Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-08, 10:49   #211
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mali i Zi do tė pėrmbahet gjatė votimit nė Nju Jork pėr Kosovėn

Podgoricė, 19 shtator - Pėrfaqėsuesit e Mali tė Zi sipas tė gjitha gjasave do tė pėrmbahen me rastin e votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkauar pėr propozimin e Serbisė qė tė kėrkohet mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Njė burim nga kreu i lartė shtetėror malazez ka thėnė pėr gazetėn "Republika" tė Podgoricės se kjo ēėshtje ėshtė shumė delikate pėr Malin e Zi dhe se janė tė vetėdijshėm qė ēdo zgjidhje do tė kritikohet. "Po t'i kishim thėnė 'po' kėrkesės sė Serbisė do tė na shihte pėr tė madhe Perėndimi, po tė themi 'jo' na sheh pėr tė madhe Serbia, andaj tė pėrmbajturit nė kėtė moment ėshtė opsioni mė i mirė", ka thėnė bashkėbiseduesi i gazetės nė fjalė, duke shtuar se do tė pėrcjellin me vemendje reagimet e shteteve perėndimore dhe tė SHBA-ve pėr nismėn e Serbisė. Ndėrkaq gazeta tjetėr malazeze "Vijesti" pohon se Presidenti i Malit tė Zi Filip Vujanoviq dhe kryeministri Milo Gjukanoviq "po fshehin taktikėn pėr Nju Jork". Ata nė deklarata tė veēanta iu kanė shmangur pėrgjigjeve direkte se si do tė shprehet Mali i Zi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB nė Nju Jork pėr propozimin e Serbisė.

Harland: Dallimet mbi Kosovėn do vazhdojnė

Beograd, 19 shtator - Zėvendėshefi i UNMIK ut Dejvid Harland ka deklaruar se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr Kosovėn ka krijuar njė problem tė veēantė nė sistemin ndėrkombėtar, ndėrsa dallimet mes vendeve mė tė fuqishme pėr kėtė ēėshtje do mbesin pa marrė parasysh vendimin eventual tė Gjykatės. Ai i ka thėnė tė pėrditshmes beogradase "Veēernje Novosti" se pėr shkak tė iniciativės sė Serbisė qė tė kėrkojė mendimin e GJND se pėr lishgjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ēėshtja e Kosovės do tė komplikojė marrėdhėniet edhe nė periudhėn e ardhshme. "Duhet tė pėrpiqemi qė ta zgjidhim situatėn nė plan aftagjatė dhe kjo ėshtė e mundur vetėm me ndihmėn e BE sė", ka thėnė Hartland. Ai ka kujtuar se mandati i UNMIK ut vjen nga Kėshilli i Sigurimit OKB sė, por se misioni ndėrkombėtar derisa nuk merr instruksione tė qarta nga KS i OKB sė, do tė bashkėpunojė nė mėnyrė pragmatike me EULEX in. Ai ka shfaqur shpresėn se Beogradi dhe Brukseli do tė arrijnė marrėveshje mbi misionin e EULEX it.

Griboski: Mekejn dhe Obama do tė pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės si akt tė kryer

Uashington, 19 shtator - Presidenti i Institutit pėr religjion dhe politikė publike Xhozef Griboski thotė se qė tė dy kandidatėt presidencialė amerikanė "do tė pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės si akt tė kryer". Mekejn dhe Obama nuk do tė bėnin kurrfarė kufizimesh nė statusin e pavarur tė Kosovės, "megjithė faktin se nė Kosovė duhet garantuar tė drejtat fundamentale tė minoriteteve dhe mbrojtjen e tyre tė pėrgjithshme", tha Griboski pėr "Zėrin e Amerikės". Ndėrkaq sa i pėrket Serbisė Griboski ėshtė i mendimit se asnjėri nga kandidatėt nuk do t'i kushtojė "vemendje tė madhe Serbisė". Senatori Merkjn nė tė kaluarėn nuk ka shfaqur interesim tė veēantė, ndėrsa Obama nuk ka ka qenė nė skenėn kombėtare mjaft tė gjatė qė tė dihet diēka mė tepėr pėr tė.

Ashpėrsohet gara presidenciale Mekein Obama

Uashington, 19 shtator Kur kanė mbetur mė pak se 50 ditė deri nė zgjedhjet e 4 nėntorit, gara presidenciale midis republikanit, Xhon Mekein dhe demokratit, Barak Obama, duket shumė e ashpėr. Analistėt thonė se javėt e fundit tė fushatės duket se do tė jenė intensive dhe tė mbushura me sulme partiake dhe reklama negative nė televizion. eklamat e mbushura me sulme transmetohen kudo, nė televizion, radio dhe nė internet. Disa reklama janė krijuar brenda pak orėsh.Njė reklamė nga fushata e zotit Mekein e sulmon senatorin Barak Obama nė lidhje me problemin e taksave. Fushata e zotit Obama u pėrgjegj me njė sulm mbi senatorin Mekein dhe lidhjeve tė tij me lobistėt. Por, pėr tė dy palėt qė sulmojnė njėra tjetrėm me reklama negative, ekspertėt thonė se ėshtė e vėshtirė tė kuptosh nėse njerėzit janė duke u kushtuar vėmendje ose janė duke u ndikuar mė shumė. Analistėt politikė thonė se debatet presidenciale tė kėtij viti do tė jenė vendimtare pėr tė ndihmuar votuesit tė vendosin mbi kėtė garė shumė tė ngushtė.Janė caktuar tre debatet presidenciale, duke filluar nga 26 shtatori nė Universitetin e Misisipit. Pėrveē kėtyre, do tė ketė njė debat midis kandidatėve pėr nėnpresidentė, republikanes, Sara Pejlin dhe demokratit, Xho Bajden.

