHBA dhe Brazili.