Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Top 2013
Hip-hopi nė vitin 2013
Bota e hip-hopit nė vitin 2013 ka qenė mė voluminoze se kurrė me krijime tė ndryshme, hite dhe albume tė cilat do tė lėnė gjurmė pėrjetėsisht nė historinė e kėtij zhanri.
Pėr dallim nga viti 2012, nė vitin 2013 u arrit kalimi nga tranzicioni i madh prej old school nė new school dhe reperėt arritėn qė tė publikojnė shumė projekte duke konkurruar me njėri-tjetrin, pasi qė vet hip-hopi nuk ka kuptim pa e pasur shpirtin e garės. Ritme mė moderne, tekste artistike e herė-herė me rima tė fuqishme, ishin ato qė karakterizuan njė vit qė do tė mbahet mend gjatė.
Authentic Entertainment
Grupi me nė krye Besnik Canollin, apo 2po2, ka arritur qė tė lė gjurmė mjaft tė madhe nė vitin qė lamė pas. Vet reperi realizoi njė prej bashkėpunimeve mė tė mira viteve tė fundit me Elvana Gjatėn, teksa arriti tė realizojė edhe disa projekte solo. Kėnga Prej rrugės dhe Kom ra ndashni janė ato qė u shndėrruan nė kėngė shumė tė dėgjuara nga publiku, teksa besohet se vet reperi ėshtė duke punuar nė albumin e tij tė ri.
Nė kėtė grup bėn pjesė edhe Capital T. As ky nuk ka preferuar tė lansojė njė album, por ka vazhduar tė punojė nė heshtje pėr projektet e reja. Kėnga mė e suksesshme e Kapos pėr vitin e kaluar padyshim ka qenė Good Life, e cila u dallua me njė videoklip interesant brenda pėrbrenda produksionit Authentic Entertainment dhe me njė flow tė paparė nga reperi. Pritet njė album nga Capital T nė vitin 2014.
P.I.N.T
Pas sukseseve nė vitin 2012 me dy albumet PINT 1 dhe PINT 2, hip-hop grupi me nė krye Lyrical Son dhe MC Kreshėn pėrjetuan njė tjetėr vit me plot projekte dhe hite. E filluan vitin me njė projekt tė pėrbashkėt, kėngėn karakteristike Ēele ēadrėn, pėr tė vazhduar mė pas solo.
Lyrical Son lansoi nė gusht albumin ZimaSamShevy, i cili pėr vitin 2013 ka qenė mė i shituri nė vendin tonė, teksa pos tjerash ka arritur tė dėgjohet miliona herė nė rrjetin social YouTube, njė rrjet ku nuk preferon tė krahasohet Festimi. Kėngėt Ekstravaganca, Me ta pyl, Special, Mes neve dhe In Luv janė ato qė hynė nė zemrat e publikut. 25 kėngė nga Lyrical Son dhe njė album, mjaft mbresėlėnės ky vit pėr Lyricalin.
MC Kresha nuk e la tė vetmuar Festimin nė albumin e tij. Janė tri-katėr bashkėpunime qė ata i kanė realizuar gjatė vitit, qė tė gjitha projekte shumė tė suksesshme. Vlen tė pėrmendet kėnga Me ta pyl, teksa suksesin mė tė madh Mc Kresha e shėnoi me kėngėn 1990", e cila u dallua me njė videoklip mjaft interesant. Telegrafi ka informacione se MC Kresha ėshtė nė pėrgatitje tė albumit tė tij tė ri, i cili do tė publikohet nė vitin 2014.
BabaStars
Nėse dikush mund tė krenohen pėr klikime dhe pėr himne tė cilat i kėndoi publiku gjatė gjithė verės, janė pikėrisht pjesėtarėt e labelit Babastars. Me nė krye Getoar Selimin, ata publikuan njė seri kėngėsh qė u shndėrruan hite. Ghetto Geasy publikoi projektet nPrishtinė dhe Pot shoh pėrmas, qė tė dy kėto kėngė hite, para se tė publikonte kundėrpėrgjigjen ndaj kritikėve, kėngėn Ma i madhi nven 2 ku u tregua shumė i ashpėr. Vitin e tij shumė tė suksesshėm me shumė singla, Geti e kompletoi me superhitin E nxonme, e cila zuri vend nė top kėngėt e vitit 2013 tė zgjedhur nga Telegrafi.
Nga Babastars pa projekte nuk ka mbetur i riu Cozman, i cili ishte i pakapshėm kėtė verė, pasi fluturoi drejt sukseseve me tė dashurėn e tij Tunėn dhe hitin e tyre Fenix. Pos Cozman ai qė nuk pushoi ishte edhe Skivi. Sė pari Skivi publikoi kėngėn E di qė mu mdon, e cila kishte sukses mjaft tė madh, teksa sė fundmi e pėrmbylli vitin me kėngėn Welcome to Prishtina nė bashkėpunim me Adrian Gaxhėn dhe Florianin.
