Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-04-06, 10:38   #196
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

vazhdimi...
Gjatė karrierės keni takuar njerėz te mire dhe njerėz jo edhe aq te mire, apo thenė me thjesht miq tė Adelinės dhe armiq. Pas kėtij suksesi dhe atij nė tė ardhmen, ēka do i thojė kėtyre miqve dhe armiqve tuaj?

Hahaha, miqve mundohem dhe ua kthej pėr tė mirė, ndėrsa armiqve u them "Ua kthefsha pėr tė mirė",dhe zakonisht "ua kthej pėr tė mirė" duke ua dhuruar kafshim thonjesh sa mė tė mbarė gjatė punės dhe sukseseve tė mia, tė deritanishme. Ndoshta, nesėr nuk do tė jem mė nė skenė, ndoshta do tė jem mė e padashura, ndoshta do ta braktis kėngėn, por i kam nderuar ata qė e meritojnė dhe i kam luftuar mė shumė sukses ata qė mė kanė thurrur ndėrskamca, me kanė cenzuruar, mė kanė fyer. Jam gjak arbėri dhė tė mirėn e tė keqen e kthej shumėfish.

Kush ka qenė miku mė i afėrt i Adelinės nė skenė pėr 20 vite?

Mike, bodyguarde, ndihmese, udhėrrėfyese, menaxhere, kritike, personi qė ka sakrifikuar gjysmėn e jetės se saj pėr mua ka qenė Mona ime, nėna. Njeriu mund t’i bėjė tė gjitha nė jetė, por borxhin pėr prindin e mirė nuk arrin ta shpaguaje dot kurrė. Dhe do vdes me ndjenjėn qė suksesi im ėshtė nė fakt suksesi i saj.

Urimi mė i mire qė ia tha dikush Adelinės nė datėlindjen e saj tė 20 si kėngėtare?

Uh, ishin shumė. Por do ta veēoja njė grua nė moshė me fėmiun nė dorė qė mė tha:" Eh moj Adelina jonė, na ke dhėnė me shumė vite kėnaqėsi sesa qe ke vite vet",dhe vajza e vogėl nė qė nė nderkohė po me pėrqafonte dhe kėndonte nė veshin tim "Pel ty jam une mbleteleshe" hahaha. Ishin njerėz tė zakonshem nga publiku dhe ky urim beri qė tė ulė kokėn dhė tė fshij lotin tinėz.

Cilat kane qene emocionet e para te Adelinės nė vitin e parė tė daljes nė skenė dhė nė datelindjen e 20 nė Prishtinė?

Po shikoja vetėn nė pasqyrė qė kisha lodrėn e Pink Panterit nė dorė. Pėr ca sekonda para meje kaluan tė gjitha ato qė kanė ndodhur gjatė kėtyre 20 viteve, miliona emocione po pėrshkonin qenien time. Buzėqesha dhe gemzat nė faqet e mia ishin ende aty sikur para 20 vitesh. I thash vetės: "A e din ēka Adelinė? Sonte po fillojmė nga fillimi!". Dhe e fillova Pink Panterin tim qė mė dukej se e kam kėnduar dje. Ėshtė shumė i varfėr fjalori i njeriut qė tė shpjegohet ajo ndjenjė. Do ta quaja hyjnore.

Gjithmonė jeni konsideruar rebelja e skenės kosovare, ku keni bėrė edhe njėfarė revulucionė nė muzikėn shqiptare. Ēka ju bėnė rebele, dhe ēka e inatos Adelinėn, dhe ndaj kujt reagoni ju?

Ah,me duhet te kthehem tek filozofi im i preferuar, Nietzche dhe ta citoj :" Te rebeluarit janė tė guximshmit qė sfidojnė realitetin e hidhur duke u sakrifikuar. Po qesė kanė sukses nė do t’i pėrkrahim. Po qese ndrydhen nga tė "medhėnjte", ne tėrhiqemi dhe i pėrbuzim". Nuk mund tė them qė jam tash rebele mė. Kam pasqyruar realitetin e kohės, rrethanave, tė mirave dhė tė kėqijave qė simbolizojnė kohėn nė tė cilėn jetoj. Kam thėnė tė gjitha qė kam dashur t’i them dhe qė i konsideroj tė vėrteta. Skena ma ka shpėrblyer kėtė sinqeritet. Rebele apo do tė thosha njė luftėtare mė ka bėrė padrejtėsia para se cilės nuk mund ta ul kokėn, ia dhuroj grushtin! Ja pra, padrejtėsia me inatos por edhe me motivon qė tė punoj pėr ta mposhtur. Tash dua qė njerėzit mos t’i pėrball mė me atė qė u dhemb. E kundėrta. Dua qė ata tė kėnaqen duke i harruar problemet kur unė ju kėndoj kėngė qejfi dhe vallėzoj mė ta. Na duhet pozitiviteti edhe mua,por edhe atyre qė mė dėgjojnė dhe shikojnė.

Gjatė datelindjės suaj nė skene kishte edhe shumė personalitete politike. Cili personalitet politike ua dha komplimentin mė tė mirė?