Mininistrat e NATO s mblidhen nė Londėr

Londėr, 19 shtator Ministrat e mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO s janė mbledhur nė Londėr pėr tė diskutuar pėr reformimin e Aleancės, Afganistanin dhe marrėdhėniet me Rusinė, nė dritėn e konfliktit tė muajit gusht nė Gjeorgji. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO s, Jp de Hup Shefer, i tha BBC sė se vazhdon shqyrtimi i mundėsisė pėr anėtarėsim nė Aleancė i Gjeorgjisė dhe Ukrainės, pavarėsisht kundėrshtimit tė Rusisė dhe zhvillimeve nė Kaukaz. Me gjithė ftohjen aktuale tė marrėdhėnieve mes NATO s e Rusisė, bisedimet mes tyre duhet tė vazhdojnė, tha Shefer.

Rajs kritikon ashpėr politikėn ruse

Uashington, 19 shtator Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, kritikoi ashpėr politikėn ruse. Nė politikėn e brendshme Rusia gjithnjė e mė shumė po tregohet autoritare ndėrsa nė politikėn e jashtme gjithnjė e mė agresive, tha Rajs nė njė fjalim tė mbajtur nė Fondacionin "German Marshall Fund". Pėr dallim presidenti rus, Dimitrij Medvjedev, ka pėrdorur tone pajtuese nė zėnkat me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr konfliktin e Kaukazit. Medvedev tha nė Moskė se marrėdhėniet bilaterale mund tė riparohen nėse arsyeja e shėndoshė njerėzore ngadhėnjen ndaj mentalitetit tė Luftės sė Ftohtė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-09-08, 11:34   #212
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mustafaj: Aventurė e dėshpėruar e diplomacisė serbe

Londėr, 23 shtator - Ish ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj, e quajti iniciativėn serbe qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė vlerėsojė ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės si njė aventurė tė dėshpėruar tė diplomacisė dhe politikės serbe. Mustafaj pėr BBC-nė tha se pavarėsisht nėse Gjykata Ndėrkombėtare do ta quajė legale ose ilegale pavarėsinė e Kosovės, mendimi do tė ketė vetėm vlerė konsultative, pa asnjė ndikim as mbi tė sotmen e as tė ardhmen e Kosovės.

Nė raportin e Agjencisė ndėrkombėtare antikorrupsion Kosova nuk figuron fare

Berlin, 23 shtator Agjencia ndėrkombėtare pėr luftėn kundėr korrupsionit, Transparency Internantional, sot e ka publikuar listėn e vendeve tė radhitura sipas indeksit tė perceptimit tė korrupsionit. Nė krye tė listės, qė do tė thotė vendet me mė sė paku korrupsion, janė Danimarka, Zelanda e Re dhe Suedia. Nė listėn prej 180 vendeve nuk gjendet Kosova, ndėrsa prej vendeve tė tjera ballkanike, Maqedonia ėshtė e 74 me indeksin 3.6, ndėrsa, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipėria radhiten nė vendet 85, 86 dhe 87. Shqipėria ka shėnuar ngritje nė krahasim me vitin e kaluar, pasi sivjet indeksi i saj ėshtė 3.4, ndėrsa vjet atė e kishte 2.9. Bosnjė Hercegovina radhitet e 93 me indeksin 3.2. Nė vendet e fundit, prej 178 e deri nė tė 180, janė Iraku, Birmania dhe Somalia.

Vujanoviq: Mali i Zi do tė shprehet pėr Kosovėn gjatė tetorit

Podgoricė, 23 shtator - Mali i Zi para tetorit nuk do tė shprehet pėr nismėn e Serbisė qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė shqyrtojė legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ka deklaruar mbrėmė Presidenti malazez Filip Vujamoviq. "Duke ndjekur atė qė ėshtė qėndrim i pėrgjegjshėm dhe i vemendshėm tė qeverisė malazeze ndaj kėsaj ēėshtjeje, kam shprehur bindjen se nuk duhet bėrė tė ditur mė herėt qėndrimet shtetėrore tė Malit tė Zi dhe se duhet pritur kohėn e duhur", ka thėnė Vujanoviq mbrėmė pėr TV e Malit tė Zi pas takimit me kryesuesin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Baahkuara Migel d'Eskot Brokman. Vujanoviq konsideron se duhet pritur qė kjo temė (Kosova) tė vehet nė rend dite nė gjatė tetorit. "Ne atėherė edhe do tė bėjmė tė ditur qėndrimin tonė", ka thėnė Vujanoviq.

Nga tajfuni nė Filipine vdesin 3 vetė dhe 13 minatorė mbesin tė ngujuar nė minierė

Hong Kong, 23 shtator - Nga tajfuni, qė sot (e martė) ka goditur Detin e Kinės Jugore dhe ėshtė drejtuar pėr Hong Kong, pas kalimit nga pjesa veriore e Filipineve, ku kanė vdekur tre njerėz, ndėrsa janė ngujuar nė minierėn e arit 13 tė tjerė, njofton Rojter. Ekipet shpėtimtare bregdetare kanė shpėtuar 21 njerėz nga barka transportuese dhe peshkatare, tė cilat janė fundosur nga tajfuni.

