Nė ‘el Clasico’ fjalėn e ka Barcelona
Real Madridi nuk ka arritur ta thyejė ‘tabunė’ e quajtur Barcelona, pasi sėrish ėshtė turpėruar nė Santiago Bernabeu me rezultat 1-3.
Edhe pse tė gjithė analistėt e futbollit mendonin se Los Merengues kanė arritur nivelin e katalunasve, superderbi evropian e dėshmoi tė kundėrtėn- Barcelona vazhdon tė jetė mė e fortė.
Pjesa e parė
Vetėm 22 sekonda pas fishkėllimės sė parė tė gjyqtarit, vendasit krijuan epėrsi pas njė gabimi tė portierit Valdes, ndėrsa realizues ishte Karim Benzema.
Njė gabim e bėri edhe Sergio Ramos, nga i cili nuk arriti tė pėrfitojė Lionel Messi, pasi goditjen e tij e mbrojti Iker Casillas.
Njė rast shumė tė volitshėm e pati edhe Cristiano Ronaldo, i cili pranoi njė top tė mirė nga Benzema, mirėpo goditja e tij pėrfundoi jashtė kuadratit tė portės.
Derisa Los Blancos po zhvillonin lojė tė mirė dhe po e dominonin takimin, Lionel Messi bėri nga ato magjitė e zakonshme tė tij pėr ta nxjerrė Alexis Sanchezin ballė pėr ballė me Casillasin, dhe kiliani e barazoi rezultatin (30’).
Nė vazhdim, Barcelona dalėngadalė filloi ta nivelizojė takimin dhe kohė pas kohe tė imponojė lojėn e vet nė fushė, megjithatė Reali nuk ndalej sė sulmuari.
Pjesa e dytė
Nė fillim tė fraksionit tė dytė tė lojės, Cristiano Ronaldo ekzekutoi dy gjuajtje tė lira, mirėpo nė asnjėrėn nuk u tregua i rrezikshėm.
Minuta e 53-tė ishte fatale pėr portierin Casillas, kur pas njė goditje nga distanca tė Xavit, Marcelo e devijoi topin nė rrjet, pėr t’i kaluar mysafirėt nė epėrsi.
Jose Mourinho reagoi menjėherė duke inkuadruar Ricardo Kaka (Mesut Oezil) dhe Sami Khedira (Lassana Diarra) pėr tė freskuar skuadrėn e tij. Mirėpo, pas njė rasti tė humbur nga Ronaldo, Blaugranėt e shėnuan golin e tretė.
Pas njė krosimi brilant tė Dani Alves, ish-lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, shtangu tifozėt nė Bernabeu duke shėnuar me kokė (66’).
As inkuadrimi i Gonzalo Higuain (Angel Di Maria) nuk po jepte rezultat pėr Mbretėrit, pėrkundėr se ata sulmonin dhe krijonin raste shėnimi, Barcelona po e diktonte lojėn e vetė nė fushė.
Nga njė rast tė mirė shėnimi e patėn tė dyja palėt, mirėpo as Kaka e as Iniesta nuk shėnuan, ashtu qė takimi pėrfundoi me rezultat 3-1 nė favor tė Blaugranėve.
Me kėtė fitore, Barcelona merr kreun e tabelės nė La Liga me pikė tė barabarta me Real Madridin qė ka njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.
Lajmi me poshte, eshte per te njejten arsye/shkak, por qe tranmetohet nga nje portal tjeter (i shikuar dhe komentuar nga nje kend tjeter)
Barcelona-gjithė penicilin pėr Realin
Tė gjitha bastet e parashikimet bien. Real Madridi i Jose Mourinhos gjunjėzohet si zakonisht nė Santiago Bernabeu kur pėrpara i del Barcelona e Pep Guardiolas.
Stadiumi i madh i kryeqytetit spanjoll ishte gati pėr festėn e pritur, dhe shpėrtheu kur kishin kaluar saktėsisht 22 sekonda. Karim Benzema shfrytėzoi pasimin pas njė gabimi tė Valdes pėr rezultatin 1:0. Nuk kish si tė niste mė mirė, por do tė pėrfundonte krejt keq.
Shumė shpejt Barcelona e mori lojėn nėn kontroll dhe u shpėrblye nė minutėn e 30 kur pas driblimit tė 3 lojtarėve kundėrshtarė, Sanchez shėnoi pėr barazim. Nė pjesėn e dytė, Barcelona sulmoi sėrish dhe njė gjuajte e fortė e Xavit u devijua nga Marcelo pėr epėrsinė e parė tė Barcelonės 1:2.
Nė minutėn e 53 ndodhi kjo. Ronaldo pati raste qė nuk i shfrytėzoi dhe dėnimin pėrfundimtar Reali e mori nė minutėn e 66, kur njė krosim i mirė i Dani Alves e gjeti kokėn e Cesc Fabregas pėr 1:3.
Historia pėrsėritet dhe Reali harron kur fiton nė Ligė ndaj Barcelonės, e cila tani barazon pikėt me tė, por me njė ndeshje mė shumė.