Vet fakti qe zėvėndės-kryeministri, ministra tė shumte, gjeneralė, kolonelė, elita e SHPK-sė, shokėt e mi mė tė mirė, shokė dhe shoqe tė mija, familjaret, njerėz tė gjitha partive nė Kosovė me nderuan mė prezencėn e tyre nė koncertin tim ėshtė nderi mė i madh qė mė ėshtė bėrė ndonjėherė. Nuk pata privilegjin nga organizatori qė t’i ftoj tė gjithe ata qė desha. Por,ata njerėz qė ndenjen aty duke aplauduar deri nė kėngėn e fundit ne minus gradė celzius, ėshtė diēka qė mė bėnė tė mendoj se Zoti me ka dhuruar shume fat. Komplimenti me origjinal qė mė ėshtė thenė ėshtė "Ne shqiptaret duam tė shkojmė nė MTV. E ti na solle MTV-nė nė Kosovė". U kėnaqa kur dėgjova kėtė fjali, por ende kam shumė pėr tė dhėnė.

Ta harrojmė ditėlindjen t'i kthehemi jetės private. Si quhet qeni i Adelinės?

Haahaha .Qeni im quhet Aksi (Axi), dhe ėshtė temperament e njashtu i dashur sikur unė hahahaha.

Cilės shenjė tė horoskopit i takoni, dhe a i besoni?

Besoj nė ligjet e galaktikės se krijuar nga Zoti, por jo kur gazetat tona tė pėrditshme i reprizojnė. Jam shigjetar mė nėnshenjė Luan, pra dy shenja zjarri, nga tri te vetmet ne horoskop. Por arrij ta kontrolloj kėtė zjarr hahaha.

Cilin ushqim e pelqeni?

Te gjitha ato qe hahen. Nuk bej naze. Por parapėlqej specialitet tona, dhė tė peshkut.

Ēka e pengon me se shumti Adelinėn nė Kosovė?

Po humbim dashurinė ndaj tjetrit. Po humbet uniteti qė kishim i cili na shpėtoi. Nuk jemi nė gjendje tė rezonojmė mė larg se hunda, dhė tė shohim se ne nuk jemi tė tillė, por ata qė vepronin dikur haptas, tash na pėrqajnė tinez. Po harrojmė se jemi pasardhės tė popullit me fisnik nė Evropėn Lindore, te Ilirėve. Nuk jemi nė gjendje tė krenohemi me vetėn. Vrapojmė pas parave, popullaritetit, ambicies se deformuar. Nuk jemi nė gjendje ta kuptojmė vlerėn e Kosovės dhe sa ka ajo pėr tė na dhėnė. Nuk e dijmė mė, me sa pak arrihet lumturia. Unė e di. Dua njeriun qė mė do dhe e dua, dua shtėpi druri tė vogeėl mė oxhak nė gjėlbrim, ajėr tė pastėr dhe cicerrimė zogjesh ku do tė kalojė njė prrua. Dua shumė fėmijė tė cilėt do tė dijnė stėrnipėr tė kujt janė. Me pengon qė harrojmė tė krenohemi mė atė qė jemi.

Thoni qė dėshironi shumė fėmijė. Ju pėlqejnė qė tė keni shumė djem, apo ju pėlqejnė vajzat?

Vetėm dhashtė Zoti tė jenė tė shendoshė. Dhe po, dua shumė fėmijė, e thash. Mėndoj se do te isha e bukur shtatėzene hahahaha. Pak shaka. Unė mendoj se shenjtėria e se qenit nėnė, ėshtė dhurata me hyjnore mė tė cilėn Zoti bekoi fėmrėn.
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-04-06, 10:40   #197
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Sensacionet nė festivalet shqiptare gjithmonė kanė munguar. Kryesisht diskutohej (pėrveē kėngės) ndonjė kėrcim amatoresk ndonjė veshje e guximshme e ndonjė aksident skenik…dhe pastaj erdhi Adelina Ismaili. Nėse herėn e parė testoi skenėn shqiptare, kur u rikthye nė “Festivalin e Kėngės nė RTVSH” i la tė gjithė gojėhapur. Njė kėngė perfekte, kėrcim perfekt dhe veshje / zhveshje perfekte. Ishte diēka qė nė ato momente askush nuk mund ta kishte menduar se do tė sillej nė skenen tonė, por Adelina nuk gaboi, pėrkundrazi ju provoi tė kundėrtėn e kėshtu vazhdon tė bėjė edhe sot. Pothuajse dhjetė vjetė mė vonė, vazhdon tė mbetet njė ndėr kėngėtaret mė tė preferuara e mė seksi nė Shqipe, duke u adhuruar jo vetėm nga fansat, por edhe koleget e saja. S’kam pse ta fsheh qė kam simpati pėr tė, pasi pėr mendimin tim ajo ka qenė dhe do tė mbetet edhe pėr njė kohė tė gjatė i vetmi Pop Star nė muzikėn shqipe. Nuk do zgjatem nė arsyet, se pėrse e kemi zgjedhur si kėngėtaren mė seksi, pasi mjafton ti hidhni njė shikim fotove EKSKLUZIVE pėr OH!SHQIPE nė seksionin e Galerisė dhe do tė na kuptoni.
VĖRENI!
Ju rekomandojmė fotot ti shikoni nė shoqėrinė e njė miku/mikeje tė cilėt nė rast se mbyteni, mund tė telefonojė urgjencėn lol.