SHBA tė e mbėshtesin anėtarėsimin e Ukrainės nė NATO

Nju Jork, 23 shtator Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, ka premtuar mbėshtetje tė fuqishme pėr synimet e Ukrainės pėr anėtarėsim nė NATO, pėrkundėr kundėrshtimeve tė Rusisė. Gjatė njė takimi me ministrin e jashtėm tė Ukrainės, Volodimir Ohrizko, nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Rajs, tha se Shtetet e Bashkuara qėndrojnė nė pėrkushtimin e paraqitur nė samitin nė Bukuresht, gjatė muajit prill, qė Ukraina t'i bashkohet Planit aksional, qė ėshtė hapi i parė pėr anėtarėsim nė NATO.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 15:12   #213
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Partitė shqiptare nė Maqedoni tė bėjnė mė shumė pėr njohjen e Kosovės

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka drejtuar gishtin te faktori politik shqiptar nė Maqedoni nė kėrkim tė arsyeve pse ky shtet fqi ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Shkupi ka konsumuar edhe datėn e 23 shtatorit, tė shumėpėrfolur pėr deklarimin e Kosovės nga ana e Maqedonisė, duke zgjedhur heshtjen nė vend tė njohjes sė paralajmėruar. I pyetur nga ALSAT se ku i sheh arsyet pse nuk nuk ka ardhur ende njohja e Kosovės nga Maqedonia, Krasniqi ėshtė shprehur se faktori politik shqiptar nė Maqedoni duhet tė bėjė mė shumė nė kėtė ēėshtje. Sido qė tė jetė, ai thotė se nuk ka nevojė qė raportet politike Shkup- Prishtinė tė tensionohen pėr kėtė arsye.
"Ne nuk kemi nevojė t'i tensionojmė raportet. Por arsyet e mosnjohjes i shoh te mosuniteti i faktorit politik shqiptar nė Maqedoni. Mendoj qė ata duhet tė mendojnė edhe pėr vete, edhe pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt nė pėrgjithėsi", ka deklaruar kryetari i Kuvendit tė Kosovės jakup Krasniqi.

Rice: Statusi ėshtė pavarėsia, legjitimiteti i panevojshėm

Ēėshtja e statusit tė Kosovės tashmė ka pėrfunduar dhe rikthimi i saj nė tryezat e bisedimeve tė ēfarėdo niveli ėshtė i panevojshėm. Kėshtu ka vlerėsuar tė hėnėn sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, gjatė takimit qė ka pasur me sekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Rice dhe Moon kanė biseduar pėr Kosovėn, nė kontekst tė nismės serbe nė Kombet e Bashkuara, pėr tė kėrkuar mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė hagė, lidhur me legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Ky qėndrim i Ricet ėshtė shprehur edhe nga pėrfaqėsuesi i SHBA-ve nė Komitetin e Pėrgjithshėm me rastin e shqyrtimit tė kėrkesės sė Serbisė. Po ky qėndrim pritet tė shprehet edhe gjatė sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, kur do tė jenė nė rend tė ditės kėrkesa e Serbisė.

Ban Ki-Moon do tė pėrgatisė njė raport tė ri pėr Kosovėn deri nė fund tė kėtij muaji, tė cilin mė pas, nė tetor, do ta diskutojė Kėshilli i Sigurimit.

Pritet qė raporti i sekretarit Ki-Moon tė pėrfundojė para se tė deklarohet asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė pėr nismėn e Serbisė.

Cili politikan nė Maqedoni ka fajin mė tė madh pėr vonesėn e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės

Maqedonia shkeli edhe njė “dead line” pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Nė opinion janė paraqitur shumė variante pėr shkaqet e mosnjohjes sė pavarėsisė, por mbetet fakti se kreu i Kosovės nuk udhėtoi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara me aktin aq tė nevojshėm tė njohjes sė pavarėsisė nga ana e shtetit fqinj.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lona : 23-09-08 nė 15:15
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-08, 11:51   #214
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Petriē: Kosova, pjesė e tensioneve ndėrmjet Perėndimit dhe Lindjes

Nju Jork, 24 shtator - Ish ambasadori i Austrisė nė OKB, Volfgang Petriē (Wolfgang Petrich), thotė se nisma serbe pėr vlerėsimin e ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, do tė shtyjė pėr njė afat mė tė gjatė procesin e integrimit tė rajonit tė Ballkanit nė BE. Sipas Petriēit, Serbia me kėtė nismė ka humbur politikisht, duke rrezikuar anėtarėsimin e saj nė BE. Petriē tha pėr BBC-nė se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, kurdo qė tė merret, nuk do tė jetė i kėnaqshėm as pėr Serbinė, as pėr Kosovėn. Ish ambasadori austriak nė OKB ka thėnė se ēėshtja e Kosovės ėshtė bėrė pjesė e tensioneve ndėrmjet perėndimit dhe lindjes dhe ajo, sė bashku mė Ukrainėn dhe Gjeorgjinė, do tė vazhdojė tė jetė pjesė e kėtyre pėrshkallėzimeve. Ambasadori Petriē ka shprehur, siē ka thėnė, zhgėnjimin e tij me Uashingtonin qė nuk e ka ndihmuar mė shumė Prishtinėn nė procesin e njohjeve dhe ka shfaqur drojėn e tij se me tensionet nė skenėn botėrore do tė jetė mė e vėshtirė tė vazhdohet dhe tė arrihet mbėshtetja pėr pavarėsinė e Kosovės.

Sarkozi: Shtyrja e njohjes sė Kosovės nuk ėshtė pėr tė mirėn e rajonit

Prishtinė, 24 shtator - Presidenti francez Nikola Sarkozi ka deklaruar se shtyrja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė ndikojė pėr tė mirėn e rajonit. "Ēdo shtyrje e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk do tė ndikonte pėr tė mirėn e paqes dhe tė stabilitetit nė rajon", ėshtė shprehur Sarkozi nė njė konferencė shtypi nė selinė e OKB sė nė Nju Jork, njofton KTV. Duke komentuar kėrkesėn e Beogradit pėr dėrgimin e pavarėsisė sė Kosovės para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Presidenti francez ka thėnė: "Dua tė theksoj se Franca ka qenė njė ndėr shtetet e para qė e ka njohur pavarėsinė e Kosovės", ka thėnė Sarkozi duke shtuar se Serbia duhet ta ketė nė mendje se edhe ajo e ka vendin nė Bashkimin Evropian.

