Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-11-05, 11:49   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studiuesit shqiptarė nė takimin e shoqatės nderkombėtare tė neuroshkencės

Astrit Lulushi
Uashington
20-11-2005



Nė Uashington pėrfundoi kėto ditė takimi i 35 vjetor i shoqatės sė neuroshkencės me pjesmarrjen e mijėra hulumtuesve tė neurologjisė nga mbarė bota. Shume prej tyre sollėn nė kėtė takim arritjet gjatė njė viti tė punės kėrkimore nė kėtė fushė tė shkencės. Nė takim kishte edhe studiues e shkencėtarė shqiptarė qė me punimet e tyre nė fushėn e neurologjisė pėrfaqėsonin universitete tė ndryshme amerikane.


Besohet se 25 deri 50 pėrqind e kodit gjenetik tė njeriut gjen shprehje nė tru e nė sistemin nervor. Kjo sikur tregon edhe rėndėsinė e neuro shkencės, e cila pėrpiqet tė shjegojė se si funksionon truri, duke marrė nė shqyrtim fushat tradicionale tė mjekesise si anatominė, biokiminė e psikologjinė, pėr t'i integruar ato me fushat mė tė reja siē jane biologjia molekulare dhe shkencat kompjuterike.

Ky ėshtė njė insekt robot, ku rolin e trurit e luajnė 8 neurone elektronike tė programuara pėr ēdo lėvizje. Xhill Rogers, njė nga projektueset, thotė se ky robot pėrdoret nė shkolla pėr femijė 6 deri 9 vjeē, pėr t’u shpjeguar atyre nė forma tė thjeshta e tė kuptueshme se edhe neuronet e trurit luajnė tė njėjtin rol, duke kontrolluar lėvizjet e duarve, kėmbėve, gojėn, sytė dhe te gjitha keto tė sė bashku ose veēas krijojnė atė qė quhet sjellje e njeriut.


Kjo ėshtė pamja e trurit e parė nė mikroskop dhe e zmadhuar disa herė nė kėtė ekran kompjuteri. Programi kushton rreth 5 mijė dollarė, shumė realtivisht e pėrballueshme pėr laboratorėt qė merren me studimin ose diagnostikimin e sėmundjeve, thotė shkencėtari.


Kėtu eshte ekspozuar nje komplet instrumentesh, arritje tė fundit tė shkencės dhe teknikės, qė perdoren gjatė eksperimenteve me kafshėt nė laborator.


Ndėrsa me kėtė paisje tė re laboratorike, mund tė analizohen deri nė 16 mostra njėherėsh, thotė ky shkencėtar, qė ka ardhur nga Danimarka pėr tė paraqitur shpikjen e tij.

Pra takimi i neurologeve nga mbarė bota shėrben jo vetėm pėr shkėmbime tė ideve, por edhe pėr tė treguar mjetet pėr zbatimin e tyre nė praktike.


Shkencėtari i ri shqiptar Ekrem Maloku, nga Vushtria e Kosovės, ka mė se njė vit qė merret me punė kerkimore nė universitetin shtetėror tė Ilinoit nė Ēikago. Doktor Maloku nė bashkėpunim me njė grup hulumtuesish nga ky universitet ka veēuar enzimėn qė mendohet se ėshtė pėrgjegjėse pėr simptomat e skicofrenisė.


Pjesmarrėsit nė kėtė takim duket se janė kryesisht nga vende tė njohura pėr pėrparime nė fushėn e neuroshkences. Doktor Ekrem Maloku thotė se kėrkimet nė fushen e neurologjise janė tė kushtueshme dhe gjithashtu kėrkojnė njė infrastrukturė tepėr tė zhvilluar tė sistemit mjekėsor. Kjo ndoshta ėshtė edhe arsyeja qe specialistė neurologė nga Shqipėria e Kosova kane ngurruar tė marrin pjesė nė kėtė takim nė Uashington.