Elbino: Kur ka qenė hera e parė qė keni dėgjuar tė ju quajnė "seks simbol" dhe si keni reaguar?
Adelina: Ishte viti 1997. Sapo isha zgjedhur Miss Kosova dhe njė adhuruese mė uroi duke mė quajtur "seks simbol shqiptar". Natyrisht, kur dikush e quan seks simbol njė person tė cilin ēdo ditė e shikoj nė pasqyrė, reagimi ėshtė njė habi e madhe dhe nė gojė mė erdhi pyetja "E pse unė seks simbol?!". Gjatė mė kishte penguar ky epitet. Por ishte vendimtare njė bisedė me tė madhen Nexhmije Pagarusha e cila mė bėri tė ndihem mirė nė lėkurėn time. Posaqėrisht tani kur e di se tė qenit seksi nuk ka tė bėjė me fjalėn "seks", por me karizmėn, sharmin, qėndrimin e njeriut.
Nė Shqipėri, por nė Kosovė mė sė tepėrmi sa herė qė dhe njė kėngėtare e re dhe seksi fillojnė krahasimet se kush ėshtė mė seksi ajo apo juve lol p.sh. me Leonora Jakupin, mė pas me Gentėn, Nora Istrefin etj...a thua ju kanė shndėrruar nė njė njėsi matjeje tė bukurisė nė Kosovė?
Hahahahaha, jo jo jo, unė nuk mund tė jem njėsi matjeje e bukurisė kosovare. Jo assesi. Ne kemi vajza shumė mė tė bukura se unė, fotomodele, manekine, kėngėtare, etj. Edhe unė befasohem qė sa herė lind njė kėngėtare e bukur nė skenėn tonė, bėhet krahasimi me mua. Pse harrohen kėngėt dhe videoklipet ku unė me qėllim shėmtoja veten, pėr tė ardhur nė shprehje kėnga dhe interpretimi im? Prap them se "fajin" e kam vet, sepse isha e para qė u mundova tė tregoj qė femra shqiptare edhe mund tė kėndojė, edhe vallėzojė, por edhe tė duket bukur. Dhe jo siq na paramendonin dikur, femra tė shtypura, me shami dhe mantele tė cilat shėrbejnė pėr tė lindur fėmi dhe pėr ti robėruar rrethit. Jo, vetėm desha tė tregoj se pėr shqiptarin femra nuk ėshtė skllav. Njerėzit si duket mbajnė nė mend qė unė them se njė femėr e bukur, mund tė jetė edhe e aftė. Dhe tani skena jonė ėshtė plot femra tė bukura dhe tė afta. C'mon, nuk ėshtė e thėnė tė jesh e shėmtuar, pėr tė qenė kėngėtare e mirė! Nė vendet perėndimore, por edhe lindore, ēdo artist i kushton rėndėsi tė veqantė pamjes se vet. Eh, mund tė them qė krahasimi me bukuroshet e skenės ėshtė kompliment i madh pėr mua.

Kur jeni puthur-apo ju kanė puthur pėr tė parėn herė? Si ka qenė puthja e parė )
Isha nė spital. Atė ditė po festohej njė ngjarje shumė e rėndėsishme. Njė grua kishte lindur fėmiun e parė tė saj. E mbaj nė mend sikur tė ishte dje, edhepse isha shumė e re. Ajo grua ishte nėna ime, e puthura isha unė. Ia ktheva puthjen dhe u shkreha nė vaj, kėrkoja ushqimin hahahahahaha. E di qė prisje pėrgjigje tjetėr, por kėtė grimcė intimiteti tė cilin ende nuk e ka prekur show-biznesi mė lejo ta ruaj pėr vete. Skenės i kam dhėnė shumė, nuk dua ta teproj.

Sipas Adelinės, ēfarė e bėn njė femėr seksi e ēfarė jo. Po njė mashkull?
Pėr mua tėrheqėse ėshtė njė femėr e cila ėshtė spontane e cila nė asnjė moment nuk tenton tė lė pėrshtypjen e femrės fatale, apo njė femre "macho", siq i shoh plot femra me sjellje arrogante apo qėndrim tė shtanguar duke pozuar edhe nė banjo. Gjithmonė mė duket seksi njė femėr e cila buzėqesh bukur dhe ka nė vete njė fragjilitet tė ndėrthurur me qėndrim spontan. Pak a shumė, ngjashėm mendoj dhe pėr mashkujt. Ok nuk pres fragjilitet tek mashkulli hahahahaha, por ecja, qėndrimi dhe buzėqeshja spontane gjithmonė ėshtė seksi.

Sipas mendimit dhe shijes suaj personale cila ėshtė kėngėtarja mė seksi
nė Shqipe, po nė botė?
Uh, pyetje nė tė cilėn do tė mund tė bėja njė listė me qindra emra hahhahaha. Kam aq shumė kolege qė i konsideroj seksi saqė do tė turpėrohesha po ta harroj ndonjerėn e cila nuk me bie nė mend nė kėtė moment. Kam shijen e publikut besoj nė kėtė aspekt. Edhe mua mė duken seksi kėngėtaret tona qė publiku i vlerėson si tė tilla. Gjithashtu edhe pėr kėngėtarėt botėrorė kam njė listė tė gjatė hahahaha, por nė kėtė moment mė duhet ta pėrmend J.Lo e cila seksipilitetin e vet e maskon pėr mrekulli me aftėsi tjera. Sigurisht dikush pret ta pėermend Shakirėn hahaha, por ėshtė aq shumė e imituar nga kėngėtaret nė Ballkan saqė mė ka ikur lezeti edhe ta shikoj. Edhepse e ēmoj shumė seksipilitetin aq origjinal tė saj ku nė vallėzim ndėrthur edhe trendet perėndimore edhe pėrdridhjen orientale.