Hyseni: Kemi bėrė thirrje qė shteti i Kosovės tė njihet sa mė shpejt

Nju Jork, 24 shtator - Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, thotė se nė rast tė miratimit tė nismės serbe nė OKB, nė njė afat tė shkurtėr do tė ketė njė ndikim negativ nė procesin e njohjes, por nė njė afat tė gjatė ajo nuk prodhon asnjė efekt juridik pėr Kosovėn. Nė njė intervistė pėr BBC-nė ai se nisma e Serbisė ėshtė kundėr interesave dhe paqes nė rajon dhe gjithashtu kundėr interesave dhe marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Ministri i Jashtėm i Kosovės dhe presidenti, Fatmir Sejdiu, kanė filluar, nė dy ditėt e para tė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, njė fushatė kundėr nismės serbe nė OKB nė Nju Jork dhe kanė takuar njė numėr tė pėrfaqėsuevse tė vendeve anėtare nė organizatėn botėrore. "Nė tė gjitha kėto takime shqetėsim kryesor ėshtė njohja e mėtejme e shtetit tė Kosovės dhe njėkohėsisht edhe nisma serbe pėr ta dėrguar ēėshtjen e Kosovės, aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė saj, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Pa pėrjashtim nė tė gjitha takimet, madje duke e pėrfshirė edhe njė takim krejt tė rastėsishėm me ministrin e Jashtėm tė Spanjės, Moratinos, kemi shfrytėzuar qė tė bėjmė thirrje dhe kėrkesė qė shteti i ri i Kosovės tė njihet sa mė shpejt", theksoi Hyseni. Sipas Hysenit akti i votimit pėr nismėn serbe mund tė mos ndodhė gjatė Asamblesė sė Pėrgjithshme dhe ai mund tė shtyhet pėr mė vonė.

Halimi vė nė pikėpyetje pjesėmarrjen e tij tė mėtejshme nė parlamentin serb

Novi Sad, 24 shtator - Deputeti i vetėm shqiptar nė Kuvendin e Serbisė dhe lideri i PVD, Riza Halimi, ka vėnė nė pikėpyetje pjesėmarrjen e tij tė mėtejshme nė parlamentin serb, pėr shkak tė qėndrimit tė qeverisė sė Serbisė ndaj problemeve tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. "Pėr fat tė keq ėshtė fakt se pėr shkak tė qėndrimit qė qeverisė sė Serbisė ndaj problemeve tė shqiptarėve tė komunave tė Medvegjės, Bujanovcit dhe Preshevės, me tė drejtė shtrohet pyetja se a ka kuptim qė unė tė jem vetėm dekor nė Kuvendin Popullor, tė jem fikus (lule) me tė cilin pushteti aktual do tė lavdėrohet nė takimet me pėrfasqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare", ka thėnė Halimi pėr gazetėn e Novi Sadit "Dnevnik". Mirėpo sipas tij, njė vendim i tillė i madh, siē ėshtė dalja nga parlamentii, duhet tė merret nė Kuvendin e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, ku janė tė pėrfaqėsuara tė gjitha partitė shqiptare. Njė nga problemet qė i ka zemėruar shqiptarėt e Luginės sė Preshevės ėshtė edhe vendimi i qeverisė serbe qė tė mos njohė diplomat me vulat UNMIK-ut tė Universitetit tė Prishtinės. Halimi pohon se megjithėse ka kėrkuar takime me Presidentin dhe Kryeministrin e Serbisė, por liderėt "proevropian" serbė e kanė injoruar fare kėrkesėn e tij. Edhe lideri i Lėvizjes pėr Progres Demokratiik Jonuz Musliu ka deklaruar se partia e tij si partner e koalicionit me partiėne Halimit, ka kėrkuar rishqyrtimin e pjesėmarrjes sė mėtejshme tė deputetit Riza Halimi nė punėn e Kuvendit tė Serbisė. Musliu thotė se "ngrirja" e pjesėmarrjes sė Halimit nė punėt e parlamentit do tregojė qartė pakėnaqėsinė e shqiptaarėve pėr shkak tė sjelljeve ksenofobike tė qeverisė serbe ndaj popullit shqiptar nė Luginėn e Preshevės dhe pėrmbajtjes shoveniste tė vendimit tė saj pėr mosnjohjen e diplomave me vulėn e UNMIK-ut.

Nė Asamblenė e OKB sė, Ban kėrkoi krijimin e njė udhėheqjeje botėrore

Nju Jork, 24 shtator - Nė Asamblenė e pėrgjithshme e OKB sė, Sekretari i pėrgjithshėm, Ban Ki Mun, kėrkoi krijimin e njė lloj udhėheqje botėrore, e cila do tė kujdesej pėr menaxhimin e krizave. Ndėrkaq, presidenti amerikan, Xhorx Bush, tha se organizatat multilaterale tani janė mė tė nevojshme se kurrė mė parė, pėr luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit botėror. "Vendet e kėsaj organizate duhet tė jenė tė bashkuara nė luftėn kundėr terrorit dhe terrorizmit gjithandej nė botė. Duhet tė punojmė nė zbatimin e plotė tė Rezlutės 1540, tė KS tė OKB, e cila parashikon edhe vendosjen e sanksioneve kundėr Koresė sė Veriut dhe Iranit. Nuk duhet tė ndalemi deri sa njerėzit nuk janė tė sigurt prej kėsaj forme kėrcėnimi tė civilizimit", theksoi Bush. Ndėrkaq, udhėheqėsi i BE sė, presidenti francez, Nikola Sarkozi ėshtė i mendimit se duhet krijuar hapėsirė e pėrbashkėt, ku do tė pėrputheshin interesat ekonomike tė Evropės dhe Rusisė. Nė Nju Jork gjendet edhe presidenti dhe ministri i jashtėm i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe Skender Hyseni. Ata do tė kenė rreth 50 takime tė ndryshme ku do tė kėrkohet mospranimi i iniciativės serbe dhe vazhdimi i procesit tė njohjes sė pavarėsisė.