Planet e ketij shkencėtari te ri nuk mbeten vetėm nė rafshin kėrkimor. Doktor Maloku thote se nga Kosova ėshtė larguar vetėm pėr tė fituar pėrvojė profesionale, dhe ka nė plan tė kthehet sepse vendi i tij ka shumė nevojė pėr vlerat perendimore edhe ne fushėn e shkences se mjekėsise


Konferenca e shoqates sė neuroshkencės zhvilloi punimet nga data 12 deri mė 16 nėntor. Ajo u pėrshkua edhe nga nje mosmarreveshje. Shkaku ishte kur udhėheqėsi shpirtėror i Tibetit, Dalai Lama i ftuar pėr tė mbajtur fjalėn e hapjes, tha se neuro shkenca ka gjera mjaft tė afėrta me meditimin, praktikė fetare e ushtruar nga budizmi. Kėto komente u pritėn me reagime nga rrethe neurologesh, tė cilėt e shohin fenė si diēka shpirtėrore dhe abstrakte dhe gjithmone pėrpiqen tė mbajnė larg ēdo interpretim mistiko-fetar tė shkencės sė tyre, qė bazohet vetėm nė fakte e rezultate konkrete.



Marrė nga VOA NEWS


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-03-06 nė 11:12
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-11-09, 18:20   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Nje web i mire per shendetin dhe Mjeksin !!

http://www.spitaliamerikan.com/al/
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-09, 13:16   #3
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Lėkura mund tė dėmtohet nga stresi Njė bashkėpunim i shkencėtarėve tė Universitetit tė Mjekėsisė nė Berlin dhe Universitetit kanadez tė McMaster nė realizimin e njė studimi tė ri, ka treguar se stresi mund tė shkaktojė sėmundje inflamatore tė epidermės dhe tė dobėsojė qelizat e sistemit imun tė organizmit.Studimi i publikuar nė revistėn American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallėn e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjė qė ēon nė shfaqjen e infeksioneve, nė vend qė ta mbrojė lėkurėn. Lėkura paraqet barrierėn e parė mbrojtėse tė organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila nė raste tė caktuara mund tė ketė efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun tė lėkurės janė reaktive, me ē’rast mund tė shkaktojnė sėmundje inflamatore tė lėkurės (tė tilla si dermatit atopik apo psoriazė).
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-09, 01:30   #4
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Virusi H1N1 pėson mutacion

Virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, ka pėsuar mutacion. Lajmi bėhet i ditur nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė Gjenevė.

Mutacioni (ndryshimi i materialit gjenetik) ėshtė vėrejtur tek mostrat e marra te dy persona nė Norvegji, tė cilėt humbėn jetėn nga ky virus.

Deri tani ekspertėt kanė shpresuar qė virusi nuk do tė pėsonte mutacion, pasi mutacioni nėnkupton se duhet tė zhvillohen edhe lloje tė reja vaksinash dhe mjekimi, pasi qė virusi mund tė bėhet rezistues ndaj trajtimeve aktuale.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-09, 01:32   #5
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shtohen angazhimet rreth gripit tė derrit

Ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, tė premten ka zhvilluar njė takim pune me kryetarin e Komitetit Nacional pėr sėmundje ngjitėse nė Kosovė, Isuf Dedushaj, kryetarin e Shoqatės sė infektologėve tė Kosovės, Salih Ahmeti dhe drejtorin e IKSHP-sė, Naser Ramadani.


Nė takim ėshtė folur pėr planin e vaksinimit tė popullatės kosovare me vaksinat e gripit A/H1N1 dhe vaksinat e gripit sezonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve tė institucioneve mjekėsore pėr njė triazhim tė drejtė tė mė shumė rasteve nėse paraqiten me grip.

Gashi ka kėrkuar qė institucionet tė cilat i pėrfaqėsojnė bashkėbiseduesit tė japin nga vetja maksimumin, nė mėnyrė qė situata epidemiologjike tė jetė nė kontroll tė plotė, tė prekurit nga gripi tė trajtohen nė mėnyrė korrekte dhe tė ngrihet niveli i raportimit rreth gjendjes nė terren.