Si mendon njerzit e kanė nė gjenetikė tė qenit seksi apo e kultivojnė
gjatė jetės ?
Mendoj se ka tė bėjė me natyrėn e njeriut. E ke apo nuk e ke. Shumė njerėz joshin pėrreth pa vetėdije dhe kjo i bėn shuuuumėėė seksi. Nuk besoj as nė gjenetikė, por as nė "seksipilitetin e kultivuar". Kjo e fundit mė duket artificializėm qesharak.

Biseduam pak mė parė pėr njė shndėrrim total tė Adelinės nė albumin dhe videon e re. Mund tė na shuani kuriozitetin me ndonjė detaj tė vogėl?
Hmmm....Edhepse e kam tė ndaluar tė flas pėr ēdo projekt para finalizimit, mund tė them qė sė shpejti do tė shohim njė Adelinė ndryshe. Dhashtė Zoti dhe pėrkundėr tė gjitha vėshtirėsive aktuale, arrij tė bėjė diēka qė do tė kėnaqė adhuruesit e mi. Dhe patjetėr qė dua tė falėnderoj “OH!shqipe” pėr pozitivitetin qė sjell tek ne. Njė puthje infinitive pėr tė gjithė ju.

Intervistoi: Elbino

Tė drejtat e autorit © "OH!shqipe" 03/2006.

__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-06, 09:00   #198
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rikthimi I Dives Adelina

Pas nje pauze te shkaktuar nga nje tragjedi familjare,Diva Ismaili i rikthehet skenes muzikore duke filluar me organizimin e nje koncerti humanitar per legjenden e luftes dhe paqes se Kosoves,Ramush Haradinajn,per te vazhduar me koncert madheshtor ne Sarande me kolegun Ardit Gjebrea si dhe risia e fundit-videoklipi i shumepritur ku shohim nje Adeline te re e cila ndeshet me te vjetren,imazh dhe performim krejtesisht ndryshe,kenge e zhanrit hard-rock.Videoklipi "Miredita" eshte bere shkak i inicimit te shume shkrimeve dhe emisioneve speciale ne Kosove,sepse perveq atraktivitetit vizuel, ne vete permban edhe mesazhin e luftes individuale kunder krimit.Shohim nje Adeline e cila rrahet me dy meshkuj ne stilin "Tomb Raider".Adelina-pa fund skandale e pa fund suksese.Shikim te kendshem.
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-06, 10:58   #199
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne edicionin e Polifest 2006,nata e dyte per femije,mysafire speciale ishte Adelina Ismaili me kengen e saj te femijerise "Ne banese nje dhomeshe" duke performuar njejte sikur ne moshen 8 vjeqare kur kendoi per here te pare kete kenge.Dhe njekohesisht,duke na rikthyer ne ditet e lumtura e pa brenga te femijerise sone,kur evenimenti "Akordet e Kosoves" ishte nje kenaqesi per te gjithe ne.Me pas vazhdoi duke moderuar se bashku me Labin,ku u paraqit nje Adeline prezantuese e shkelqyer,e cila rrezatonte dashuri te sinqerte por dhe respekt ndaj femijeve,te cilet nuk u ndal duke i quajtur" Engjujt tone,ardhmeria jone".Kete deshmua dhe femijet te cilet pas fitoreve dhe cmimeve te shumta qe merrnin,ngarendnin te perqafonin se pari Adelinen e tyre.Adeline Ismaili-nje kontradikte mes humanes dhe provokimit.Suksese Adeline!
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-06, 00:48   #200
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Te dashur, miqe

Ju informojme se intervista e kengetares shqiptare, Adelina ismaili, ka qene nje
nga intervistat me te lexuara ne AlbaNur. Ju keni rastin te vizitoni web faqen
tone, ku do te njiheni me shume sende te reja nga jeta e VIP shqiptar.

Linku:

www.albanur.net

me respekt,

tim shkupi
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-06, 00:08   #201
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Adelina Ismajli - Live

http://www.jetonsparty.com/pages.php...clips&clips2=7
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-06, 13:58   #202
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Adelina Ismajli – Miss Kosova 1997
ADELINA ISMAJLI MISS I KOHEVE TE VESHTIRA
Vitet mė tė vėshtira pėr Kosovėn pėrjetuan edhe diēka tė bukur, sepse mė 1997 organizohet sėrish pėr tė katėrtėn herė radhazi spektakli bravuroz nė praninė e mbi 10 mijė shikuesve, ku “Miss Kosova 1997” shpallet Adelina Ismaili, kėngėtarja e popullarizuar dhe e dashura e publikut shqiptar.

ADELINA-SHQIPTARJA E PARE NE MISS GLOBE
Adelina Ismaili do tė futet nė garėn e bukurisė sė Miss Globi International, por do tė skualifikohet, pasi nė prezantimin zyrtar ajo thotė haptazi se vinte nga Republika e Kosovės, edhe pse kishte shkuar nė emėr tė Shqipėrisė. Njihet edhe si kėngėtarja qė theu shumė tabu nė ambientet kulturore gjithėshqiptare.