Shtainmajer pėr zgjidhje politike tė krizės nė Lindjen e Mesme

Nju Jork, 24 shtator - Ministri i jashtėm gjerman Frank Valter Shtainmajer ka kėrkuar prej palėve qė konflikti nė Lindjen e Mesme tė zgjidhet me mjete paqėsore. Pas takimit me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, tė zhvilluar nė kuadėr tė Asamblesė sė pėrgjithshme tė OKB sė, ministri i jashtėm gjerman e quajti tė domosdoshme heqjen dorė nga dhuna dhe pėrfundimin e ndėrtimeve izraelite. Shtainmajer ėshtė takuar edhe me homologun e tij sirian, Valid al Mualim. Sipas bindjes sė ministrit tė jashtėm gjerman, pa Sirinė nuk ėshtė e mundur vendosja e paqes nė kėtė rajon. Ministri i jashtėm gjerman nė OKB, foli edhe pėr raportet mes Evropės dhe Amerikės, nė veēanti nė kuadėr tė fushatės elektorale amerikane.

Nga njė shpėrthim i njė mine tokėsore, vriten 3 policė

Kabul, 24 shtator - Nga njė shpėrthim i njė mine tokėsore, tė vėnė nga kryengritėsit talebanė nė njė vendroje policore nė kryeqytetin afgan, Kabul, janė vrarė sot (e mėrkurė) tre policė, ka bėrė tė ditur njė zyrtar policie, njofton Rojter. Shpėrthimi ndodhi kur njė grup zyrtarėsh policie po hetonin vrasjen e tre policėve tė tjerė tė vrarė gjatė natės nė njė sulm tė talebanėve. Nė kėtė shpėrthim janė plagosur disa policė, ndėr tė cilėt edhe njė oficer i lartė i qytetit, Ali Shah Paktiaval. Talebanėt nuk e kanė komentuar incidentin.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-08, 12:23   #215
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sė pari Greqia, pastaj Maqedonia




Njė ofertė joshėse ka ardhur nga Uashingtoni pėr tejkalim tė kontestit rreth emrit mes Greqisė dhe Maqedonisė, por edhe pėr evitimin e ngecjes nė procesin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shkupit dhe Athinės zyrtare. Kėtė ofertė e ka plasuar edhe Greqia. Diplomacia greke, pėr tė evituar situatėn e krijuar rreth njohjes sė Kosovės dhe shantazhimet qė ia kanė bėrė Prishtinės zyrtare pėr tė mos lidh marrėdhėnie diplomatike me Shkupit me emrin kushtetues, ka ndėrmarr njė iniciativė pėr tejkalim tė dallimeve, duke shpresuar se negociatat pėrfundimtare pėr zgjidhjen e emrit kontestues tė Maqedonisė, do tė rezultojnė pozitivisht pėr grekėt. Burime diplomatike pėr “Lajm”, me kusht anonimiteti, kanė thėnė se vendimtare ka qenė ndėrhyrja e diplomacisė amerikane, e cila ka kėrkuar me urgjencė tė pėrmbyllet kontesti rreth emrit kushtetues tė Maqedonisė dhe sa mė shpejt Shkupi dhe Athina tė njohin pavarėsinė e Kosovės. “Nė New York do t’u bėhet me dije presidentit tė Maqedonisė dhe shefes sė diplomacisė greke se kontesti greko-maqedonas rreth emrit duhet tė pėrfundojė deri kah mesi i tetorit, ndėrsa mė pasa duhet qė Greqia dhe Maqedonia tė njohin Kosovėn”, tha ky diplomat. Jozyrtarisht merret vesh se SHBA-tė kanė bėrė presion ndaj Athinės dhe Shkupit pėr t’u arritur marrėveshje dhe se Maqedonia do tė kėrkojė nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė tė votojė pėr pėrfundimin e marrėveshjes kohore tė arritur nė vitin 1995 dhe me kėtė do tė pėrfundonte roli ndėrmjetėsues i OKB-sė.
Po ashtu gjatė qėndrimit nė New York, nė mbledhjen e 63 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ekziston mundėsia qė, nėn drejtim tė sekretares amerikane tė shtetit Kondoliza Rajs, tė zhvillohet njė takim ku do tė merrnin pjesė presidenti i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, shefja e diplomacisė greke Dora Bakojani dhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe do tė jepeshin agjendat konkrete tė veprimit diplomatik tė Athinės, Shkupit dhe Prishtinės.
Varianti qė sė pari Athina tė njeh pavarėsinė e pastaj Shkupi, i ėshtė pėrmendur presidentit dhe kryeministrit tė Kosovės nga pėrfaqėsuesi i Zyrės greke nė Prishtinė, Dimitris Moscopoulos. Mėsohet se edhe presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaēi, pas telefonatave qė kanė realizuar me partnerėt e koalicionit qeverisės nė Maqedoni – Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, janė dakorduar pėr shtyrje tė njohjes sė Kosovės nga ana e Shkupit zyrtar.
Ndėrkohė tė dielėn mbrėma nė Shkup janė takuar urgjentisht kryeministri Gruevski dhe Ali Ahmeti, kryetar BDI-sė, partisė shqiptare nė pushtet. Qeveria e Maqedonisė ka ripėrsėritur qėndrimin se mbetet nė pozicionin e njėjtė pėr sa i pėrket njohjes sė Kosovės. Por, para shpalljes sė pavarėsisė, Shkupi zyrtar pohonte se do ta pėrcjell qėndrimin e SHBA-ve dhe BE-sė, ndėrsa Maqedonia e para e njohu Planin e Ahtisaarit, ku parashihej edhe pėrshkrimi i vijės kontestuese kufitare, proces qė pėrfundoi tė hėnėn, dhe ishte njė kusht i vėnė i Qeverisė sė Shkupit pėr njohje tė Kosovės.