Nė kėtė takim u theksua se qė javėn qė vjen mund tė fillohet me vaksinimin e punonjėsve shėndetėsorė me vaksinat e gripit A/H1N1, ndėrsa ėshtė vlerėsuar se pėr kėtė fazė, blerja e gjysmė milioni vaksina kundėr gripit A/H1N1 do tė ishte e mjaftueshme.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-09, 00:29   #6
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Celularėt nuk shkaktojnė tumor nė tru

Njė studim 30-vjeēar i realizuar nė Skandinavi, ku ėshtė pėrfshirė thuajse e gjithė popullata, ka treguar se nuk ka lidhshmėri nė mes tė pėrdorimit tė telefonit celular dhe zhvillimit tė tumorit tė trurit.

Shkencėtarėt kanė thėnė se, pėrkundėr faktit qė nė vitet e 90-ta ėshtė rritur vrullshėm pėrdorimi i telefonave celularė, rastet me tumor tė trurit nga kjo periudhė nuk kanė qenė mė tė shpeshtė.

Analiza e tyre ėshtė bazuar te dy lloje tė tumoreve nė tru, gliomės dhe meningeomės, te popullata e Danimarkės, Finlandės, Norvegjisė dhe Suedisė, ndėrsa llogaritet tė jenė pėrfshirė afėr 16 milionė njerėz nė studim.

Hulumtuesit kanė hetuar rastet me tumor tė trurit nga viti 1974 deri nė vitin 2003, dhe kanė vėrejtur se shkalla e shfaqjes sė tumoreve nuk ishte rritur nga viti 1998 e kėndej kur ka filluar pėrdorimi i madh i celularėve.

Nė bazė tė kėtij studimi, pėrdorimi i telefonave celularė nuk ėshtė i rrezikshėm sė paku pėr njė periudhė dhjetėvjeēare, ndėrsa nevojiten studime tė mėtutjeshme pėr tė vėrtetuar nėse pėrdorimi i celularėve nė periudhė mė tė gjatė se njė dekadė mund tė shtojė rrezikun shfaqjes sė tumorit.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-01-11, 14:14   #7
Janna
 
Anėtarėsuar: 26-12-10
Postime: 632
Janna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Zbulohet perse bien floket tek meshkujt


Ekspertėt pretendojnė se kanė zbuluar se ēfarė shkakton rėnien e flokėve tek meshkujt, raportoi BBC gjatė ditės sė sotme.

Flokėt ndėrrohen gjatė tė gjithė kohės, por pėr shkak tė njė problemi gjenetik, tek disa njerėz ato zėvendėsohen nga qime aq tė shkurtra e tė imta, sa qė janė tė pashikueshme nga syri i njeriut.

Njė ekip amerikan ėshtė duke hetuar shkaqet dhe beson se ėshtė pranė gjetjes sė njė kure, qė do tė ndėrhynte tek ADN-ja, pėr tė zgjidhur pėrfundimisht problemin tek njerėzit me kėtė mangėsi.

Mjekimi do tė jetė njė lloj kremi, i cili me t’u vendosur nė kokė, do tė depėrtojė nė rrėnjėt e flokėve dhe do tė bėjė qė qelizat e reja tė zhvillohen nė mėnyrėn e duhur gjatė procesit tė zėvendėsimit.

Deri tani ka qenė e paqartė arsyeja e shkaktimit tė tullacllėkut, por ekspertėt besojnė se hormoni mashkullor testosteron ėshtė i pėrfshirė nė njė lloj mėnyre, ndėrsa kanė evidentuar edhe njė tendencė tė trashėgimit gjenetik.
__________________
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
Janna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-01-11, 14:19   #8
Janna
 
Anėtarėsuar: 26-12-10
Postime: 632
Janna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Si te mbroheni nga ftohja

Simptomat e ftohjes nuk janė rezultat i ndikimit destruktiv tė virusit, por mėnyra nė tė cilėn imuniteti juaj reagon nė ta.