ADELINA-SIMBOL BUKURIE SHQIPTARE
Mjafton tė kujtohet pjesėmarrja e saj nė Festivalin e RTVSH-sė, ku la gojėhapur tė gjithė spektatorėt me njė (zh)veshje perfekte, por edhe me njė kėngė e kėrcim perfekt, tė paparė gjer atėherė jo vetėm nė atė skenė serioze tė festivalit. Adelina edhe sot pas mė shumė se 20 vjet karriere nė skenė, ndonėse jo mė nė pasarelat e bukurisė, vazhdon tė mbetet si simboli i bukurisė shqiptare.

ADELINA-FENOMEN I MUZIKES SHQIPE
Ajo njihet si mbretėreshė e pop-muzikės kosovare dhe fenomenin e muzikės shqiptare. Dhe jo vetėm kaq, ajo ėshtė seks-simboli shqiptar, qė gjithnjė mbetet e patejkalueshme pėr gjithēka qė bėn nė skenė. Gjithēka ka nė karrierėn dhe jetėn e saj, sa secila nga to ėshtė mė interesante e ‘skandaloze’ se tjetra... E kėtu nuk mjafton pėr tė gjitha... andaj ėshtė mjaft!

Bota Sot-shtator 2006
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-06, 11:10   #203
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

KeqFantastik Shkruar nga Elbino Tuesday, 03 October 2006 E di qe je Adelina Ismaili, kur njerzit jo vetem i krijojne thashethemet, por edhe i mbarojne ato. Se pari ishte nje lajm ne gazeten "Panorama" (Adelina Ismaili, me dy brinje mangut) ne te cilin flitej se Adelina per te qene sa me e holle ne bel, i ka hequr dy brinje (postuar ne.. suplementin e kesaj gazete me 16 shtator), e se dyti vjen nje lajm sikur Adelina hodhi ne gjyq gazeten etj etj etj.Te dy lajmet jane te trilluara. Per nje ēast po mendoja se ēdo te thote te heqesh brinjet...dhe trupi mu drodh.Sinqerisht! BRINJET!!!! Nuk di ēka menduar gazetarja/i kur e ka shkruar kete lajm, apo gazeta kur e ka botuar, por nese Adelina do kish hequr brinjet a thua do e kishim pare kaq shpesh ne tv gjate ketij viti? Nje operacion plastik gjoksi kerkon dy-tre jave pushim, jo me te heqesh brinjet.Hmmm! Diēka nuk shkon. BRINJET!!!! KU KU! Nuk di perse ne Shqipe, publiku e gazetaret, po e kane kaq te veshtire te besojne se ne kena vajza te bukura, por seicilen prej tyre e kane vene nen thiken e kirurgut. Sidoqofte, vendosa te pyes Adelinen e cila na tha se te dyja lajmet jane te paverteta, ne fakt me te qeshur tregoi se brinjet po i shtohen lol. Kur e pyeta nese eshte e vertete qe ka nisur nje ēeshtje gjyqesore kundrejt gazetes, kengetarja tha "Vertet planifikoj jo vetem ti hedh ne gjyq, por edhe te shkoj ne instanca shume me te larta,sepse vertet e kane tepruar". E si mund ti vesh faj lol. Imagjinoni te ēohesh nje mengjes, hap gazeten e lexon se te mungojne dy brinje.KU KU!!! KUSH MI MORI BRINJET!!! lol Ja gjeta nje tekst kenge lol
albaniac
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-06, 21:11   #204
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga adhuruesi
KeqFantastik Shkruar nga Elbino Tuesday, 03 October 2006 E di qe je Adelina Ismaili, kur njerzit jo vetem i krijojne thashethemet, por edhe i mbarojne ato. Se pari ishte nje lajm ne gazeten "Panorama" (Adelina Ismaili, me dy brinje mangut) ne te cilin flitej se Adelina per te qene sa me e holle ne bel, i ka hequr dy brinje (postuar ne.. suplementin e kesaj gazete me 16 shtator), e se dyti vjen nje lajm sikur Adelina hodhi ne gjyq gazeten etj etj etj.Te dy lajmet jane te trilluara. Per nje ēast po mendoja se ēdo te thote te heqesh brinjet...dhe trupi mu drodh.Sinqerisht! BRINJET!!!! Nuk di ēka menduar gazetarja/i kur e ka shkruar kete lajm, apo gazeta kur e ka botuar, por nese Adelina do kish hequr brinjet a thua do e kishim pare kaq shpesh ne tv gjate ketij viti? Nje operacion plastik gjoksi kerkon dy-tre jave pushim, jo me te heqesh brinjet.Hmmm! Diēka nuk shkon. BRINJET!!!! KU KU! Nuk di perse ne Shqipe, publiku e gazetaret, po e kane kaq te veshtire te besojne se ne kena vajza te bukura, por seicilen prej tyre e kane vene nen thiken e kirurgut. Sidoqofte, vendosa te pyes Adelinen e cila na tha se te dyja lajmet jane te paverteta, ne fakt me te qeshur tregoi se brinjet po i shtohen lol. Kur e pyeta nese eshte e vertete qe ka nisur nje ēeshtje gjyqesore kundrejt gazetes, kengetarja tha "Vertet planifikoj jo vetem ti hedh ne gjyq, por edhe te shkoj ne instanca shume me te larta,sepse vertet e kane tepruar". E si mund ti vesh faj lol. Imagjinoni te ēohesh nje mengjes, hap gazeten e lexon se te mungojne dy brinje.KU KU!!! KUSH MI MORI BRINJET!!! lol Ja gjeta nje tekst kenge lol
albaniac
A ja paskan hjekė Brinat Adelinės a?
Valla mirė paskan bo se boll brina i kanė ngjitė e nashta tash e tutje e lojnė qikėn rehat, ha,ahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaa
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-06, 21:30   #205
Dea_A
A_dea
 
Anėtarėsuar: 26-04-06
Postime: 2,231
Dea_A e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Adelina eshte femra ( je kengetarja ) me cool shqipetare !
Dea_A Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-06, 21:34   #206
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dea_
Adelina eshte femra ( je kengetarja ) me cool shqipetare !