Prishtina pret njohjen
Prishtina zyrtare deri mė tani ėshtė e pėrmbajtur nė reagime tė mosnjohjes nga Shkupi zyrtar. Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni pėr njė ofertė tė Greqisė, qė e para tė njoh Kosovėn e mė pas tė vijojė Maqedoni.
Dhe, derisa sė fundi kryeministri Hashim Thaēi ėshtė shprehur se njohja e pavarėsisė nga Maqedonia do tė ndikonte nė bashkėpunimin ndėrmjet dy vendeve, sipas kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, zvarritja e njohjes nga Maqedonia ėshtė pasojė e mos unitetit tė faktorit politik shqiptar atje. “Mendoj se ata duhet tė mendojnė edhe pėr vete edhe pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt nė pėrgjithėsi. Ne nuk jemi tė interesuar tė kemi kurrfarė tensionimi tė raporteve”, tha tė martėn Krasniqi.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-08, 00:05   #216
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sekretari Gejts mbėrrin nė Ohėr pėr njė takim tė ministrave tė mbrojtjes tė Europės Juglindore
Zėri i Amerikės
07-10-2008









Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts ndodhet nė Ohėr tė Maqedonisė, ku do tė marrė pjesė nė njė takim tė ministrave tė mbrojtjes tė Europės Juglindore.
Ai shkoi nė Maqedoni pas njė vizite tė shkurtėr sot nė Kosovė ku ritheksoi mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr shtetin e ri dhe deklaroi se trupat amerikan do tė qendrojnė atje tė paktėn deri nė fund tė vitit 2009.
Ai ėshtė zyrtari mė i lartė amerikan qė viziton Kosovėn qė kur ajo shpalli pavarėsinė nga Serbia mė 17 shkurt.
Zoti Gejts, i cili bisedoi me zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės, tha se qėllimi i tij kryesor ishte tė takohej me trupat amerikane. Shtetet e Bashkuara kanė rreth 1,500 trupa nė Kosovė, si pjesė e forcės paqeruajtėse tė NATO-s.
Zoti Gejts tha se trupat amerikane do tė qendrojnė atje deri tė paktėn nga fundi i vitit 2009. Ai ritheksoi zotimin qė Presidenti Bush u ka dhėnė shqiptarėve tė rajonit se Shtetet e Bashkuara kanė hyrė sė bashku me aleatėt nė Kosovė dhe do tė largohen sė bashku.
Zoti Gejts tha se nuk beson qė ndarja e Kosovės ėshtė pjesė e zgjidhjes tani apo nė tė ardhmen. Shtetet e Bashkuara tha ai, mbėshtesin tėrėsinė tokėsore tė Kosovės.
Tė enjten dhe tė premten zoti Gejts do tė marrė pjesė nė njė takim tė NATO-s nė Hungari.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 08-10-08 nė 00:11
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-08, 18:30   #217
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

18:00/08.10.08 - Asambleja e OKB voton pro kerkeses serbe per Kosoven


Asambleja e pėrgjithshme e OKB-sė ka aprovuar njė kėrkesė tė Serbisė pėr t'i kėrkuar njė gjykate ndėrkombėtare tė OKB tė vendosė nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ishte e ligjshme.
Kjo lėvizje sipas disa shteteve perėndimore do tė ngadalėsojė integrimin e Kosovės nė komunitetin botėror.

Pritet qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė tė kėrkojė dy vjet qė tė nxjerrė opinionin e vet.

Beogradi thotė se marrja e njė kėshille neutrale juridike do tė ndihmojė nė ulje tė tensioneve nė rajon, por pėrkrahės tė Kosovės thonė se do tė ngadalėsojė integrimin e Prishtinės nė komunitetin ndėrkombėtar.

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė japė vetėm njė opinion i cili nuk ėshtė i detyrueshėm pėr t'u zbatuar.

Shtatėdhjetė e shtatė vende votuan pro, gjashtė kundėr dhe 74 abstenuan.

Pjesa mė e madhe e vendeve tė BE-sė abstenuan. Britania e cilėsoi kėrkesėn e Serbisė si politike.

Por BE ishte e ndarė me Rumaninė, Slllovakinė, Spanjėn, Greqinė dhe Qipron qė votuan nė favor.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-08, 08:15   #218
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

OKB: Asambleja e Pėrgjithėshme voton pro kėrkesės sė Serbisė

Margaret Beshir, Nju Jork

Zėri i Amerikės
08-10-2008


Asambleja e Pėrgjithėshme e Kombeve tė Bashkuara miratoi kėrkesėn qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė japė opinionin e saj, nėse shpallja e pavarėsisė nga Kosova pėrputhet apo jo, me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Rezultati i votimit sot nė Asamblenė e Pėrgjithshme ishte 77 vota pro, 74 abstenime dhe 6 vota kundėr.
Shumė nga vendet qė abstenuan apo qė votuan kundėr rezolutės pėr t'ja referuar ēėshtjen Gjykatės, thanė se e bėnė kėtė, pasi Serbia po i kalonte njė organi juridik njė ēėshtje qė nė thelb ėshtė politike.