Vend tė veēantė nė kėtė pėrmbledhje tonėn pėr botėn e hip-hopit shqiptar e zė grupi TDS, qė tani janė nėn petkun e Babastars. Pėrkundėr sulmeve tė rivalėve nėpėr kėngė tė ndryshme pėr njė tradhti dhe mosmirėnjohje, djemtė vazhduan qetėsisht me nė krye Dr. Mic drejt krijimit tė albumit Hello. E pikėrisht Hello ishte njė prej hiteve tė albumit me tė njėjtin emėr, teksa shumė tė suksesshme kanė qenė edhe kėngėt Killah, Veē un edhe ti dhe Snalna.
Babastars do tė publikojnė nė vitin 2014 shumė projekte, e ajo qė vlen tė pėrmendet ėshtė albumi i pėrbashkėt me tė gjitha kėngėt e fundit tė anėtarėve tė kėtij hip-hop labeli.
Unikkatil
Reperi legjendar punoi shumė nė prapaskenė gjatė kėtij viti nė projektet e reja, por publikoi vetėm njė prej tyre. Ishte kėnga U qova prej vorri ajo qė theu rekord tė shikimeve nė YouTube brenda 24 orėve tė para. Me tekst tė thellė e nė njė botė tė errėt tipike pėr Viktorin, kėnga arriti tė inspirojė fansat e tij.
Telegrafi ka informacione se Viktor Palokaj gjatė vitit 2014 do tė lansojė albumin e tij tė ri, ashtu sikurse edhe disa single para tij.
Noizy
Reperi i jashtėzakonshėm nga Shqipėria, lansoi njė album tė jashtėzakonshėm nė vitin 2013. Me mbi 20 kėngė, secila mė e mirė se tjetra, Noizy arriti qė tė shtrijė autoritetin e tij mbi botėn e hip-hopit shqiptar, duke e ringjallur nė tė njėjtėn kohė edhe mikun e tij Dudėn.
Top hiti i Noizyt ka qenė Skuadra jonė, dueti i suksesshėm me Dudėn, teksa edhe kėnga Ēunat thojnė ėshtė njė bashkėpunim qė do mbetet nė zemrat e fansave. Pos kėtyre kėngėve, janė edhe ato Ole dhe Gunz Up qė arritėn miliona klikime, e qė tė gjitha projektet mė lartė ishin pjesė e albumit shumė tė suksesshėm, The Leader.
Kaos
Ndėr tė paktė artistė qė publikuan album gjatė vitit 2013 kanė qenė edhe anėtarėt e grupit Kaos. Albumi X ishte prej mė tė klikuarve nė YouTube. Ky album ka pėrmbajtur hitet mė tė mėdha tė fundit tė reperėve, si Lule lule, Gėzuar, pėrhajr dhe shumė tė tjera. Dallohen paroditė nė disa kėngė dhe mesazhet e fuqishme qė ata kanė transmetuar. Kaos vazhdon tė qėndrojė lart si njė prej hip-hop grupeve mė tė respektuara dhe mė nė formė nė trojet shqiptare.
2Ton
Reperi dhe producenti nga Ferizaj ishte i pandalshėm gjatė vitit 2013. Ai lansoi shumė bashkėpunime me disa kėngėtare tė reja, tė cilat ishin relativisht tė suksesshme, teksa si njė prej sukseseve mė tė mėdha tė tij vlen tė pėrmendet pėrpunimi i kėngės Missing Me, qė u shndėrrua nė hit. Reperi vazhdon tė jetė shumė nė formė dhe mesazhet qė ka transmetuar deri tani kanė inspiruar fansat e tij.
Gjiko
Njė reper i ri nga Peja, por me shumė perspektivė nė botėn e hip-hopit ėshtė Asdren Gjikolli, apo Gjiko. Lirikisht i pakapshėm e nė interpretim me shumė vend pėr pėrmirėsim, Gjiko ka qenė njė prej tė rinjve mė aktivė gjatė kėtij viti. Ai u bė i njohur me kėngėn Psikopat nė bashkėpunim me Gjirėn. Telegrafi ka informacione tė sigurta se reperi do tė bashkohet me njė reper tjetėr nė njė tandem qė pritet tė shkaktojė tėrmet tė madh nė botėn e hip-hopit shqiptar. Bėhet fjalė pėr njė prej ikonave tė hip-hopit.
Elinel
Njė prej reperėve mė tė talentuar tė skenės qė shkėlqeu gjatė vitit 2013 ishte pa asnjė dyshim Elineli. Ai publikoi albumin O qė pėrmban disa prej kėngėve tė tij kryesore tė lansuara gjatė vitit, teksa i famshėm u bė me dissin e madh kundėr Babastars gjatė festivalit Beerfest. Pa dyshim njė prej reperėve mė me perspektivė nė skenėn e muzikės tonė me shumė kapacitet pėr tė shkėlqyer edhe gjatė vitit 2014.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|