A i paska ra colli Adelines a..? ...kuku mjera ajo...
Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-10-06, 22:15   #207
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

adelin veq vazhdo me kendue veq po te perbej mos sill ma brive qysh ka sjell ne leonoren vazhdo e fjal te rrugve mos ndegjo
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-06, 10:24   #208
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Adelina Ismajli
Femer - E sukseshme
Femer - E bukur ( Sex simbol shqipetare )
Femer - E paaritshme, e pazevendesueshme.
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-06, 10:28   #209
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim




Jeni nje kengetare me nje bagazh te stermbushur me suksese, apo kreu i muzikes shqipetare, por a ju bie ndermend se ishe Miss Kosovarja 1997 ?
Nuk dua tju vardisem juve se jeni revista Kosovarja por sa here e shoh titullin e revistes me kujtohet kurora qe e mora si 18 vjecare dhe shume mburesha ate kohe.
A mund te na thoni ndonje insert gjate atij spektakli, qe si publik nuk kemi pasur rastin ta dime ?
Ishte nje kaor i vertet.
Pse ?
Ish Missi e cila ishte edhe ne juri, ishte kategorike qe une mbetem vetem konkurente andaj cdo moment prisja diskualifikimin tim nga juria.
E pastaj ajo si reagoi pas shpalljes suaj Miss Kosovarja 1997 ?
Nuk ma dha doren as per adet bile.
Po kandidatet ta uruan ?
Po me pergezuan, kjo edhe me nevoitej ne ate moment me se shumti, ngase njehesha fajtore pse u bera miss.
Edhe ne ate periudhe ishe mjaft e popullarizuar, por titulli i misit a te ndihmoj me tej ?
E kam thene, por edhe do e them lirisht se titullu i misit ma dyfishoi popullaritetin tim dhe natyrisht e kam shfrytezuar per shume gjera.
Per c'gjera , dicka me konkrete ?
Ky titull me mundesoi qe femra e pare Kosovare te perfaqsonte Miss Globin 1997 gje qe gojarisht bera shpalljen e Kosoves shtet. Natyrisht duke mos anashkaluar edhe turnete neper Europe bashke me te gjitha konkurentet, qe do te thote se i kemi materializuar keta tituj.
Gjate nje viti kur ti bartje nje kurore misi, a te ehste bere ndonje keqperdorim ?
Jo sepse njerezve nuk iu lejoj hapesire qe te kene afrim negativ te une.
Pasi ti vure kuroren e me te bukures, cfare ishte respekti ne familje ?
Apsolutisht asgje, ju betohem ne dy motrat se pasi kemi ardhur ne shtepi ne vend qe te festojme, nena me ta detyruar me kurore ne koke ti pastroj enet.
Po ne rethin tend ne shoqerine tende a reflektonte tani Adelina pak me ndryshe ?
Eh ne ate kohe ne kafiteri hyhej me kartela, e shume shpesh e gjithe shoqeria me Adelinen hynin pa probleme, bile bile edhe pinim pa para, se gjithmone jehonin fjalet erdh Miss Kosovarja .
Oferten me interesante qe ta beri dikush ne ate kohe ?
Hajde ta qes nje maline ? oferte kjo nga pseudobiznismenet, ku nga keta njerez me ka dalur zeri qe jam agresive sepse me keta tipa kam qen gjithmone arogante dhe vazhdoj te jem.
A eshte pergjegjesi te jesh miss ?
Eshte pergjegjesi shume e madhe sepse perfaqeson bukrine dhe kulturen e nje populli. paramendoje cfare zgenjimi mund te ndodhe nese nje miss nuk ka asgje pozitive ne vete pervec bukurise qe pahiri ja ka falur Zoti, sa keq eshte te biesh ne sy, dicka pozitive dhe pas disa sekondave pas asaj bukurie fshihet nje asgje, nje moskulture nje mosedukate, prandaj missi duhet te kete shume kujdes se si po e perdore titullin qe nuk eshte i vogel, thjeshte je nje popull atehere duhet zhdukur egoizmi nga vetja sepse nuk je vetja.
A sakrifikon nje miss ?
Te jesh miss automatikisht e ke pranuar edhe bagazhin e popullaritetit ku ne ate bagazh eshte edhe ana pozitive edhe ajo negative e cila tek ne eshte e tejshprehur, eshte sakrifice e madhe kurgje kurgje, nervat, koha qe e humb per te larguar dicka nga vetja qe nuk te pelqen.
Cka mendon per spektaklet e bukurise qe organizohen tek ne ?
Jam e neveritur me prinderit qe lejojne vajzat e tyre te marin pjese ne keto spektakle me felliqesirat e atyre qe organizojne qe shihet sikur neper celofan per cka po i bejne keto gjera dhe me nervozon naiviteti i disa vajzave, une dua ta shoh femren shqipetare se pari te mencur e pastaj te bukur.