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me seli nė Hagė ėshtė organi kryesor juridik i Kombeve tė Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara ishin njė prej 6 vendeve qė votuan kundėr rezolutės. Pėrfaqėsuesja amerikane Rozmari DiKarlo tha se kėrkimi i opinionit tė gjykatės pėr kėtė ēėshtje do tė ishte "i panevojshėm dhe i dėmshėm", dhe ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara kanė besim se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga njė numėr gjithnjė e mė i madh vendesh ėshtė nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar.
"Nga pikėpamja praktike, pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme. 48 vende e kanė njohur Kosovėn si njė shtet tė pavarur, pėrfshirė 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian,"- tha zonja Di Karlo.
Por Afrika e Jugut, qė votoi pro rezolutės, tha se vetėm njohja nuk mjafton. Ambasadori Dumisani Kumalo:
"Ndėrsa ėshtė e vėrtetė qė 48 vende e kanė njohur Kosovėn, po ashtu ėshtė e rėndėsishme qė 144 vende tė tjera anėtare tė OKB-sė nuk kanė marrė ende njė vendim."
Britania abstenoi nga votimi dhe mė pas, ambasadori Xhon Sojers tha se ndėrsa qeveria e tij e mbėshtet gjykatėn ndėrkombėtare, ajo ėshtė skeptike pėrsa i takon qėllimit tė tė kėrkuarit tė njė vendimi, qė nuk ka fuqi ligjore, pėr kėtė ēėshtje.
"Pėr ne nuk ka kuptim kėrkesa e bėrė nga Serbia. Opinioni kėshillues nuk mund tė jetė nė vetvete pėrcaktues pėr statusin e Kosovės,"- tha ai.
Ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Jeremiē e paraqiti rezolutėn nė Asamble, duke thėnė se votimi kundėr saj do tė thoshte se asgjė nuk mund tė bėhet ndaj gjithė atyre qė kėrkojnė shkėputje dhe argumentojnė se rasti i tyre ėshtė i veēantė.
Javėn e kaluar, Ministri i Jashtėm i Kosovės Skėnder Hyseni u tha gazetarėve nė OKB, se miratimi i rezolutės, do tė dėmtonte marrėdhėniet nė tė ardhmen mes Kosovės dhe Serbisė dhe do tė ngadalėsonte procesin e njohjes sė vendit tė tij.
Analistėt thonė se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi kėtė ēėshtje do tė marrė nga njė deri nė dy vjet. Disa diplomatė shprehėn shqetėsim se njė vonesė e tillė nuk ėshtė nė interes tė stabilizimit tė Ballkanit tė jugut.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 09-10-08 nė 08:17
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-08, 18:35   #219
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Edhe njė tullė i shtohet pavarsisė sė Kosovės.

Mali i zi e ka njohur pavarsinė e Kosovės nė mbledhjen e sotme, edhe pse kishte kundėrshtime nga opozita.

Njoftimi zyrtar pritet shpejt sipas tė gjitha gjasave sonte, ose ...
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-08, 18:44   #220
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mali i Zi vendi i 49 qė njohu pavarėsinė e Kosovės

Qeveria e Malit tė Zi e ka njohur Kosovėn si shtet tė pavarur, njoftoi ministri i jashtėm, Milan Rochen. "Qeveria njėzėri ka vendosur ta njohė Republikėn e Kosovės", u tha ai reporterėve. Pas vendimit tė Podgoricės numri i vendeve qe kanė njohur Republikėn e Kosovės arrin nė 49. Sonte pritet qė edhe Maqedonia ta njohė zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės.
Pak minuta pas njohjes, Ferhat Dinosha, duke pėrshkruar atmosferėn nė Mal tė Zi pas njohjes sė Kosovės, ka thėnė se gjithsesi shqiptarėt po festojnė, mirėpo ka theksuar se edhe ato forca tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės po dėshmojnė se janė pėr forcimin e sigurisė nė rajon dhe se po punojnė nė drejtim tė integrimeve euroatlantike.

Pėrfaqėsuesit e opozitės malazeze,e cila ėshtė kryekėput proserbe, nuk kanė arritur ta bindin kryeministrin Gjukanoviq qė tė heqė dorė nga qėllimi qė Qeveria e tij ta nxjerrė vendimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė ua kanė pohuar gazetarėve pėrfaqėsuesit e opozitės, pas takimit me kreun e shtetit, diē pas orės 18:00, dhe mė pastaj ka vazhduar mbledhja e Qeverisė ku nė rendin e ditės ėshtė marrja e vendimit pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Mė herėt lideri i Partisė Popullore Serbe, Andrija Mandic, i ka deklaruar Tanjug-ut se opozita kurrė nuk do ta pranojė njė vendim tė tillė dhe se do t’i nxjerrė njerėzit nė rrugė dhe do tė kėrkojė qė vendimi tė verifikohet nė referendum dhe se deri atėherė do t’i bojkotojė tė gjitha organet shtetėrore, njoftojnė mediat serbe.

s.b & RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-08, 22:06   #221
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Edhe Maqedonia njohu pavarėsinė e Kosovės

Po sot nė orėt e mbrėmjes edhe Kuvendi i Maqedonisė ka votuar rezolutėn pėr njohjen e Kosovės – shtet tė pavarur e sovran. 85 deputetė tė Kuvendit kanė votuar pro njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe vetėm njė votė ka qenė kundėr.