Nė tė vėrtetė, simptomat e fortė tė ftohjes janė rezultat i imunitetit tė fortė, e jo i dobėsimit, thekson ekspertja Jennifer Akerman nė librin e saj “Ah-Choo”. Infeksioni virusal, i cili di tė na kaplojė edhe disa herė brenda vitit, ėshtė i pėrhapur nė mbarė botėn, mirėpo pėr ftohjen na rrethojnė disa mite.

Imunitet mė i dobėt - ftohje mė tė fortė?
Simptomat e ftohjes nuk janė rezultat i ndikimit destruktiv tė virusit, por mėnyra nė tė cilėn imuniteti juaj reagon nė ta. Nė tė vėrtetė, simptomat e fortė tė ftohjes janė rezultat i imunitetit tė fortė, e jo i dobėsimit, thekson ekspertja Akerman.

Vitamina C e shėron ftohjen?
Mė shumė se 30 hulumtime klinike me mė shumė se 10 000 pjesėmarrės kanė treguar se konsumi ditor i vitaminave C nuk parandalon ftohjen. Ndikimi i tij ėshtė shkurtimi i kohėzgjatjes sė simptomave.

Mė sė miri pa alkool?
Njė apo dy pije nė ditė do tė mund tė zvogėlonin gjasat tė prekeni nga ftohja. Personat qė nuk pėrdorin alkool mė shumė i janė tė ekspozuar ftohjes. “Ėshtė e mundur qė personat tė cilėt konsumojnė alkool mė pak tė jenė tė ekspozuar ftohjes, kėtė nuk e kemi tė qartė”, ka deklaruar Sheldon Kohen, udhėheqės i hulumtimeve.

Me puthje bartet ftohja?
Lirisht mund tė putheni me njė person tė ftohur, nuk do tė sėmureni! Deri nė kėtė pėrfundim ata kishin ardhur, pasi nė studim kishin qenė tė pėrfshirė personat e ftohur, tė cilėt pėr njė minutė tė tėrė i kishin puthur personat e ftohur. Prej 16 rasteve, vetėm njė person ishte infektuar.

Tė moshuarit sėmuren mė shpesh?
Jo, jo. Sa mė tė vjetėr tė jeni, aq mė rezistent jeni ndaj ftohjes. Kėshtu qė njė person 50-vjeēar, pėr gjysmė mė pak do tė jetė i ekspozuar ndaj ftohjes nė krahasim me njė adoleshent. Pse? Personat e moshuar me kohė janė bėrė mė rezistentė dhe i kanė zhvilluar antitrupat, tė cilėt mbrojnė nga ftohjet.
__________________
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
Janna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-11, 13:14   #9
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Kujdes me pijet energjike

Shkencėtarėt kėshillojnė tė alarmuar qė problemi mė tepėr qėndron te sasia* tė mos teprohet me tė dhe ka shumė rėndėsi mosha e atij qė i pi. Ėshtė pije pėr tė rritur dhe jo adoleshentė dhe shkaktojnė edhe tumore. Kėtė e pohon Fondi Botėror i Studimeve mbi Kancerin.

Tė bėjnė me krahė. Si njė ‘deux ex machina’* magjike* me efekt tė pazakontė dhe tė menjėhershėm. Si ‘kot pa lidhje’* do t’i pėrkufizonin po shkurt dhe shpejt rėndom adoleshentėt shqiptarė me gjuhėn e tyre. Pije energjike pėr ta bėrė sa mė tė gjatė dhe efektshme ditėn* pėr tė sfiduar natėn* pėr tė kapur maksimumin e energjive dhe ēdo tė mire qė vjen prej tyre. Pėr ata qė studiojnė dhe pastaj shkojnė tė kėrcejnė deri vonė* pėr shefat qė kanė shumė stres* angarira dhe mbledhje* pėr ata qė drejtojnė makinat me kilometra tė tėra. Janė elisir pėr tė pasur paraqitjen fizike dhe balsam pėr ankthin* duke ēliruar humorin e duhur. Taurinė* glukoronolat* guarana* ginseng* aminoacid dhe karbohidrat pėr tė cilat pėrsėri dyshohet shumė* por qė nė fakt janė substanca tė pranishme nė organizėm dhe nė ushqime tė tjera si vera e kuqe dhe molusqet. Por kėto pėrzierje bashkė janė koktejl pėr tė pamposhturit. Ja disa emra tė tyre: Burn (zjarr)* Relentless (i paepur)* Vault (hedhje)* No Fear (jo frikė)* Estreme* Samurai* Atomic* Dinamite etj.