A jeni e kenaqur me pamjen tuaj apo thjeshte a jeni e bukur ?
Kam aritur ne nje moshe kur pamja dmth shume pak ne jete, e po me pelqen tani vetja dhe jam pajtuar tani me natyren time.
Cka e ben te lumtur Adelinen ?
Dita me diell koha e lire muhabetet e kota me shoqe e motra lajmet e mira ne TV femijet e vogel i dua shume , e shume gjera tjera te thjshta dhe te mira.
Po cka te ben nervoze ?
Negativiteti ne cfaredo forme.
A ke aritur ta zbulosh se cfare te ben te bukur ?
Femra e bukur e dashuruar gjithmone rezaton bukurine, e pra kur jam e lumtur jam edhe e bukur.
Atehere e ke fjalen te dashur ( a jeni e dashuruar ) ?
Kam bere be qe s'flas per intimitetin tim neper media.
Me kend jeton Adelina ?
Me dy motrat , nenen , nje mace dhe nje qen.
A kane emra macja dhe qeni ?
Aksi dhe lisa, i dua shume kafshet.
Pse i doni ?
Sepse te kafsha instikti eshte shume i pasur, te miren ta kthen me te mire dhe te kunderten, kane jeten ma ferr se jeta e njerezve, e dua karakterin pa dallavere.
A punoni ?
Jo.
A ka Adelina pasuri te veten personale ?
E kam nje veture me emrin tim.
Po shtepine qe e keni blere tani ?
Ajo eshte e familjes dhe nuk behet fjale ndonje pallat por per nje shtepi te vogel solide dhe sdi pse e keni bere kaq te madhe kete gje kur pas 19 vjet kariere eshte kjo shtepi.
Cfare marke eshte vetura juaj ?
Nissan Primera.
E ke blere vet apo e ke dhurate ?
Vet bree.
Po telefonin cfare e ke ?
Nokia plak tipi ma palidhje dhe ma i vjeter.
Meqe folem per telefon a te shqetesojne kohe e pa kohe ?
Bukfalisht njeret e kater ore telefoni im nuk ndalet por e kam gjetur nje formule te re po ia le nenes e pastaj ajo mi interpreton thirjet se kush ka thire cka ka the dhe cka ka dashur.
Sa i kushtoni rendesi pamjes ?
Ndoshta eshte deformin profesional por une i kushtoj rendesi pamjes edhe kur dal te luaj basket .
Sa shpenzoni mbrenda javes ?
Shume pak mund te them 40-50 euro.
A vizitoni sallone te bukurise ?
Vetem per ndonje rast special ose thjeshte veq per qejf.
Sa here ne jave e vizitoni floktoren ?
Nje here ne jave per ndonje ndryshim, thjeshte per kuriozitet se si dukem.
Sa here ne dite pastroheni ?
Komplet trupin dhe floket 1 here ne dite, kur eshte vere 2 / 3 here.
Cka perdorni per floket ?
Te gjitha qe kan te bejne me floket jan nga Elidor.
Po trupit sa i kushtoni rendesi ?
Me shume se sa duhet, vasken pervec me uje te nxehte dhe kripe i shkoj edhe arome levande , dy here ne jave pilind trupi pas larjes normale dush te ftohte prej te thahet lekura dhe vazhdoj me krema, posacerisht per shputat perdori Hirchtalik, eshte dhjam nga kaprolli, veres perdori Losion kurse dimrit arome pak me te rende, te gjitha keto qe perdori per trupin jane nga Chanel, nuk po genjes me kete modesti por per higjene nuk kursej aspak.
A ben depilim ?
Natyrisht qe bej edhe ate te profesionistet.
Po solarium a praktikoni ?
Natyrisht 6 deri ne 8 here ne fillim te pranveres nga 20 minuta qe te pregadis lekuren per diellin e veres.
Po garderoba juaj cfare koleksioni ka ?
Prej Roberto Kavalli e deri ne cdo gje 2.50 cent, kur me pelqen dicka firma eshte ne fund.
E kepucet ..?
Te gjitha kepucet i kam te kombinuara me cantat, me duhet te them qe ketu ka ndikim eshte motra Emma ajo eshte shume femerore.
Sa i kushton rendesi nderesave te mbrendeshme ?
Aty kam nje femenitet te tepruar, aty shifet edhe kujdesi i nje femre, te zezen e bart zakonisht por edhe tjera ngjyra, varet se cka veshi.
Po stoli a bartni dhe cilat jane ato ?
Nuk jam adhuruese e flakte ani pse me duhet te pranoj qe jam ne trend, une e dua me shume buzhiterine e mire, bart edhe ari, varet prej garderobes dhe stajllingut, por si cdo femer ne bote shokun me te ngushte e kam diamantin.
A keni dicka nga diamanti ?
Po nje unaze me nje diamant ma ka blere mami kur i bera 23 vjet.
Dhurata qe ju merni ?
Me se shpeshti marr lule nga adhuruesit e mi por nga njerzit me te afert eshte cudi se asnjehere lule nuk kam mare, me kujtohet nje lule njehere dhurate , nje muaj nuk eshte thare jam befasuar edhe vete.
Kush ta dhuroi ate lule ?
Sta tregoj.
Sa fleni ?
8 deri ne 10 ore natyrisht kur kam mundesi sepse kur kendoj mund te ndohe qe plot 48 ore nuk fle.
Meqe jeni kengetare a perdorni stimulues ?