Fillimisht, me shumicė votash ėshtė hedhur poshtė propozimi i partive opozitare maqedonase qė tė ndėrpritet seanca dhe projekt-rezoluta tė futet pėr debat tė komisioneve parlamentare dhe mė pas tė arrijnė nė debatin parlamentar.
| s.b & RTK staff |
09 tetor 2008 - 21:55:46
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-10-08, 17:28   #222
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kosovarėt ndodhen nėn tri protektorate, Unmik, ICO si dhe EulexBerlin, 13 tetor

Fondacioni gjerman "Fridrih Ebert", ka botuar analizėn "Kosova pas pavarėsisė", nė tė cilėn autorėt e saj, Vedran Xhihiq dhe Helmut Kramer, analizojnė qėllimet e paarritura, shpresat e humbura dhe rolin e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė. Ata mendojnė se komuniteti ndėrkombėtar ka arritur vetėm suksese tė pjesshme nė Kosovė dhe se gjendja e kosovarėve nuk ėshtė pėrmirėsuar vėrtet. "Kosovarėt kanė pritur shumė prej pavarėsisė. Tani ndryshimi i planifikuar i kontrollit ndėrkombėtar nga Unmik nė Eulex nuk ėshtė bėrė ose ka marrė formė kaotike. Aktualisht tani kosovarėt ndodhen me tre protektorate, Unmik, ICO si dhe Eulex. Tė gjitha zhvillimet qė pėrmban plani i Ahtitaaarit janė shtyrė", tha Kramer. Sipas tij, "pika tjetėr ėshtė se njėrezit nė Kosovė kanė kanė pritur me shumė durim pėrmirėsimin e situatės ekonomike, por ajo vazhdon tė jetė katastrofale". Ai kritikon BE sepse siē thotė problemi nuk ėshtė marrė nė dorė pėr tu zgjidhur, por dėrgohen nė Kosovė 2 mijė policė, miliona euro dhe kėrkush nuk merren me ēėshtjet ekonomike, infrastrukturėn dhe sektorėt e tjerė. Nė liberalizimin e vizave nuk ka ndryshuar asgje. Nė shumė vende ndihet pakėnaqėsia nė rritje e popullsisė, dhe komuniteti ndėrkombėtar rri me duart kryq para njė situate tė tillė, tha pėr DV njėri nga autorėt e analizės Helmut Kramer . Gjithahstu Kramer mendon se "komuniteti ndėrkombėtar, nė kėtė rast me shumė BE nuk e ka arritur qėllimin kryesor, atė tė sigurimit tė mos ndarjes sė Kosovės", duke shtuar se "njė zhvillim negativ ėshtė ndarja de facto e vendit nė veriu, dhe qendėr dhe jug".

QIK-u
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-10-08, 22:41   #223
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nė kryeqytetin e Malit tė Zi Podgoricė ka pėrfunduar me pėrleshje protesta e sotme kundėr njohjes sė pavarsisė sė Kosovės. Protestat u organizuan nga partit proserbe (PPop.Serbe, P.Popullore, PDem.S dhe Lista Serbe).
Protesta ishte e dhunshme dhe si pasojė lendime kanė pėsuar 34 vetė prej tė cilėve 23 polic, ndėrsa 28 tė tjerė janė arrestuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-08, 08:29   #224
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Proteste ne Mal te Zi,per ate qe e prenuan Kosoven te Pamvarur



Protestet ne Mal te Zi u organizuan nga disa parti pro serbe,ne kryeqytetin e Malit te Zi (Podgorice),ishin te bashkuar protestantit,te cilet protestuan per ate qe Mali i Zi vendosi ta prenoj Kosoven te pamvarur.



Sic bejn te ditur mediat malazeze,ne proteste erdhi tek shum incidente,ku u lenduan shum njerz dhe polici.Kur protestuesit shkuen tek parlamenti i Malit te Zi,erlli deri tek konflikti ne mes te Policise dhe protestanteve.
Organizatoret e keti mitingu kerkuan qe Mali i Zi deri mbas neser me 15.10 deri ne ora 11:00 ta anuloj vendimin mbi prenimin e Kosoves.Dhe qe Parlamenti te formoj zgjedhjet ku populli do te votoj a do ta prenoj Kosoven apor jo.





Proteste ne Mal te Zi,
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-08, 13:42   #225
Skyfter
 
Avatari i Skyfter
 
Anėtarėsuar: 07-03-08
Postime: 3,241
Skyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėmSkyfter i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uliksi31-jr.
Proteste ne Mal te Zi,per ate qe e prenuan Kosoven te Pamvarur




Protestet ne Mal te Zi u organizuan nga disa parti pro serbe,ne kryeqytetin e Malit te Zi (Podgorice),ishin te bashkuar protestantit,te cilet protestuan per ate qe Mali i Zi vendosi ta prenoj Kosoven te pamvarur.



Sic bejn te ditur mediat malazeze,ne proteste erdhi tek shum incidente,ku u lenduan shum njerz dhe polici.Kur protestuesit shkuen tek parlamenti i Malit te Zi,erlli deri tek konflikti ne mes te Policise dhe protestanteve.
Organizatoret e keti mitingu kerkuan qe Mali i Zi deri mbas neser me 15.10 deri ne ora 11:00 ta anuloj vendimin mbi prenimin e Kosoves.Dhe qe Parlamenti te formoj zgjedhjet ku populli do te votoj a do ta prenoj Kosoven apor jo.





Proteste ne Mal te Zi,
Ka asi njerz qe kur te fundoset anija ankohen se i ka lag uji!


Skyfter Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.