Ndonjėherė me vitamina dhe kripėra minerale. Njė alkimi gjeniale ushqyese dhe kulturore* por.. nėse pėr pak ēaste tė bėjnė tė fluturosh lart* duke tė ēuar drejt fuqive tė epėrme* fshehtazi ‘me hile’ grumbullojnė pak nga pak mė shumė ēaste kur kėto krahė do tė dobėsohen keqazi. Veē tė mirave tė pėrkohshme qė kanė* ka dekada qė studime* shkencėtarė* media botėrore flasin e flasin edhe rreth dėmeve tė pijeve energjike. Shkencėtarėt* mjekėt nėpėr botė* qė janė marrė me studime rreth tyre* kėshillojnė tė alarmuar qė problemi mė tepėr qėndron te sasia* tė mos teprohet me tė dhe ka shumė rėndėsi mosha e atij qė i pi. Ėshtė pije pėr tė rritur dhe jo adoleshentė. E tė pihen sė paku njė herė nė javė dhe jo nė sasi tė tepruara* sepse shkaktojnė edhe tumore. Kėtė e pohon Fondi Botėror i Studimeve mbi Kancerin. E sidomos tė dėmshme janė nėse pėrzihen me alkool.

Por tek ne nuk bėzahet pothuajse fare rreth kėsaj tė keqeje. Njė pjesė e medias tė cilės i kap veshi diēka* nuk bėzan rreth dėmeve* sepse ushqehet nga reklamat e importuesve tė tyre. Por masa e gjerė dhe e gjorė e njerėzve* tė cilėve ende nuk i kanė mbėrritur valėt informative rreth dėmit* pinė e pinė tėrė qejf dhe hapin sytė nga habia kur rastėsisht dėgjojnė se ato bėkėrkan edhe dėm. Sa herė e lėshon me dėshirė drejt tyre njė kėshillė* vėshtirė se has qė ta dinė kėtė informacion. “E pse bėka dėm?’* ‘Ē’ne?!’* pyesin rėndom. “Unė i pi pijet energjike kot pėr qejf. Mė pėlqen shija. Jam mėsuar”* thotė dikush. “Po nuk piva pije energjike* nga tre nė ditė* nuk punoj dot. Ato mė japin fuqi* se vuaj nga anemia’* thotė dikush tjetėr. Njė tjetėr ka punė shumė tė lodhshme dhe…pijnė sėrish edhe disa nė ditė. Ka dhe moskokēarės* qė e presin pa iu bėrė shumė vonė tė keqen* sepse ende nuk janė ndėrgjegjėsuar pėr tė* sa nga mosha e parritur* sa nga niveli kulturor. E vazhdojmė tė dėmtohemi derisa ia bėjmė ‘bam!’ nga tė kėqijat qė na sulmojnė nga tė katėr anėt* e nga vetvetja.