I vetmi stimulim i imi eshte komplet atmosfera nga zhveshtorja deri ne skene.
Po qetesues a perdorni ?
Jo kurre . nuk kam nevoje , kur ti bej 70 vjet ndoshta .
Meqe shume here e permendet Zotin, a i besoni ?
Po shume , po te mos kishte qene friga nga Zoti, krejt Kosova do te ishte n'zorr prej meje.
Planet tuaja per te ardhmen ?
Jam tip familjare, mendoj te kem nje burre norma, nje shtepi te vogel shume femije shume muzike, e une si cdo nene duke vrapuar pas evladve e jo per dicka tjeter por vetem per te ruajtur vitalitetin.
Dicka per fund ?
Cka te besh paradite prite te dera pasdite.
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-06, 10:29   #210
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Me rrobaqepsen ekskluzive Kosovare , Hyrrije Gashi.
13 vjet pune per Adelinen
Njera nder ato qe me se shumti eshte perkryer nga duart e Hyrijes eshte kengetarja e mirenjohur Adelina Ismajli.
Perveq kenges se pelqyer te saj ajo eshte pelqyer shume me shume nga stili dhe veshja e bukur dhe kreative sepse veshja e saj ka qene gjithmone e vecante.
Hyrija duke rikujtuar momentet e largeta nga bashkpinimi me Adelinen thote : Ka qen shume e re kur kam filluar te qepi per Adelinen, ajo gjithnje me eshte drejtuar per bashkpunim me idete e saj. dy ide nuk bejne kurrr dem per nje model te shkelqyer.
E di se se pari ja kam qepur nje fustan ngjyre roze.
me te kam bashkpunuar me se shumti por me vone edhe me Zanfinen.
Pas pavaresimit tim nga butiku paraprak, Adelina shprehu deshire per te bashkpunuar perseri me mua.
Gjate viteve 2002/03 garderoba ekskluzive e Adelines eshte realizuar nga duart e mia. Por nuk mendoj se kam dhene shume nga vetja sepse ende ndjej mundesi reale te arrije kulmin ne kohen qe do pasoje.
Me Adelinen kam pasur nje nderprerje 1 vjecare por bashkpunimi ka filluar perseri.
I kujt ishte faji, meqe e tera ishte keqkuptim
Nuk e kisha ndjere veten aspak fajtore per ate qe me kishte akuzuar Adelina, me shume nepermjet Sokol Murtirit.
Kjo ka qene dicka e befasishme per mua dhe e preku rende familjen time.
Jam befasuar shume si nuk e kishte njohur ajo Hyrijen per 13 te bashkunimit tone aq te ngushte.
Ajo kishte rene ne kurth i cili nuk ishte i montuar por ne nje menyre isha keqperdorur une dhe besimi ndaj disa kengetareve qe kisha punuar per to. Mirepo me erdhi mire kur ajo e kishte kuptuar gabimin e vet dhe ishte paraqit te une per tu rikthyer per bashkpunim, sepse asnje nga akuzat e saja nuk ishin te verteta. perveq se mua me ishte mare modeli nga sitari dhe i njejti ishte qepur ne Gjilan per nje kengetare tjeter.
Une megjithate se kam shfrytezuar mundesine mediale se si kreatore te kunderpergjigjem si ka ndodhur, ka pohuar Hyrija.
Ne sitar mu mor modeli i fustanit te Adelines
Adelina me kishte sjelle katalogun qe une ti beja fustanet e saja dhe me sherbenin per modele. Fustani ishte ngjyre pjepri, e kisha lene katalogun ne sitar pasi ia kisha bere Adelines fustanin, erdhi nje rivale e saj kengetare e njohur per te porositur nje fustan edhe e pa fustanin e Adelines.
Me kujtohet si sot kur me tha :
- A kete fustan do ta beje Adelina, a ?
- Po , - i thashe.
Nuk e kisha as ne fundin e mendjes idene se une pas ketij rasti do te behesha objekt hakmarje, pasi nuk isha fajtore. As rivalja nuk e kishte mare katalogun as modelin por vetem e kishte shikuar me sy dhe te njejtin model e kishte gjetur ne Gjilan e kishte bere nje te tille.
Ka qene nata e Vitit Ri kur ne dy Televvisionet e ndryshme kam pare Adelinen dhe rivalen e saj me fustane te njejta ne program.
Jam stepur kur i kam pare ne modele te njejta. Kam thene me vete : O Zot inshallah Adelina nuk e keqkupton kete rremuje dhe ndodhi pikerisht ajo qe nuk doja te ndodhte.
Adelina me thiri ne telefon me 3 Janar dhe me bombardoi me zhargonin e vet.
Nuk mund ta pranoja ate qe nuk e kisha bere dhe pastaj ne disa gazeta ue bera objekt i trajtimeve per kete gje qe ishte ngritur ne nje far skandali.
Krejt ne fund ia vuri kulmin ,, Kosovarja ,, me Sokol Murtirin te cilit ia mora inatin me se shumti, sepse kjo lendoi edhe prinderit e mi.
Kosovarja


__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.