Akuza pėr dėme pijet energjike kanė pasur nė gjithė botėn qė nga vitet ’80* kur ato nisėn udhėn e tregtisė botėrore. Alarme nė dy vitet e fundit vijnė nga SHBA pėr sjellje tė shfrenuara* nė limit ekstreme* qė ēojnė nė seks tė pambrojtur apo akte dhune nga ata qė pėrdorin pije energjike. Sidomos mes adoleshentėve ato sjellin qėndrime devijuese me predispozicionin pėr probleme nė shėndet dhe sigurinė vetjake. Nė studime qė janė bėrė nė shkollat amerikane* konkretisht nė dhjetė universitete nė Karolinėn e Veriut* ata qė pėrzienin pije alkoolike me pije energjike deheshin dyfish. Ndėrkohė* shoqatat dhe prodhuesit e pijeve u mbrojtėn me idenė se janė pije pėr tė rritur dhe nė ēdo vend tė botės ku ata janė tė pranishėm nuk ka pasur efekte tė dėmshme. Autoritetet ndėrkombėtare tė shėndetėsisė kanė nxjerrė pėrfundimin se produkti ėshtė i sigurt pėr t’u konsumuar. Tė dhėnat klinike* testet dhe analizat toksikologjike tė shoqėruara me studime pararendėse kanė arritur tė pohojnė se prodhimi ėshtė i sigurt* por ka vende si Franca qė ende nuk i qasin pije tė tilla tek dera. Studiuesit brazilianė Souza-Formigoni* ndėr tė shumtėt qė flasin rreth pijeve energjike* thonė se mė tė rinjtė nė moshė mund tė ndihen klinikisht keq nėse nuk pijnė aq sa ėshtė normale dhe dėmi nė tru ėshtė si ai i pijeve alkoolike. University of Maryland School of Public Health zbulon se djemtė qė pinė jo mė pak se njė energy drink nė javė pinė mė pas edhe sasi tė mėdha alkooli. Dhe intoksikimi mund tė sjellė edhe takikardi* shqetėsime gastrointestinale* axhitim psikomotorik dhe nė raste tė rralla edhe vdekje.

E mė mirė t’i dimė tė gjitha kėto se mos t’i dimė sa herė qė do tė shijojmė tė papėrsėritshmet pije energjike. Dhe ashtu si thotė populli: “pijet me energji* por dhe energjia me karar…”
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-02-11, 00:19   #10
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Kujdes me limonin

Ekspertėt nuk e rekomandojnė vėnien e lėngut tė limonit direkt nė lėkurė* sepse ekziston rreziku nga irritimi.

Veē kėsaj* ekspertėt nuk rekomandojnė pėrdorimin e kėtij preparati as pėr trajtime tjera tė zbukurimit: lėngu i limonit mund t’i bėjė flokėt mė tė shndritshme* por vetėm nė diell* ndėrsa njėkohėsisht shkakton edhe irritimin e lėkurės dhe hiperpigmentimin e saj nėse arrin nė lėkurėn e fytyrės dhe trupit.

Mos e pėrdorni limonin nėse keni flokė shumė tė thatė dhe tė brishtė* sepse mund ta pėrkeqėsoni edhe mė shumė situatėn. Limoni mund tė pėrdoret vetėm nė ato raste kur floku ėshtė i yndyrshėm* ose normal. Efekti ndriēues i limonit ėshtė pėrdorur gjithmonė. Bėni kujdes tė mos e kaloni nė lėkurė* por vetėm nė rrėnjėn e flokėve.

Si tė veproni: pėrzieni nė njė filxhan ¼ lėng limoni tė freskėt dhe ¾ ujė mineral. Mė pas aplikojeni masėn e pėrftuar nė flokė dhe lėreni tė veprojė pėr rreth dy orė. Pėr tė shmangur efektin “tharje”* mos harroni qė tė pėrdorni zbutėsin pas larjes me shampo.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-11, 17:53   #11
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Njė Aspirin nė ditė

Pėrdorimi i rregullt i aspirinės mund tė ndalojė lloje tė ndryshme kanceri.

E marte 25 Janar 2011 14:15
Pėrdorimi i rregullt i njė doze tė ulėt tė aspirinės nė moshėn e mesme mund tė ndalojė lloje tė ndryshme kanceri - kjo sipas njė studimi tė ri britanik me mjekė tė Universiteti Oxford.
Studiuesit thonė se pas marrjes sė aspirinės pėr dy dekada, rreziku i vdekjes nga kanceri i prostatės apo i mushkėrive do tė ishte 20 pėrqind mė i ulėt. Ilaēi qė ėshtė zbuluar shumė kohė mė parė duket si i parėndėsishėm. Aspirina pėrdoret rregullisht nga pacientėt me kolesterol tė lartė, tension tė lartė apo diabet dhe dihet qė ndihmon nė pakėsimin e goditjeve nė zemėr dhe hemoragjisė cerebrale.
Analizat e reja tė publikuara nga revista mjekėsore Lancet ndoqi tetė prova klinike me 25 mijė pjesėmarrės. Studimi thotė se aspirina ul rrezikun e vdekjeve nga kanceri me gati njė tė tretėn. Mjekėt megjithatė paralajmėrojnė se njė aspirinė nė ditė nuk spraps efektet qė vijnė nga mbipesha, duhani apo mungesa e fiskulturės.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-11, 15:17   #12
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Ilacet kunder dhimbjes, si ndikojne ne shendet...

Dhimbja me tė vėrtetė ekziston nė kokėn tonė, theksojnė shkencėtarėt tė cilėt kanė zbuluar si mendimi pozitiv mund tė forcojė efektet e ilaēeve kundėr dhimbjes dhe ato negative tė bllokohen. Shkencėtarėt nga Oksfordi, Kembrixhi dhe dy universitete gjermane kanė kryer hulumtime me ndihmėn e 22 vullnetarėve. Pėr zvogėlimin e dhimbjeve mjekėt u kishin pėrshkruar ilaēe kundėr dhimbjeve. Ajo qė ishte vėrejtur ėshtė se vullnetarėt ishin ankuar pėr dhimbje mė tė forta nė momentet e mosmarrjes sė ilaēeve dhe nė momentet kur kishin marrė ilaēet, por nuk dinin njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, nė momentin kur mjekėt i kishin njoftuar se ju japin ilaēet, nė tė njėjtin moment vullnetarėt kishin ndjerė mė pak dhimbje. Nė tė njėjtėn kohė mjekėt kishin vėzhguar aktivitetin e trurit me ndihmėn e skanerit MRI dhe kishin vėrejtur se si hapėsirat e trurit pėr dhimbje ishin mė aktive, atėherė kur vullnetarėt kishin menduar se nuk marrin ilaēet.

Dashuria, efikase
Nė njė studim tė ri kanė marrė pjesė 15 vullnetarė, qė tė gjithė nė fazėn e hershme tė njė lidhjeje romantike. Atyre u janė treguar fotografi tė partnerėve tė tyre, ndėrsa nėpėr pėllėmbė u ėshtė lėshuar energji elektrike nėpėrmjet diodave, qė do tė duhej t’u shkaktonte dhembje tė lehta. Gjatė kohės sė studimit kanė skanuar trurin e tyre me ndihmėn e rezonancės magnetike, me qėllim qė t’i vėrejnė ndryshimet eventuale.

Studimi tregoi se ndjenjat e dashurisė, tė nxitura vetėm prej shikimit tė fotografisė tė personit tė dashur, ka po tė njėjtin ndikim, sikurse medikamentet kundėr dhembjes. Mirėpo, ky rezultat nuk ėshtė vėrejtur kur vullnetarėt kanė parė fotografitė e personave tė panjohur, por tėrheqės tė gjinisė sė kundėrt. Studiuesit zbulojnė se efekti i dashurisė mund tė krahasohet me ndikimin e disa narkotikėve, si morfina dhe kokaina. “Kur dashuria ėshtė ashtu siē e pėrshkruajmė, energjike dhe me pasion, atėherė ajo nė njė farė mėnyrė krijon varėsi”, ėshtė shprehur dr. Han Mekej pėr “Daily Telegraph”.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-11, 15:18   #13
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Yndyrat e qumeshtit e mbrojne zemren...

Ėshtė e njohur se qumėshti, produktet qumėshtore si edhe produktet e tjera shtazore, pėrmbajnė sasi tė madhe tė trans yndyrave. Kėto yndyra karakterizohen me faktin se pėrmbajnė njė apo mė shumė lidhje dyfishe.

Studimet e reja tė realizuara te minjtė kanė treguar se trans yndyrat nga qumėshti dhe produktet e tij, nė realitet mund ta zvogėlojnė rrezikun nga sėmundjet e zemrės.

Shkencėtarėt i kanė ushqyer minjtė me ushqim nė tė cilin kanė injektuar sasi tė mėdha tė trans acidit yndyror, i cili ėshtė i pranishėm nė qumėshtin natyror tė kafshėve dhe nė produktet e tij. Pas 16 javėsh, rezultatet kanė treguar zvogėlim tė sasisė sė pėrgjithshme tė LDL-kolesterolit dhe triglicerideve.

Supozohet se pėr aftėsinė pozitive tė veprimit tė kėtij trans acidi yndyror ėshtė meritore aftėsia e tij pėr zvogėlimin prodhimit tė hilomikroneve, grimca tė cilat luajnė rol nė transportin e yndyrave dhe tė cilat konsiderohen edhe si faktorė tė rėndėsishėm nė disa ērregullime metabolike.

Rezultatet tregojnė se trans yndyrat natyrore dallojnė nga trans yndyrat e dėmshme, tė cilat mė sė shpeshti janė tė pranishme nė ushqimin e pėrpunuar dhe kėto yndyra jo-natyrore janė nė lidhshmėri me rritjen e rrezikut pėr sėmundje tė zemrės.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-11, 15:08   #14
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Qeshuni, ėshtė mirė pėr shėndet!

Ndryshoni mėnyrėn e tė menduarit. Shpirti i gjallėruar dhe sensi i humorit do tė ndikojnė mirė nė shėndetin trupor dhe psikik. Cinizmi, vulgariteti apo joserioziteti ndikojnė ndryshe.
"Falė humorit, njerėzit bėhen mė tė tolerant, dinė tė pėrballen me frustrimet dhe ruajnė shėndetin e tyre trupor dhe psikik", shkruan Sueli Damergian, nga universiteti nė Sćo Paulo.

Mirėpo, si tė kthjellemi? Profesori vlerėson se disponimi i mirė mund tė mėsohet njėjtė sikurse mėsohet edhe shkrimi e leximi.

Kjo qartazi kėrkon nga njerėzit me karakter tė egėr, qė tė ndryshojnė mėnyrėn e vet tė mendimit. Profesoresha e psikologjisė Raquel Rodrigues Kerbauy sqaron: "Nėse dikush mendon se do tė mund tė qeshet vetėm atėherė kur ėshtė e drejtė tė veproj ashtu, atėherė gjithmonė do tė mbetet i ngrysur. Nė fund tė fundit, bota ėshtė pėrplot me padrejtėsi".
2486
Njerėzit me temperament tė gjallėruar kėnaqen nė kontaktet e tyre shoqėrore, ndonėse kanė orar tė kėrkueshėm kohor, thuhet nė raport. Pėr ta kanė vlerė gjėrat e vogla, siē janė, “biseda me miq, ėmbėlsirat apo pesė minuta dėgjimi tė muzikės sė mirė".

Megjithatė, Damergian tėrheq vėmendjen: "Ēiltėrsinė nuk do tė duhej ta pėrziejmė me joseriozitetin e as me vulgaritetin".
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-11, 17:19   #15
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Plakja ėshtė proces natyral, mirėpo stresi te shume njerėz shkakton plakje te parakohshme.

Stresi vjen ne forma te ndryshme dhe nėse nuk dimė te ballafaqohemi me te trupi behet i tendosur dhe paraqiten pasoja negative.

Kjo pėrfshinė ngritjen e shtypjes se gjakut, koke dhimbje, pengesa ne tretje, hidhėrim etj. Gjithashtu stresi e thane lėkuren e cila pasoje rrudhet.

Te gjitha kėto ne kombinim me faktorėt e jashtėm e plakin njeriun para kohe.
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.